Kur njeriu mbush 30 vjeç, besohet që masa muskulare në organizëm të ketë arritur kulmin.
Pas kësaj moshe, ajo nis e bie në mënyrë graduale.
Pas moshës 60 vjeçare, ndryshimi në përbërjen e organizmit është dramatik, sepse trupi ka më pak muskuj të tonifikuar e më shumë lëkurë të varur.
Humbja e masës muskulare si pasojë e moshës shkon përtej aspektit kozmetik.
Me humbjen e masës muskulare, njeriu humbet forcën dhe qëndresën, që do të thotë se ai lodhet më shpejt.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org humbja e masës muskulare shoqërohet edhe me fraktura të shkaktuara si pasojë e dendësisë së pakët kockore.
Si Të Ngadalësoni Humbjen E Masës Muskulare
Proteinat
Proteina është thelbësore për mirëmbajtjen e masës muskulare.
Por koha e marrjes së saj është po aq e rëndësishme.
Për një mirëmbajtje efikase të muskujve, njeriu duhet të shpërndajë në mënyrë të barabartë sasinë e proteinës së marrë gjatë ditës.
Proteina në formën e pluhurit është një produkt industrial që mund të konsumohet rregullisht gjatë ditës duke e shoqëruar me kos, tërshërë, lëngje e shumë gatime të tjera.
Roli I Proteinës Tek Muskujt
Proteina është shumë e rëndësishme jo vetëm për muskujt por për të gjithë organizmin.
Së pari, ajo shpërbëhet në amino acide të cilat janë shtyllat bazë për çdo ind dhe muskul të trupit.
Nëse trupi nuk ka amino acide të nevojshme, ai e përthith atë nga muskujt.
Së dyti, konsumi i proteinës stimulon sintetizimin e saj dhe së treti parandalon shpërbërjen e saj.
Sintetizimi është procesi që ka të bëjë me grumbullimin e amino acideve dhe ndërtimin e indeve dhe muskujve.
Trupi e sintetizon proteinën por edhe e shpërbën atë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org nëse niveli i sintetizimit është më i lartë se ai i shpërbërjes së proteinës, trupi rrit automatikisht masën muskulare.
Kjo e fundit humbet me shpejtësi nëse niveli i shpërbërjes së proteinës është më i lartë se sintetizimi i saj.
dhe më pas sintetizohet duke ndërtuar dhe rimëkëmbër inde dhe masë muskulare.
Sipas të dhuenave të AgroWeb.org burimet më të pasura të proteinës janë mishi, veza, peshku, shpendët e të tjerë.
Ndryshe nga yndyrnat dhe karbohidratet, trupi i njeriut nuk arrin të ruajë proteinë për përdorim të mëvonshëm.
Ai ka nevojë për furnizim të vazhdueshëm që të ketë të gjitha amino acidet e nevojshme për funksionimin e mbarë gjatë ditës.
Të rinjtë kanë nevojë që të konsumojnë vakte me të paktën 20-30 gramë proteinë për një sintetizim të mjaftueshëm të saj.
Të rriturit kanë nevojë për 40 gramë proteinë në vakt për sintetizimin./AgroWeb.org
Dafina është një erëz, lavdia e së cilës nuk shuhet kurrë.
Me plotë të drejtë gjethet e saj kanë simbolin e lavdisë dhe vlerësohen anë e mbanë botës.
Gjethet e dafinës kanë përdorim kryesor në kuzhinë, por ato kanë fuqi jashtëzakonisht të mëdha shëruese.
E kur këto fuqi bashkohen me vlerat e vajit të ullirit, ajo që përftohet është një kurë fantastike shëndetësore.
Përpara se të flasim për këtë kurë, le t’i hedhim një sy vlerave kryesore të gjethes së dafinës, në këtë artikull të AgroWeb.org.
Gjethja e dafinës është efikase kundër dhimbjeve.
Dafina qetëson sistemin nervor.
Gjethet e dafinës stimulon djersitjen.
Kjo bimë forcon sistemin imunitar.
Gjethja e dafinës përmirëson mirëqenien mendore.
Si Të Përgatisni Vaj Ulliri Me Gjethe Dafine
Këtë kurë mund ta përdorni për të trajtuar variçet dhe dhimbjet e kyçeve.
