Irina

Kur sheh kanionet e Kurveleshit, nuk të shkon ndërmend Europa

Kanionet e Kurveleshit, ndër 10 më të bukurit në Europë.

Pjesë e bashkisë Tepelenë, renditen ndër 10 kanionet më të bukur dhe më atraktiv të Europës.
Kanionet e Kurveleshit, më të mrekullueshmet në Europë.
Gjeografi zvicerian Prof. Christoph Baumann që ka vizituar disa herë Kanionet e Kurveleshit, e rendit këtë masiv gjeomonumental ndër 10 kanionet më të bukur në Europë.
Kompleksi natyror gjeomonumental i Kurveleshit është nga më impresionuesit që unë kam parë.

E konsideroj nga më të larmishmit në peisazh, përthyerje dhe mundësinë për tu kthyer në një produkt turistik, thotë Prof. Baumann.
Kanioni i Kurveleshit është i dydegëzuar, nga njëra anë e ka zanafillën nga Burimi i Gurrës së Progonatit dhe nga ana tjetër nga Kanioni Nivicë-Rexhin.
Gjatësia e Kanionit të Kurveleshi vijon më pas disa kilometra, duke ndjekur rrjedhën e lumit të Bënçës deri në derdhjen e tij në lumin e Vjosës në Tepelenë.

Kurveleshit

Krahas pamjes unike për nga thellësia, ky monument i rrallë natyror shoqërohet me kararakte deri në 30 metra, me ura shkëmbore, shkëmbinj të thepisir, shpella dhe shtigje.

Në afërsi të pikëtakimit të Kanionit të Lekdushit me Kanionin e Nivicës, gjenden dy kulla natyrore shkëmbore me forma dhe pamje unikale.
Kanionet e Kurveleshit janë pothuajse të paeksporuar plotësisht.

Vetëm krahu i Kanionit të Nivicës është eksploruara nga një grup eksporatorësh të huaj.
Territori përreth kanioneve është i pasur me histori, monumente kulture, objekte kulti, banesa monumentale, burime, bimësi dhe kafshë të rralla.
Në hyrje të Kanionit nga Tepelena spikat një monument i rrallë culture, Ura dhe Ujësjellsi i Bënçs ndërtuar nga Ali Pashë Tepekena.
Në fshatin Nivicë gjenden dy monumente të tjera kulture, Kështjella Ilire e Nivicës dhe Kulla e Kaçupajve.
Një grup eksploratorësh ndërkombëtarë të monumenteve të natyrës e eksporuan dhe e dokumentuar atë tetorin e kaluar.
Ndërkohë që zona me fshatrat Lekdush, Progonat, Gusmar, Rezhin dhe Nivicë ka filluar të tërheq vëmëndjen e vizitorëve dhe operatorëve turistik.
Sipas drejtorit të Agjensisë së Turizmit dhe Bregdetit Auron Tare:
Eksplorimi i këtyre kanioneve është duke u kthyer në një potencial të madh për zhvillimin e turizmit të zonës.
Kjo zonë me vlera ambientale dhe historike ende nuk është ruajtur dhe shpallur “zonë e e mbrojtur” si një pasuri unikale me një potencial për zhvillimin e turizmit të aventurës.
Zona e Kurveleshit është më e njohura në Shqipëri për traditën e mbarështimit dhe përpunimit të bagëtive të imëta në stane në kope.
Mish i pjekur në hell, kukureci, djathi i napës, pepeku, petaniku, harapashi, urlja e kaçupit, lakrori me mish qëngji dhe gatime të tjera janë pjesë e traditës unikale labe.
Sipas traditës së lashtë, në Kurvelesh ruhet e pastër kënga polifonike labe.

kurveleshit

Aq sa thonë që po u bënë bashkë tre lebër të Kurveleshit, do nisin menjëhërë të këndojnë “vençe”.
Kryetari i bashkisë Tepelenë Tërmet Peçi thotë se Kanionet e Kurveleshit shumë shpejt do të marrin interesimin që meritojnë, jo vetëm nga bashkia, por edhe nga qeveria shqiptare.
Në qëndër të fshatit Nivicë ka nisur të zbatohet një projekt i rijetëzimit urban dhe një projekt për zhvillimin e turizmit malor, rural, ambientalist, turistik dhe aventuror, sqaron kryebashkiaku.
Për lajm-shqip

