Irina

Historia e Plisit

Nga Fatbardha Demi

Fjala PLIS në gjuhën shqipe emërton një copë dheu, që shkëputet kur hapet brazda për mbjellje apo ndonjë punim tjetër . Kur filloi të punohej toka dhe të mbilleshin bimët e egra, që shënoi lindjen e agrokulturës (afro para 7-8000 vjetësh) dhe vënd-banimeve të përhershme, atëhere ka lindur edhe hyjnizimi i dheut.

Etruskët e Tarkuinës (Tarquinia, Itali), një fis pellazg, e shikonin fatin e tyre tek plisi i një toke të punuar në orët e para të mëngjesit.(22) Siç pohon albanologu Hahn (Johann Georg von Hahn,1811-1869) : “Pellazgët e kohës para-historike, ishin bujq të mirë, mjeshtër të zot dhe tek ata kulti fetar ishtë mjaft i zhvilluem“. (23) Në këtë periudhë lindi edhe miti i Dhemitrës.

Nga toka buronin lumenjt që me ujin magjik ushqenin bimët dhe gjallesat e tjera dhe nga thellësia e saj, rrënjët lartësonin pemët e pyllit drejt qiellit. Toka “lindte” natyrën përreth, por edhe trette në gjirin e saj çdo gjë, sigurisht edhe njeriun që ecte mbi të dhe ushqehej me prodhimet e saj.

Mund të pohojmë ,vëren M.Eliade, së disa mite njiheshin nga njerëzit paleolitikë: në rradhë të parë mitet kosmogonike dhe MITETe ORIGJINËS (origjina e njeriut, e kafshëve dhe e vdekjes etj) (24) Është interesant një e dhënë e Hahnit : “Më duket se kam këndue te një vjershëtor i vjetër , se krijesa e parë e botës asht delja, e cila ka dalë nga Toka (25)

Njeriu i lashtë, njohu fuqinë krijuese të Dheut dhe e quajti “Mëmë-dhe”, siç e emërtojnë edhe sot shqipetarët vënd-lindjen e tyre, por edhe disa popuj të tjerë europianë, duke bësuar së prej saj kanë lindur.

“Pellazgu, babai i parë i popullit Pellazg, mbret në Argolidë. Sipas legjendave dhe miteve ishte Njeriu i Parë që jetoi në botë dhe në Arkadi, kishtë lindur nga dheu.” (Vojtech Zamarovský ,(1919-2006), “Heronjtë e Miteve Antike” f260, 1983) (26)

Vetë dy emertimet e lashta te fiseve te para, “lelege” dhe “pellazge”, ne gjuhën shqipe shprehin mitin e origjinës se tyre. Sipas studiuesit Niko Stillo (“Toskerishte Etruskishte” ): Emërtimi “Lelegë”, do të thotë « lindur të lindëses tokë » dhe « Pellazgë » do të thotë pjellë (dial.çam femijë) « e lindëses tokë » (të lindur nga toka-shën im) ( 27) Nga ajo kohë para-historike, tek shqipetarët ka mbetur emërtimi FARË për njerëzit e një fisi, i perjetësuar në Egjiptin e lashtë tek emri Faraon (fara+ (j) on, dmth prej fisit tonë).

Ky emërtim diktohej për të bërë dallimin midis popullsisë vendëse të Egjiptit dhe sunduesve pellazgë. Sipas Herodotit, egjiptianët që kishin origjinë vendese, ishin të vetmit që nuk lejoheshin të hynin në asnjë tempull. (28)

Hyjnizimi i Tokës nuk lidhej vetëm me idenë e lindjes së njeriut, por edhe të RILINDJES së tij mbas vdekjes brenda saj. Kjo dëshmohet nga përdorimi që në kohët më të herëshme, të ngjyrës së kuqe (simbol i gjakut dhe i jetës), me të cilën lyheshin kockat e të vdekurve.

Në rast se më përpara i linin të vdekurit në një guvë të shpellës, tani njeriu “bujk” i fuste në dhe, me bindjen se do “të rilindnin” përsëri. Këtë e deshmon edhe modeli, në formën e mitrës të varreve me një zgjatim “për të dalë”. Siç pohon M.Eliade , në periudhën Neolitike, për paraardhësit tanë, jeta mbas vdekjes vijonte në botën e nëndheshme. (29)

Ky besim, e bënte varrin të shihej si një vend i shenjtë, traditë që është trashëguar në malësitë shqiptare në Veri dhe në Jug edhe sot, ku respektohen jo vetëm varret e të parëve, historia e të cilëve njihet pak a shumë nga populli, por dhe varret e vjetra, historinë e të cilëve nuk e njohin fare.

(30) Hahn tregon edhe një zakon që kanë patur fiset e origjinës pellazge, si armenët, frigët dhe dardanët e Europës , të cilët “jetonin në banesa nën tokë” (Straboni, VII, f316) (31)

Në objektet arkeologjike shohim figurina që ju blatoheshin Perëndive , që mbanin mbi kokë një copë dheu-Plisin (fig.1,2 poshtë,nisur nga e majta). Për ta bërë më të qartë simbolin mitik, kjo pjesë lyhej më bojën e zezë, siç është ruajtur në foton e dytë (Hyjnesha nga Siria dhe Iraku (periudha Halaf…).

