Irina

Kujdes! Mos hani kurrë portokall nëse po merrni këto ilaçe

E keni lexuar udhëzimin “mos e merr këtë ilaç me lëngun e portokallit” dhe keni menduar përse? Nuk jeni të vetmit.

Të paktën 53 ilaçe mund të bëhen më pak efikase nëse konsumohen bashkë me qitron, prandaj, njerëzit që përdorin ilaçe të caktuara duhet të kenë kujdes se çfarë konsumojnë.

Portokalli dhe grejpfruti përmbajnë një përbërës që kundërvepron me një enzimë në zorrën e hollë, që është përgjegjëse për absorbimin e thuajse gjysmës së të gjitha ilaçeve. Si rezultat, ky frut mund t’i bëjë ilaçet më të forta ose jo aq të forta sa duhet duke ndikuar në mënyrën si trupi i absorbon ato.

Grejpfruti mund të ndikojë seriozisht në mënyrën si ilaçet funksionojnë, sidomos nëse po mjekoheni me ilaçe për tensionin e lartë të gjakut, aritminë kardiake, statinën për uljen e niveleve të kolesterolit ose feksofenadinë për alergjitë.

 

Ju duhet të shmangni grejpfrutin nëse po mjekoheni me këto ilaçe:

Ilaçet për kancerin
• Crizotinib
• Dasatinib
• Erlotinib
• Everolimus
• Lapatinib
• Nilotinib
• Pazopanib
• Sunitinib
• Vandetanib
• Vemurafenib
Ilaçet kundër infeksioneve
• Erythromycin
• Halofantrine
• Maraviroc
• Primaquine
• Quinine
• Rilpivirine

Ilaçet për zemrën dhe enët e gjakut
• Amiodarone
• Apixaban
• Clopidogrel
• Dronedarone
• Eplerenone
• Felodipine
• Nifedipine
• Quinidine
• Rivaroxaban
• Ticagrelor

Ilaçet për ankthin ose sistemin nervor
• Oral alfentanil
• Buspirone
• Dextromethorphan
• Oral fentanyl
• Oral ketamine
• Lurasidone
• Oxycodone
• Pimozide
• Quetiapine
• Triazolam
• Ziprasidone

Kujdes! Mos hani kurrë portokall nëse po merrni këto ilaçe Read More »

Paralajmëron Ngjela: Në Ballkan do ketë konflikt, Shqipëria duhet të ketë armatën e saj

Vetëm ushtria e Kosovës si armatë moderne dhe me 40 mijë ushtarë, i jep Kosovës njohjen nga Beogradi. Kosova sot e vendosi ngritjen e ushtrisë me 101 vota në Parlamentin e saj.

Po Shqipëria?

Duhet edhe Shqipëria të formojë sa më shpejt armatën e saj.

E gjithë trazira në Ballkanin Perëndimor vjen nga fakti që të dy shtetet shqiptarë nuk kanë ushtritë e tyre.
Pa ushtri nuk mund të ketë as pavarësi të sigurt dhe as politikë reale. Të dy shtetet shqiptarë janë pa ushtri. Si shpjegohet kjo?
Kosova është shtet i ri dhe sigurisht që ka qenë dhe është nën suzerenitet ndërkombëtar dhe i mbrojtur nga UNMIK-u.
Por ka ardhur koha e sovranitetit. Sovranitet pa ushtri kombëtare nuk mund të ketë për Kosovën. Ajo duhet ngritur sa më shpejt që të jetë e mundur.

Edhe Shqipëria është pa armatën e saj. Si ka mundësi? Aktualisht nuk duhet të merremi me analiza: shqipëria duhet të ngrejë menjëherë armatën e saj të kompletuar për mbrojtjen e territorit.

