Irina

Hyri në operacion e nuk doli më, sot vëllezërit e Blertës kanë bërë atë që nuk ua pret mendja

E mbani mend Blertën, vajzën e vogël e të talentuar që sot nuk jeton më, pasi jeta u tregua e padrejtë me të. Blerta Pepa, ndërroi jetë më 15 maj të vitit të kaluar pas një ndërhyrjeje në gju. Ajo hyri në operacion për një ndërhyrje të lehtë por nuk doli më.

Ngjarja bëri shumë bujë atë kohë, ndërsa u kritikua spitali privat ku u krye operacioni. Por sot vëllezërit e Blertës kanë gjetur një mënyrë për ta përjetësuar dhe kujtuar. Ata i kanë dedikuar një këngë që e kanë publikuar sot. Vëllai i saj Ermali dhe këngëtarja e njohur Aurela Gace kanë publikuar klipin dhe një mesazh drithërues.

“😢Eshte e pamundur te mos lotosh.
Blerta e vogel u kthye ne engjell vetem 15 vjeç, e vellezerit e saj bejne kete dedikim kaq te dhimbshem.
Blerta, u fut ne sallen e operacionit per nje nderhyrje te thjeshte ne gju , e fatkeqesisht nuk i ja doli dot te kthehej ne gjirin e familjes. Zoti ju dhente forcen ta perballoni Ermal🙏👼. Linkun e kenges e gjeni ne bio-n time”, shkruan Aurela Gace.

https://youtu.be/g0CpIHeYWSU

Hyri në operacion e nuk doli më, sot vëllezërit e Blertës kanë bërë atë që nuk ua pret mendja Read More »

Ja si shprehej Fishta për myslimanët shqiptarë

Në rast se ata nuk na duan në një shtet të vetëm, pasi thonë shqiptarët qenkan Musliman
Atherë…
Na Kristianët, do ti shkriejmë kryqet tona dhe do ti bajmë fishek, me mbrojt vllaznitë tanë musliman shqiptarë
– At Gjergj Fishta

Kjo foto është bërë më 31 dhjetor 1940. Është dita e varrimit të poetit tonë të madh Gjergj Fishta, kur procesioni në nderim të At Gjergji Fishtës po del nga kisha e fretërve dhe kalon aty ku sot është pedonalja. Poeti i madh u varros në kishën ku shërbeu.
Kjo foto është bërë më 31 dhjetor 1940. Është dita e varrimit të poetit tonë të madh Gjergj Fishta, kur procesioni në nderim të At Gjergji Fishtës po del nga kisha e fretërve dhe kalon aty ku sot është pedonalja. Poeti i madh u varros në kishën ku shërbeu.
Pikërisht në ditën e vdekjes së këtij poeti të madh të kombit që i përkiste besimit katolik kryemyftiu i Shkodrës u shpreh:”Nuk e di se si mbas kësaj dite të zezë, mbi Shkodër mund të lindë dielli përsëri”.

Poeti i madh shqiptar Fishta në çdo festë të besimit musliman lidhte një varg llampash me ngjyra që nga Kisha e fretërve e deri tek xhamia në piacë.

Kjo tregon se përjetësisht mes krerëve të besimeve fetare në Shqipëri gjithnjë ka ekzistuar një harmoni e mrekullueshme fetare.

Ja si shprehej Fishta për myslimanët shqiptarë Read More »

Misteri i Kishës së Laçit, çfarë u ndodhi 32 ushtarëve që shkuan për ta shkatërruar

Në vitin 1981, një grup ushtarësh nga toga e Drojës në Laç shkuan për të rrëzuar pjesën e mbetur të rrethimit, në Kishën e “Shën Ndoit”.
Për herë të parë, shembja kishte ndodhur në vitin 1967, kohë kur shteti komunist i asaj kohe i shpalli luftë besimit fetar.

Edhe pse një pjesë e godinës ishte shembur pjesërisht, besimtarët gjatë viteve shkonin ende, gjë që për regjimin ishte një shqetësim. Për këtë motiv, ushtarët morën urdhër të asgjësonin muret, në mënyrë që askujt të mos i shkonte në mend për të bërë pelegrinazh.

