Irina

Ju mësojmë metodën e thjeshtë! Zbulo se kush të telefonon me privat

Të gjithë bezdisemi nëse na telefonojnë pa numër.
Dikush, i cili nuk ka as emër dhe as figurë, por që i bie telefonit tuaj dhe ju jeni në dilemë ta hapni apo të mos e hapni. Jeni i/e interesuar për t’i dhënë fund kësaj situate?

Nëse po, atëherë kjo është mundësia juaj. Por si mund ta zbulojmë numrin e telefonit që na bezdis, në qoftë se ai del numër privat në ekranin tuaj.

Ndiqni hapat e mëposhtëm që shpjegohen në këtë video.

Ju mësojmë metodën e thjeshtë! Zbulo se kush të telefonon me privat Read More »

”Shpifja dënohet me burg”, ironizon Rama: ‘Gjysmëgjelat’ nuk meritojnë as 1 supë burgu, vetëm gjobë!

Pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama u shpreh se do të ketë një paketë antishpifje. Por ky vendim i tij shkaktoi shumë reagime dhe ditën e sotme kryeminsitri ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

Ai shkruan se në vendet e BE-së kush shpif dënohet me 25 vite burg, ndërsa në paketën që ai ka propozuar shpifja do të dënohet me gjobë. Nga ana tjetër ai ka ironizuar edhe deputetët e opozitës duke i quajtur ”Gjysmëgjela” dhe se nuk meritojnë as 1 supë burgu.

“Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë,që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova ,s’meritojnë as 1 supë burgu!Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja👊” -shkruan Rama në twitter

”Shpifja dënohet me burg”, ironizon Rama: ‘Gjysmëgjelat’ nuk meritojnë as 1 supë burgu, vetëm gjobë! Read More »

Tito kishte origjinë shqiptare!?

Në librin e tij “Tito: The Story from Inside”, të Millovan Gjillasit, përmenden ca fakte interesante për prejardhjen e liderit komunist të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito.

Gjillas, që ishte një nga figurat kryesore të lëvizjes partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore, më vonë do të jetë një nga disidentët kryesor të ish-Jugosllavisë dhe Bllokut Lindor komunist.

“Mbiemri Broz vjen nga Ambroz, që si emër daton që nga shekulli XV. Por, nuk ka të dhëna se familja e Titos vjen nga brezi i parë i Brozëve. Sipas të dhënave të familjes së Titos, Brozët paraardhës të tyre kishin emigruar nga rajoni kufitar mes Bosnjës dhe Dalmancisë, për në Zagorje, ku u vendosën mbase në shekullin XVI. Para kësaj, sipas Titos, ata ishin shpërngulur nga fisi i Kuçit në Mal të Zi”, thuhet në faqen 39 të këtij libri, transmeton Telegrafi.

Nga vetë emërtimi, fisi Kuç kuptohet se ishte fis shqiptar. Ata deri vonë folën gjuhën shqipe dhe ushtronin fenë e tyre katolike, por ndërkohë u detyruan me forcë dhe dhunë të tmerrshme nga serbo-malazezët të ndryshojnë gjuhën e fenë.

Sipas Gjon Vuksanit, fisi i Kuçit përmendet që nga viti 1335. Ndërsa, nga ky fis dalin shumë fise malazeze. Për këtë Padër Marian Prelaj shkruante: “Hoti, Piperi, Kuçi e Vasoviqi janë nji gjakut shqyptar. Koça e Kuçit, Luhari, Vashoviqi, Meduni, Orova, Besjova, Berskuta, Opsanica, janë katunde të Kuçit. Ndër këto, Koça e Kuçit dhe Luhari janë besimtarë katolikë e flasin të gjithë shqyp, nësa në katunde, mosha 50 vjeçare e ditëve tona e dijnë gjuhën shqype, porse e majnë veten sllav. Ndër këto fshate nji pjesë ene e ruejnë emnat katolikë e shqyptar – Gjokë, Mixho, Pero, Frani, Antoni, Pjetër, Gjoka, Kuç, Ded Gjin Kola” (sic.).

Kuçi kishte dërguar përfaqësuesit e vet në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Ndërsa, shumë malazezë që identifikohen sot me këtë fis, nuk mohojnë prejardhjen e tyre shqiptare. Ndërkaq, emri Ambroz dhe Broz janë shumë të njohur në viset veriore të Shqipërisë, sidomos në Mirditë dhe në Shalë.

Se a ka pasë prejardhje shqiptare Tito, kjo ka pak rëndësi, përderisa ai e mbante veten jugosllav, e përderisa biografia e tij thotë se babën e kishte kroat e nënën sllovene. Dikush mund të mendojë ndryshe, por gjatë sundimit të tij shumë të zeza ju bënë shqiptarëve – gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore, e sidomos kur në pushtet ishte bashkëpunëtori i tij kryesor pas Eduard Kardelit, Aleksandar Rankoviq. Në kohën e sundimit të Titos vriten dhe persekutohen shqiptarët, e edhe shpërngulen masovikisht në Turqi. Prandaj, se a kanë familja mbretërore Karagjorgjeviq e Tito prejardhje shqiptare, kjo ka pak rëndësi, apo jo? /Telegrafi/

Fahri XHARRA

Tito kishte origjinë shqiptare!? Read More »

Emocionuese! Që 19 vite në Amerikë, i riu shqiptar ia realizon ëndrrën babait me një supermakinë

Vitet 90-të kanë qenë të vështira për çdo shqiptar, e sidomos për shqiptarët e Kosovës që gjendeshin mes luftës.