Kohët kanë ndryshuar. Gjendja dhe situata në Ballkanin Perëndimor është në një konflikt në rritje. Rritja e konfliktit vjen si pasojë e konkurencës ndërkombëtare Amerikë- Rusi në lidhje me Ballkanin Perëndimor.
Është politika amerikane që po kërkon ta ngrejë Shqipërinë dhe Kosovën si aks politik kryesor në Ballkanin Perëndimor dhe është politika ruse që këtë po kërkon ta bëjë me Serbinë. Prandaj pyetja që ngrihet tani është kjo: kush do të fitojë forcën në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria e plotë etnike apo Serbia pushtuese e territireve shqiptarë?

Kjo do të varet shumë nga lidërshipët që do të drejtojnë në Shqipëri menjëherë pas Reformës në Drejtësi. Por edhe nga armata shqiptare e kompletuar me armë moderne dhe me një ekip ushtarak profesional.

Paralajmëron Ngjela: Në Ballkan do ketë konflikt, Shqipëria duhet të ketë armatën e saj Read More »

Nëse e keni gishtin e dytë më të gjatë se të madhin, jeni në rrezik!

Ky fenomen është shumë i përhapur dhe raportohet se shfaqet te çdo i treti person në Evropë.

Mirëpo, shumë pak persona e dinë se çfarë në të vërtetë do të thotë të kesh gishtin e dytë më të gjatë se të madhin.

Disa, këtë dukuri e quajnë “këmba Greke” dhe është e njohur si shenjë e fuqisë, inteligjencës dhe tërheqjes.

Shumica e njerëzve mendojnë se kjo është vetëm diferencë vizuale, mirëpo duhet të kemi më shumë kujdes, pasi që shumë shpejt kjo mund të kaloj në dhimbje.

Njerëzit që e kanë “këmbën e Grekut” mund të kenë dhimbje në gisht, sepse si pasojë e ecjes apo vrapimit gishti lakohet, transmeton telegrafi. Kjo lëvizje mund të shpijë në pezmatim, që sjell dhimbje të madhe, mirëpo rreziku është më i madh për vrapuesit.

Prandaj, preferohet t’i mbathni këpucët që kanë hapësirë të mjaftueshme për gishtërinjtë tua, dhe asnjëherë mos mbathni këpucë që shkaktojnë dhimbje rreth gishtërinjve.

Nëse e keni gishtin e dytë më të gjatë se të madhin, jeni në rrezik! Read More »

Bëni kujdes nëse keni kartmonedha me vlerë 500 euro, ja ç’po ndodh

Dje në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë janë arrestuar tre persona, shtetas të Shqipërisë, pse gjatë kontrollit u është gjetur një kartëmonedhë prej 500 eurosh.

Sipas policisë, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar.

Sheshi “Nëna Terezë”, Prishtinë 18.10.2018-10:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një kartëmonedhë prej 500 (pesëqind) €. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

Kujtojmë, se më 17 tetor, policia kishte njoftuar se kishte arrestuar një të dyshuar pasi ka lëshuar në qarkullim një kartëmonedhë të falsifikuar prej 500 euro.

“Pas një pune hetimore me 16.10.2018 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se në bashkëpunim me të dyshuarit tjerë kanë lëshuar në qarkullim një kartëmonedhë të falsifikuar prej 500 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Bëni kujdes nëse keni kartmonedha me vlerë 500 euro, ja ç’po ndodh Read More »

U shpall në kërkim bashkë me të dashurin pas ekzekutimit në Bllok, reagon për herë të parë Elvana Gjata: Do bëhesh hija ime?!

Ka reaguar për herë të parë Elvana Gjata pas shpalljes në kërkim nga policia, lidhur me ngjarjen e ndodhur më katër tetor në Blllok, ku mbeti i ekzekutuar një person dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa në kërkim u shpallën tre persona, mes tyre edhe i dashuri i këngëtares, shkruan ShkodraNews.

Ndërkaq, Elvana e cila deri më tani nuk kishte bërë asnjë deklaratë dhe asnjë reagim, ka publikuar këngën e saj më të re, me titull “Shade” (Hije), që vjen si bashkëpunim me Poo Bear.

Në një nga frazat e kësaj kënge, në refren, është dhe fjalia: A do bëhesh hija ime?!

