Irina

Çfarë duhet të konsumoni për të forcuar sistemin imunitar?

Kur ka ndryshime të papritura në temperaturë, sistemi imunitar është më i dobët dhe keni mundësi që të sëmureni më lehtë.

Për të nxitur mbrojtjen natyrore të trupit është e rëndësishme të siguroni substancat që u nevojiten për të përballuar sulmin e viruseve dhe baktereve, të cilat janë përgjegjëse për të ftohtin, dhimbjet e fytit dhe sëmundje të tjera.

Vitaminat, mineralet dhe antioksidantët që ndodhen në disa ushqime mund tu ndihmojnë që të keni një sistem imunitar më të fortë dhe efikas. Këtu janë disa nga ushqimet që ju forcojnë sistemin imunitar dhe ju bëjnë të ndiheni mirë:

Salmoni ju ndihmon për të mbrojtur lëkurën, lakra ju ndihmon për të shmangur çrregullimet e zorrëve, kivi ju ndihmon për të luftuar të ftohtin dhe kungulli ju mbron për të qenë sa më larg gripit.

Çfarë duhet të konsumoni për të forcuar sistemin imunitar? Read More »

Tirana në “Vinix”: Zemra mikpritëse e Shqipërisë

Gjithnjë e më shumë Shqipëria dhe Tirana po zënë faqet e gazetave dhe të revistave më të njohura në fushën e turizimit. Një nga faqet më prestigjioze në botë, “Vinix”, i ka dedikuar një reportazh të gjerë transformimit total të kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

Në këtë artikull theksohet fakti që Shqipëria mirëpret turistët si një vend modern dhe mjaft efikas, duke filluar nga Tirana. “Vinix” shkruan se projekti i ri urbanistik për zgjerimin e bulevardit “Zogu 1”, ka filluar t’i japë Tiranës një pamje mikpritëse dhe të ngrohtë dhe se sot, me kryetarin ri dhe energjik Erion Veliaj, fasadat e ngjyrosura të vjetra dhe të reja, shpesh të kryera nga artistë të njohur, dominojnë rrugët e Tiranës dhe në veçanti në brigjet e lumit Lana që përfaqësojnë në mënyrë efektive frymën miqësore dhe të relaksuar të shqiptarëve.

Më poshtë të lexoni reportazhin e plotë:

Prej disa vitesh, gjatë verës rrjetet sociale të miqve dhe të njohurve ofrojnë fotografi me plazhe të bukura dhe det të kulluar, duke eksploruar destinacione pushimi të papritura: Sarandë, Gjipe dhe Vlorë, shkruan website italian “Vinix”.

Ato janë vendbanime në bregdetin shqiptar, një destinacion turistik që gjithnjë e më shumë vlerësohet për mungesën e mbipopullimit dhe për çmime shumë të volitshme, duke filluar nga ato të fluturimeve ajrore për të arritur – në një orë e gjysmë nga Roma – kryeqytetin, Tiranën.

Shqipëria ka pak më shumë se 20 vjet që ka dalë nga një periudhë e gjatë regjimi komunist (të diktatorit Enver Hoxha) dhe në krizë të plotë ekonomike dhe politike, përfaqësonte fytyrën më të varfër dhe më të dhimbshme të Europës – e njohur si një kontinent, por jo si një realitet gjeopolitik në të cilin ende nuk është pjesë – por duke vizituar qytetet bregdetare dhe kryeqytetin është e vështirë të gjesh gjurmë.

Sot Shqipëria mirëpret turistët si një vend modern dhe mjaft efikas. Duke filluar nga Tirana. Projekti i ri urbanistik për zgjerimin e bulevardit “Zogu 1”, ka filluar t’i japë Tiranës një pamje mikpritëse dhe të ngrohtë, në sajë të nxitjes së atëhershme të ish kryebashkiakut Edi Rama – sot Kryeministër – artist dhe intelektual, që pikturoi me ngjyra të ndritshme fasadat e ndërtesave.