Pasi rrëzuan një pjesë të rrethimit, toga prej 32 vetash mbeti e paralizuar nga mesi e poshtë në mënyrë të pashpjegueshme. Disa ushtarë u dërguan nga pushteti popullor i kohës për kurim në Austri, për 6 muaj, ndërsa të tjerët në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Të gjithë mbetën me pasoja, duke u ngritur në këmbë vetëm pas një trajtimi intensiv të gjatë. Fenomeni mbeti i pashpjegueshëm dhe u vesh me mister.

Historia u përhap shpejt në Laç, duke u treguar si diçka mistike. Pushteti i asaj kohe tha se fajin për ngjarjen e pazakontë e kishte ushqimi, si pasojë e një helmimi, po ky fakt nuk u pranua kurrë shkencërisht. Historia është ende e veshur me mister, edhe sot e kësaj dite…

Misteri i Kishës së Laçit, çfarë u ndodhi 32 ushtarëve që shkuan për ta shkatërruar Read More »

Raca shqiptare më e bukura në botë

Shkruan: Fahri Xharra

“Kafkat e shqiptarëve e tregojnë racën më superiore të Europë, (Rudolf Virchow). “Prej elementeve të ndryshme të popullsisë, asnjë nuk tregon tipare më karakteristike se shqiptarët, një racë që shfaq kapacitetin kafkor më të madh në Europë. Kafkat e shqiptareve tregojnë racën më superiore të Europës.

Ndërkohë, aq i bindur ishte Virchow në lidhje me përgjigjet shkencore për racën shqiptare, saqë i drejtohet Kongresit të Berlinit që të ruante këtë racë të rrallë. Atë, nuk e dëgjuan. Natyrisht që Shqipëria u copëtua si mos më keq. Shkenca para politikës (interesave, pazareve) është thuajse gjithmonë e zhvleftësuar. Po kaq vlerë kishte edhe drejtësia e Fuqive të Mëdha. Do të ishte me shumë interes për publikun shqiptar të dinte kumtesën e mbajtur nga Virchow në lidhje me racën shqiptare dhe përpjekjet që ai ka bërë për vlerësimin tonë, nga Kongresi i Berlinit, si racë me tipare të veçanta. Por profesori i ditur, nuk ishte i vetmi që i shikonte shqiptarët si një racë tejet të lashtë”.

Shkenca para politikës (interesave, pazareve) është thuajse gjithmonë e zhvleftësuar. . (Albert Hitoaliaj )

Por sidoqoftë në Parlamentin e Anglisë diskutohej:“Joseph Cowen: Besoj se qëllimi i anijeve luftarake që do të mblidhen në Raguzë është që t’u kallin frikën turqve. Po sikur të mos i zërë frika Turqit? Çdo të bëhet atëherë? Forca detare e Anglisë, e Anglisë së lirë dhe konstitucionale, a do të përdoret për të djegur a për të shkatërruar kasollet e gjahtarëve, peshkatarëve ose barinjve shqiptarë të Ulqinit? Për këtë qëllim të poshtër do të përdoret fuqia e Britanisë? Për fitim të kujt do të bëhet kjo padrejtësi? Për fitim të malazezëve… Malazezët janë rrethuar prej një populli tjetër, i cili është aq trim sa ata, dhe historia e të cilit humbet në brymë të kohës. Shqiptarët janë më i vjetri komb i Lindjes. Ishin atje më parë se grekët e vjetër. Shqiptarët kanë legjenda, gjuhë e karakteristika të veçanta të tyre. Kanë ca cilësi që ndryshojnë fare nga ato të malazezëve, po janë aq trima sa ata dhe dashuria e tyre për liri, as u vu as mund të vihet në dyshim. Plani i fuqive të mëdha është të marrin një copë të Shqipërisë dhe t’ia japin Malit të Zi, pa i pyetur shqiptarët dhe pa u marrë atyre leje. ( Përmbledhur nga Kristo Frasheri 1961)

Jemi apo nuk jemi? Sa e vlerësojmë vetveten? Pse sot jemi aq të pa kurriz?

