Irina

Sot Ergi ka ditëlindjen, fjalët e të atit dhe motrës do t’ju këpusin shpirtin: Pash njat Zot, çohu, Bir!

Largimi parakohe i Ergi Dinit ishte një lajm që i tronditi të gjithë, jo vetëm njerëzit e tij të afërm por edhe publikun që e njihte dhe kishte filluar ta identifikonte për zërin, performancën dhe këngët e tij të veçanta, shkruan ShkodraNews.

Sot, ditën që ai do të mbushte 24 vjeç, motra dhe babai i tij i kanë dedikuar disa fjalë që të prekin shpirtin.

I ati, Dashamiri, i ka kushtuar një poezi, që zor se i përmban lotët teksa e lexon:

Postimi i plotë:

ERGIT,NE 24-VJETORIN E LINDJES.

Zvarritem, mes dhëmbjes së ngrirë, në trajtat gri te mermerit,, i mbështjellë me mungesen Tande.

Kam marr me vete përkthyesin shurdh-memec
qe di gjuhen e heshtjes,Ergi,, për me ma përkthy heshtjen tande fjalë për fjalë, që me mujt me ja shu disi flakët mallit.

Kam marr edhe fotografin e verbër te errësirës, për foton tradicionale, të ketij përvjetori…

Ooooh! Po unë s’mund te shoh,k’shtu, mbulu me dimër, moj Pranvere!

Pash njat Zot,çohu,Bir! Çohu e mban me u ndi gjallë edhe një herë, mu te vdekunit ma të mallkum te tana koheve, që fati mizor, me detyron me jetu jeten Tande!

Pash njat Zot,Bir,çohu! Çohu, se kitarra jote pret varur ne gishtat e erës, për me këndu; “Shumë urime për Ty…”!

Unë lutem,e lutem, I kryqezum, ne tmerrin, e udhekryqit tem te namun, tuj u rrejt deri ne shpresë…

Por fati yt,i pamëshirshëm, m’i refuzon te gjitha lutjet, per me zanë,unë,vendin Tand.

…Jam i denum, me u end mes te gjalleve… …Çdo çast, lahem, me zjarrin e ferrit, tuj andrru, se nje ditë, kam me i gjet dyert e Parajses
ku më pret Ti…

E ndërsa motra e tij, këngëtarja Barbana Dini, i shkruan:

Cdo vit mezi prisja oren 00.00 te kesaj nate per te uruar ditelindjen!Sot eshte ditelindja jote e 24!Po behen 2 vite qe pres te “zgjohem”nga ky makth i tmerrshem.Ishe gjeja me e bukur qe me ndodhi ne kete jete por edhe dhimbja me e madhe…nuk u ngopem me ty!Ke qene je dhe do te mbetesh dashuria ime me e madhe,pika ime e dobet!Nuk do mundem kurre ta pranoj humbjen tende Ergi… /ShkodraNews.

Sot Ergi ka ditëlindjen, fjalët e të atit dhe motrës do t’ju këpusin shpirtin: Pash njat Zot, çohu, Bir! Read More »

Vjen një lajm i mirë nga BE-ja, për Shqipërinë

Miratohet deklarata e Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE,

Kreu i Grupit Parlamentar të PS dhe njëherësh bashkëdrejtues i delegacionit Shqipëri-BE në Parlamentin Evropian, Taulant Balla, ka bërë me dije se sot është miratuar Deklaratës Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asocijimi.

Në një postim në Facebook, Balla shkruan se në deklaratë thuhet: Rishprehim mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian në Qershor 2019

POSTIMI I PLOTË
Faleminderit Parlamentit Europian grupeve më të mëdha politike nga e djathta në të majtë, për miratimin e Deklaratës Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri, e cila fillon me këtë fjali:

Rishprehim mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian në Qershor 2019. Jam krenar që Shqipëria ka këtë mbështetje kaq të madhe në PE.
Shënim: Jam i keqardhur për teatrin e radhës së opozitës edhe këtu, ku duhet të jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë që Duam.