Sot, me kryetarin ri dhe energjik Erion Veliaj, fasadat e ngjyrosura të vjetra dhe të reja – shpesh të kryera nga artistë të njohur – ende dominojnë rrugët e Tiranës dhe në veçanti në brigjet e lumit Lana që përfaqësojnë në mënyrë efektive frymën miqësore dhe të relaksuar të shqiptarëve.

Qendra e rregullt dhe vazhdimisht në zhvillim është e mbushur me sheshe ndërtimi – shpesh të projekteve arkitektonike të nënshkruara nga studiot e rëndësishme europiane, duke përfshirë italianët -, muze interesante dhe instalime të artit bashkëkohor, kafene të modës ( që nganjëherë do të thotë edhe në stilin e plotë nostalgjik-sovjetik) dhe dyqanet organike.

Mos humbisni as disa restorante të këndshme, të ndikuara në mënyrë të qartë – si në mjedis dhe në kuzhinë – nga stili nordik-redzepian (shumë kuzhinierë shqiptarë, sot në punë nëpër Europë, pjesërisht janë gati për t’u kthyer në shtëpi).

Edhe pse ndikimi italian është ndjerë në numrin e madh të picerive dhe restoranteve që mbushin qendrën dhe lagjen e modës, Bllokun – dikur selia e vendbanimet e udhëheqësve komunistë – është e vështirë të mos provosh byrekun , një gatim tradicional, i kripur në formën e picës dhe i mbushur me djathë ose perime), qofte (qofte pikante), fërgesë (përzierje e vajit të ullirit, miell misri dhe vezë) dhe tavë (zakonisht me bazë mishi dhe perime), është në fakt në vend një lloj “krenarie shqiptare”, që fokusohet në zbulimin dhe shfrytëzimin e trashëgimisë lokale gastronomike.

Të vetëdijshëm se gjërat ndryshojnë shpejt në qytet dhe ndoshta në disa muaj disa nga gjërat e shkruara mund të mos jenë më të vlefshme, po ju lë një numër këshillash mbi çfarë mos të humbisni, të shikoni dhe të shijoni në Tiranë.

Sheshi Skenderbej rruga “Ludovik Shllaku”
Sheshi i madh që shënon kufirin midis bulevardit “Dëshmorët e Kombit dhe bulevardit “Zogu 1”, të dominuar nga statuja e heroit shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe fasada e Muzeut Historik Kombëtar me mozaik të madh “patriotik”, është zemra e qytetit dhe simbolikisht e të gjithë Shqipërisë.

I transformuar plotësisht nga plani urbanistik i kërkuar nga Edi Rama, nga bllokimi kaotik i trafikut të makinave sot sheshi është bërë një hapësirë e madhe për këmbësorët, i shtruar me gurë natyror nga të gjitha trojet shqiptare. Përveç një kopshti me barishte, një karuseli dhe arredimeve urbane, mirëpret shpesh ngjarje dhe festime. Nga këtu, në të djathtë, nis rruga “Ludovik Shllaku”, rrugë për këmbësorë përgjatë të cilës ndodhet edhe Instituti Italian i Kulturës, i cili karakterizohet edhe nga pemë dhe kopshte me barishte aromatike.
Shtëpia e gjetheve, Shtëpia e gjetheve (Shtëpia dhe Gjetheve)

Jo shumë larg nga sheshi qendror i qytetit, një ndërtesë historike lindi si klinikë obstetrike strehon një muze që tregon destinacionin e fundit të ndërtesës, për shumë kohë një mister për banorët e Tiranës. Këtu ishte për shumë vite vendi qendror i Sigurimit, policisë sekrete shqiptare. Shtëpia e gjetheve, Muzeu i Shërbimeve Sekrete Shqiptare, tregon përmes një përshkrimi shqetësuese në dhoma të ndryshme të ndërtesës së spiunazhit, përgjimin, represionin dhe propagandën e regjimit, duke transmetuar një ndjenjë të madhe të kontrollit të vazhdueshëm. Për mos u humbur.