Engjëll Serjani

15.01.2018

Kur sheh kanionet e Kurveleshit, nuk të shkon ndërmend Europa Read More »

Nesër konkursi për ‘Patrullë e Përgjithshme’, çfarë ju skualifikon

2700 aplikantë do t’i nënshtrohen nesër fazës së parë të konkursit për “Patrullë e Përgjithshme” në Policinë e Shtetit. Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema pohoi se këta konkurrentë do të garojnë për 150 vende boshë. Në një deklaratë për mediat Mema tha se nesër do të jetë faza e parë e konkurrimit, ndërsa tha edhe disa nga pikat që duhet të kenë parasysh të gjithë aplikantët, pasi mund t’u rrezikohet kualifikimi.“Nesër është konkursi për ‘Policinë e Shtetit’, për ‘Patrullë e Përgjithshme’. Është faza e parë konkurrimit dhe ata testohen për njohuritë që kanë marrë në shkollën e mesme. Më pas është testimi fizik dhe psikologjik.

Një rëndësi të madhe ka qenë të gjithë aplikantët duhet të jenë të pajisur me dokument identifikimi; pasaportë/ kartë identitet dhe nuk duhen të futen në sallë me aparate celularë. Përsa i përket udhëzime të tjera, ata do të njihen me të gjitha procedurat e tjera në këtë fazë të parë.Përsa i përket testit për ne si polici është me rëndësi, pasi duhet të jemi korrekt, pasi kemi 18 aplikantë për një vend, që tregon edhe interesin që kanë të e rinjtë tanë për të kontribuar në polici. Ndaj duhet ta vlerësojmë maksimalisht që të zgjedhim njerëz të aftë.

Fazat e testimit do të jenë të njëpasnjëshme. Ata duhet të jenë të qetë që të mbushin fletën e skantronit, pasi shumë prej tyre skualifikohen. Ajo jep në mënyrë të koduar përgjigjen e saktë apo jo të aplikantit. Rezultatin e fazës së parë e marrin në sallë aplikantët. Nuk ka komision, dhe njerëz që do të merrem me përpunimin e pyetjeve, por atë e bën kompjuteri. Aplikantët kontrollojnë njohuritë e shkollës së mesme”, tha Mema.

Nesër konkursi për ‘Patrullë e Përgjithshme’, çfarë ju skualifikon Read More »

“Ti vjen era djathë; preke hundën me gjuhë”, modelja shqiptare rrëfen njohjen me bashkëshortin miliarder

Emina Çunmulaj është një prej modeleve më të suksesshme shqiptare në SHBA.

E ftuar dje në emisionin “Xing me Ermalin” modelja rrëfeu se si ishte njohur me bashkëshortin e saj Sam Nazarian, një prej personave të renditur nga Forbes si më të pasurit të në botë.

Ai është pronar i një rrjeti hotelesh dhe një sërë biznesesh të tjera fitimprurëse.

Modelja, nënë e dy fëmijëve, ka rrëfyer se takimi i parë më bashkëshortin e saj ka qenë pak i sikletshëm pasi ai kishte kujtuar se ajo ishte greke.

Emina ka rrëfyer:
Ne jemi njohur në Ishujt Karaibe. Unë isha me shokun tim më të mirë që është grek dhe me familjen e tij. Burri im në atë kohë ishte me një grup shokësh. Në restorant ishte një vajzë që ishte në tavolinë me të, ajo ishte stiliste dhe punonte në një shtëpi mode. Unë e njihja nga revistat. Ishte Janar i viti 2010. Unë isha single në ato vite dhe doja një burrë që t’i jepja shpirtin edhe zemrën dhe të nisja një familje. Isha 24 vjeç. Kur tavolina e burrit u ngrit, ai së bashku me atë stilisten erdhën tek tavolina jonë dhe takoi mikun tim sepse e njihte dhe në fund më takoi edhe mua. U prezantua dhe më pyeti: A je greke? Dhe unë që jam shumë patriote i them: Jo, pse? Ai ma kthen: Sepse të vjen era djathë. Kështu jemi njohur. Unë e kam shumë qef djathin dhe e ha shumë”.
Ajo ka folur edhe për takimin e pazakontë me të vjehrrin. Momentin kur ai i kërkoi që modelja të prekte hundën me gjuhë, mënyrë kjo për të “thyer akullin” mes tyre.