Me këtë “shenjë” dëshmonin përkatësinë e fisit të tyre “të lindur prej dheut” dmth prej fiseve pellazge. Forma konike (fig.3) si e fëmijëve të Zeusit, binjakëve Dioskurë apo e Aleksandrit të Madh është ruajtur tek shqipetarët e sotëm (fig.4) të zonës së Labërisë dhe Çamërisë (Molosia e lashtë).

Në skulpturën e Perëndisë tokësore Serapi, Plisi(dheu) është i zbukuruar me bimë ; tek Perëndësha Astarte, copa “e dheut” ka formën cilindrike(fig.5,6) e cila është forma e qeleshes më e përhapur tek popullsia shqipetare (fig.7). Sot e gjejmë si mbulesë të kokës, po në ngjyrë të zezë edhe tek priftërinjtë e Kishës ortodokse (fig.8) .

Vendosja e copës së dheut mbi kokë, ishtë një ide e njeriut primitiv që e praktikonte mbi figurinat prej balte, të cilat liheshin në altare apo vëndet e shenjta. Praktikisht, njeriu e vendosi mbi kokë, shumë më vonë, në kohën kur mësoi ta përpunojë leshin e deles (kur filloi artizanati) gjithmonë për të treguar origjinën e tij hyjnore. Gjurmët më të lshta të perdorimit te Qeleshes jane gjendur ne mijevjeçarin e tretë pK.
Përfundimi i parë : Qeleshja në zanafill, ka shërbyer si simbol fetar dhe administrativ, fakt që e dëshmojnë objektet arkeologjike. Emërtimi PLIS është i periudhës para-historike dhe përcakton kohën e hyjnizimit të Tokës dhe krijimin e mitit të ORIGJINËS dhe të RINGJALLJES së njeriut. Këto mite, shprehin një fazë të re në besimin e lashtë, kur krahas forcave të natyrës, që mbizotronin deri atëhere në mitët e para, u ndërfut edhe figura e Njeriut. Miti para-historik i origjinës, mbijeton edhe sot tek emërtimi PLIS i Qeleshes dhe emri ARBAN-ARBËRESH (i banun/ i bërë nga Ara) të shqipetarëvë. Në gjuhën shqipe Tokës së punuar i thonë – Ara, ku rrenja “ar” tregon natyrën hyjnore të saj. Edhe emri Pellazg dëshmon mitin e lashtë dhe në shqip, do të thotë :”Të lindur nga dheu” (Spiro Konda) . Ky fakt, krahas shumë të tjerave, pohon se shqipetarët e sotëm e kanë origjinën prej banorëve të parë europianë – fiseve Pellazge.
Si përfundim: Plisi apo Qeleshja e shqipetarëve të sotëm është objekti që ka ruajtur dhe përcjellë MITINe Origjinës së njeriut dhe Historinë e zhvillimit të besimit pellazg. Ajo ka simbolizuar lidhjen e njeriut tokësor me Krijuesin, siç e shprehnin edhe vetë pellazgo-ilirët, duke e quajtur veten HYJNORË.
Këtë e dëshmon edhe emërtimi ILIRË ,i paraardhësve të shqipetarëve të sotëm, që është emërtimi i simbolit kozmik të Zotit: YLLI -t( në dialektin çam – Illi). /shqiptari.eu/

Historia e Plisit Read More »

Ish-presidenti i Greqisë: Nëna ime më fliste shqip, nuk dinte greqisht

Për sa i përket fqinjit tonë Ballkanik, është më se e njohur dhe për këtë dëshmojnë arkivat e Ministrisë së Jashtme, se marrëdhëniet tona (Shqipëri-Greqi – sqarim ynë) arritën gati-gati nivelin e një konfederate, më 1925 dhe 1926.

Që nga koha e Esat Pashës dhe Ahmet Zogut, miku më i përzemërt i Shqipërisë jam unë.

Që nga mosha e foshnjërisë flas gjuhën shqipe, pse e ndjera nëna ime, që më rriti, nuk dinte greqisht. Ajo ishte vajza e më të madhit pasanik të Megaridës, Andon Birbilit, në shtëpinë e të cilit në Salaminë, la frymën e fundit mareshali i paharruar Gjergj Karaiskaqi.

Rrjedhimisht, gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë. Admiral Kundurioti, tre Nikolaidhët, gjyshi biri dhe nipi, gjeneral Konduli, admiral Saqellariu, heroi i nëndetëses “L.Kconi” V.Lasko dhe shumë grekë të tjerë të përzgjedhur, janë që të gjithë me origjinë shqiptare dhe janë të njohura shërbimet që ata i bënë atdheut.

Paparigopulos shkruan se nga të gjitha racat që erdhën në Greqi, përzierja me gjakun shqiptar prodhoi amalgamën e shkëlqyer. Hidriotët, Speciotët, Miaulët, Sahturi dhe mijërat e luftëtarëve të 1821-shit e deri më sot, dëshmojnë vërtetësinë e mendimit të Paparigopulit.

