Irina

Prokuroria për Krimet e Rënda merr vendimin e papritur për ish-ministrin Tahiri…

Prokuroria për Krimet e Rënda ka marrë sot vendimin për zgjatjen e hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Hetimet janë zgjatur sërish me një afat 3 muaj.

Vendimi eshte marre sot nga 4 prokurore, te cilet kane kerkuar zgjatjen e hetimit per ish-ministri Saimir Tahiri.

Dy prej prokurorëve, që udhëhiqnin hetimet janë larguar dhe gati po mbushet viti që kur Tahiri është vendosur nën hetim.

Nderkohe, vetëm një muaj më parë, Prokuroria ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të afateve të hetimit për Jaeld Çelën, ish-drejtues i Policisë në Vlorë, i cili gjithashtu është pjesë e dosjes.

Prokuroria për Krimet e Rënda merr vendimin e papritur për ish-ministrin Tahiri… Read More »

Rama dorëzon ‘kokat’ e bandave? Ultimatum drejtorëve të policisë: Godisni të fortët, ata që përgjakën ish-bllokun

Kryeministri Edi Rama ka bërë një ultimatum para drejtuesve të Policisë së Shtetit, teksa ju ka kërkuar atyre të godasin të fortët e Bllokut.

Në një takim me drejtuesit e policisë, Rama ka thënë se vendi ynë është me një indeks më të ulët kriminaliteti, si dhe me një indeks pozitiv në sigurinë e qytetarëve. Kryeministri ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, që të mos shpërqëndrohen nga shpifjet, por të vazhdojnë punën dhe të godasin “të fortët”.

“40 vrasje sivjet për priudhën janar-shtator, 43 vjet. 54 parvjet. 84 në janar-shtator 2013-ës. Më keq akoma në 2012, 92 vrasje. Pra më shumë sesa dyfishi në krahasim me sot. Por sot ka nisur një kujë e zezë, kanal më kanal, portal më portal, foltore më foltore, banak më banak, që rreket të ushqejë popullin se krimi po bën kërdinë, se po vritet si kurrë më parë, se policia nuk po lufton krimin, por është bërë njësh me të. Krahasimet janë nga burimet zyrtarë të statistikave në Europë. Bëhet fjalë nga burimet zyrtare që i referohet edhe KE.

Roma, Athina e plot qytete të tjera, e kanë më të lartë se Tirana indeksin e krimit. Tirana ka një indeks më të lartë sigurie se Roma apo Athina. Këto dy qendra janë shumë të afërta me ne dhe nuk ka shqiptarë që mund të dëshmojë se në Romë apo Athinë ka parë ndonjëherë ndojë gërdi zifti dhe helmi, ekran më ekran, për krimin.

Kam kërkuar sot, që të flas me ju dhe përmes ju me të gjithë punonjësit e Policisë së shtetit. Po kalojmë një moment kur mbi publikun, e për fat të keq edhe mbi Policinë e Shteti është marrë një fushatë shpifjesh të rrezikshme. Bota i njeh si Fake News që përhapen. Lajmi i rremë, shpifja ka qenë me ne në faqet e gazetave dhe në mediat tradicionale.  Kam ardhur këtu, sepse dalldia e shpifjes nuk duhet të ndikojë në asnjë mënyrë në punë tuaj.

Fëlliqësitë e hedhura mbi uniformat e tyre, nuk duhet t’u shpërqendrojë nga misioni dhe qëllimi i këtij trupi. Që nga të fortët e llojit, që sollën përgjakjen e bllokut në Tiranë, e deri tek ata kundra-vajtësit që shkelin rregullat. Çdo gjë baltoset këtu. Britania  e Madhe, Suedia apo Franca, Bullgaria kanë një indeks kriminaliteti më të lartë se Shqipëria. Shikoni indeksin e sigurisë. E kemi në mesatar indeksin e sigurisë. Pa dashur t’ju marr shumë kohë me statistika, shikoni disa krahasime interesante. Këto janë bërë jo nga unë dhe nga policia, por nga institucionet europiane”, ka thënë Rama.

