Irina

“Hap gojën sa do?” Çfare ka brenda “pakoja” që Alizoti mori nga qeveria?

Deputeti i PD-së Enkeled Alibeaj, në një deklaratë publike u shpreh se aktori i kryeministrit Edi Rama, Fredi Alizoti është blerë dhe shantazhuar nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ai tha se PD ka disa fakte, ndërsa tregon edhe disa data, ku flitet për biseda telefonike dhe porosi të dhëna për Alizotin.

“Përgjimet telefonike provojnë se Fredi Alizoti, aktori i Edi Ramës, është sajesë e vetë Fatmir Xhafës.”, u shpreh Alibeaj.

“Alizoti ka takuar “shefin e madh” dhe ka marrë një “pako” prej tij, por celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nuk e heton se kush është “shefi madh” dhe çfarë vlere ka pako e ofruar prej tij”, tha ai.Alibeaj-e1537177280865-709x450

Fjala e plotë:
Prej 5 muajve, Fatmir Xhafaj ka braktisur detyrën dhe është angazhuar drejtpërdrejtë në një skenar mafioz të mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj.

Është pikërisht skenari mafioz që njoftoi Edi Rama vetëm 2 ditë pasi u faktua që i vëllai i Ministrit të Brendshëm vazhdonte aktivitetin kriminal të trafikut të drogës, ku edhe mashtroi publikisht se kishte ekspertizën shkencore që provonte se ishte sajesë.

Partia Demokratike ka publikuar faktet e plota që provojnë se hetimi ndaj Agron Xhafajt nuk është bërë nga Prokuroria, por nga vartësit e Fatmir Xhafës në Policinë e Shtetit. Prokurorët vetëm kanë noterizuar çfarë i është dërguar nga vartësit e Fatmir Xhafës.

Sot do të bëjmë publike dokumente të reja që provojnë se aktori i Edi Ramës, është gjetur, blerë e shantazhuar nga vetë Fatmir Xhafaj, për të mbrojtur vëllain e tij trafikant.

Në ekran shikoni dokumente zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, që provojnë se Fredi Alizoti, aktori i Edi Ramës, është sajesë e vetë Fatmir Xhafës.

Sipas përgjimeve telefonike, rezulton se:

Në datën 1 Qershor 2018, ditën kur Edi Rama pretendon se aktori i tij Fredi Alizoti është vetëofruar në prokurori në orën 8 të darkës, ai është kapur duke pohuar se ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi, që i ka thënë “hap gojën sa do”.

Menjëherë më pas, ai telefonohet nga Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim tek QTU në Fier. Në orën 17.13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, me fjalët: “Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi Shefi lart”? Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët “Mora një pako të mirë”.

Më 7 Qershor 2018, aktori i vetëshpallur nga Edi Rama, telefonohet përsëri, personalisht nga Drejtori i Policisë Qarku Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet, dhe Alizoti i përgjigjet “lart ku më latë”. Alizoti i kërkon Drejtorit të Policisë Fier që të takojë “Shefin e madh” me patjetër atë ditë, duke e garantuar se “nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa”.

Partia Demokratike, pyet sot Edi Ramën, Fatmir Xhafën dhe veglat e tyre kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda:

• Çfarë “pako” ka marrë Fredi Alizoti? Kush ia ka dhënë atë? • Kush është Taulanti nga Librazhdi që i ka thënë Fredi Alizotit “hap gojën sa do”?

• Çfarë shërbimi ka ofruar Fredi Alizoti dhe sa është paguar për këtë? • Pse e ka telefonuar përsëri në datën 7 Qershor 2018 Drejtori i Policisë së Qarkut Fier shtetasin Fredi Alizoti?
• Cili është “shefi i madh” i Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier që kërkon të takojë Fredi Alizoti?

Partia Demokratike dhe çdo shqiptar i ka të qarta përgjigjet. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të fshihen më përballë fakteve që kanë fabrikuar dëshmitar për të mbrojtur një trafikant droge.

Sot Fatmir Xhafaj është i vetmi Ministër i Brendshëm, qё jo vetëm ka vëllain në burg për trafik droge, por i vetmi që përdor drejtuesit me të lartë të Policisë së Shtetit, për të fabrikuar prova e sajuar dëshmitar, me qëllim që të shpëtojë vëllain trafikant droge nga burgu.

