Irina

Laboratori në Has, policia prononcohet për herë të parë: Bashkëpunuam me…

Policia e Kukësit ka reaguar për herë të parë pas lajmit të zbulimit të një laboratori droge në Has.

Zyrtarisht bëhet e ditur se Drejtoria Vendore e Policisë Kukës në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës kanë zhvilluar një operacion antidrogë ku është zbuluar një objekt që dyshohet se përdorej për përpunim të drogave të forta.

“Për detaje të operacionit Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjencitë ligj zbatuese në ditet në vijim do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat për operacionin që zhvillohet në qarkun e Kukësit”, deklaron policia.

Ndërkaq “BalkanWeb” mëson se janë disa të arrestuar ndërsa dyshohet se përpunimin e heroinës e bënin të huajt. Në objekt janë kapur mbi 100 kg heroinë si dhe opium.

Laboratori në Has, policia prononcohet për herë të parë: Bashkëpunuam me… Read More »

Maho : Nga kush ka frikë Saimir Tahiri ?! Shihte sa mjatas djathtas, pastaj…

Edhe pse u bënë muaj tashmë që Saimir Tahiri është larguar nga parlamenti, emri i tij vijon të lakohet mjaft, edhe për shkak se është në një proces të hapur me drejtësinë, pa harruar faktin se dyshohet që ka grumbulluar shumë informacione që mund t’i prishin punë shumë politikanëve.

Së fundi janë përhapur zëra se ai është rrahur nga disa persona për shkak të dosjes Xibraka, po ky informacion nuk është konfirmuar nga ana e Policisë.

Së fundi ka qenë gazetari Armand Maho, ai që ka shkruar një status në rrjetet sociale, ku tregon gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet këto kohë Tahiri.

Ai tregon se është ndeshur dje me ish-ministrin në zonën e Tiranës së Re, ndërsa thotë se ishte me dy bodigardë dhe gjatë kohës që ecte në këmbë dukej i trembur dhe shihte sa majtas sa djathtas.

Gazetari ngre disa pyetje se nga kush frikësohet Saimir Tahiri, dhe pse një ish-ministër duhet të marrë masa të tilla sigurie për jetën e tij.

Reagimi i plotë i Mahos:

Nga cfare ka frike Tahiri?!

Sa per kulture te pergjithshme, per cfare i duhen bodigardet Sajmir Tahirit. Ky vend ka pasur me dhjetra ish ministra te brendshem, po nuk i kam pare te ruajtur me kaq masa sigurie! E pashe sot tek tir e re, eci nje cope rruge ne kembe, dhe dukej si i tromaksur shihte sa majtas djathtas .

Me pas hipi ne nje range rover i cili e ndiqte me shpejtesi te ulet, me xhama te zi, dhe dy bodigarde, njeri ne timon dhe tjetri ne sediljen e pare. Vete Saja qe kishte zgjatur mjekren, u ul ne sediljen mbrapa. Nuk ishte hera e pare qe e shihja, e kam pare dhe tek libri universitar kur ecte pa teklif ne kembe.
Sot ishte goxha rende! Nga kush ruhet valle! Nga opozita?! Kete sma do mendja se ka ndonje mendje sado te ceket ta besoje! Nga media? Apo nga qytetaret? Nga kush?

Maho : Nga kush ka frikë Saimir Tahiri ?! Shihte sa mjatas djathtas, pastaj… Read More »

Arjan Çani tha se Rama po përgatit fundin e tij politik, kryeministri i shkon në studio: Kazan, baltën e shet për mjaltë

Gazetari Arjan Çani deklaroi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’ se me paketën anti-shpifje, kryeministri Edi Rama po përgatit fundin e tij politik. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama njofton se do të jetë i pranishëm në studion e emisionit ‘Zonë e Lirë’.

Njoftimin për intervistën në këtë emision, Rama e bën duke kritikuar ashpër gazetarin Çani.