Mbledhja Shqipëri-BE/ Balla bën deklaratën e fortë: Nëse një nga ato që tha Pollo është e vërtetë, unë jam gati të…

Pas largimit të opozitës nga Mbledhja e Komisionit të Përbashkët Nderparlamentar Shqipëri-BE, ne Bruksel, ku kërkuan që Taulant Balla të hiqej nga roli i drejtuesit të komisionit, pasi është në akuzë për lidhje me krimin, ky i fundit gjatë fjalës së tij u shpreh se nëse një nga gjithë ato akuza që Genc Pollo i drejtoi në këtë mbledhje është e vërtetë, atëherë ai është i gatshëm që të përballet në gjykatën e Brukselit.

“Mesa duket ju të gjithë që jeni këtu e doni vendin tim më shumë sesa opozita jonë, për fat të keq dhe për këtë më vjen keq. Por unë deklaroj se nëse qoftë dhe një nga ato akuza që Pollo hodhi kundër meje, është e vërtete, atëherë jam gati të përballem me gjykatën e Brukselit. Unë kam informacionet e mia që përfaqësuesit e opozitës sot këtu, ishin të urdhëruar nga Lulzim Basha për të gjithë këtë debat, dhe për këtë më vjen keq”,. tha Balla.

Vjen një lajm i mirë nga BE-ja, për Shqipërinë Read More »

Ultimatumi i AKEP, reagojnë drejtues të mediave online

Autoriteti i Komunikimit Elektronik dhe Postar publikoi në faqen zyrtare një listë me 44 emra portalesh të paregjistruara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Në këtë komunikatë të shpërndarë për mediat AKEP në mënyrë ultimative u kërkon këtyre mediave online që të regjistrohen në QKR dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online ose në të kundërtën do të mbyllen.

“Disa prej tyre, janë të regjistruar por nuk e kanë të shfaqur në ëebsite të tyre kodin apo NIPT-in në faqen e tyre. Kështuqë AKEP do të monitorojë, cdo subjekt duhet të ketë një kod në faqe.” U shpreh kreu i AKEP.

Mes portaleve të gjetur në parregullsi janë edhe domene të marra në shtete të tjera me prapashtesën .net dhe .it që janë jashtë juridiksionit shqiptar. Por sipas AKEP për cdo rast të tillë do të konsultohet ngushtësisht me autoritetin e mediave audiovizive.
“Sigurisht autoriteti përkatës është AMA, besoj është edhe organi i cili do të referojë në vijim të gjithë përputhshmërinë ligjore të funksionimit të mediave online AKEP përgjigjet vetëm për pjesën e domain vetëm për pjesën e on line”

Por vetë AMA nuk ka asnjë kompetencë ligjore mbi mediat online për të cilat nuk ekziston një ligj rregullator si në rastin e mediave audiovizive.

Nisma e kryeministrit për mbylljen e portaleve të paregjistruara pjese të paketës antishpifje të paralajmëruar prej tij ka provokuar reagime brenda komunitetit të gazetarëve dhe atyre që drejtojnë dhe administrojnë media on line.

“Ka nevojë për formalizim nga pikëpamja e të drejtës së autorit, pra ka nevojë për një paketë të plotë, por sërish mendoj që kjo nuk zgjidhet me udhër, me një vendim nga qeveria ose regjistrohuni ose do mbylleni. Mediat online janë hapësira më e madhe e lirisë së shprehjes në Shqipëri dhe janë më pak të kontrolluarat nga qeveria dhe ndoshta qeveria ka një tendecë për të vendosur një lloj kontrolli në këtë aspekt dhe besoj nuk e ka shumë të mundur.” -U shpreh Robert Rakipllari nga ‘Panorama online”

https://youtu.be/UE71A3CR_QA

“Nëse i shohim pa asnjë paragjykim është mirë që të gjithë mediat online të jenë të regjistruara. Të jenë të regjistruara në tatime sepse moralisht janë media që predikojnë rregullim të shoqërisë dhe nuk mund të jenë të parregulluara për vete. E dyta edhe për konkurencën mes tyre është mirë të jenë të regjistruara etj etj. Në pamje të dytë më ngjan se është një nismë edhe për të tërhequr vëmendjen dhe për të krijuar një kaos dhe një zhurmë pa shkak. Pyetja themelore që shtrohet është pse kryeministri u kujtua kur nisë të humbasë betejën e propagandës përsa i përket skandaleve që i plasën për lidhjet e tij me krimin” u shpreh Andi Bushati nga Lapsi.al

Por për gazetarët e rrjetit investigativ BIRN ultimatumi i kryeministrit për t’u regjistruar në QKR shihet si një atentat ndaj fjalës së lirë.