Përdorimi i pushtetit nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, për t’i ofruar mbrojtje shtetërore vëllait trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, është një krim shumë i rëndë. Ai do të ishte ndëshkuar rëndë nëse celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, do të kryente detyrën dhe do hetonte krimin e organizuar me mbështetje shtetërore.

Por celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e ka bërë zgjedhjen e vet antiligjore, duke bashkëpunuar në një akt mafioz për të shantazhuar gazetarët, qytetarët dhe opozitën, në përpjekjen e dëshpëruar për t’i mbyllur gojën denoncuesit.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj mund të ndjehen sot të sigurtë përkohësisht sepse kontrollojnë gjykatat e prokurorinë. Ata mund të manipulojnë prova e të fabrikojnë dëshmitar, sepse askush nuk i heton dhe dënon.

Por fundi i tyre është i afërt.
Dita ku drejtësia për to do të behet, nuk është e largët.

“Hap gojën sa do?” Çfare ka brenda “pakoja” që Alizoti mori nga qeveria? Read More »

Përfundon afati i hetimeve për Sajmir Tahirin, nesër Prokuroria mund të kërkojë edhe…

Afatet tremujore të hetimit për dosjen “Tahiri” kanë përfunduar tashmë, ndërsa ditën e hënë, Prokuroria e Krimeve të Rënda do të marrë një vendim të rëndësishëm për këtë çështje.

Në një kohë kur dy prej prokurorëve, që udhëhiqnin hetimet janë larguar dhe gati po mbushet viti që kur Tahiri është vendosur nën hetim, Prokuroria është përballë tri mundësive.

E para, dhe me më shumë gjasa, është kërkesa për shtyrje edhe me tre muaj të afateve të hetimit. Vetëm një muaj më parë, Prokuroria ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të afateve të hetimit për Jaeld Çelën, ish-drejtues i Policisë në Vlorë, i cili gjithashtu është pjesë e dosjes.

Burime brenda mbrojtjes, thonë gjithashtu, se presin një zgjatje të hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm. Por gjithashtu, Prokuroria e Krimeve të Rënda mund të kërkojë edhe dërgimin e çështjes në gjykim, ose pushimin e saj për mungesë provash. Burime brenda Prokurorisë së Krimeve të Rënda, thonë për “Panorama” se të hënën do të ketë një veprim konkret lidhur me këtë dosje.

Një nga provat më të forta të Prokurorisë është një letërporosi e dërguar nga Greqia për udhëtimin e Tahirit atje për pushime verore. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ministri Tahiri ka dalë nga territori i Shqipërisë më datën 08.08.2014 ora 09:32, në drejtim të Greqisë përmes Portit të Sarandës me tragetin e linjës.

Po kështu, 6 ditë më vonë, më 14.08.2014, Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt ka dalë nga Shqipëria për në Greqi përmes Qafë-Botës, me mjetin “Audi” rreth orës 10:51. Dy ditë më pas, më 16.08.2014 në orën 13:31, Tahiri hyn në territorin e Shqipërisë nga Qafë-Bota, i shoqëruar nga ish-shoferi i tij Aliaj me mjetin tip “Audi” që ua kishte shitur Habilajve dhe pretendonte se s’kishte më lidhje me ta. Ndërsa po atë ditë, Artan Habilaj ka hyrë në Shqipëri me traget përmes portit të Sarandës.

Përfundon afati i hetimeve për Sajmir Tahirin, nesër Prokuroria mund të kërkojë edhe… Read More »

A duhet të kërkojë media një vizitë të Ramës tek psikiatri?

Nga Armand Maho

Meqë shkojmë ne gjyq, nuk po flasim me emra po ashtu ne përgjithësi.

Seç me thane që është njëri këtej nga Shqipëria jonë që diagnostikohet me ‘psikoze afektive’ në rininë e tij ku një ndër siptomat sipas frengut qenka dhe ‘Çrregullimi antisocial i Personalitetit’!