Një kafe në Bllok

Lagjia që dikur strehonte banesat private të bashkëpunëtorëve më të afërt të regjimit, përfshirë edhe vetë Hoxhën, dhe të quajtur “Blloku i parë” është sot zona më e modës e Tiranës. Rrugët e saj katrore janë plot dyqane veshjesh, restorante – madje edhe italiane dhe japoneze – dhe kafe të shijshme të vendosura lokalet e lagjes, ku vendasit duan të pijnë një ekspres, një birrë ose një lëng.

Piramida

Ndërtesa e madhe e piramidës përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” u hap për publikun në 1988 si një muzeum pompoz dedikuar diktatorit Hoxha. I zhveshur nga pllakat që e mbulonin ai u shndërrua në një qendër kulturore dhe sociale për të rinjtë – ajo duhet të strehojë Qendrën Kulturore Ndërkombëtare, por sot duket e braktisur – ngjitet në perëndim të diellit nga shumë të rinj që kërkojnë një pikë vëzhgimi. Përballë është Kambana e Paqes, e realizuar nga bashkimi i predhave të mbledhura nga fëmijët shqiptarë gjatë 1997.

Pazari i Ri

Jo shumë larg nga sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri në Tiranë – i ndërtuar në ’30, por vetëm kohët e fundit i rinovuar duke e kthyer atë në një hotel, të pastër mikpritës – është një ndalimin për mos u humbur në lidhje me shpirtin e qytetit dhe banorëve të saj.
Një strukturë prej xhami dhe metali, e projektuar nga një studio italiane mbulon tavolinat e tregut ku janë ekspozuar ushqime të ndryshme: fruta dhe perime, ullinj, speca,shumë lloje të bimëve, por edhe enë balte dhe sende të tjera të kuzhinës. Gjithçka përreth, në sheshin e dominuar nga një ndërtesë e zbukuruar me motive të qilimave tradicionale shqiptare, ka bare dhe restorante të tilla si Markata e Peshkut – ku mund të qëndroni për të pirë një pije të freskët në hapësirën e hapur përballë tregut ose të zgjidhni peshkun e freskët të ekspozuar në banak.
/TCH

Tirana në “Vinix”: Zemra mikpritëse e Shqipërisë Read More »

Fizikanti i njohur: Një racë e re super njerëzore mund të shkatërronte pjesën tjetër të njerëzimit

Profesori Stephen Hawking druhej se një racë e re e ‘super-humanëve’ mund të shkatërronte pjesën tjetër të njerëzimit, nëse inxhinieria gjenetike vazhdon të ecë pa u ndalur.

Shkencëtari ndërroi jetë në mars, por la një koleksion artikujsh të cilat i përshkruanin shqetësimet e tij për të ardhmen e racës njerëzore.

Në librin e tij të fundit , “In Brief Answers to the Big Questions”, Profesor Hawking thotë se ka frikë se njerëzit e pasur do të fillojnë të redaktojnë ADN-në e tyre dhe fëmijët e tyre për të krijuar ‘super-humanë’ të cilët do të jenë më inteligjentë se të tjerët dhe do të jetojnë më gjatë.

Ai shkroi:
Sapo të shfaqen super-njerëzorët, do të ketë probleme të rëndësishme politike me njerëzit të “pa-përmirësuar” të cilët nuk do të jenë në gjendje të konkurrojnë.”
Me shumë mundësi, ata( njerëzit e thjeshtë) do të vdesin ose do të bëhen të parëndësishme. Në vend të tyre, do të jetë një racë të qenieve vetë-projektuese që po përmirësohen në një nivel gjithnjë në rritje.

Ai parashikoi se edhe nëse ligjet për të frenuar inxhinierinë gjenetike frenohen, gjithmonë do të kishte njerëz të përgatitur për të thyer ndonjë rregull që do të nxiste rritjen e super humanëve.