Më 1914, me fillimin e Luftës se parë Botërore, u ktheva në Greqi nga Franca ku kreva studimet dhe iu paraqita Eleftherios Venizellos, atëherë kryeministër dhe ministër i Ushtrisë, i cili më emëroi përgjegjës të shtabit në Divizionin e 8-të të Prevezës.

Venizellos më tha në mirëbesim se ka vendosur të pushtojë befasisht Epirin e Veriut (Gjirokastrën, Sarandën, Himarën, Vlorën, shënim i A. Llalla). “Kam bindjen se do t’ia dalësh mbanë, pse flet edhe gjuhën e shqiptarëve”, shtoi. Atëherë isha major, shkova në Prevezë dhe pas pak ditësh mora një urdhër sekret, ku divizioni urdhërohej të pushtonte Epirin e Veriut, duke zbarkuar në portin e Sarandës. Politikani i madh, theksonte në veçanti nevojën e mbajtjes rreptësisht sekretet nga italianët.

Operacioni u krye me rregull të plotë dhe u pushtua vija e vjetër në veri të Gjirokastrës. Kur pas pak ditësh shkova në Athinë, kisha natyrisht një kuvend të gjatë me kryeministrin dhe mbeta i befasuar se ky politikan demonik, që kishte vetëm tre vjet në Greqi, kishte kuptuar plotësisht rëndësinë jetike që kishte për Greqinë Çështja e Shqipërisë.

Mendimet dhe këndvështrimi i Venizellosit, qenë bazat kryesore, ku mbështeta politikën që zbatova më 1925, e cila veç të tjerash kishte si rezultat të dërgoheshin djelmosha shqiptarë në Athinë për të studiuar në shkollën e kadetëve dhe atë të marinës.

Në fillim të korrikut 1925, marrëdhëniet me Shqipërinë u gjendën para krizës, për shkak të Çështjes së Çamërisë. Përfaqësuesi i Shqipërisë erdhi në zyrën time dhe më njoftoi se autoritetet greke në mënyrë të dhunshme, dhe pa marrë parasysh marrëveshjen, dëbojnë banorët shqiptarë të asaj zone (Çamërisë shënim A. Llalla) dhe nëpërmjet detit i dërgojnë në Azinë e Vogël dhe kundërshtimeve të tyre u përgjigjen duke u thënë se ata janë të shkëmbyeshëm.

Shqyrtova dokumentet përkatëse dhe u binda që deklarimi i ministrisë së jashtme greke nuk qëndronte, pasi Marrëveshja e Lozanës përcaktonte prerë se shqiptarët muhamedanë të Epirit konsideroheshin minoritet dhe jo të shkëmbyeshëm, si turqit e Thrakës, e të tjerë.

Për sqarim më të plotë të çështjes, i telefonova ambasadorit tonë në Londër, Kaklamonos, i cili kishte përfaqësuar Greqinë gjatë hartimit të Marrëveshjes së Lozanës dhe ai m’u përgjigj pa ngurrim se çamët nuk janë të shkëmbyeshëm dhe rrjedhimisht vendimi i ministrisë së jashtme nuk qëndronte.

Thirra me një herë drejtorin përkatës dhe ai tha diçka që më la me gojë hapur:

“Formalisht shqiptarët kanë të drejtë, mirëpo arsyet emergjence dhe qëllimi kombëtar na detyrojnë të dëbojmë shqiptarët për t’u zbrazur fshatrat e tyre dhe për t’u vendosur refugjatët tanë homogjenë që kanë ardhur nga Azia e Vogël. Nuk ia vlen të merremi me 5-6 mijë palo shqiptarë (“shqiptarë të këqinj” shënim i. A. Llalla) zoti Kryetar.”

Mezi e mbajta veten dhe nuk e nxora përjashta me shkelma diplomatin. Ndërkaq, sipas raporteve të autoriteteve policore në Epir po luhej një dramë e vërtetë; fshatarët duke qarë ndaheshin nga shtëpitë e tyre, ku kishin lindur dhe jetuar ndër shekuj dhe hipnin në anijet që do t’i shpinin në Azinë e Vogël. Dhashë urdhër të zbriten dhe të kthehen të lirë në fshatrat e tyre.

Shqiptarët, ashtu si gjithë popujt e pazhvilluar, kanë dobësi serioze, por kanë edhe virtyte të shkëlqyera. Ky fakt ishte shkaku që ndërmjet dy vendeve tona u vendosën marrëdhëniet kaq të përzemërta, të cilat morën, siç do shohim, pothuaj trajtën e një konfederate. Mbreti Ahmet Zogu, nëpërmjet një letre të ngrohtë, më shprehte mirënjohjen, që siç thoshte, nuk do ta harronte kurrë.

Dhe vërtetë, deri në ditën e largimit të tij nga froni, sa herë që vinte ndonjë përfaqësues shqiptar në Greqi, me porosi të Zogut, vinte dhe në shtëpinë time dhe më sillte përshëndetjet e Mbretit, duke më thënë në shqip “Vëlla i madh”. Dhe unë atëherëë nuk isha veç një gjeneral i çmobilizuar. Kjo është ajo që në shqipe quhet “Besa”.

Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë në hartën e Ballkanit, mjafton për të kuptuar rëndësinë strategjike të Shqipërisë.

Për Greqinë, një Shqipëri mike dhe aleate përbënë një mburojë natyrore të madhe, kundër çdo sulmi nga Veriu.

Kur u vendosën marrëdhëniet miqësore dërgova si ambasador të Greqisë në Tiranë gjeneralin Aleksandro Konduli, bashkëqytetar i imi që dinte shkëlqyeshëm jo vetëm shqipen tonë, atë të Shqipërisë së Jugut, por edhe idiomat e gegëve. Brenda një kohe të shkurtër Konduli arriti të fitojë miqësinë e mbretit shqiptar, Ahmet Zogut, shkruante gazeta “Akropolis”, në gusht të vitit 1949, transmeton 27.al.

Brenda vitit u nënshkruan katër marrëveshje ndërmjet të dy vendeve; ajo konsullore, nënshtetësisë, bashkëpunimi tregtar dhe detar, për dërgimin e kriminelëve e të tjera. Përveç këtyre marrëveshjeve, kishin përparuar shumë bisedimet e fshehta.

Kufiri në mes të dy vendeve, në të vërtetë ishte hequr dhe djemtë shqiptarë siç e thashë dhe më sipër, u dërguan për studime në shkollën e kadetëve dhe atë detare. Në korrik 1926, pas bisedimesh të gjata, gjenerali Konduli arriti në marrëveshjen përfundimtare për çështjen e Bankës së Shqipërisë, Mbreti Zog pranoi si aksionere Bankën e Greqisë me 25% të aksioneve.

E kuptoni rëndësinë e madhe të këtij fakti. Nuk diskutohet fare se, po të ndiqej një politikë e studiuar dhe e qëndrueshme ndaj Shqipërisë, Shqipëria do të ishte jo armike, por do mund të ishte mikja më e mirë, më e çmuar dhe e vetmja besnike e Greqisë në Ballkan.

Nga pikëpamja racore shqiptarët nuk janë as mongolë, as sllavë, as turq. Është historikisht e vërtetuar se ata janë ilirë, pasardhës të pellazgëve.

Shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me italianët, me serbët, bullgarët, por përkundrazi, gjaku, traditat dhe zakonet, i ndërlidhin ngushtë me popullin grek.

Miauli, Kundurioti, Sahturi, Odiseas Andruços dhe mijëra grekë të tjerë me origjinë shqiptare luftuan me heroizëm për pavarësinë e Greqisë në kryengritjen e 1821.

Profesori i Universitetit të Mynihut, historiani Hertzbert, në librin e tij mbi historinë e kryengritjes, shkruan ndër të tjera: “Pak ditë pas ngritje së flamurit të kryengritjes, në prill 1821, 1.500 shqiptarë të krishterë, banorë të fshatrave të Dervenit, u mobilizuan nënkomandën e Haxhi Meletit në Korinth kundër Qamil Beut të tmerrshëm”.

Nuk qenë shqiptarë ushtarët që përmend Hertzberti, por ishin shqipfolësit gjyshërit e stërgjyshërit tanë që banonin në Vila, Kindira, Mandra, Elefsina. Qenë gjyshërit e gjeneralëve Nikolaidhit, Kondulit, Roka, të autorit të këtyre rreshtave, të admiralit Sakelariut, të heroit kombëtar Laska, dhe kaq e kaq grekëve të zgjedhur, me origjinë shqiptare.

A nuk kisha të drejtë, kur dëgjova drejtorin e përgjithshëm të thoshte, “paloallvani” (“shqiptar i keq”, shënim i A. Llalla) të thosha dhe unë se ministria e jashtme ishte një çmendinë? Kur fliste kështu drejtori i përgjithshëm, e marrë me mend se si qenë vartësitë e tij të afërt. Askush nuk e di se çfarë të papriturash na ruan e ardhmja.

E gjykova si detyrë të bëja përshkrimet e mësipërme, që të mësojë populli grek pamjen e përgjithshme të problemit. Nuk jam dakord me atë pjesë të shtypit, që shan dhe përbuz popullin shqiptar. Kam bindjen e patundur se shumica dërrmuese e popullit shqiptar nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për prirjen kundër greke të qeverisë komuniste. Jam i sigurt se shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk i dinë as si emra Marksin, Leninin, Stalinin e të tjerët./njekomb

Ish-presidenti i Greqisë: Nëna ime më fliste shqip, nuk dinte greqisht Read More »

Në çastin kur Nënë Tereza mbante fjalimin në OKB përfaqësuesit e Shqipërisë komuniste e kishin braktisur fjalimin në shenjë proteste

Në vitin 1985 Nënë Tereza, ishte ftuar nga sekretari Sekretari i Përgjithshëm Javier Perez për të mbajtur një fjalim në në selinë e Kombeve të Bashkuara.