Ka dhe kartelë vërdallë për këtë punë, dhe diku thoshte që simptomat shfaqen jo vetëm në rininë e hershme, por dhe në adoleshencën e vonë.

Taksirati jonë thuaj po na ra për pjesë. Ja seç thotë frengu për këtë punë, por çdo ngjashmëri me ndonjë person që ju kujton është e rastësishme.

‘Karakterizohet me veprime të vazhdueshme antisociale apo kriminale, por nuk është sinonim për kriminalitetin. Me tepër është paaftësi për sjellje konform normave sociale qe përfshin shume aspekte te zhvillimit.

Këta persona paraqiten si normal, por historia e tyre zbulon çrregullim te funksionimit jetësor.

Gënjeshtrat, ikja nga shtëpia, përleshja fizike, abuzimi me substanca dhe aktivitete tjera ilegale janë prezentë ne fëmijërinë e këtyre personave. Demonstrojnë gjendje ankthi ose depresioni çka nuk përputhet me situatën e tyre dhe shpjegimi i tyre për sjelljen antisociale bën që ata te duken si pa mend.

Kërcënimet për suicid dhe preokupimet somatike mund te jene te shpeshta. Shpesh e impresionojnë observuesin me inteligjencën e mire verbale. Janë manipulativ, abuzues fizik kryesisht ndaj partnerit, apo fëmijës së tyre.

Edhe klinicistet me te mire mund te mashtrohen nga këta pacientë. Këta pacientë nuk paraqiten ne mjediset e kujdesit te shëndetit mendor, por ka mundësi te përfundojnë ne gjyqe, burgje dhe ne pavijonet e urgjencave. Rastet kur ata paraqiten ne klinika te shëndetit mendor ndodhin pasi sillen kundër dëshirës se tyre ose pasi përpiqen t’i shmangin pasojat legale te një veprimi te kohëve te fundit’.

Botuar në Rilindja Demokratike

Image

A duhet të kërkojë media një vizitë të Ramës tek psikiatri? Read More »

Edi Rama kërcënon hapur Sali Berishën

Për të hequr vëmendjen nga skandalet e panumërta të qeverisë së tij, Edi Rama ka hedhur në treg atë që ai e cilëson si ‘ligji anti-shpifje’.

Kjo sjellje e Ramës nuk është vetëm për të hequr vëmendjen, por edhe për të kërcënuar mediat që të mos publikojnë denoncimet ndaj qeverisë, ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të tij.

E për këtë arsye, sot Edi Rama ka vendosur që të reagojë për akuzat e bëra në faqen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ja reagimi tij sot:

Image

Edi Rama kërcënon hapur Sali Berishën Read More »

Horoskopi i Paolo Fox, renditja e javës 14-19 tetor 2018. Parashikimi: Ja çfarë i pret shenjat

Astrologu Italian Paolo Fox ka bërë parashikimin javor 14-19 tetor 2018. Gaforrja e favorizuar nga Venusi, Shigjetari është i sunduar nga Jupiteri.

Le të analizojmë shenjën e ditës së sotme sipas horoskopit të Paolo Fox. Shigjetari: shenja është shumë e pasionuar dhe ky pasion nuk është vetëm sentimental, por edhe në punë, kur ju bini në dashuri për një punë që ju bëni më mirë. Nëse dikush e ka braktisur një rrugë për një tjetër, kjo do të thotë që dikush është i gatshëm të bjerë në dashuri me një projekt të ri që mund të paraqitet nga nëntori. Ky horoskop është i bukur, sepse Shigjetari fillon të shikojë më në fund të ardhmen.

Bricjapi: Hap një javë me Saturnin në shenjë dhe kjo është një peshë e bukur, megjithatë, ju jeni të vetëdijshëm për gjërat që po ndodhin në jetën tuaj.

Mund të jeni edhe të qetë, por i kushtoni vëmendje anëtarëve të familjes dhe njerëzve të dashur. Duhen bërë kontrolle për të zgjidhur një problem të vogël fizik.