Shumë nga shqiptarët e Kosovës u detyruan të linin shtëpitë dhe atdheun e tyre për një jetë më të mirë, e sigurisht për të mbijetuar nga terrori serb mbi ta.

Nga familjet që kanë ikur në Amerikë në vitin 1999 është familja Ajdini, e cila tashmë ka plot 19 vite që jeton në SHBA.

Këtë e mësuam nga Bunjamin Ajdini, i cili ka ngarkuar një video në YouTube, ku tregon surprizën që i ka bërë të atit.

Bunjamini gjatë videos shprehet se babai i tij ka ëndërruar gjithnjë te ketë një makinë të re, por që kurrë nuk ka pasur mundësi ta blejë sepse është përpjekur që familjes të mos i mungojë asgjë.

Por, tashmë që është rritur, nga kursimet Bunjamimi ka mundur që t’ia realizojë ëndrrën babait të tij.

Videoja është shumë emocionale dhe prindërve të Bunjaminit nuk u besohet që djali i tyre ka mundur të blejë një mjet të tillë luksi.

E aq më tepër kur dy prindërit e të riut flasin shqip është një tjetër emocion.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni këtë surprizë më shumë se të këndshme./JOQ.al

Emocionuese! Që 19 vite në Amerikë, i riu shqiptar ia realizon ëndrrën babait me një supermakinë Read More »

E dhimbshme: Babai shet gjakun e tij vetëm që t’i sigurojë ushqim fëmijëve

Një histori e dhimbshme që duket sikur ka dalë nga filmat, por është rrëfimi i babait të 2 fëmijëve ai që përplas realitetin menjëherë në zemrën e kujtdo që do të dëgjonte këtë histori.

Fjala është për një familje që jeton në varfëri ekstreme në Tiranë, në zonën e Laprakës. Arbër Krantja dhe bashkëshortja e saj Tana çdo ditë duhet të përballen me fatkeqësinë që i ka gjetur, sëmundjen e dy fëmijëve të tyre.

Noeli 2 vjeçar është i sëmurë me anemi, ndërsa Antjoni 4 vjeç është gjithashtu i sëmurë. Familja nuk ka kurrfarë mundësie ekonomike.

Kryefamiljari shprehet për emisionin “Shqiptarët për shqiptarë” në News24, se i është dashur të shesë gjakun e tij që të mundet sadopak për të siguruar ushqime për fëmijët.

Një rrëfim me të vërtetë rrënqethës vjen nga goja e Arbër Krantjas.

“Kam shitur edhe gjakun e trupit se nuk kisha çfarë të bëja. Kur erdha në mëngjes i pashë fëmijët që s’kishin për të ngrënë as për të pirë, u detyrova të shisja gjakun e trupit se nuk kisha si t’i shikoja në atë gjendje.

Djali i madh më thoshte dua bukë, ai i vogli ia bëntë am am..se nuk flet dot. Përplasa derën se nuk durova dot më. Vajta shita gjakun e trupit tim për të sjellë ushqime prej dëshpërimit të madh kam tentuar dhe vetëvrasjen…”, thotë ai.

Për arsye ekonomike nuk kemi ngrohëse, ne nuk po lajmë dot qiranë, edhe korenti që mund të vijë jashtë mase shumë për t’u ngrohur. Nuk ju mungon vetëm ngrohja por dhe ushqimi bazë. As vitaminat e domosdoshme nuk ua blejnë dot fëmijëve.

Ua mbajnë shpirtin vetëm me oriz e kos. Mishit, vezës, mjaltit, frutave…. nuk ja ndjejnë shijen ndonjëherë.

I kam pasur në spital fëmijët. i vogli është me anemi dhe të madhin e kam më keq”, thotë nëna e dy fëmijëve, Tana Krantja.

Ndërkohë babai i dy fëmijëve thotë se del tek Ushtari i Panjohur cdo ditë për të gjetur ndonjë punë dhe ka shitur edhe gjakun e trupit për t’u siguruar ushqim fëmijëve dhe ka tentuar edhe vetëvrasjen për shkak të depresionit.

Pasi publiku u njoh me historinë e dhimbshme të familjes Krantja, Sidriti Bejleri ka marrë përsipër sigurimin e gjërave jetike për familjen shkruan Syri, raporton GazetaBlic.