Përbërësit:
60 gramë gjethe dafine të njoma ose të thata
500 ml (dy gotë) vaj ulliri
Mund t’i shtoni rozmarinë për aromë
Udhëzimet:
Së pari, copëtojini dhe shtypini gjethet e dafinës.
Hidhini në kavanozë qelqi dhe mbulojini me vaj ulliri.
Mbylleni kapakun fort dhe lëreni në një vend të errët dhe të freskët për 14 ditë.
Herë pas here, shkundini kavanozët e qelqit që të lejohet përzierja e njëjtrajtshme.
Pas dy javësh kullojeni lëngun me një napë të pastër.
Vajin shërues futeni në një shishe qelqi dhe mbajeni në një vend të ftohtë dhe të errët.
Si Përdoret Vaji Shërues
Vajin me dafinë mund ta ngrohni në avull dhe më pas ta përdorni të fërkoni kyçet dhe gjymtyrët që ju dhembin.
Përveç kësaj, vajin shërues mund ta përdorni për të trajtuar ulçerën limfatike, migrenën dhe infeksionet e veshit.
Nëse keni dhimbje të forta koke, aplikojeni në dy anët e kokës.
Dhimbja do të ikë brenda pak kohe.
Si Mund të Pihet
Këtë vaj mund ta pini për problemet e stomakut, mëlçisë dhe oreksin.
Mund të konsumoni një lugë gjelle në mengjes esëll për 30 ditë.
Kurën e përsërisni nëse e ndjeni të nevojshme.
Vlerat Fantastike Të Vajit Me Dafinë
Shumë ekspertë janë të mendimit se vaji i ullirit me dafinë mund të zëvendësojë aspirinën sepse arrin të ulë temperaturën e trupit.
Ky vaj është shumë efikas kundër dhimbjeve të stomakut, zorrëve, problemeve me mëlçinë dhe veshkat apo për të përmirësuar oreksin.
Ai rrit rezistencën e trupit ndaj infeksioneve dhe forcon imunitetin.
Këtë vaj mund ta përdorni edhe si një locion natyral për problemet me lëkurën, aknet dhe pikat e zeza./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
Çdo ditë, amvisat shqiptare përballen me mëdyshje, sfida dhe punë. Përpara se të përballen me këto sfida, tradita e kërkon një filxhan me kafe turke.
Shkencëtarët kanë kryer disa studime në lidhje me jetëgjatësinë e njerëzve në zonën e Ballkanit dhe të Mesdheut në përgjithësi të cilët pinë kafe turke ose siç njihet ndryshe kafeja e bluar imët.
Kafeja Turke: Një Histori Intrigash Politike dhe Dashurie
Kafeja ka origjinën në Kaffa të Etiopisë, megjithatë emri i saj vjen nga Arabishtja. “Qahëa” përkthehet “Verë”.
Kafeja e parë është prodhuar në Jemen, ku shumë besimtarë pinin kokrrat e kafesë të tretura në ujë, për të qëndruar zgjuar gjatë lutjeve.
Nga Jemeni, në vitin 1517 kafeja rrugëtoi në Stamboll. Asokohe, Turqit zbuluan se me kokrrat e kafesë ata mund të përgatisnin një pije të shijshme, të athët dhe me ngjyrë të zezë, me anë të së cilës mund të merrnin shumë energji dhe të shuanin urinë.
Kafeja u bë e preferuara e Sulejmanit të Madhërishëm, Sulltaneshave dhe Konkubinave të Haremit. Sulltan Sulejmani u marros pas kafesë dhe i dha ‘pijes së zezë’ vulën perandorake.
Turqit shpikën metodën e përgatitjes së kafesë me xhezve. Ata i bluan kokrrat e kafesë shumë hollë dhe i zien në ujë. Fisnikët e Oborrit të Sulltanit e kishin kafenë si kriter në përzgjedhjen e nuseve.
Nëse kafeja që një grua shërbente ishte e bluar dhe bërë mirë, atëherë ajo do të ishte një grua e shkëlqyer, thotë legjenda. Kafeja u kthye në një instrument edhe për vetë gratë.
Legjenda thotë se nëse ato servirnin një kafe të ëmbël atëherë do të thotë që ishin të lumtura me zgjedhjen e bashkëshortit. Nëse kafeja ishte e hidhur, bashkëshorti nuk u pëlqente.
Asokohe, sipas të dhënave, një grua e martuar kishte të drejtën të ndahej nga bashkëshorti, nëse ai nuk sillte kafe në shtëpi.