Ujori: Shpesh shenja është elektrike dhe kjo derdh mbi gjithë zemrën, një shkarkesë tensioni dhe adrenaline që deri më tani ka derdhur mbi njerëzit përreth. Ju nuk keni për të krijuar probleme. Java ka qenë shumë e rëndë, sepse ka disa situata të pazgjidhura. Kjo gjithashtu ndodh për çështjet e përditshme me diçka për të riparuar në shtëpi ose në makinë. Ndoshta ka ndonjë problem letre ose burokratik, edhe nëse janë gjëra të vogla për t’u përballur me të gjithë së bashku, është një problem. Shenja është pa frymë, sepse ka kaq shumë bezdi që të gjitha të përqëndrohen së bashku.

Peshqit: Nuk ka dëshirë të madhe për të shpjeguar emocionet. Nëse prisni një telefonatë që nuk vjen, ju mund të zemëroheni. Në dashuri, trego pak kujdes. Në punë, ju jeni të qetë edhe nëse jeni duke kryer diçka të vështirë. E keni menaxhuar punën me shpejtësi dhe nga nëntori diçka mund të ndryshojë. Përkundër kësaj, Saturni mbështet dhe mirëpret.

Çfarë thonë yjet këtë javë? Paolo Fox ka zbuluar gjithçka. Beqarët e Gaforres mund të llogarisin në tranzitin shumë të favorshëm të Venusit, gjë që na shtyn të shikojmë drejt së ardhmes. E mërkura është dita më e mirë për një qasje. Çiftet që përjetojnë disa tensione duhet të zgjidhin stresin. Nga mesi i javës gjithçka do të jetë rikuperuar.

Venusi gjithashtu i jep energji Punës, në pritje të një angazhimi mjaft të rëndë. Virgjëreshat, nga ana tjetër, duhet të kapërcejnë mosbesimin, edhe nëse ka emocione të mira për t’u shfrytëzuar. Fundjavat janë të dobishme. Qëndrueshmëria dhe rritja e pasionit për çiftet më të fundit, të cilët do të fillojnë të ecin në projektet e ardhshme. Vëmendje fizike, pak më poshtë gjatë dy muajve të fundit.

Ata që punojnë në mënyrë të pavarur ose në sferën komerciale do të duhet të kthejnë rrjedhën dhe të ndryshojnë disa situata. Më mirë të veprosh tani, para disonancës së Jupiterit. Rritja e Dashurisë për zemrat e vetmuara të Akrepit, të cilat mund të përfitojnë nga momenti edhe për takimet e fundit. Tani duhet të rimarrim dhe të kapërcejmë stresin e përjetuar në fillim të vitit. Çiftet përballen me ndryshime në punën e tyre, edhe nëse më mirë. Problemi më i madh, nga ana tjetër, ka të bëjë me investimet, ndoshta për shkak të një fature të papaguar.

Beqarët e Peshqve nuk duhet të nënvlerësojnë një histori të lindur kohët e fundit. Periudha fton për dashuri, edhe nëse aspektet pozitive dhe negative duhet të vlerësohen mirë para se të veprojnë. Çiftet mund të marrin lajme të mira, edhe pse të shtunën dhe të dielën mund të ketë një problem të vogël. Puna jep ide të reja, por veproni më mirë me kujdes, veçanërisht nëse ngjitësi është Peshorja. Përgjigjet vijnë së shpejti.

Të lindurit e Dashit do të jetojnë një moment pozitiv në Dashuri. Ata që janë ende vetëm janë më të mbyllur dhe të dyshimtë. Çiftet ende kanë diçka për të sqaruar, ndoshta për shkak të fërkimeve të vjetra dhe keqkuptimeve historike. Në vend të kësaj, puna do të fillojë së shpejti, falë një transiti pozitiv të Jupiterit që do të fillojë në nëntor.

Çiftet e Shigjetarit janë favorizuar nga Jupiteri, edhe nëse dikush mund të marrë një ultimatum nga partneri i tyre. Probleme familjare për çiftet, edhe nëse ata që ende kanë ndjenja mund të përfitojnë më së miri nga ky Qiell. Hëna në shenjë jep emocione të shtunën dhe të dielën. Në Veprim do të duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme me rezultate të mira. Stresi dhe ngjarjet e papritura nuk do të mungojnë.