Në një fragment të botuar në The Sunday Times, profesori tha:
Unë jam i sigurt se gjatë këtij shekulli njerëzit do të zbulojnë se si të modifikojnë inteligjencën dhe instinktet siç mund të jetë agresioni. Ligjet ndoshta do të kalojnë kundër inxhinierisë gjenetike me njerëzit. Por disa njerëz nuk do të jenë në gjendje t’i rezistojnë tundimit për të përmirësuar karakteristikat njerëzore, të tilla si kujtesa, rezistenca ndaj sëmundjeve dhe gjatësia e jetës.”
Megjithatë, autori i “A Brief History of Time”do të ketë kritikët e tij, duke përfshirë edhe mikun e tij të vjetër, Lord Rees, i cili beson se ka një ndryshim masiv midis parandalimit të sëmundjeve dhe përpjekjes për të ‘përmirësuar’ njerëzit.

Fizikanti i njohur: Një racë e re super njerëzore mund të shkatërronte pjesën tjetër të njerëzimit Read More »

Studimi: Gënjeshtarët janë më mjeshtra se sa e kishit menduar

Gënjeshtarët janë shumë herë më të vështirë për t’u dalluar se sa mund të mendoni, sugjeron një studim i fundit.

Njerëzit që gënjejnë kanë një tendencë për të fshehur ‘shenjat treguese’, të tilla si shmangia e kontaktit me sy dhe lëvizjet e vazhdueshme të duarve ose këmbëve.

Autori kryesor i studimit, Dr Martin Corley u shpreh:

Gjetjet sugjerojnë se ne kemi paragjykime të forta rreth sjelljeve që lidhen me gënjeshtrën, me anë të të cilave veprojmë pothuajse instinktivisht kur dëgjojmë të tjerët. Megjithatë, ne nuk prodhojmë domosdoshmërisht këto shenja kur ne jemi të gënjyer, ndoshta sepse përpiqemi t’i shtypim ato.”
Studiuesit përdorën një lojë interaktive për të vlerësuar llojet e fjalëve dhe gjesteve që bëjnë njerëzit kur gënjejnë. Ata gjithashtu analizuan se si një dëgjues mundohet të zbulojë nëse një deklaratë është e rreme ose jo.

Loja kompjuterike me dy lojtarë përfshinte 24 çifte të cilët ishin duke gjuajtur në mënyrë konkuruese për thesarin. Lojtarët kishin zgjedhjen mes të qenit të sinqertë se ku ishte fshehur thesari apo jo.

Njerëzit kryesisht besojnë se dikush është duke gënjyer nëse thonë ‘um’ ose ‘uh’, përsërisin fjalët ose korrigjojnë veten në gjysmë të fjalisë etj.

Megjithatë, studiuesit besojnë se gënjeshtarët mund të bëjnë një përpjekje të vetëdijshme për t’i shmangur këto shenja, duke bërë të kundërtën e asaj që pritej. Pra ju shohin drejtpërdrejtë në sy ose qëndrojnë të ngurtë në gjuhën e tyre të trupit.

Si rezultat, shumë nga lojtarët në studim u mashtruan në mendimin se kundërshtari i tyre ishte duke thënë të vërtetën. Shkencëtarët besojnë se kjo mund të shtyjë kërkime të mëtejshme për të zbuluar mënyrën se si njerëzit mashtrohen. /JOQ/

Studimi: Gënjeshtarët janë më mjeshtra se sa e kishit menduar Read More »

Ilir Meta ka mbetur vetëm me Gjinin e “Portokallisë” dhe me Gjinin e (pa)drejtësisë

Emblema e korrupsionit shtetëror shqiptar, Ilir Meta po përjton vetminë, për shkak të braktisjes së madhe, prej politikanëve, qeveritarëve, ish-vartësve, “ushtrisë” së servilëve, bashkëhajdutëve, eksponentëve të botës së krimit dhe gjithë kategorisë e tij.