Ai mori përsipër të paguajë edhe qiranë për familjen. Sakaq edhe Elvis Naçi u shpreh se me fondacionin do jemi pranë kësaj familjeje./njekomb

E dhimbshme: Babai shet gjakun e tij vetëm që t’i sigurojë ushqim fëmijëve Read More »

Flan spanjoll, ja si ta përgatisni

Një recetë e thjeshtë për të përgatitur një vakt të thjeshtë për fundjavë. Kjo recetë bëhet nga përbërës që nuk do të na hallakatin nëpër market por mund t’i jeni edhe në shtëpi. Është shumë e lehtë dhe nuk të merr shumë kohë për t’u përgatitur.

Tava 22/24 cm : ndezim furrën ne 180 * c
Me gotën e kosit ( 125 g ) i matim gjithë përbërësit

2 veze
1 gote kos
1 gote sheqer
2 gota miell
4 gota qumësht
50 g gjalpë i tretur i vaket
1 bustin vanilje
Përgatitja:

Në një tas përziejnë ne rrahëse vezësh me dorë: vezët me sheqerin, shtojmë kosin, qumështin, gjalpin, miellin, vaniljen. E hedhim brumin në tavë të lyer me pak gjalpë dhe e pjekim për 45 min. E konsumojmë pasi të jetë ftohur më parë në temperaturë ambienti e më pas në frigorifer.  Nëse ju pëlqen shija e kanellës, spërkateni sipër me pak kanellë pluhur të përzierë me pak sheqer kaf përpara se ta piqni.

Flan spanjoll, ja si ta përgatisni Read More »

Pas SHBA, mesazhi bombastik nga Gjermania: Së shpejti do të godasim ‘kokat’ e krimit në Shqipëri, bllokojmë të gjitha pasuritë e tyre

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka zhvilluar një takim me zv/presidentin e Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë, Peter Henzler, me të cilin ka diskutuar për luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Në fjalën e tij, Veliu u shpreh se ky bashkëpunim i frytshëm është vazhdimësi e bashkëpunimeve të sukseshme midis qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane dhe çmoi si shumë të rëndësishme mbështetjen nga ana e Policisë gjermane për Policinë shqiptare dhe për Task – Forcën në veçanti.

Nga ana e tij, Henzler u shpreh se tashmë është ngritur një bazë e shkëlqyer për ta çuar më tej bashkëpunimin mes dy policive duke ndërmarë iniciativa të përbashkëta në varësi të situatës së krimit në Shqipëri, në Gjermani dhe pse jo edhe më gjerë në Europë.

“Duhet të identifikohen qëllimet e përbashkëta edhe në kuadër të projektit “ORKA” që do të nisë së shpejti në Gjermani në bashkëpunim edhe me Task – Forcën “Forca e Ligjit”, që është një mundësi shumë e mirë për të luftuar krimin në Shqipëri duke luftuar dhe bllokuar së pari asetet monetare që burojnë nga krimi”, Peter Henzler.

Në fund të takimit u nënshkrua marrëveshja për dorëzimin e logjistikës në mjete kompiuterike, mjete lëvizëse motoçikleta dhe pajisje të tjera speciale për Task – Forcën “Forca e Ligjit”.

Pas SHBA, mesazhi bombastik nga Gjermania: Së shpejti do të godasim ‘kokat’ e krimit në Shqipëri, bllokojmë të gjitha pasuritë e tyre Read More »

Ky lajm është tronditës: Një organizatë e re gjobëvënëse është aktivizuar në Shqipëri

Burime nga 360grade.al, mësojnë se para disa ditësh ka filluar të aktivizohet një organizatë e re dhe sekrete, që është krijuar nga biznesi i madh shqiptar, ose më saktë nga disa përfaqsues të lartë të tij.
Shqetësimi kryesor i tyre lidhet me gjobëvënien, një dukuri kjo që është rikthyer shumë fuqishëm dhe po prek të gjitha bizneset.

Por jo vetëm kaq, “Gjobat” e sotme, që vendosen nga bandat e mëdha, kanë një ndryshim të madh, nuk bëhet më fjalë për shifra të rendit 100.000 euro apo 1.000.000 euro, por tanimë bëhet fjalë për kalim aksionesh nga bizneset e gjobitura, në favor të “biznesit legal” të bandave. Me saktë të tre prej tyre, që janë edhe më të mëdhatë në Shqipëri dhe të mirëstrukturuara.

Synimi i bandave, sipas modelit të Mafias, është që të hyjnë gjithmonë e më shumë në sferën e bizneseve legale, duke i grabitur ato, pjesë pjesë dhe me anë të forcës dhe kërcënimit të armëve.
Kjo ka sjellë një panik të thellë në rradhët e biznesit, sepse duhet ose të bëhen ortakë me bandat, ose duhet të rrezojnë jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre.

Sipas burimeve të 360grade.al, Sipërmarësit e mëdhenj, krejt mosbesues ndaj politikës dhe shtetit, janë duke aktivizuar edhe ata një Organizatë sekrete, e cila do të ketë edhe ajo, krahun e vet të armatosur…/korrieri

Ky lajm është tronditës: Një organizatë e re gjobëvënëse është aktivizuar në Shqipëri Read More »