“Ky është një akt i paprecedentë censure në Republikën e Shqipërisë dhe një hap pas në demokraci për më tepër është një dhunim i sundimit të ligjit nga ana e kryeministrit dhe AKEP. Është e turpshme që fushata antishpifje nis me shpifje, dmth AKEP merr përsipër të deklarojë që reporter.al është pa i regjistruar në Shqipëri dhe duhet të regjistrohet kur në fakt ai është publikim i rrjetit Ballkanik për gazetari investigative.” – u shpreh Gjergj Erebara nga reporter.al

Ndërkohë në një njoftim të dytë AKEP deklaron se ka konstatuar se një pjesë e subjekteve kishin NIPT por nuk e kishin publikuar në faqen e tyre të internetit dhe nuk e kishin përditësuar në AKEP sipas rregullores së domaineve dhe për këtë arsye kanë përditësuar të dhënat për NIPT dhe disa zotërues të tjerë domainesh po vazhdojnë me përditësimin e informacionit./korrieri

Ultimatumi i AKEP, reagojnë drejtues të mediave online Read More »

Si t’i kuptoni/ Gjeli sheh engjëjt dhe gomari djallin, dhe kjo ka një shpjegim të habitshëm

Keni dëgjuar nga gjyshet tuaja t’ju thonë se kur këndojnë gjelat natën, shohin engjëjt, ndërsa kur gomerët shohin djallin natën?!

Kjo në fakt e ka një shpjegim interesant që ndoshta nuk e keni dëgjuar më parë.

Aftësia e sistemit të shikimit të njeriut është e limituar. Gjithsesi krijesa të ndryshme kanë nivele të ndryshme në dallimin e dritës dhe rrezeve.

Kështu njeriu nuk mund të shikojë mbi nivelin e rrezeve Infra të kuqe dhe as nën nivelin e rrezeve Ultra Violet. Mirëpo tek gjelat dhe gomarët limiti ndryshon.

Rrezet Infra të kuqe= 527 watt. Syri i njeriut maksimumi që arrin të shohë është deri në 445 watt që është edhe temperature e dritës normale. Ndërsa rrezet Ultra Violet janë nën nivelin e shikueshmërisë njerëzore. Ato janë vetëm 32 watt, shkruan ShkodraNews.

Por si ka mundësi që gomerët shohin djajtë dhe gjelat të shohin engjëjt?

Gomarët kanë mundësi të shohin përtej rrezeve infra të kuqe. Ndërsa djalli i cili është prej Xhindeve është i krijuar nga zjarri. Dhe rrezet infra të kuqe më se shumti kanë origjinë nga nxehtësia dhe zjarri. Temperaturat mbi 527 watt janë rreze Infra të Kuqe.

Nga ana tjetër gjelat e fushës shohin përtej rrezeve Ultra Violet. Ndërsa Engjëjt janë krijuar prej dritës ndërsa rrezet Ultra Violet janë niveli më i ulët i temperaturës pra 32 watt i pakapshëm për syrin e njeriut. Mirëpo jo i tillë edhe për syrin e gjelave të fushës. /ShkodraNews

Si t’i kuptoni/ Gjeli sheh engjëjt dhe gomari djallin, dhe kjo ka një shpjegim të habitshëm Read More »

Ndotja e ajrit ne vlera ekstreme po i sëmurë shqiptarët, mjekja: Po rriten rastet e kancerit në mushkëri

Ndotja e ajrit ka sjellë rritje të sëmundshmërisë tek popullata.
Sipas mjekëve, grimcat e pluhurit për shkak të diametrit të tyre më pak se 10 dhe 2,5 mikronë, depërtojnë thellë në rrugët e frymëmarrjes, madje deri në gjak.