Rama dorëzon ‘kokat’ e bandave? Ultimatum drejtorëve të policisë: Godisni të fortët, ata që përgjakën ish-bllokun Read More »

Sali Berisha feston 74-vjetorin dhe bën një falënderim special: Udhëtimi më mahnitës që…

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha, një nga politikanët më jetëgjatë të pas rrëzimit të sistemit totalitar, ka festuar sot 74-vjetorin e lindjes.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka shprehur falënderim për familjen, Zotin dhe miqtë e tij për udhëtimin në jetë.

“Sot dita e te gjitha diteve te mia, 74 vjetori i lindjes! Falenderim te perzemert dhe mirenjohje te pakufishme Zotit, familjareve te mi dhe ju miq te dashur per udhetimin mahnites qe me keni dhuruar! Sb”, thuhet në postimin e Sali Berisha.

Sali Berisha feston 74-vjetorin dhe bën një falënderim special: Udhëtimi më mahnitës që… Read More »

Basha sulmon prokuroren e Krimeve të Rënda: Ja pse duhet të ishte sot në hetim…

Lideri i opozitës ka replikuar në distancë me kreun e qeverisë lidhur me ultimatumin e dhënë prej këtij të fundit për luftën ndaj “të fortëve”. Lulzim Basha i kujtoi Ramës se u ka dalë në mbrojtje zyrtarëve të lartë duke i kujtuar rastet.

Basha mes emrave që duhet të ishin në hetim për pengim të hetimeve të audio-përgjimit përmendi dhe Donika Prelën, kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun. Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj!”, shkruan Basha në Tëitter.

Basha sulmon prokuroren e Krimeve të Rënda: Ja pse duhet të ishte sot në hetim… Read More »

Risi në laguna, turistët tërhiqen nga bota e pasur e shpendëve

Turizmi i vëzhgimit të shpendëve ujorë, që në instiktin e tyre kanë të qëndruarit në grup, po kthehet në trend edhe në Shqipëri. Popullimi i lagunës së Karavastasë dhe të Nartës me flamingo, që së fundmi janë shfaqur edhe në Kune-Vain ka shtuar numrin e vizitorëve në këto atraksione turistike. Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi është shprehur se, “kundrimi i zogjve, gjatë fundjavës nga turistët e shoqëruar nga guidat në lagunën e Karavastasë, ofron pamje spektakolare si këto që janë fiksuar në foto”.

Ai shton se, “falë moratoriumeve të gjuetisë dhe pyjeve, zona të tëra janë rikthyer në habitate të qeta shpendësh, duke pasuruar faunën e duke dhënë mundësi për zhvillimin e një turizmi të panjohur më parë në vendin tonë”. Laguna e Karavastasë është laguna më e madhe në Shqipëri dhe më e bukura në detin Adriatik. Laguna ndahet prej detit nga pylli me pisha i Divjakës.

Laguna është e përbërë prej një lagune të brendshme dhe një lagune të jashtme më e vogël. Tre kanale e lidhin lagunën me detin Adriatik. Laguna është deklaruar Park Kombëtar dhe është e vetmja venddodhje zyrtare e mbrojtur nga Konventa e Ramsarit. Laguna e Karavastasë është vendi më perëndimor në Europë ku Pelikani Kaçurrel (Pelikanus Crispus) bën fole, gjithashtu rreth 5% e popullsisë së shpendëve në të gjithë botën jeton në Karavasta dhe shpesh ju mund t’i shihni ata duke fluturuar, madje edhe mbi qytetin e Divjakës.

Risi në laguna, turistët tërhiqen nga bota e pasur e shpendëve Read More »

Policia gjermane në hall me shqiptarët, ja rruga e re që ndjekin për të shkuar në Britani e Kanada

Pas Francës, tashmë shumë emigrantë po shfrytëzojnë Gjermaninë për të emigruar në mënyrë ilegale në Britaninë e Madhe apo Kanada. Është pikërisht Cuxhaveni në Gjermani që përdoret për t’u fshehur në kamionë.

Gjashtë herë në javë, një trajekt mallrash udhëton nga Cuxhaveni për në Immingham të Anglisë. Ajo që ndokush vështirë se e di: Pothuajse çdo herë ndonjë pasagjer ilegal përpiqet të futet në bord pa ndonjë dokument hyrjeje. Kryesisht bëhet fjalë për shqiptarët që në Gjermani kanë ardhur si turistë. Qëllimi i tyre është një jetë në Britani të Madhe, ku tashmë një pjesë e familjes së tyre janë stabilizuar.