Shumë shpejt në të gjithë perandorinë Otomane u përhapën kafenetë e para të cilat vite më vonë u shpallën të paligjshme, sepse njerëzit qëndronin shumë gjatë në këto vende ku sipas spiunëve të oborrit thureshin kurthe dhe plane për vrasjen e sulltanit.
Në vitin 1656, ndëshkimi për këdo që kapej duke bluar kafe ishte kamzhiku dhe mbytja në det.
Kafeja Turke dhe Jetëgjatësia
Në ishullin Ikaria të Greqisë, të gjithë banorët e nisin ditën me një kafe turke. Ky ishull gjithashtu njihet të ketë popullsinë më jetëgjatë në të gjithë vendin.
Kjo frymëzoi disa shkencëtarë të studionin efektin e kafesë dhe mënyrës së jetesës tek jetëgjatësia e njerëzve. 142 njerëz të grupmoshave të ndryshme morën pjesë në studim.
Shkencëtarët morën në konsideratë edhe faktorë të tjerë si, gjinia, pesha, gjatësia, pirja e duhanit, sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni.
Rezultatet e studimit treguan qelizat endoteliale tek njerëzit që pinin më shumë kafe turke, kishin një performancë më të mirë.
Këto qeliza kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në enët e gjakut.
Nëse ato nuk funksionojnë mirë, me kalimin e kohës mund të shkaktojnë bllokimin e kapilarëve dhe enëve të gjakut, madje mund të shkaktojnë edhe vdekje të parakohshme.
Krahasimi mes grupmoshave në studim tregoi se konsumi në rritje i kafesë turke ka një ndikim pozitiv në elasticitetin e arterieve. Kjo pakëson shanset e shfaqjes së tensionit të lartë të gjakut.
Kafeja turke përmban dy substanca të rëndësishme. Ato njihen si kafestol dhe kaheol, të cilat kanë vlera të mira kundër inflamacionit por edhe shërbejnë si antioksidantë.
AgroWeb gjithsesi këshillon të mos e teproni me sasinë, pasi si çdo gjë, kur teprohet kthehet në dëm të shëndetit./AgroWeb.org
Gjethet e arrave konsiderohen pjesë e pandashme e trashëgimisë vendase të mjekësisë tradicionale popullore.
Shqipëria njihet botërisht si pjesë bazike e vendorigjinës së pemës së arrës, e cila mbetet një nga prodhimet natyrale më të famshme të territoreve shqiptare.
Rrethet me numrin më të madh të rrënjëve (mbi 10 000 rrënjë ), janë Tropoja, Dibra, Librazhdi, Puka, Korça, Pogradeci.
Ndërsa rrethe të tjera me 5000 deri 10 000 rrënjë janë Bulqiza, Elbasani, Kolonja, Mirdita, Tirana, Vlora dhe Përmeti.
Por Shqipëria është gjithashtu vend ku gjenden edhe pemët e arrave të egra. Arrat e egra ndeshen në gjendje natyrale, sidomos në luginat e Alpeve Veriore, në malësitë e Martaneshit, etj.
AgroWeb.org ka ofruar gjithmonë informacion të plotë mbi frutat e arrave. Por ajo që lexuesit duhet të dinë është fakti i vlerave magjike edhe i gjetheve të pemës së arrës.
Gjethet e arrave konsiderohen pjesë e pandashme e trashëgimisë vendase të mjekësisë tradicionale popullore.
Vlerat dhe vetitë shëndetësore të gjetheve të arrave
Gjethet e arrës kanë veti rrudhëse, antidiabetike dhe vlerësohen si mirëmbajtëse të qarkullimit të gjakut.
Çaji i gjetheve të arrave ka aftësi të shtojë sekretimin e lëngjeve të stomakut, përmirëson oreksin, rrudh mukozat e lëkurës, etj.
Çaji i gjetheve të arrave përdoret shumë nga mjekësia tradicionale kundër acarimeve të aparatit tretës.
Por çaji i gjetheve të arrave përdoret nga jashtë si larës. Gjithashtu edhe dezinfektues i shkëlqyer për shumë probleme të lëkurës si morthi, acarimeve të lëkurës, ekzemave, puçrrave, etj.
Çaji i gjetheve të arrave përdoret me sukses edhe si gargarë kundër acarimeve të fytit dhe zonës së bajameve tek të rriturit, por edhe tek fëmijët mbi moshën 3-vjeçare.