Ajo çfarë ndodhi më pas isht një turp i madh nga përfaqësuesja e Shqipërisë në OKB. Fjalimi i Nënë Terezës, u trasmetua “LIVE” nga shumë rrjete raio-televizive nga e gjithë bota.

Në çastin kur Nënë Tereza mbante fjalimin në OKB të gjithë përfaqësuesit e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara e kishin braktisur Ansamblenë e Përgjithshme, në shenjë proteste.

Të gjitha karriget e Shqipërisë ishin bosh dhe kamerat televizive tregonin largimin e tyre.

Spikerët bënin komente të ndryshme për sjelljen qesharake të përfaqësueve shqiptarë në OKB. Gazetarët bënin pyetje si ësht e mundur që janë larguar, kur dihet që Nënë Tereza ishte Shqiptare.

Diktatura komuniste ishte shumë e pamëshirshme për Nënë Terezen dhe mërgimtarët shqiptarë./FMimages.net

Në çastin kur Nënë Tereza mbante fjalimin në OKB përfaqësuesit e Shqipërisë komuniste e kishin braktisur fjalimin në shenjë proteste Read More »

Pogradeci, Enkelana e lashtë e Ilirisë (Video)

Në hyrje të Pogradecit, rruga merr përpjetën drejt kalasë së qytetit. Shtegu i ngushtë, hera-herës bëhet i rrezikshëm, aq sa është e vështirë të thuash se kur mund të jetë mirëmbajtur për herë të fundit.

Pamja që ofron pjesa më e lartë është e jashtëzakonshme. Poshtë liqeni shkrihet ëmbël me qytetin, ndërsa nga pas, gjelbërimi është ana tjetër e medaljes.

Dukshëm, këtu shkrihen bashkë natyra dhe historia. E nëse natyra ka ruajtur elementët e saj, gjurmët e historisë duken të fjetura.

“Në këtë kala, që daton diku në shekujt e V-të dhe të IV-t para Erës sonë, ka rrënjët një nga qytetet më të bukura në Shqipëri: Pogradeci, apo Enkelana, qyteti i lashtë ilir, siç e kanë identifikuar arkeologë dhe studiues”.

Liqeni Lyhnid, siç quhej në lashtësi liqeni i Ohrit, mbante në rrethinat e tij shumë qytete antike ilire. Lynkestët, Enkelejtë, Dasaretët do të ishin zotërit vendas të këtyre qytetërimeve.

Historianët antikë, mes të cilëve edhe Polibi, përmendin Bojojën, Sationën, Kerakën, Lyhnidin e Enkelanën. Kjo e fundit ishte kryeqendra e Enkelejve, që njihen më së shumti gjatë mbretërimit të Mbretit ilir Bardhyl, e më pas djalit të tij, Klitit.

Arkeologu i mirënjohur, Skënder Anamali, e identifikoi në këto anë qytetin e Enkelanës, edhe pse sot asgjë nuk tregon vlerën e vërtetë të këtij vendi.

Mbreti i madh i Enkelejve, Bardhyli, gjatë fillimit të shekullit të IV-t para Erës sonë mundi të krijonte një perandori të fuqishme, duke thyer shumë mbretër maqedonas e duke i detyruar t’i paguanin edhe haraçe, filluar nga Mbreti Amynta, Aleksandri i dytë, dhe Perdika i tretë. Të gjithë u thyen nga Bardhyli.

Pas një periudhe të gjatë me dominim total, në mesin e shekullit të IV-t para Erës sonë, Bardhyli 90-vjeçar do të përplasej në një betejë të ashpër me Filipin e dytë të Maqedonisë. Edhe pse ky i fundit mundi të fitonte, pësoi aq shumë humbje, sa e pati të pamundur të ndiqte kundërshtarët ilirë.

Perandoria e Enkelejve ra pas vdekjes së Bardhylit, por ajo mundi të rimëkëmbej disi nga djali i tij, Kliti. Pas rënies edhe të këtij të fundit, Mbretëria e Enkelejve e humbi rëndësinë, por nuk u shua. Në këto vise do të dukej fisi tjetër ilir i Dasaretëve.

Këta të fundit mendohet se i dhanë përforcime të reja kalasë së Enkelanës, e cila ka të dhëna se është restauruar edhe gjatë periudhës së dyndjeve barbare në shekullin e IV-t, edhe para dyndjeve sllave të fundit të shekullit të VI e atë të VII.

Qyteti, që deri në atë kohë ishte i vendosur në kala, nisi të zhvendosej nëpër kodra, e në shekujt në vazhdim do të zbriste poshtë, në rrëzë të kalasë, ku ngadalë do të merrte formë, përmes një toponimi sllav, Pogba Grada, që do të thoshte nënqytet. Pra, qyteti i ri ngrihej nën këmbët e qytetit të vjetër të Enkelanës.

“Askush nuk e mban mend saktësisht, se kur janë kryer gërmimet e fundit në këtë kala, ashtu siç është e vështirë të thuhet sesa kohë ka kaluar, që prej ndërhyrjeve të fundit restauruese. Ajo që duket është se, bimësia dhe erozioni po mbulojnë edhe atë pjesë muresh, që është mbi sipërfaqe”.