Këtë vetmi, ai po e kompenson, me udhëtimet e trishta nëpër male, fshatra, shpella e qytete, duke u vetë-katandisur, në “murg”, i mbyllur brenda mureve të presidencës dhe një “endacak”, që kur e mbërthen superkriza psikologjike e hijes së  mëkateve, del e bredh rrugëve.

Nëse para 1 viti, i shkonte prapa një “lukuni” politikanësh, biznesmenësh, zyrtarësh të lartë, botuesish, pronarë mediash turma kantundarësh, “trimi” Çepanit hiqej, krekosej, kapardisej e ecte në krye të tyre, si “Koka e botës”.

Ndërsa tani, ka humbur kapadaillkëun, ka braktisur kostumet, ka ulur hundën, veshët e i është bërë koka sa një “lëpirëse”, dhe nuk po ndihet më, nuk po begeniset as nga kamerierët e lagjes, krejt i braktisur me qenin dhe macen e tij.

Qysh nga koha kur e degdisën dhe e ngujuan jo pa qëllim në Presidencë dhe menjëherë, pasi kuptoi se reformën në drejtësi, nuk e kanë në dorë Llalla, Zaganjori e Beçaj, por e drejton SHBA, presidenti “krim”, në çdo dalje publike, tregon se ka mbetur vetëm me dy persona, me të njëjtin emër.

Njeri është aktor komik, ndërsa tjetri gjyqtar. Njerin e mban, financon dhe e përdor si klloun, ndërsa me tjetrin, vazhdon pazare emërimesh në drejtësi dhe lirime kriminelësh e drejtorësh hajdutë, që i kanë mbushur thasët me miliona.

Likja i Çepanit, ish-njeriu që komandonte gjithçka, tani nuk po komandon dot as veten. Nuk e përfill askush, ka mbetur vetëm me Gjinin e “Protokallisë” dhe me Gjinin e (pa)drejtësisë, me njërin është komshi në Lalëz, ndërsa me tjetrin është ortak në korrupsion dhe mbrojtje të krimit në KLD e gjykata.

Por edhe nëse, siç thonë ata matanë oqeanit, Likja, do të çohet ca vite me “pushime” në Reç, përsëri do ketë lidhje me dy Gjinët, mbasi njeri do bëjë humor me prangosjen e tij, ndërsa me tjetrin, mund të takohen në gjykata e qeli, si “miq” me të njëjtin fat./Pamfleti

Ilir Meta ka mbetur vetëm me Gjinin e “Portokallisë” dhe me Gjinin e (pa)drejtësisë Read More »

Reagon Xhisela Maloku: Ja si qëndron e vërteta e makinës 8 mijë euro… një ditë…

Xhisela Maloku pas lajmeve për makinën e saj të shtrenjtë dhe komentet për veshjen dhe syzat, ka reaguar përmes një reagimi në Instagram. Ish-e dashura e djalit të deputetit, Rrahman Rraja,

25-vjecarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur u shfaq para kamerave me një makinë të viteve të fundit dhë aksesorë luksi. Nga verifikimet e bëra rezulton se makina Peugeot 208 që drejton Xhisiela kushton të paktën 8 000 euro në treg kurse syzet janë të markës Versace edhe pse ajo ka deklaruar se në familje i punon vetëm mami.

Së fundmi Xhisela ka reaguar ashpër mbi këto lajme, ku përmes një postimi në instastory, shkruan se makina nuk është e vetja, ndërsa syzet firmato ka vite që i ka.

“E para cila e drejtë jua e lejon të cënoni privatësinë time?! Me ç’të drejtë bëni publike një makinë që nuk është nën emrin tim as nuk është e imja. E dyta shoh që po bëni të gjithë dedektivin në jetën time ju lutem nqs doni ta bëni mund ta bëni, por të saktë dhe të merrni informacione të plota sa kohë ka që unë i kam ato syze Gucciiii, as syze nuk duhet të kem? Është krim ky?