Një pjesë e këtyre grimcave solide, një pjesë e madhe thithen nga pjesa e rrugëve të sipërme aspiratore, ato më të vogla kalojnë në rrugët bronkiale, dhe një pjesë e tyre kalon edhe në gjak. Ndotja e ajrit është një nga faktorët riskantë për shfaqjen e kancerit të mushkërisë. Ndotja e ajrit mund të jetë faktor risku për zhvillimin e disa sëmundjeve të caktuara të rrugëve të frymëmarrjes, por edhe si shkaktar kryesor dhe gjithashtu edhe faktor i veçantë i acarimit të këtyre sëmundjeve”, shprehet mjekja pneumologe Olvis Petre.

Vetëm dy vitet e fundit, në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” ka një rritje me 25 % me kancer të mushkërisë, ndërsa me astmën bronkiale 20% dhe 6.8 % me sëmundjen pulmonare obstruktive kronike.

“Sëmundjet kryesore që prekin rrugët e frymëmarrjes, janë astma bronkiale dhe sëmundja pulmonare obstruktive kronike. Por ndotja e ajrit bashkë me duhanin eshtë faktor i rëndësishëm për acarimin e këtyrë sëmundjeve. Kemi një rritje të kancerit të mushkërisë, por edhe sëmundjeve të tjera bronkiale, spok dhe astma. Të sëmurë me kancer në 2016 ishin 594 persona, ndërsa në 2017 janë 740 raste. Këto janë raste të reja, ndërsa ato me spok dhe astma mund të jenë raste të rishtruara”.

Për specialitët e mjedisit, burimi kryesor i ndotjes mbetet emetimi i gazrave nga automjetet si dhe numri i lartë i automjeteve në vendin tonë. Sipas tyre, në Tiranë numri i makinave është 3 mijë për km2, më i madh se Amsterdami apo Berlini./klan

Ndotja e ajrit ne vlera ekstreme po i sëmurë shqiptarët, mjekja: Po rriten rastet e kancerit në mushkëri Read More »

Shkarkohet ministri i Brendshëm, zbulohet emrin i ri që e zëvendëson

Shkarkohet nga detyra Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Bejtush Gashi. Mësohet se shkarkimi i ministrit është bërë nga partia e Behxhet Pacollit, AKR.

Lajmi për shkarkimin konfirmohet nga sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli, ndërsa në vend të Gashit në krye të MPB-së pritet të emërohet Ekrem Mustafa.

Rrahim Pacolli ka deklaruar se shkarkimi i tij vjen pasi nuk ka treguar performancë të mirë në detyrën e ministrit.

“Po, është e vërtetë që ai është shkarkuar nga ana e partisë. AKR-ja gjithmonë i ka ndërruar ministrat e saj. Kjo po bëhet për shkak të performancës. Çdo ministër i AKR-së, duhet të japi më shumë punë në të mirë të qytetarëve”- tha për Express Rrahim Pacolli.

Shkarkimi i Gashit nga detyra vjen në kohën kur Kosova është duke pritur votimin për anëtarësim në INTERPOL. Ministër i ri mund të jetë Ekrem Mustafa nga Ferizaj.

Shkarkohet ministri i Brendshëm, zbulohet emrin i ri që e zëvendëson Read More »

“Burrin apo fëmijët, kë do më shumë?”, e pyeti profesori…Ju si e gjykoni përgjigjen e saj?

Një ditë, gjatë një leksioni psikologjie për studentët e masterit, profesori i tha klasës: “Le të luajmë një lojë!”

Pastaj kërkoi një vullnetar…
Një grua me emrin Sarah doli përpara. Asaj iu kërkua të shkruante emrat e 30 njerëzve më të rëndësishëm në jetën e saj në tabelë.
Sara shkroi emrat e anëtarëve të familjes së saj, të afërmve, miqve, kolegëve dhe fqinjëve.

Profesori i tha asaj të fshinte të 3 emrat që ajo i konsideronte më pak të rëndësishëm. Sarah ndaloi një çast dhe pastaj fshiu emrat e kolegëve të saj.

Profesori i tha asaj të hiqte 5 emra të tjerë nga lista.
Kështu ajo fshiu emrat e fqinjëve të saj.

Kjo vazhdoi derisa kixhin mbetur vetëm 4 emrat e fundit. E gjithë klasa ra në heshtje, duke kuptuar madhësinë e vendimit të saj të ardhshëm.