Në gërmimet e kryera më se 40 vite më parë, nga arkeologu Skënder Anamali, kanë dalë në dritë mjaft objekte, siç përshkruan edhe Ndoc Kolë Kodheli, në vëzhgimet dhe studimet e tij për këtë kala.

Mes tyre: maja shigjetash, enë të ndryshme, kupa, karfica, grepa, fragmente qeramikash e shumëçka tjetër, që tregojnë vlerën dhe identitetin e vërtetë të këtij qyteti.

Ndryshe nga sot, ku gjithçka duket e braktisur si mos më keq. Ende nën dhè prehen fragmente të shumta muresh, që presin të gërmohen siç duhet. Sot, në sipërfaqe dallohet vetëm një majë, kalaja është nëntokë.

“Gjetjet arkeologjike këtu kanë qenë të shumta, ndërsa sot flenë, ose janë bërë pasuri për kërkuesit e gërmuesit e jashtëligjshëm”.

Të orientohesh sot është e pamundur. Gjurma e parë dhe e fundit, që tregon e flet për Enkelanën, është shumë poshtë: një tabelë e thjeshtë, që duket si një formë për të larë gojën strukturat përkatëse.

Gjithçka tjetër po zhduket, e jo thjesht mure pa vlerë, por rrënjët identitare, që shkojnë përtej thjesht një qyteti.

Kalaja i rezistoi maqedonasve, romakëve, bizantinëve, barbarëve, sllavëve, por mesa duket nuk po mundet t’i mbijetojë braktisjes aktuale, që ka sy e veshë për gjithçka, përveç monumenteve të historisë e kulturës.

Monumente të shumta të zonës së Pogradecit, Mokrës, Linit, Golikut; varret monumentale ilire të Selcës, sot janë lënë krejtësisht mënjanë. Duket si një dorë, që kërkon t’i shkatërrojë me një neglizhencë dhe shpërfillje thuajse të frikshme.

E kjo bëhet edhe më e frikshme, kur shikon në krahun tjetër të liqenit, në Lyhnidosin e lashtë apo Ohrin e sotëm, faktin që kalaja ilire e po të njëjtëve zotër; Enkelejve, Dasaretëve e Lynkestëve; duhet të mbajë mbi shpinë identitetin bullgar të imponuar nga vendasit e rinj.

E nëse në atë krah po vjedhin identitetin, në këtë krah po e shkatërrojnë, ndërkohë që mund të thithte mijëra turistë, që jo vetëm mund të preknin historinë, por edhe magjinë e liqenit me poezinë, muzikën, pikturën, artin e qytetit të tij.

“Nëse në këtë kala do të ndërhyhej, qyteti vlerëshumtë i Pogradecit do të përfitonte një tjetër vlerë, duke i treguar çdo turisti, jo thjesht bukuritë natyrore, por edhe historinë, nga ku i rrjedhin rrënjët e lashta”. /TCH/

Pogradeci, Enkelana e lashtë e Ilirisë (Video) Read More »

Rukola, Shegë, Arra ,Sallata që i shton shije drekës

Tre nga përbërësit më të shëndetshëm të natyrës, në një kombinim perfekt sallate të shijshme.

Krejt lehtë shndërrohen në një shoqërues fantastik të çdo gatimi në vaktin më të rëndësishëm të ditës, Drekës.

Rukola, Shegë dhe Arra, siç janë të shijshme veçmas ashtu edhe të kombinuara bashkë ato krijojnë një super ushqim të shëndetshëm, ideal për të përfituar vlerat më të mira të secilës.

Rukola është e pasur me vlera ushqimore dhe antioksidantë.

Ajo është një burim i pasur me vitaminë A, fibër, vitaminë C, vitaminë K, folat, hekur, kalcium, fosfor, magnez, mangan dhe kalium.

Shega njihet si simbol i shëndetit të mirë. Ajo ka veti antioksidante, antibakteriale dhe kundër radikaleve të lira.

Shega është burim i pasur vitaminash. Ajo përmban vitaminat A, C dhe E por edhe acid folik. Ky frut ka tre herë më shumë antioksidantë se vera dhe çaji jeshil.

Arrat janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit.

Studimet tregojnë se dietat mesdhetare, të cilat janë të pasura edhe me arra , parandalojnë sëmundjet koronare arteriale, duke favorizuar profile të shëndetshme të lipideve të gjakut.

Janë të gjitha këto të vlera të jashtëzakonshme që e kthejnë këtë sallatë në një pjatë të shëndetshme të pasur me ushqyes për organizmin.