Në vitin 1915, pas ndarjes së padrejtë të trojeve shqiptare, Shqipëria kërcënohej sërish nga një copëtim i ri. Ishte viti i Traktatit të fshehtë të Londrës. Në këtë vit, Faik bej Konica, intelektuali i njohur shqiptar, ngre zërin për padrejtësitë e radhës që po bëheshin ndaj shqiptarëve. Në atë kohë ai ndodhej në Lozanë, Zvicër. Më 12 nëntor 1915, duke i dërguar një letër të hapur, zotit Hans Delbruck, (këshilltar i afërt i qeverisë, profesor i historisë moderne në Universitetin e Berlinit), Në këtë këtë letër të Konicës, është se ndër të tjerë ai i referohet edhe Virchow-t, për t’i treguar profesorit gjerman, Hans Delbruck, tiparet e kombit shqiptar. Ja seç shkruan ndër të tjera Faik bej Konica:

“…mund t’ju vë në dijeni për ekzistencën e një traktati bullgaro-grek për ndarjen e Shqipërisë, traktat i sugjeruar, miratuar, vulosur dhe garantuar nga Gjermania. Për këtë arsye, marr guximin t’ju drejtoj, i lutur nga bashkatdhetarët e mi një pyetje: “Si do të arrini ju të pajtoni deklaratën tuaj me planin brutal të copëtimit të Shqipërisë?”

….Ja një vend, ja një popull që hyn në kategorinë e “kombësive të vogla” dhe që do të meritonte, në mënyrë të veçantë, mirësinë dhe vlerësimin tuaj. A nuk ka thënë Mommseni juaj se kombi shqiptar është më i vjetri në Ballkan? A nuk a ka quajtur shpesh Virchow-i juaj “kombin me të vërtetë më superior” të Europës Lindore? A nuk e kanë përsëritur në çdo kohë, dijetarët tuaj, që shqiptari dallohet nga fqinjët e tij për nga gjuha dhe shpirti?”

Që profesor Virchow ishte një prej emrave më të shquar të shkencëtarëve të kohës, vihet re lehtë. Këtë ide e përforcon edhe më tepër Blowitz në artikullin e tij. Duket se ky emër i famshëm kishte bërë që artikulli i Blowitz, të botohej, në të njëjtën kohë me Times, edhe në cepin më të largët të botës, në Zelandën e Re (“Dr. Virchow on skulls”, New Zealand 22 November 1878) Ja se si e përshkruan Blowitz-i takimin në shtëpinë e profesorit Virchow:

“Në muzeun e tij në vitin 1878, gjatë kohës që po mbahej Kongresi i madh në Berlin, të nesërmen e luftës ruso-turke, (shënim, A. Hitoaliaj) kur po flitej për racat e ndryshme të Ballkanit, doktori dijetar (Profesori Virchow) u ngrit papritur: “Shikoni! – tha ai. Ja raca me të vërtetë superiore e këtyre vendeve. Shikojini këta!” Përpara na vuri tri kafka me një konformacion të barabartë. “Njëri nga kolegët e tu më ka dërguar të parën, pastaj shtiva në dorë dy të tjerat. Janë kafka shqiptarësh të vrarë nga turqit. Vështrojini me kujdes! A s’janë të bukura?! A s’janë madhështore?!”

Aq të njohura ishin bërë për kohën pohimet e Virchow-it, saqë kishte raste kur merreshin si treguese krahasuese të superioritetit. Qëllimet se përse bëheshin këto krahasime nuk janë më të rëndësishme sesa fakti që i referoheshin shkencës antropologjike si element i pakundërshtueshëm. Këtyre krahasimeve nuk iu shmang as poeti kombëtar më i madh rumun, Mihai Eminesku: “Raca e pastër shqiptare, e para nga perandoria e lashtë e Lindjes”

Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës,por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë e artiste të mëdhenj. Numrit të njerëzve të dëgjuar, që njihen si Shqiptarë, duhet t’i shtohet një numër tjetër shumë m’i i madh të panjohurish, që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk ua dimë emrat.

E kemi edhe profesorin Stillman (antropolog i njohur gjerman), i cili në kujtimet e tij për takimet me Z. Virchow në lidhje me studimet e racës shqiptare. Ai përmend një bisedë që ka bërë me profesor Virchow në lidhje me Pellazgët dhe nisur nga kjo i dërgon atij kafkat e shqiptarëve. Nuk duhet shumë mprehtësi për të kuptuar se raca pellazgjike për të cilën Stillman kishte biseduar dikur me profesorin ishin pikërisht shqiptarët. Në të kundërt përse do përmendte këtë gjë kur synonte të shtinte në dorë kafkën e shqiptarit? (A.H)

fahriu“Mbledhjen e kësaj lëndeje, lëndës së racës ne nuk duhet ta kërkojmë prej të huajt, por prej vetë Shqiptarëve… Për të zbuluar origjinën tonë dhe për të njohur vetveten duhet t’i kushtojmë kujdesin e duhur studimit të racës, që do të kishte për rendësi të barabartë,në mos më të madhe me studimin e gjuhës e të historisë ( Jakov Milaj1911-1997) Kontributin që kjo race i ka sjellë botës, në përpjesim më numrin e me kushtet në të cilat ka jetuar,nuk e vë prapa racave të tjera fqinje. Tregon, përkundrazi,se paja shpirtërore e sajë është e madhe dhe e shumanshme.”