Modelja u shpreh:
Pas katër muajsh pasi u njoha me Samin, më tha se donte të më prezantonte me familjen e tij. Isha shumë nervoze. Sapo e takova babain e tij më tha: Dua të të bëj një pyetje shumë serioze. Dhe më tha: A mund ta prekësh hundën me gjuhë? Unë u habita. Pashë burrin dhe ai më tha mund ta bësh dhe unë e bëra. Dhe kështu u thye akulli”.

“Ti vjen era djathë; preke hundën me gjuhë”, modelja shqiptare rrëfen njohjen me bashkëshortin miliarder Read More »

Nis të hënën, testimi për policët e rinj, Memaj shpjegon ç’duhet të dinë aplikantët/Video

Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj dha detaje në një prononcim për median për mënyrën e zhvillimit të testimit me shkrim të aplikantëve për Patrullë të Përgjithshme, që në sallën e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohet të hënën dhe të martën.

Testimi me shkrim do të monitorohet me kamera, dhe nga një grup i Drejtorisë së Përgjitshme të Polciisë s ëShtetit, nga SHÇBA, Icitap e Pameca. Pas testim me shkrim që korrigjohet menjehere me skuantron do jetë testi fizik dhe ai psikologjik.

“Si drejtor i Akademisë së Sigurisë por dhe në emër të Policisë së Shtetit i garantoj të gjithë aplikantët gjë të cilët ata do ta vërtetojnë edhe vetë se porcesi do jetë tërësisht transparent dhe me mundësi zero për abuzim”, tha Mema.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/549953965466127/?t=0

Nis të hënën, testimi për policët e rinj, Memaj shpjegon ç’duhet të dinë aplikantët/Video Read More »

Këmisha 23 mijë Dollarë? Rama: Kjo shpifje shkon në gjyq

Një postim në rrjetet sociale i ish-Kryeministrit Sali Berisha për këmishat e kreut të qeverisë, ka bërë që të reagojë Kryeministri Edi Rama. Ky i fundit e ka konsideruar shpifje deklaratën e Berishës, që sipas tij, ka blerë në New York këmisha 23 mijë Dollarë.

Sipas Ramës, paratë që do të përfitohen nga procesi gjyqësor do të shkojnë për të bërë përparëse për kopshtin.

“S’jam marrë kurrë me këtë qenef digjital, po në çdo vend demokratik (+ në ligjin shqiptar) çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi! Kjo shpifje do shkojë në gjyq. Hugo Bossi im quhet Arjan, qepja si në Nju Jork çmimi si në Tiranë. Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopshti“, thotë shefi i Ekzekutivit.

Mbrëmë, Berisha postoi në Facebook një mesazh të “qytetarit dixhital”, ku shkruante se Kryeministri Rama ka blerë në New York tek firma Hugo Boss këmisha për 23 mijë Dollarë.

Këmisha 23 mijë Dollarë? Rama: Kjo shpifje shkon në gjyq Read More »

Vlora dhe Korfuzi, aktivitete të përbashkëta për rritjen e turizmit

Bashkia e Vlorës dhe Bashkia e Korfuzit do të zhvillojnë aktivitete me qëllim rritjen e numrit të turistëve, dhe zhvillojnë potencialet turistike të dy qyteteve bregdetare.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, zhvilloi një takim në Bashkinë e Korfuzit në Greqi ku u prit nga homologu i tij Kostandinos Nikolouzos.

Fokus i këtij takimi ishte turizmi, potencialet e mëdha ekonomike që Vlora ofron në këtë sektor.

Kryebashkiaku i Vlorës bëri me dije se u gjet mirëkuptimi për të vijuar më tej bashkëpunimin mes dy bashkive, me aktivitete reciproke ku në qendër do të jetë promovimi i vlerave më të mira, për të arritur tek qëllimi, thithja e sa më shumë turistëve dhe rritjen e potencialeve turistike.