Sigurisht kjo këngë nuk mund të ketë assesi një mesazh apo lidhje me situatën, pasi puna për këtë projekt ka nisur muaj më parë.

/ShkodraNews

Videon e gjeni këtu

U shpall në kërkim bashkë me të dashurin pas ekzekutimit në Bllok, reagon për herë të parë Elvana Gjata: Do bëhesh hija ime?! Read More »

Ka surpriza për ju dhe lajme të bukura, ja çfarë parashikojnë yjet

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 19 tetor 2018.

Dashi
Sa i përket jetës sentimentale dhe asaj familjare, personat e lindur në këtë shenjë do të përmirësojnë jetën e dashurisë. Nga ana e ngritjes profesionale shumë të lindur në këtë shenjë do të kenë suksese të mëdha.

Demi
Për ata që kanë biznese, suksesi do të jetë shumë afër. Në jetën familjare dhe atë të dashurisë, megjithatë nuk do të shpëtoni pa zhgënjime. Duhet të jeni më tolerant ndaj partnerit.

Binjakët
Në punë do të gjendeni para situatave të palakmueshme. Gjërat do të përmirësohen në pjesën e dytë të ditës. Në dashuri yjet ju sugjerojnë që lidhjet serioze t’i trajtoni me kujdes.

Gaforrja
Mund të keni paksa vështirësi financiare, por gjërat do rregullohen. Ndërkaq, në dashuri të martuarit do të përballen me disa probleme të vogla.
Të pamartuarit do të krijojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme me të tjerët.

Luani
Në dashuri do të ketë probleme vetëm për të martuarit. Karakteri i kësaj shenje është i këtillë. Megjithatë, do i rregulloni ato ngadalë! Me financat duhet të tregoni kujdes.

Virgjëresha
Në dashuri do të keni lajme të mira. Ndërkaq shëndeti parashikohet të jetë shumë i mirë. Me paratë nuk i keni punët shumë mirë, por kjo sepse jeni pak dorëlëshuar.

Peshorja
Në dashuri çiftet do të kenë probleme në komunikim. Në punë do të jeni shumë të relaksuar, kjo edhe për shkak të disa sukseseve. Edhe shëndeti parashikohet të jetë shumë i mirë.

Akrepi
Në përgjithësi karriera do të jetë e begatshme për këtë shenjë. Në dashuri duhet të mësoheni me jetën familjare dhe të ndërtoni një harmoni më të madhe. Një udhëtim shfaqet në sfond.

Shigjetari
Duhet të jeni më të bindur në arritjen e qëllimeve tuaja. Nëse merreni me biznes, fokusohuni më shumë te shpenzimet. Shëndeti do të jetë shumë i mirë.

Bricjapi
Disa probleme të zakonshme në punë do ju shqetësojnë pak. Jeta profesionale do të komplikohet nga mungesa e suksesit. Mendoni pozitivisht dhe gjërat do ju ecin mbarë.

Ujori
Parashikohet të keni sukses në dashuri. Një investim që keni bërë do ju japë shumë përfitime financiare. Sa i përket shëndetit, përpiquni të pushoni më shumë.

Peshqit
Disa pengesa që ju dalin në punë do të mund t’i tejkaloni me shumë maturi.
Në sferën e dashurisë do të keni një përplasje me partnerin që vjen si pasoje e financave.

Ka surpriza për ju dhe lajme të bukura, ja çfarë parashikojnë yjet Read More »

Zhdukini nga ekranet këta palaço!

Nga Mentor Kikia
Një këngëtar (nëse mund të quhet kështu), u arrestua për të disatën herë në Tiranë, i kapur me armë dhe drogë. Kësaj radhe policia thotë se Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është pjesë e një organizate kriminale. Nuk e dimë se sa do të qëndrojë në burg kësaj radhe. Ky djalë, ka shumë ndjekës në rrjetet sociale. Këngë të tij, që kanë për tekst vetëm fjalë të ndyra, kërcënime për vrasje, armë dhe për sfond breshëri automatiku, janë klikuar nga 1.5 deri në 3 milion herë. Qindra e mijëra komentues shprehin admirimin për “burrërinë” e tij që i thotë “fuck” policisë. Ndërsa shumë të rinj vetëquhen me krenari si grupet e fansave të tij.