Duke e pasur një vetvete me një pajë shpirtërore të madhe dhe të shumanshme, si mundemi të luftojmë që ta shëmtojmë vetveten. “Popujt që kanë patur të bëjnë me Ilirët gjatë shekujve kanë qenë kolonizatorë, pushtues ushtarakë ose imigrantë endacakë. Këta nuk kanë patur kontakt të barabartë me të gjithë turmën ilirike të përhapur në një trevë kaq të madhe. Por,ndërsa,ndrydhja e tyre ka qenë më forte për disa fise e vise,ka qenë shumë me dobët ose nuk është ndier aspak nder fise e vise të tjera. Disa nga këta popuj,nuk kanë lënë gjurmë veçse në qytetërim: kurse disa të tjerë kanë lënë shumë gjak ndër fiset e pushtuara. Vetëm ai grup i Ilirëve që më vonë u quajt me emrin Shqiptar, qëndroi m’i pastërti dhe, me gjithë se e ndjeu mjaft ndikesën e qytetërimit të huaj, mbeti gati krejt i paprekur për nga raca.” Kështu pra na e shpjegon Jakov Milaj racën shqiptare.

Raca shqiptare më e bukura në botë Read More »

Me kamion për në Angli, shqiptarët gjejnë një mënyrë tjetër për të kaluar kufirin

Prej vitesh shqiptarët kanë tentuar të ikin me kamion drejt Britanisë së Madhe, që tashmë për shumë të rinj është bërë si “ëndrra amerikane”.

Por ndërsa më parë zgjidhnin të iknin nga Franca, tashmë kanë gjetur një rrugë tjetër përmes Gjermanisë.

Kështu mediat e huaja kanë shkruar sot se shumë të rinj po përpiqen të shkojnë nga Cuxhaveni i Gjermnaisë, për në Britani të Madhe, si udhëtarë ilegalë pa bileta përmes kamioneve te mallrave.

Mediat shkruajnë se pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë që kalojnë edhe pse nëpër porte janë rritur masat e sigurisë.

Gjashtë herë në javë, një trajekt mallrash udhëton nga Cuxhaveni për në Immingham të Anglisë. Pothuajse çdo herë ndonjë pasagjer ilegal përpiqet të futet në bord pa ndonjë dokument hyrjeje. Kryesisht bëhet fjalë për shqiptarët që në Gjermani kanë ardhur si turistë. Qëllimi i tyre është një jetë në Britani të Madhe, ku tashmë një pjesë e familjes së tyre janë stabilizuar.

<Jörg Ristoë i Policisë Federale në Hanover ka treguar:
Gjithçka filloi në vitin 2015. Që atëherë, Cuxhaven është bërë gjithnjë e më shumë një qendër për udhëtarët ilegalë. Gjithashtu janë prekur edhe portet e tjera të Gjermanisë Veriore, megjithëse në një masë shumë më të vogël. Në vitin 2015, Policia Federale regjistroi 30 ndërhyrës në zonën e vlerësuar si të sigurt të portit në Cuxhaven. Këtë vit, Policia Federale numëroi 222 persona deri në fund të muajit gusht. Ata po kërkojnë çdo mundësi për të hyrë në bord. Njëra nga to është edhe fshehja në ndonjë kamion që futet në trajekt. Në rast se kapen ata tentojnë përsëri pas disa kohësh. Kjo pasi ata nuk mund të akuzohen me pasoja juridike penale, vetëm pse duan të largohen nga vendi. Mund t’ju bëhet vërejtje por ata nuk tremben.”
Shqiptarët ndërmarrin rreziqe të mëdha që u rrezikojnë edhe jetën. Sipas zëdhënësit të policisë Ulf Ëundrack ka pasur raste kur shqiptarët kanë tentuar të kalojnë kufirin ujor me dyshek të mbushur me ajër.