Si përgatitet dhe konsumohet çaji i gjetheve të arrave
Për konsum si çaj. Një lugë çaji me gjethe të thata të copëtuara të arrave hidhet në një gotë ujë të hequr nga vlimi.
Lihet 15 minuta që të përftohen ekstraktet mjekësore të gjetheve të arrave.
Më pas, duhe të kullohet dhe pihet 2-3 herë gjatë ditës duke i shtuar pak mjaltë dhe ndonjë pikë limon sipas dëshirës.
Për përdorimin si larës dhe dezinfektues të problemeve të lëkurës AgroWeb.org këshillon shpëlarjen me lëngun që përfitohet nga zierja e rreth 10 gr gjethe të thata në 100 gr ujë.
Locioni sugjerohet për të lehtësuar djersitjen e këmbëve dhe shmangur aromat e rënda./AgroWeb.org
Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe një delegacion nga Vlora është pritur sot nga kreu i Bashkisë së Korfuzit, Kostandinos Nikolouzos. Gjatë vizitës miqësore kryefjalë ishte turizmi dhe eksperiencat e ndërsjellta.
Kreu i Bashkisë së Korfuzit, Nikolouzos, ftoi Bashkinë e Vlorës në samitin e organizuar prej saj për turizmin këtë muaj. Sakaq, kreu i Bashkisë së Vlorës tha se është koha që deti të shihet si një aset që na bashkon dhe jo që na ndan.
Bashkëpunimi në të ardhmen synon politikat e përbashkëta me synim rritjen e kapaciteteve turistike.
Si dhe “rritjen” reciproke në kuadër të mbrojtjes së mjedisit, politikave të ndërsjellta për gjenerimin e vendeve të punës dhe manaxhimin më efiçent të burimeve.
Nuk është një trend tërësisht novator, por do të bëjë namin këtë vjeshtë. Frymëzuar nga vitet ’80, shtëpitë e modës kanë rikthyer pas thuajse katër dekadash, copën e leshtë skoceze, të njohur ndryshe në botën e modës si tartan! Kjo copë mund t’ju veshë nga koka te këmbët, por sot do të përmbledhim disa ide si mund të vishni xhaketën tartan, në të gjitha modelet, prerjet apo ngjyrat! Ndonëse versioni më i famshëm është ai me ngjyrë të gjelbër e të kaltër, por prej vitesh kanë prodhuar më shumë se pesëmijë variante të kësaj cohe!
Gabimet që duhen shmangur
Katrorët e mëdhenj rrisin volumin; në pjesën e linjave katrorët bëhen më të gjerë dhe theksojnë përmasën horizontale të trupit. Nëse nuk je shumë e dobët, shmang pantallonat tartan.
Mos mbivendos katrorët; mos i përziej vijat me katrorët, edhe pse Chanel-i e bën këtë. Është më mirë të kesh vetëm një veshje me katrorë, të një cilësie të mirë, sesa një pamje vetëm me katrorë, që sigurisht do të ishte i tepërt.
Nuk e ke planifikuar akoma fundjavën? Do t’ju jap një sugjerim që do të më kujtoni, pasi ta provoni. Divjaka është vetëm 1 orë e gjysmë larg Tiranës. Pasi kalon rrethrrotullimin e Rrogozhinës, do të shikoni një tabelë në të djathtë, që ju çon atje.
U nisëm të shtunën nga dreka me grupin. Kisha qenë në Divjakë para pak kohësh, por nuk e pashë dot të gjithën. Kësaj here e ndava mendjen të provoj çdo aktivitet. Më joshën shumë disa foto të Blendi Klosit në Instagram, ku dukeshin flamingot, duke u larë në lagunë.
U kujtova që ma kishte përmendur një shoqe shtegtimin e tyre, por s’e kisha marrë seriozisht. Flamingo në Shqipëri? Çne? Siç duket flamingot bëjnë një pushim në lagunë, gjatë shtegtimit të tyre. Pra te ne janë tranzit.
Dikush më sugjeroi të qëndroja te ‘Divjaka Resort’, që kohë më përpara ka qenë godinë e kavalishencës, pra tip shtëpi pushimi. Nga pamja e ballkonit shikoja vetëm pemë dhe deti, që lidhej me një urë goxha larg.