Receta që AgroWeb.org sugjeron më poshtë është shumë popullore, padyshim e shijshme dhe mund të përgatitet shumë shpejt dhe lehtë në shtëpi.
Sallata me Rukola e Shegë – Receta
Përbërësit

(Sasia e përbërësve zgjidhet bazuar në numrin e persanave në familje, receta më poshtë është për një familje me katër persona)

Një tas të madh me rukola

Kokrrat e një shege të qëruar

Dy lugë vaj ulliri

Një gotë e vogël me arra (Sipas preferencës edhe mund t’i thërrmoni)

Kripë

Një lugë uthull balsamike

Fetëza shumë të holla djathi kaçkavall (sipas preferencës)

Përgatitja

Pastrojmë mirë gjethet e rukolës

(Sipas preferencës, gjethet mund t’i lini të plota ose mund t’i këpusni me dorë në copëza të vogla)

Qërojmë me kujdes shegën dhe në një tas hedhim të gjitha kokrrat e saj dhe i pastrojmë

Në një tas qelqi ose pjatancë vendosim gjethet e rukolës

Kokrrat e shegës i shtojmë sipër gjetheve të rukolës

Më pas shtojmë arrat

Në fund hedhim kripën dhe vajin e ullirit

Uthullën balsamike kujdesemi t’a shpërndajmë me pika të vogla rreth gjithë sallatës

Sipas preferencës sipër sallatës vendosim edhe disa fetëza djathi kaçkavall

Kjo sallatë është fantastike në nisjen e një dreke apo edhe darke të këndshme si dhe në shoqërimin e  çdo gatimi tradicional ose jo. /AgroWeb.org

Rukola, Shegë, Arra ,Sallata që i shton shije drekës Read More »

Jeta e panjohur e Ismail Qemalit.DITËLINDJA DHE MBIEMRI I HARRUAR!

Jeta e panjohur e Ismail Qemalit, pa ditëlindje dhe pa mbiemrin Vlora.

E cuditeshme te heqesh diten e lindjes te babait te kombit Shqiptare.

Investigimi i bere i jep zgjidhje dilemës për ditën e lindjes së Ismail Qemalit që përkon çuditërisht me atë të diktatorit Enver Hoxha dhe rrethanave si u shmang nga gjeneralitetet e tij mbiemri Vlora.

DITËLINDJA DHE MBIEMRI I HARRUAR
Gjatë 50 viteve të regjmit komunist, në të gjitha tekstet e historisë shkruhej se Ismail Qemali lindi në vitin 1846, pa përmendur ditën dhe muajin. Pa datë e muaj rezultonte edhe në të gjitha tekstet shkollore. Sakaq historiani turk me origjinë shqiptare, Nexhip Alpan, në librin e tij “Shqiptarët në Perandorinë Osmane”, duke iu referuar arkivave të Perandorisë, shkruan se Ismail Qemali ka lindur më 16.10.1846. Pra, në 16 tetorin e famshëm, ku për gjysmë shekulli festohej me madhështi ditëlindja e Enver Hoxhës. Në logjikën e mbrapshtë të regjimit kjo datë nuk mund të ndahej me tjetërkënd, qoftë edhe me themeluesin e shtetit shqiptar, se ndryshe eklipsonte figurën e Zeusit. Zgjidhja ishte gjetur: për ditëlindjen e Hoxhës do tundeshim malet nga festa, për Ismail Qemalin bëhej sikur nuk i dihej data e saktë. E vërteta është se ditëlindja e tij asnjëherë nuk u festua.

Një rast pa precedent ky në historinë e burrave të shtetit. Andralla tjetër, tipike komuniste, kishte të bënte me emrin e themeluesit të shtetit shqiptar. Nuk ka një rast të dytë në historinë e Shqipërisë që t’i ndërrohej mbiemri. Babai dhe themeluesi i kombit quhej Ismail Qemal bej Vlora, ndërkohë edhe sot shqiptarët vazhdojnë ta quajnë thjesht Ismail Qemali. Ndryshimi në fakt ka nisur që në kohën e mbretërimit të Ahmet Zogut dhe ka vazhduar edhe në regjimin komunist. E ndërsa në vitet ’30 ai quhej pa ndonjë arsye Ismail Qemal, komunistët gjetën arsyen për ta zhdukur fare mbiemrin Vlora. Kështu, pas vitit 1944, historiografët komunistë e zyrtarizuan zëvendësimin e mbiemrit Vlora me titullin turk Qemal, që Ismaili e përdorte prej kohës si hierarki e Perandorisë Osmane. Në asnjë rast nuk përmendet Ismail Qemal bej Vlora, por vetëm Ismail Qemali. Për ironi, duke e justifikuar me famën që kishte marrë tashmë emri i tij, në shumë raste në tekst shkruhet I.Qemali. Komunizmit nuk i shkonte për shtat as titulli bej e as fama e familjes Vlora. Një familje me identitet të qartë shqiptar, e sërës më të lartë të bejlerëve, por që komunistët për 50 vjet i përndoqën të gjithë pasardhësit e atij që e quanin themeluesin e shtetit shqiptar. Për 50 vjet mbiemri Vlora nuk kishte lidhje me Ismailin që themeloi shtetin. Në të njëjtën kohë, ironikisht, mbiemri Qemali nuk ekzistonte në asnjë regjistër të gjendjes civile, rrjedhimisht kështu, njeriu që ngriti flamurin dhe shpalli pavarësinë nuk mund t’i bënte hije kultit të Enver Hoxhës. Ismail Qemali ishte një i vetëm, pa asnjë lidhje, pa asnjë famë e vlerësim paraardhës dhe pasardhës.