Operatorët e portit në Cuxhaven tashmë kanë rritur masat e tyre të sigurisë: Janë rregulluar gardhe të përforcuara, forca gjithnjë e më të shtuara të sigurisë dhe janë instaluar video kamera. Përveç kësaj, një grup pune është krijuar së bashku me përfaqësuesit e Policisë Federale, Tokësore dhe të Mbrojtjes së Ujërave. Në këtë mënyrë pra, janë parandaluar shumë kalime të paligjshme kufitare.

Megjithatë, nëse udhëtarët e paligjshëm arrijnë të hipin në një anije, udhëtimi i tyre zakonisht përfundon në Portin e Imminghamit.

Me kamion për në Angli, shqiptarët gjejnë një mënyrë tjetër për të kaluar kufirin Read More »

Avioni me probleme në motor, shtyhet sërish fluturimi nga Rinasi. Pasagjerët: Na thanë se…

Vonesat e nisjes së fluturimeve për shqiptarët janë kthyer tashmë në një shqetësim të zakonshëm.

Ditën e sotme pasagjerët e avionit të kompanisë ‘Blue Panorama’ njoftuan se udhëtimi i tyre për në Bergamo, Itali u shty dhe akoma nuk kanë asnjë njoftim se kur do të nisen.

“Prsh JOQ! Jemi ne Rinas tek aeroporti dhe ka 1 ore qe eshte shtyre fluturimi per ne Bergamo, Itali, sepse avioni i kompanise BLUE PANORAMA ka problem ne motor. Ne jemi ketu duke plasur nga vapa dhe nuk na lajmerojne qe te dime cfare ka. Tani na nxoren jashte dhe nuk e dime se kur do hyjme qe te nisemi e te ikim”.

Avioni me probleme në motor, shtyhet sërish fluturimi nga Rinasi. Pasagjerët: Na thanë se… Read More »

Shkarkohet Drejtori Hipotekës së Sarandës, i akuzuar edhe nga PD

Drejtori i Hipotekës në Sarandë, Gledis Duka është shkarkuar, pas vetëm 3 muaj e gjysmë në detyrë,.Kujtojmë që Duka shpesh herë është akuzuar nga PD se ishte lajmëruar në mënyrë të paligjshme si Zv/Regjistrues e më pas si Regjistrues në Hipotekën e Sarandës, pavarësisht se kishte vetëm 6 muaj eksperiencë në sektorin privat.  Shpeshherë ai është denoncuar në media për kaosin e krijuar në hipotekën e Sarandës 3 muajt e fundit.

“Partia Demokratike dega Sarande, denoncon me force komandimin si Regjistrues te ZVRPP Sarande, te shtetasit Gledi Duka. Komandimi i tij bie ndesh me ligjin per ZVRPP, ku percaktohet qarte qe Rregjistruesi duhe te kete pervoje pune jo me pak se 5 vjet ne administraten publike dhe te kete specializime ne fushen e vleresimit te pasurive te paluajtshme.

Ky shtetas, ka eksperience pune vetem 6 muaj ne sektorin privat dhe 3 muaj ne administraten shteterore”, shkruante PD në reagimin e saj disa muaj më parë.

Shkarkohet Drejtori Hipotekës së Sarandës, i akuzuar edhe nga PD Read More »

Fustani 4 mijë euro që veshi Armina Mevlani në fejesë, zbulohen kuptimet e tij të fshehura

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan në fejesë lidhjen e tyre me një ceremoni private të mbajtur në Pallatin e Brigadave, ku ishin të ftuar vetëm 30 të ftuar.

Menjëherë qarkulluan fotot nga fejesa dhe shpejt zbuluam dhe fustanin e Arminës.

Fustani me motive florale të Dolce&Gabbana kushtonte plot 4000 Euro dhe mesa duket paska patur një mesazh më të thellë nga sa menduam.

Sipas revistawho, lulet e fustanit quhen ‘bozhure’ dhe kanë kuptime të fshehura të cilat ndryshojnë në varësi të vendeve. Buzhuri njihet si një nga lulet më jetëgjata, pasi rron deri në 100 vite.

Në disa vende ajo ka kuptimin e bashkimit dhe vazhdimësisë, ndërsa në të tjera njihet si bima e mirëqenies dhe gëzimit. Gjithçka ka përjetuar Armina ditën e djeshme duket se ka qenë e pasqyruar në fustanin e zgjedhur prej saj.

 

Fustani 4 mijë euro që veshi Armina Mevlani në fejesë, zbulohen kuptimet e tij të fshehura Read More »