Dalim për një shëtitje buzë detit. Nuk kishte këmbë robi! Vetëm disa vendas që peshkonin. Duke kaluar urën, shoh një rrjetë peshkatarësh të varur. “Ueee s’kisha parë kurrë një rrjetë të tillë”,-komentoj e ekzaltuar. Një zotëri, që po gjuante gaforre filloi duke qeshur nga reagimi im. “Mos ma vi re!”– i thashë – “se kisha kohë, pa parë plazh me rërë. Po ti çfarë bën aty?”-e pyes me kuriozitet.
“Ja po kap gaforre. I mbledh dhe i shes, në restorantet pranë. Përdor mish pule për t’i tërhequr”.-ndërkohë shikoj gaforren, duke ngrënë një pjesë të mishit, kur faaappp ra në grackë. M’u kujtua sa të shijshme janë makaronat me gaforre.
Ecim pak më tutje buzë detit. Shkretëtirë dynjaja! Nuk shikoje asgjë, përveç rërës, detit, disa kallamishteve dhe shpend që fluturonin. Çfarë qetësie nervash!
Pasditja kaloi duke shijuar perëndimin. Ra pak shi dhe u formua një ylber fantastik. Nga lindja shikonim ylberin, nga perëndimi diellin, që ulej me të gjitha nuancat e mundshme të portokallisë dhe rozës.
Mund ta klasifikoj si një nga perëndimet më të bukura, që kam parë në jetë. Kur u ulëm për të ngrënë darkë, u surprizova nga çmimet. Linguini me fruta deti 550 lek. Sallata jeshile 200 lek. “Qyqja, ku paskemi qenë më përpara, ngelëm tu harxhu lekë në jug”- i them grupit. Peshku pastaj ishte i freskët. Prej kohësh nuk kisha shijuar peshk të egër të atillë!
Ditën e diel, ia dedikuam aktiviteteve, që mund të bësh në Divjakë dhe në lagunën e Karavastasë. Më poshtë, po ju listoj disa prej tyre që nuk duhen humbur.
Vizita në pikën e informacionit
Pika e informacionit ndodhet në hyrje të Divjakës dhe ngjan si një shtëpizë me çati. E ndërtuar këtë vit, aty gjendeshin të gjitha informacionet e mundshme për lagunën, llojet e shpendëve etj.
Një prej punonjësve aty na përgjigjej me përpikëri për çdo pyetje. Më pëlqeu shumë një tavolinë me kapak, që tregonte llojet e shpendëve.
Sipër kapakut ndodhej, një info e shkurtër dhe kur e hapje shikoje emrin e zogut dhe informacione të përgjithshme. Doreza e kapakut ishte në formën e vezës, që bënte lloji i shpendit.
U kënaqa duke i hapur e mbyllur disa herë. Një tjetër tabelë tregonte tingujt që lëshonin. Kur shtypje figurën e flamingos, fillonte tingulli i tij. E preferuara ime ishte një zonë, që tregonte komplet lagunën në pamje 3D.
Legjenda e hartës, listonte pikat më të bukura turistike për t’u parë. Kur shtypje butonin e pikës, shfaqej një dritë që tregonte vendndodhjen.
Pak më tutje, pashë dhe një lëkurë gjarpri, që ishte më i gjatë se unë. Kur u çmendëm ne të rriturit, imagjino fëmijët!
LEXO DHE :9 sendet që kanë një detaj të zgjuar, por asnjëherë nuk e kishit ditur për çfarë shërbejnë
Pelikani Xhon
LEXO DHE :Video e rrallë e Dritëro Agollit: Deputetët flasin me këtë gjuhë, pastaj vriten njerëzit
Në zonën e pikës së informacionit ndodhet një pelikan. Ai është personazhi më i fotografuar i Divjakës.
Xhoni nuk fluturon dot, pasi ka një krah të thyer, prandaj kujdesen punonjësit e parkut për të. Vetëm kujdes mos e shqetësoni me zhurma, se të fut një shikim, që është gati për të të hapur sqepin.
Kulla 360 gradë
Aty pranë ndodhet dhe kulla e ndërtuar me dërrasa. Është 13 kate dhe hyrja kushton 100 lek.
I pagova lekët me skepticizëm, duke i thënë vetes, çfarë të veçante na paska aq shumë sa duhet të paguaja. Ja futa kot fare! Nga atje sipër shikohej gjithëëë laguna. Superpamje, për të kuptuar sa e madhe është.