Jeta e panjohur e Ismail Qemalit.DITËLINDJA DHE MBIEMRI I HARRUAR! Read More »

Qofte me presh dhe miell misri. Shije unike nga amvisat

Me një shije krejt speciale, të lehta dhe fantastike për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës.

Kjo recetë përgatitet shumë lehtë dhe shpejt, ideale për të shoqëruar vaktin e drekës por edhe të darkës.

Kombinohet me supa të ndryshme të lehta, por edhe thjeshtë me sallata të freskëta të stinës apo perime të pjekura.

Qoftet me presh dhe miell janë padyshim një mënyrë fantastike edhe për t’u servirur në tryeza familjare me miqsh e mysafirësh.

Ndiqni më poshtë recetën nga AgroWeb.org për të përgatitur shpejtë dhe lehtë këto qofte të mrekullueshme në shtëpi.
Përgatitja e Qofteve me Presh dhe Miell Misri
Përbërësit
2 gota uji me miell misri

3 lugë gjelle vaj ulliri për brumin

Gjysmë luge kafeje sodë

2 kokrra vezë

3-4 lugë gjelle djathë i thërrmuar ose gjizë

100 gr mish i grirë

3 presh mesatarë

3-4 lugë gjelle miell gruri për lyerje

2-3 gota ujë

Një tufë majdanoz

Kripë
Përgatitja e masës me presh
Si fillim pastrojmë preshin me ujë të bollshëm dhe e grijmë hollë.

Vendosim një tenxhere në zjarr, shtojmë preshin e grirë hollë dhe e kaurdisim derisa të zbutet.

Më pas, hiqen nga zjarri, u shtohet pak mish i grirë, djathë i bardhë i thërrmuar ose gjizë, shtohen vezët, kripa, piperi i zi i bluar dhe majdanozi i grirë hollë.
Përgatitja e miellit të misrit
Në një tenxhere me ujë të valuar, kripë dhe vaj ulliri, hidhet mielli i misrit i situr dhe i përzier me pak sodë.

Përzihet derisa të krijohet një masë e trashë. Më pas vendoset të piqen në zjarr derisa sa të trashet dhe të shkëputet nga anët e enës.

Kur ftohet, i shtohet masa e përgatitur më sipër me presh dhe përzihet mire derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme.

Më pas, brumi i përgatitur ndahet në qofte të rrumbullakëta, të cilat kalohen në miell gruri  dhe më pas skuqen./AgroWeb.org

Qofte me presh dhe miell misri. Shije unike nga amvisat Read More »

Speca të mbushura me lakër turshi ,receta e shijes fantastike

Turshi më fantastike se specat e mbushura me lakra nuk ka.

Shija e tyre lezetos gjithë tryezën e çdo gatim në të sidomos tani në vjeshtë e dimër që po vjen por edhe gjatë gjithë vitit.

Ideale për shoqërimin e supave e gjellrave të ndryshme, byrekëve apo mishrave të pjekur etj.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën e mrekullueshme të përgatitjes së specave të mbushura me lakër turshi.

Një recetë e thjeshtë, e lehtë në përgatitje e që do t’ju kënaqë nepsin dhe oreksin përgjatë gjithë vitit.
Përgatitja e Specave të Mbushura me Lakër Turshi
3 kg speca

1 lakër e madhe

5-6 karrota

Piper i zi kokërr

200 ml uthull

2 lugë gjelle kripë

1 filxhan çaji vaj ulliri
Përgatitja
Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të ndani specat përgjysmë ose t’u hiqni kapakun me kujdes duke larguar njëkohësisht edhe farat.

Vendosini në një enë të madhe, mbulojini me ujë të nxehtë dhe lërini mënjanë.

Nga ana tjetër, AgroWeb.org ju udhëzon të grini lakrën, bashkë me karrotat, kriposini mirë, përzjeini dhe lërini të pushojnë përreth 1 orë.

Më pas, kullojini lakrat nga lëngu i tyre dhe mbushni specat me to.  Lëngun e lakrave ruajeni për më vonë.

Specat e mbushur me lakrat dhe karrotat e grira vendosini me rradhë në kavanoza qelqi, të cilët më parë duhet të jenë të sterilizuar.

Shtoni në secilin prej kavanozave disa kokrra piperi të zi.

Ndërkohë në një tenxhere, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni dy litra ujë dhe lëngun e lakrës që keni lënë mënjanë dhe vendoseni në zjarr të zjejë derisa uji të vlojë, shtoni njëkohësisht me ujin edhe uthullën dhe dy lugë gjelle kripë.

Kur uji të vlojë shtoni dhe vajin e ullirit.

Me masën e përgatitur, pasi të jetë ftohur mbushni secilin prej kavanozave ku keni specat e mbushur me lakrat dhe karrotat.

Mbyllini kavanozët fort dhe tundini nga poshtë lart herë pas here. Ruhen në një vend të freskët dhe hapini pas 3-4 javësh./AgroWeb.org

Speca të mbushura me lakër turshi ,receta e shijes fantastike Read More »