Dritan Leli e ftoi kryetarin e Bashkisë së Korfuzit për të vizituar Vlorën. Ndërsa homologu i tij, ftoi përfaqësues të Zyrës së Turizmit të Bashkisë se Vlorës në “Samitin e Turizmit”, që pritet të zhvillohet në Korfuz në muajt në vazhdim.

Vlora dhe Korfuzi, aktivitete të përbashkëta për rritjen e turizmit Read More »

Miqësia me trafikantin e drogës, Gjermania plas “bombën” për Taulant Ballën: Po e verifikojmë

Akuzat e ngritura javët e fundit ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sa i takon miqësisë me Edmond Begon dhe ngjarjet në komisariatin e Krujës, duket se kanë tërhequr vëmendjen e Bundestagut gjerman. Nga burime diplomatike mësohet se pesë deputetë të Bundestagut gjerman, pjesë e CDU-së, partisë së Kancelares Merkel, i janë drejtuar javën e shkuar me shkresë qeverisë federale.

Iniciativa e deputetëve gjerman lidhet me shfaqjen e Taulant Ballës në krah të kryeministrit Rama edhe në takimin me kancelaren Merkel, në fund të prillit të këtij viti.Sipas ligjeve gjermane 15 nëntori është afati që Ministri i Punëve të Jashtme t’ju përgjigjet letrës së dërguar nga deputetët ndërsa bërja publike e këtyre informacioneve është në dorën e këtyre të fundit.

Edmond Bego, njeriu që dikur ka qënë pjesë e ish-bandës së Lushnjës, tashmë rezulton të jetë një biznesmen i sukseshëm në fushën e ndërtimit dhe jo vetëm. Bego ka ngjitur me shpejtësi hapat drejt suksesit, duke pasur kapitale të konsoliduara në tregun e ndërtimit vendas.

Megjithëse një person me të kaluar kriminale dhe i dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge në kuadër të organizatës kriminale, drejtësia shqiptare nuk ka regjistruar një procedim penal për hetimin pasur kundër këtij shtetasi.

As prokuroria e Krimeve të Rënda, por as edhe prokuroria e policia e Tiranës, të cilat kanë qënë në dijeni të dënimit nga Italia të Mond Begos, nuk kanë marrë iniciativë për nisjen e një çështjeje për të verifikuar burimin e pasurisë dhe biznesit të këtij personi./korrieri

Miqësia me trafikantin e drogës, Gjermania plas “bombën” për Taulant Ballën: Po e verifikojmë Read More »

“Molla e sherrit”/ Truproja i Elvana Gjatës në kërkim për ekzekutimin, flasin për herë të parë familjarët

Këngëtarja Elvana Gjata u etiketua nga media si “molla e sherrit” duke u vënë në qendër të historisë së vrasjes dhe plagosjes në Bllok.

Komentues të shumtë kanë fyer rëndë këngëtaren madje disa kanë shkuar deri atje sa e kanë akuzuar se po jep një model të gabuar tek ndjekësit e saj.

2 ekspertët të ftuar në emisionin “Fol me psikologen”, kanë analizuar këtë sjellje agresive të shoqërisë e cila më së shumti i keqtrajton vajzat dhe njerëzit e dobët, madje sociologu Mërtiri e ka etiketuar si një sjellje perverse. Gjatë bisedës është sjellë në vëmendje figura e komandos Mevjol Bilo, babai i 2 fëmijëve ndodhet në arrati ndërsa mediat thonë se ai ka qenë personi i cili ka qëlluar më armë dhe ka vrarë Fabian Gaxhën.

Për herë të parë është sjellë një dëshmi mbi gjendjen e familjarëve të komandos. Psikologia Lula pas bisedave të bëra me familjarë të tij thotë se bashkëshortja dhe dy fëmijët janë në gjendje shoku, ndërkohë që nuk arrijnë të besojnë atë që ka ndodhur. Sipas familjes, Bilo ka qenë përherë një baba dhe një njeri i dashur dhe profili i vrasësit i dhënë në media për ta është i pabesueshëm. /ShkodraNews

“Molla e sherrit”/ Truproja i Elvana Gjatës në kërkim për ekzekutimin, flasin për herë të parë familjarët Read More »