Ata janë kundër fansave të një tjetër soji si ky, Noizy. Edhe ky protagonist aktesh të dhunshme, përplasjesh me armë, plagosjesh, rrahjesh… Edhe ky ka fansat e tij dhe është edhe më shumë i klikuar nga adoleshentët e të rinjtë. Për këtë meritë u përfshi edhe në librat e shkollës. Si këta ka edhe shumë të tjerë, në Shqipëri e Kosovë, e që sundojnë në mënyrë të shëmtuar tregun muzikor. Videoklipe që promovojnë dhunën, seksin, drogën, paratë, luksin që buron nga grabitja, makinat e shtrenjta, horrllëkun, vrasjet. Sjellje të dhunshme në skenë dhe jashtë saj.

E di, do të thoni që jemi shoqëri e lirë, gjithkush bën ç’të dojë. Por ka një problem të madh në shoqërinë tonë. Jemi lëshuar nga frerët dhe nuk njohim kufi. Jemi të lirë dhe me këtë kuptojmë se kemi të drejtë të bëjmë gjithçka. Padyshim, një vajzë mund të bëjë videoklip edhe pa kënduar, vetëm duke tundur silikonet, edhe me armë në dorë. Përderisa e preferojnë, përse të mos e bëjë? Një djalë mund të bëjë tekste këngësh me këcënime, me drogë dhe pallaçollëqe të tjera të këtij lloji. Mund të pozojë edhe me automatikë e pistoleta, madje edhe me tanke nëse i ka.

Por këta njerëz për fatin e zi të kohës që po jetojmë, janë modelet e adoleshentëve. E dini ju që 13-17 vjeçarët i dinë këngët e tyre përmendësh? E dini që bëjnë tatuazhe si të tyret? Apo që përleshen mes tyre për faktin se janë “banda” fansash rivalë? Në kushtet e lirisë, këta nuk mund ti ndalosh dot të bëjnë kësi lloj arti mizerje, derisa nuk ka një ligj për “genocid” muzikor. Por ata pompohen në publicitetin e tyre nga mediat, nga ekranet, nga studiot ku i ftojnë të promovohen dhe nga ekranet që transmetojnë këto këngë me të tilla videoklipe.

Ndaj, nëse nuk e ndalon dot të këndojë këngë të tilla, AMA duhet të ndërhyjë urgjent të ndalojë publikimin e videoklipeve të tyre. Në çdo ekran. Kemi nevojë urgjente të riformatojmë rregullat e menaxhmit të shoqërisë, kemi nevojë të bllokojmë çdo element të degradimit moral e social.

Dreqi ta hajë, ku po shkojmë? Ç’të themi pas 10 vjetësh, që na vunë përpara ca palaço dhe ne të tjetër nuk qemë në gjendje të vendosim ca rregulla?

Zhdukini nga ekranet këta palaço! Read More »

“Kur të duash pimë kafe”, inspektori kërkon 700 euro për të mos mbyllur biznesin

Emisioni investigativ “Fiks Fare” solli mbrëmjen e kësaj të enjteje një skandal lidhur me inspektorët tatimorë, të cilët gjatë muajve të verës kanë ushtruar kontrolle kundër informalitetit, në bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet bregdetare.

“Fiks Fare” paraqiti një rast, ku inspektorët tatimorë, edhe pse konstatojnë shkelje për një subjekt të paregjistruar në organet tatimore, nuk marrin asnjë masë, por kundrejt ryshfetit që kërkojnë, largohen nga subjekti.

Skandali u denoncua në “Fiks Fare” nga qytetari, i cili ka rënë prè e kërkesave abuzive të inspektorëve të tatimeve, e në këto kushte ka regjistruar bisedën me ta. Inspektorët tatimorë i kërkojnë 700 euro qytetarit, që të mos e gjobisin për biznesin e tipit këmbim valutor, të cilin e kishte pa licencë.