Dukej dhe dalja e lumit Shkumbin nga atje sipër. Definitivisht 100 lekëshi më i hajrit, që shpenzova në Divjakë. Lexova disa portale që shkruanin “Kullë betoni në mes të parkut të Divjakës”. Jo të dashur miq është kullë me dërrasa, në të mirë të turizmit. Hapini sytë dhe mendjen kur shkruani!
Shëtitje me biçikleta
Pasi mbaruam me kullën, në pikën e informacionit, morëm me qira disa biçikleta të reja fringo. 250 lek ora në mos gaboj.
Guida e Divjakës na sugjeroi në hartë, që të shkonim te një pishë që ishte monument për shkak të vjetërsisë. Nisemi nga aty dhe pedalojmë në pistën midis pemëve. Kjo pistë është e ndërtuar me dërrasa ose paleta në mes të pyllit.
Çfarë relaksi t’i japësh biçikletës e të mbushen mushkëritë me oksigjen. Kudo shikoja pellgje me ujë dhe pemë. Për të shkuar te pisha devijuam diku majtas. Kudo ka tabela informuese kështu që e gjen kollaj, çdo vend që do të vizitosh. Kjo rrugë nuk ishte e shtruar me dërrasa, por tipike shteg pyjesh.
Kurora e pemëve na binte mbi kokë. Arrijmë te pisha 400-vjeçare dhe pushojmë, në stolat me tavolinë aty pranë. Pisha e Egër kishte lartësinë 35 metra dhe trashësi trungu 2.5 metra.
Në trungun e saj kanë ndërhyrë njerëzit, për të mbledhur rrëshirë. Kjo e fundit përdoret nga besimtarët, sepse tymi që lëshon rrëshira, kur digjet largon xhindet nga fëmijët e sëmurë (të paktën kështu thuhej).
Shëtitje me varkë
Përsëri me biçikleta shkojmë në parkimin e varkave, ku fillojnë kanalet lidhëse me lagunën e Karavastasë. Varka është e madhe dhe mban deri ne 10 persona. Kushton 200 lek personi.
Mendova se nuk do të zgjaste shumë, por e kisha gabim. Kemi bërë shëtitje rreth 1 orë e gjysmë. Nëpër kanale shikoje lloj-lloj shpendësh, që fluturonin ose që qëndronin serbes-serbes.
Na u duk vetja, si në kopsht zoologjik natyror. Askush prej nesh nuk fliste, vetëm shikonim pamjen dhe kafshët përreth.
Një moment, djali që i jepte varkës na thotë, nëse kemi dëshirë të hipnim në një tarracë dy katëshe të ndërtuar me dërrasa, për të parë përsëri pamjen e lagunës.
Nga atje sipër ishte komplet pamje ndryshe, nga ajo që pamë te ‘Kulla 360’. Duke qenë se, relievi është i tëri fushor, syri të shikon shuuuumë larg.
Këto janë sugjerimet e mia për ju. Fatkeqësisht nuk munda t’i shoh flamingot, pasi ato kishin lëvizur në një pjesë të lagunës, që vështirë të shkosh me makinë të thjeshtë. Plus dhe dielli perëndon pak më herët e s’kemi kohë t’i bëjmë të gjitha.
Gjithsesi Divjaka është një destinacion, që mund ta vizitoni vajtje-ardhje brenda ditës ose dy ditë në fundjavë. Perfekte për familjarë me fëmijë, çifte, grupe shoqërore ose si t’ju dojë zemra ju. /dritare.net
Rrjetet sociale u pushtuan me shpejtësi nga një video e cila u bë virale, ku në të cilën blogerja e famshme Chiara Ferragni dyshohej se i fliste vogëlushit të saj në gjuhën shqipe teksa e ushqente.
Ndoshta ju e dëgjuat keq ose nuk e kuptuat si duhet, por është blogeri Olti Curri i cili ka menduar ti japë zgjidhje kësaj ngjarje.
Për të gjithë dilema qëndron në pikën: “A di Chiara Ferragni të flasë shqip ose a e kupton gjuhën shqipe?”
Ka qenë një koment publik i një fansi në të cilin shkruhej: “Kur bën lek dhe me lanolinat e çunit, dua një fëmij tani!”, që blogerja e famshme i ka dhënë like dhe Olti këtë e ka treguar me një imazh të postuar në Instastory.
Kjo i ka dhënë fund dilemës, Chiara Ferragni kupton shqip.