Beqarët e Bricjapit mund të marrë një hap të rëndësishëm. Kalimi i Venusit është ende pozitiv dhe mund të ketë një lajm të mirë për ata që ende nuk kanë gjetur një dashuri të re. Çiftet me një situatë negative mund të kthehen më në fund.

Marrëveshje të mundshme edhe me një ish, vëmendje ndaj mërzisë me Dashin dhe Peshoren. Në Punë do të ketë ndryshime të rëndësishme. Shfrytëzoni mençurinë e Hënës të hënën dhe të martën.

Demi ka pushtuar tre yje. Planetet imponojnë një rishikim të situatave, për shkak të Venusit në kundërshtime dhe kontrasteve të mundshme që vijnë. Kujdes të enjten. Tensionet në çifte dhe midis ish-eve, edhe nëse mundësitë janë atje kah fundi i vitit. Financat janë përmirësuar, me mundësinë e të ardhurave shtesë. Ata që po përjetojnë probleme burokratike ose ligjore do të gjejnë një zgjidhje. Zemrat e vetmuara të Binjakëve duhet të jenë të durueshëm përpara se të fillojë një histori. E mërkura dhe e enjtja janë interesante. Çiftet gjejnë një bashkëpunim të caktuar, por mos e humbni kohën.

Megjithatë, java do të jetë e vështirë për ekonominë, për shkak të shpenzimeve shtesë. Agjitacion në Punë, veçanërisht për ata që janë përballur me ndryshime në fillim të vitit. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje për problemet ekonomike përpara se Jupiteri të dalë në opozitë.

Dashuri zbret për të lindurit e Luanit, i cili duhet të vazhdojë me kujdes në rast krahasimi. Zemërimi është pranë tyre sidomos të enjten. Çiftet duhet të mësojnë të komunikojnë pa rritur tonin e tyre. Në punë nuk ka përqendrim, edhe nëse mund të organizoni projekte interesante që do të shënohen vitin e ardhshëm. Vetëm dy yje për Peshoren dhe Ujorin. Ata të lindur nga shenja e parë kanë mundësinë për të jetuar një pasion të fortë falë Marsit Pozitiv. Megjithatë, dashuritë në dispozicion nuk jetojnë me qetësi. Çiftet gjejnë harmoni, edhe nëse durimi duket se zhduket. Kujdes nga xhelozia. Gjithashtu në Punë ka situata të paqarta për të qartësuar dhe konkurse të mundshme me kolegët.

Ata të lindur nga Ujori nuk do të mund të llogarisin në Venus, gjë që komprometon gjendjen shpirtërore. Më mirë mos humbisni kohën me ata që tashmë janë të zënë. Çiftet vuajnë ndikimin negativ të planetit, edhe nëse nuk ka domosdoshmërisht një ndarje, por konflikte dhe tensione. Prej nëntorit, Puna do të jetë në gjendje të llogarisë në situata pozitive, por tani është koha për të vënë një frenim në shpenzimet dhe mendimet. Ruani qetësinë!

Horoskopi i Paolo Fox, renditja e javës 14-19 tetor 2018. Parashikimi: Ja çfarë i pret shenjat Read More »

A e keni ditur si janë zgjuar njerëzit nga gjumi kur s’kishte orë me alarm?

Mbase se keni ditur po dikur ekzistonte një mënyrë krejtësisht e veçantë e të zgjuarit nga gjumi

Para se të ekzistonin alarmet e orëve e edhe iPhonët, njerëzit kishin nevojë për një mënyrë që të zgjoheshin herët nga gjumi.

Mirëpo si?

Pa një zile vibruese para shtratit tënd, pa një zë të lartë që t’ju zgjojë nga gjumi, si do ta dinit se mëngjesi ka ardhur?

Kohë më parë, kishte një punë që sot mund t’ju duket e pa zakonshme. Trokitësi i dyerve ishte ai që i zgjonte njerëzit nga gjumi për të shkuar në punë.

Para Revolucionit Industrial, kishte njerëz që me këtë punë e fitonin bukën e gojës.

Ata ecnin nëpër rrugët e Britanisë së Madhe e të Irlandës dhe trokisnin në dritaret e njerëzve, për t’iu treguar se është koha që ta fillojnë ditën, shkruan Mirror.