Pas sinjalizimit, gazetarët e “Fiksit” u nisën drejt Sarandës, por biznesmeni, i cili ishte detyruar të paguante 700 euro, nuk pranoi të jepte intervistë. Ai vuri në dispozicion të gazetarëve të “Fiksit” të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit, aty ku kishte ndodhur edhe dhënia e ryshfetit karshi inspektorëve të tatimeve.

Inspektorët kanë shkuar ditën e parë në biznesin e zotërisë dhe kanë konstatuar se, biznesi i tipit “Agjenci Turistike” ishte në rregull, por këmbimi valutor që zotëronte i njëjti pronar operonte pa licencë.

Ditën që inspektorët vajtën në biznes kontrolluan gjithçka, por në mungesë të pronarit të biznesit i lanë një porosi punëtorit: Që pronari të shpëtonte nga gjoba, duhej t’u jepte inspektorëve të tatimeve 700 euro.

“Fiksi Fare” transmetoi me zë dhe me figurë ditën kur inspektorët kthehen në biznes dhe bëjnë bisedë me pronarin, të cilin nuk e gjetën në biznes ditën e parë. Inspektori i thotë se “nuk kishte kohë të ulej në kafe”. Ndërkohë, qytetari i thotë se “kishte marrë edhe një tjetër gjobë në një hotel, e kërkonte ndihmën e tyre për t’ia hequr”.

Inspektori i thotë se do të fliste me kolegët edhe për këtë rast. Kur pronari e pyeti se ku mund t’ia jepte lekët, ai e tërhoqi në një anë të biznesit, që nuk monitorohej nga kamerat, dhe i tha “lekët eja dhe m’i jep aty”. Pasi merr 700 euroshin, inspektori ikën dukë i thënë biznesmenit që të mund ta kontaktojë në telefon, kur të ketë dëshirë, për çdo gjë.

Takimi i inspektorit me pronarin e biznesit për të marrë 700 euro ryshfet

Inspektori: Ishe dje ti?
Qytetari: E kam ngritur me gjak këtë punë. Jo mo nuk isha unë, kam qënë në Tiranë unë kur folëm bashkë, kam ardh në orën 2 e gjysmë të natës.
Inspektori: Exchange-in e ke pa licencë.
Qytetari: E di unë, e kam bërë licencimin tek Anila Thomai, dhe më tha shprehimisht kështu, Ali.
Inspektori: Nuk je fare për licencim.
Qytetari: Bravo, jo , je për licencim se unë i plotësoji të gjitha kushtet, por problemi është se mund të bëhet vetëm në shtator. Ke mundësi më tha mua me u rregullu me çunat tha, troç. Me një fjalë ajo tek Banka e Shqipërisë, rregullohu me çunat tha puno. Është punë kulakçe, varet si e shohin ato.
Inspektori: Do punosh, Vazhdo puno ti.
Qytetari: Kur do pimë kafe?
Inspektori: Kur të duash pimë kafe , vetëm jo sot se jemi në monitorim.
Qytetari: Ku të t’i jap këto “lekët”?
Inspektori: Hajde more atje, aty…
Qytetari: Do t’i bije telefonit për ndonjë gjë.
Inspektori: Do vij, por nuk vij dot që sot tek hoteli.
Qytetari: Të vish edhe je i mirëpritur atje.
Inspektori: Do të vij por do të marr këtu që të ashtu…
Qytetari: Sqaroje, po nuk e pate problem atë Visin “inspektori tjetër’, thuaji me atë çunin , se është çun dora jonë thuaji.
Inspektori: Me Visin tani, te Visi kalojmë vetë ne. Hajt mirupafshim.
Qytetari: Mirupafshim.
Inspektori: Bjeri telefonit ë…
Qytetari: Patjetër.

“Kur të duash pimë kafe”, inspektori kërkon 700 euro për të mos mbyllur biznesin Read More »