“Gjithçka filloi në vitin 2015”, thotë Jörg Ristoë i Policisë Federale në Hanover. Që atëherë, Cuxhaven është bërë gjithnjë e më shumë një qendër për udhëtarët ilegalë. Gjithashtu janë prekur edhe portet e tjera të Gjermanisë Veriore, megjithëse në një masë shumë më të vogël.

Në vitin 2015, Policia Federale regjistroi 30 ndërhyrës në zonën e vlerësuar si të sigurt të portit në Cuxhaven. Një vit më vonë ishin 152, në vitin 2017 kanë qenë 295. Këtë vit, Policia Federale numëroi 222 persona deri në fund të muajit gusht. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka pasur 185 persona që kanë dashur të largohen. “Ata po kërkojnë çdo mundësi për të hyrë në bord, të pahetuar”, thotë Ristoë. Njëra nga to është edhe fshehja në ndonjë kamion që futet në trajekt.

Po që se hetohen, këta persona përsëri pas disa ditëve përpiqen ta provojnë fatin e tyre. Pasi, ata nuk mund të akuzohen me pasoja juridike penale, vetëm pse duan të largohen nga vendi, thekson Ristoë. “Ju mund t’u jepni vërejtje, por kjo nuk e tremb askënd”, thotë një përfaqësues i Policisë për Mbrojtje të Ujërave të Hamburgut, njofton Albinfo.ch. Me kërkesën e operatorëve të objektit të portit, është e mundur ndjekja penale për shkelje të rendit ose dëmtim të pronës.

Në Hamburg, që nga viti 2015, autoritetet e sigurisë kishin regjistruar gjithashtu një numër në rritje të këtyre udhëtarëve. Gjithsej janë kapur 66 persona, kryesisht shqiptarë. Ata synonin anijet për në Kanada. Pjesërisht, ata do të kenë ndërmarrë një rrezik të konsiderueshëm për vetveten e tyre. “Bile, në disa raste edhe duke kaluar sipërfaqen e ujit me dyshek me ajër”, thotë zëdhënësi i policisë Ulf Ëundrack. Por, që nga maji i vitit 2017, asnjë rast i ri nuk është regjistruar. “Ky fenomen tek ne ka marrë fund përsëri dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë”, thotë përfaqësuesi i Policisë për Mbrojtje të Ujërave të Hamburgut. Policia ka njohuri për tre raste në vitin 2015, që kanë arritur të depërtojnë në Kanada.

Në Bremerhaven, autoritetet gjithashtu janë të njohur me problemin, por këtu janë kapur vetëm një numër i vogël personash. Përsëri, destinacioni kryesor është Kanadaja. Porti i thellë në Ëilhelmshaven është më pak i njohur me udhëtarët e paligjshëm. Meqë linjat e tij kryesisht janë për, dhe nga Azia, porti nuk është interesant, thotë një zëdhënës i zyrës kryesore të doganës Oldenburg.

Operatorët e portit në Cuxhaven tashmë kanë rritur masat e tyre të sigurisë: Janë rregulluar gardhe të përforcuara, forca gjithnjë e më të shtuara të sigurisë dhe janë instaluar video kamera. Përveç kësaj, një grup pune është krijuar së bashku me përfaqësuesit e Policisë Federale, Tokësore dhe të Mbrojtjes së Ujërave. Në këtë mënyrë pra, janë parandaluar shumë kalime të paligjshme kufitare.

Megjithatë, nëse udhëtarët e paligjshëm arrijnë të hipin në një anije, udhëtimi i tyre zakonisht përfundon më së voni në Portin e Imminghamit. Vitin e kaluar, nga policia kufitare u kapën shtatë persona. “Për shkak se nuk kishin status legal të qëndrimit për Gjermani, ata janë kthyer në Shqipëri”, thotë Ristoë.