Tani, profesori i tha asaj të hiqte 2 emra të tjerë nga tabela.
Sara, shikoi emrat, duke hezituar… pastaj ajo ngadalë fshiu emrat e prindërve të saj.
“Ju lutemi të fshini edhe një tjetër”, tha profesori…

Sara u shqetësua shumë, lotët i rridhnin nga sytë, dhe me dorën që i dridhej ajo hoqi emrin e djalit të saj.
Ajo qau me dënesë …

Tani vetëm emri “David” kishte mbetur pa fshirë, ishte emri i burrit të saj.
Profesori e pyeti Sarën, “Pse burri yt?”
“A nuk janë prindërit e tu ata që të rritën dhe djali yt krijesa që vetë ti e solle në jetë?

Ti gjithmonë mund të gjesh një burrë tjetër… “
Heshtje totale ra në klasë …
Gjithkush ishte kureshtar për të dëgjuar shpjegimin e saj.

Sarah tha ngadalë dhe me qetësi,
“Një ditë, prindërit e mi do të ikin nga kjo jetë dhe djali im do të më lërë për të ndjekur jetën e tij, ai që do të ndajë gjithë jetën me mua është burri im. “

Ishte momentin kur gjithë auditori u ngrit në këmbë dhe e duartrokitën atë për zgjedhjen e saj.

Lidhja midis burrit dhe gruas është e shenjtë. Është një lidhje e bërë në qiell, shenjuar mes yjesh. Ajo ka një qëllim të madh dhe nuk duhet të prishet rastësisht. Kur vështirësitë në martesat tona na bëjnë që të ndihemi të lodhur dhe në depresion, dhe kërcënojnë të fshijnë ëndrrat tuaja të bukura të dashurisë.

“Burrin apo fëmijët, kë do më shumë?”, e pyeti profesori…Ju si e gjykoni përgjigjen e saj? Read More »

Policia në aksion, mbi 400 të shoqëruar

Policia e Shtetit dhe FNSH ka bërë bilancin e një jave në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe kapjen e personave në kërkim.

Polica bën me dije se në operacionet e zhvilluara gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin janë sekuestruar arsenal armësh, lëndë narkotike si dhe janë shoqëruar për verifikim rreth 414 persona.

Njoftimi i policise:

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave për “Rritjen e parametrave të sigurisë, për kontrollin e territorit, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafiqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë kësaj jave në të gjithë vendin janë zhvilluar kontrolle nga FNSH e Policitë Vendore, janë ngritur e kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 211 personave, si dhe janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi 58 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë kapur 47 persona në kërkim kombëtar/ndërkombëtar.

Janë sekuestruar:
– 5 armë zjarri, 3 krehëra, 916 fishekë, 2 gëzhoja, 2 kallëpe lëndë plasëse TNT, 3 kapsolla elektrodetonatore, 1 granatë difensive
– 6 armë e ftohtë (3 thika, 3 leva metalike)

– 665 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa

Janë shoqëruar për verifikim 414 persona.
Po gjatë kësaj jave janë finalizuar 4 operacione të koduara:

– Më datë 11 Tetor në Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Precious“. Operacioni pas një hetimi disa mujor nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore 7 raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa.Njëri prej autorëve i kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit, ndërsa autori tjetër shpallet në kërkim nga Policia.

– Po më datë 11 Tetor në Vlorë, Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Twin”, ku është arrestuar një person që posedonte lëndë narkotike në banesë.

– Më datë 12 Tetor përsëri në Tiranë – Operacion antidrogë i koduar “Argjinatura”, ku u arrestuan në flagrancë tre shtetas dhe një tjetër u shpall në kërkim. U sekuestrua lëndë narkotike, armë zjarri, municion luftarak, automjet dhe aparate celularë.

– Më datë 13 Tetor në Lezhë, u finalizua operacioni “Vila”, ku u kapën në flagrancë nga policia 2 autorët e dyshuar në momentin që po nxirrnin materialet për t’i transportuar që kishin vjedhur në një vilë. Këta shtetas dyshohen dhe si autorë të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke garantuar ruajtje të anonimatit, reagim në kohë dhe të panashëm./korrieri

Policia në aksion, mbi 400 të shoqëruar Read More »