A e keni ditur si janë zgjuar njerëzit nga gjumi kur s’kishte orë me alarm? Read More »

Studimi gjerman/ Gjuha shqipe 15 shekuj më e vjetër se gjuha gjermane

Rastësisht duke studiuar gjuhen gjermane gjeta këtë tabelë, ku thuhet se: gjuha shqipe ka ekzistuar 2000 vjet para Krishtit, ndërsa gjermanishtja vetëm 500 vite para Krishtit, dhe se gjermanishtja ka lindur nga përzierja e Ilirishtes, Italishtes dhe gjuhes Kelte, sipas Prof.Dr.Lutz Mackensen, shkruan gjuhëtari Engjell Buxhaku.

Studimi gjerman/ Gjuha shqipe 15 shekuj më e vjetër se gjuha gjermane Read More »

Dokumenti/ Fjalët e para të Iliadës janë shkruar në gjuhën pellazg-shqipe dhe jo greke

Edhe germat e përdorura në të dyja poemat e Homerit janë germa të abecedarit pellazg, i njohur qysh në kulturën pellazge Vinkë-Turdas (mijëvjeçari 6 p.e.s.) dhe i përhapur më pas në viset e tjera të mesdheut, që e huazuan grekët dhe latinët, për të shkruar gjuhët e tyre. Por më tepër fjalë shqipe në Iliadë ka gjetur studiuesi A. Boçi (2012).

Këto të dhëna të rëndësishme duhet të ishin në themel të gjuhësisë sonë, si dokumenti më i vjetër i shkruar i gjuhës shqipe, por gjuhtarët dhe historianët tanë nuk duan ti pranojnë, duke shkelur të gjitha rregullat shkencore.

Studimet e Krispit u mbështetën nga dijetari shqiptar në Egjypt F. Adamidi (1902), i cili vërteton lidhje të gjuhës shqipe me gjuhën sanskrite, latine dhe greke, të cilat kanë huazuar shumë fjalë nga gjuha shqipe, Thomopoulo (1912), vërteton gjuhën shqipe në mjaft mbishkrime të lashta, S.Konda (1964) zbuloi shumë toponime me origjinë pellazge/shqipe në Greqi, që vërtetojnë vendbanimet pellazge, Z. Majani (1973) vërtetoi se gjuha etruske lidhet me gjuhën pellazge dhe shqipe, e cila është çelsi i zbërthimit të gjuhës etruske, N. Vlora-Falaski (1984) vërtetoi praninë e gjuhës shqipe në mjaft mbishkrime ilire nga Durrësi, Apollonia dhe Mesdheu, G. Katapano (1984) vërtetoi se Thoti, perëndia e mësimit, shkrimit, shkencës, magjisë së egjiptianëve të lashtë, ka qenë shqipfolës (pellazgo/ilir) dhe i ka ndërtuar hieroglifet egjiptiane mbi bazën e gjuhës shqipe, A. Kola (1995) sjell praninë e mjaft fjalëve të gjuhës shqipe në Iliadën e Homerit, P. Zheji (2005) sjell prova të reja të lidhjes së gjuhës së lashtë sanskrite me gjuhën shqipe, L. Peza (2006) vërteton në “shkrimin Linear B” (koha e bronzit) praninë e fjalëve të gjuhës shqipe, kështu ky shkrim i lashtë i diskutuar gjërë, i përket gjuhës pellazge/shqipe dhe jo gjuhës greke, L.Peza & L. Peza (2009) vërtetojnë se fjalët e para të Iliadës janë të gjuhës pellazge/shqipe, emërtimet e 6 kontineteve të botë dhe shumë toponime janë me origjinë pellazge dhe shpjegohen mjaft mirë nga gjuha shqipe, A. Shuke (2008, 2009) vërteton se gjuha shumere është e afërt me gjuhën shqipe, L. Peza & L. Peza (2012) vërtetojnë se shkrimet Vinka-Turdas janë në gjuhën pellazge/shqipe, L.Peza & L.Peza (2014) vërtetojnë se gjuha hitite është shumë e afërt me gjuhën shqipe dhe me prejardhje nga gjuha pellazge etj.