Policia gjermane në hall me shqiptarët, ja rruga e re që ndjekin për të shkuar në Britani e Kanada Read More »

Këto janë dy qytetet me ajrin më të ndotur në Shqipëri

Tirana, Korça dhe Elbasani mbeten qytetet me ndotjen më të madhe të ajrit.
Por ndryshe nga dy qytetet e tjera, Korça paraqet ndotje të ajrit vetëm gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit, kur banorët përdorin dru për ngohje. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, ka një tejkalim të normës vjetore të Bashkimit Europian në dy stacionet e vendosura në kryeqytet për matjen e ndotjes.

Tek zona pranë Bashkisë, niveli i grimcave të pluhurit ka një tejkalim të normës me 56%, ndërsa ajo e vendosur pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit me 30%. Për specialitët e mjedisit, burimi kryesor i ndotjes mbetet emetimi i gazrave nga automjetet.
“Ndotja e ajrit kalon normat e Bashkimit Europian.

Ndotja e ajrit vjen kryesisht nga transporti dhe është në masën 50 % ose diçka më shumë. Zgjidhja themelore ka të bëjë me numrin e makinave, në Tiranë numri i makinave për km2 është më i madh se Amsterdami apo Berlini. Në Tiranë është 3 mijë ose më tepër për km/katror. Dendësia e popullsisë është në korelacion të drejtë me ndotjen, sa më e madhe popullsia aq më e madhe ndotja”, thotë specialisti Lavdosh Feruni.

Në vendin tonë janë në qarkullim 557 mijë automjete, nga këto vetëm në qarkun e Tiranës janë 205 mijë, ndërsa në Elbasan 36950 automjete. Por cila është zgjidhja për uljen e nivelit të ndotjes?

“Këtu ka disa elementë që mund të përmirësohet situata në aspektin e cilësisë së karburantit, makinave të vjetrave, por këto nuk janë themelore, janë margjinale. Se sa më i madh numri i makinave, edhe ndotja është më e madhe për arsye sepse zvogëlohet shpejtësia e qarkullimit. Reduktimi kryeosr i ndotjes vjen nga politikat për qytetet pa makina dhe ne duhet të inkurajojmë këtë gjë, në Shqipëri po bëhet diçka”.
Mbi 7 milionë njerëz në vit humbin jetën nga ndotja e ajrit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkarkimit të automjeteve të lehta dhe metodat tradicionale të gatimit, janë dy nga shkaktarët kryesorë të ndotjes në më shumë se 4300 qytete në 108 shtete.
/tvklan

Këto janë dy qytetet me ajrin më të ndotur në Shqipëri Read More »

Disa mënyra të thjeshta si të mbroheni nga gripi sezonal

Me ndryshimin e stinëve dhe sidomos në rastet kur temperaturat ndryshojnë në mënyrë të menjëhershme fillojnë të shfaqen edhe rastet e para me gripin sezonal nëpër dyert e spitaleve.

Gripi sezonal përhapet nga një person i sëmurë tek tjetri përmes kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Simptomat fillojnë papritur dhe mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё.

Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët. Zakonist, personat që janë më të rrezikuar për t’u infektuar me virusin e gripit sezonal janë:

-Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç, sidomos deri në 2 vjeç

-Personat 65 vjeç e sipër

-Gratë shtatzëna

-Personat me sëmundje kronike

Simptomat mё tё zakonshme të gripit sezonal janё: temperaturё, ethe, kollё, lodhje, dhimbje fyti, koke dhe muskulore, diarre, rrjedhje të hundëve.

Mënyra më e mirë për të luftuar gripin është vaksinimi, masat e përditshme parandaluese dhe trajtimi me barna antivirale nëse mjeku i rekomandon, ose mjekësia alternative si çajra dhe lëngje.

Barnat kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, por mjekues. Ato përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe duhen të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.

Nëse jeni të sëmurë me grip mjekët këshillohet që të:

-Qëndroni në shtëpi

-Shmangni vendet e populluara publike

-Pushoni dhe përdorni sa më shumë lëngje

-Mbuloni gojën dhe hundën me fasoletë kur kolliteni apo teshtini

-Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime

-Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për gjendjen tuaj

-Evitoni kontaktet me njerëzit e sëmurë

Disa mënyra të thjeshta si të mbroheni nga gripi sezonal Read More »