Se janë komentuar më shumë se vëtë historia ime,ju lutem verifikojeni sa kohë ka telefoni im atletet e mija dhe çdo gjë e imja personale!!! Mos doni të kaloj dhe unë në vetting!! Po turp a s’ju vjen nga vetja që për axhendën tuaj politike merreni me gjëra kaq të parëndësishme kaq të turpshe dhe vet ju e dini sa turp është por ju skeni… Llogaritë e mija do jenë në prokurori apo gjykatë tani e mbrapa për çdo gjë timen që shkel baltos apo shpif mbi mua e shumë akuza që nqs organet përkatëse nuk ju gjykojnë për ktë shpresoj një ditë zoti t’ju gjykojë”, shkruan Xhisiela ndër të tjera në postim.

Reagon Xhisela Maloku: Ja si qëndron e vërteta e makinës 8 mijë euro… një ditë… Read More »

Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani i japin fund beqarisë, ja kush e organizoi…

Djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe vajza e prezantuesit të lajmeve, Arben Mevlani i kanë dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar lidhjen e tyre me fejesë. Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani kanë preferuar një ceremonia familjare me pak persona të fetuar.

Ndonëse festa e vërtet për çiftin ka qenë përpara dy vitesh në Komo të Italisë, kur Shkëlzeni i propozoi martesë Arminës, sot dy të dashuruarit kanë mbledhur familjet dhe miqtë e tyre më të ngushtë për të celebruar një ditë të rëndësishme në jetën e tyre.

Në festën e organizuar nga Alketa Vejsiu, janë të ftuar më pak se 30 persona dhe çifti nuk ka preferuar të ketë në të personazhe të jetës publike, megjithëse të dy kanë një rreth të gjerë shoqëror, në fejesë kanë ftuar vetëm tre prej miqve të ngushtë.

Vetë Armina ka publikuar në Instagram foton e fustanit që do të veshë me mbishkrimin ‘special day’. Historia e tyre e dashurisë është bërë publike në 2014.

Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani i japin fund beqarisë, ja kush e organizoi… Read More »

Zbardhen të panjohurat e ngjarës në Bllok, gruaja dhe dy fëmijët e komandos…

Ngjarja e rëndë e ndodhur në lokalin “Monopol” në Bllok vazhdon të ketë shumë enigma, pasi ende nuk është krijuar një panoramë e qartë e asaj që ka ndodhur vërtetë.

Emisioni “Fol me psikologen” ka trajtuar ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë. Vrasja në bllok është parë nga një tjetër këndvështrim nga psikologia Ervisa Lula dhe i ftuari sociologu i njohur Ergys Mërtiri.

Këngëtarja Elvana Gjata u etiketua nga media si “molla e sherrit” duke u vënë në qendër të kësaj historie. Komentues të shumtë kanë fyer rëndë këngëtaren madje disa kanë shkuar deri atje sa e kanë akuzuar se po jep një model të gabuar tek ndjekësit e saj.

2 ekspertët kanë analizuar këtë sjellje agresive të shoqërisë e cila më së shumti i keqtrajton vajzat dhe njerëzit e dobët, madje sociologu Mërtiri e ka etiketuar si një sjellje perverse. Gjatë bisedës është sjellë në vëmendje figura e komandos Mevjol Bilo, babai i 2 fëmijëve ndodhet në arrati ndërsa mediat thonë se ai ka qenë personi i cili ka qëlluar më armë dhe ka vrarë Fabian Gaxhën.

Për herë të parë është sjellë një dëshmi mbi gjendjen e familjarëve të komandos. Psikologia Lula pas bisedave të bëra me familjarë të tij thotë se bashkëshortja dhe dy fëmijët janë në gjendje shoku, ndërkohë që nuk arrijnë të besojnë atë që ka ndodhur. Sipas familjes, Bilo ka qenë përherë një baba dhe një njeri i dashur dhe profili i vrasësit i dhënë në media për ta është i pabesueshëm.

Zbardhen të panjohurat e ngjarës në Bllok, gruaja dhe dy fëmijët e komandos… Read More »