Këto studime me rëndësi të madhe mbi lashëtsinë e gjuhës shqipe në pjesën më të madhe nuk njihen nga gjuhtarët e institucioneve shqiptare të gjuhësisë, prej tyre nuk janë kundërshtuar, por duke shkelur disiplinën shkencore, nuk shfrytëzohen në studimet e tyre.

Kam parë me vemendje të madhe studimin e prof. Rahman Paçarizit “Gjuha Shqipe”. Ky është një studim i rëndomtë, që mund ta bëjë vetëm një nxënës i shkollës 8 vjeçare. Paçarizi aty përsërit çfar kanë thënë Çabej, Bop, Mejer etj., por asnjë të re nuk sjell. “Trualli i formimit i gjuhës shqipe besohet të jetë afërsisht territori në të cilin ajo aktualisht shtrihet, ndoshta me një zhvendosje kah veriu”. Kujt ja shet këto ky studiues, kur të gjithë e dinë se Iliria, Dardania, Maqedonia dhe Epiri, kanë folur gjuhën shqipe dhe kanë pasur një territor shumë herë më të gjerë se sa kanë shqipfolësit sot. Për dokument të parë të gjuhës shqipe ai pranon “Formulën e Pagëzimit të vitit 1462”. Por autori ka mospërputhje të madhe kur shkruan se “gjuha shqipe është pasardhëse e drejtpërdrejtë e ilirishtes së vjetër”, e mijëvjeçarit të fundit p.e.s., kur dokumentin e parë e ka të vitit 1462, d.m.th. të mesjetës?

Shkenca pranon vetëm dokumente, prandaj gjuha shqipe, sipas Paçarizit dhe mësuesve të tij, me dokumentin e parë “Formulën e Pagëzimit” e vitit 1462, del se është gjuhë, që ka lindur gjatë mesjetës dhe kështu nuk mund të ketë asnjë lidhje me gjuhën ilire, të kohës së bronzit.

Z.Majani ka sjell mjaft dokumente në mbishkrime të lashta, që vërtetojnë se gjuha etruske ka përputhje me gjuhën shqipe, ndërsa N. Vlora ka ecur më tej, ajo sjell majft dokumente në mbishkrime ilire nga Durrësi dhe Apollonia, që vërtetojnë se gjuha ilire përputhet me gjuhën shqipe. Asnjë nga këta studiues nuk ka lexuar Pacarizi.

Kështu e kanë katandisur gjuhën shqipe gjuhtarët e instituteve të gjuhësisë dhe të fakulteve filologjike të Prishtinës dhe Tiranës, kur e vërteta është krej ndryshme, sepse gjuha shqipe ka dokumentet e para të shkruara nga gjuha pellazge e Vinkës dhe shumë dokumente ilire, maqedone, thrake, që e çojnë lashtësinë e saj në neolit. Kështu gjuha shqipe është zonjë e parë midis shoqeve të saj, gjuhëve të tjera të botës.

Në seminarin e sivjetëm të Prishtinës paraqita referatin “Afërsia e gjuhës shqipe me gjuhën hitite dhe prejardhja e europianëve ” (bashkautor L. & L.Peza), që nuk u pranua. Gjuha hitite sot vlerësohet si gjuha më e lashtë e familjes Indo-Hitite (Indo-Europiane), prandaj ka rëndësi të madhe teorike dhe praktike. Shkencëtarët mendojnë se ajo dhe të gjitha gjuhët e tjera si motra të familjes e kanë origjinën nga gjuha më e vjetër, e quajturPara-Indo-Hitite. Cila është kjo gjuhë më e vjetër PIH? Për këtë shkencëtarët e ndryshëm të botës po e vrasin mjaft vite mendjen, por nuk po e gjejnë dot. Ata e kanë studiuar gjuhën hitite, nga shkrimet e saj të vjetra kanë gjetur shumë fjalë të shkruara, por duke mos njohur gjuhën shqipe, kuptimin e tyre e kanë dhënë të ndryshëm./njekomb

Dokumenti/ Fjalët e para të Iliadës janë shkruar në gjuhën pellazg-shqipe dhe jo greke Read More »