“Sonte do jem në të vetmin kazan që s’bën sikur s’është kazan, prandaj dhe nuk e përdor lirinë për t’u ankuar për mungesën e saj. Aty ku e premtja mbrëma bëhet epilogu i javës politike e mediatike të shumë zhurmës për asgjë,e ku vetë balta shitet si mjalta. ‘Zonë e Lirë’ natyrisht”, shkruan Rama në një postim në ‘Twitter’./korrieri

Arjan Çani tha se Rama po përgatit fundin e tij politik, kryeministri i shkon në studio: Kazan, baltën e shet për mjaltë Read More »

Për 17 ditë AKU bllokon 9621 mish, mbyllen 8 biznese

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka forcuar dhe shtrënguar akoma më shumë masat dhe kontrollet, nëpërmjet monitorimeve dhe sinjalizimeve në stabilimentet e produkteve shtazore
(produkteve të mishit dhe të qumështit) me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend.

Për periudhën 1-17 tetor 2018, trupa inspektuese e AKU-së në rang vendi ka kryer 181 inspektime për stabilimentet e produkteve shtazore.

Konkretisht, për stabilimentet e prodhim/përpunim dhe tregtim të produktit mish janë kryer 137 inspektime nga të cilat janë marrë masë administrative, 54 paralajmërime, 20 masa administrative me gjobë në vlerën prej 4 000 000 lekë, 8 ndërprerje aktiviteti si dhe bllokim/asgjësim të 962.1 kg mish.

Ndërkohë për stabilimentet e përpunim dhe tregtim të produkteve të qumështit/nën produktet e tij janë kryer 44 inspektime nga të cilat janë marrë masë administrative, 24 paralajmërime, 5 masa administrative me gjobë me vlerën 700 000 lekë, 1 ndërprerje aktiviteti si dhe bllokim/asgjësim të 190 kg djathë i bardhë dhe 7.5 litra qumësht.

Subjektet për të cilat është marrë masa e menjëhershme me ndërprerje aktiviteti janë : Alb Orka dhe Rrok Uka në qytetin e Tiranës, Dylaver Suma në Dibër, Nexhip Cezma në Korçë, Sali Rustem Buci në Durrës, Netil Dalipi, Edmond Saraçi dhe Aldo Poroçani në Elbasan, të cilët janë stabilimentet e prodhim/përpunim dhe tregtim të produktit mish. Ndërsa për stabilimentin e përpunim dhe tregtim të produkteve të qumështit/nën produktet e tij subjekti Pëllumb Xhanari në Fier.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore./korrieri

Për 17 ditë AKU bllokon 9621 mish, mbyllen 8 biznese Read More »

“Kast i njohur aktorësh, produksion Hollywoodi”, Rama ironi me ‘Babalen’, ja fotoje nxjerr

Ndërkohë që çështja ‘Babalja’ vijon të jetë në qendër të vëmendjes, ku nga njëra anë maxhoranca akuzon opozitën, dhe kjo e fundit kundërpërgjigjet, vjen një reagim plot ironi nga Rama.

Ky i fundit ka postuar një kolazh me fotomontazh, ku shihen ata që janë bërë protagonist të çështjes në fjalë, që nga Albert Veliu, i njohur si ‘Babalja’, deri tek Basha apo dhe deputeti i PD-së Ervin Salianji.

Kujtojmë se për këtë çështje prokuroria ka kërkuar arrestimin e Veliut, i cilësuar dhe si ‘dëshmitari X’ për çështjen e audio-përgjimit të publikuar nga PD, ku implikohet vëllai i Xhafajt në pazare droge./korrieri

“Kast i njohur aktorësh, produksion Hollywoodi”, Rama ironi me ‘Babalen’, ja fotoje nxjerr Read More »

E rëndë ajo që Grida Duma thotë për Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun: Mendoj…

Grida Duma, e cila ka vetëm pak vite që është bërë pjesë e Partisë Demokratike, ka folur me një përçmim të pakufi për ish-nën kryetaren e PD-së, Jozefina Topalli dhe ish-ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, të dyja të larguara tashmë nga PD.

Duma ka qenë e ftuar të mërkurën në emisionin “Soiree”, ku u ka kthyer përgjigje pyetjeve të Jonida Shehut. Kur moderatorja e pyeti se cili është lideri i PD-së i preferuar, Sali Berisha apo Lulzim Basha, ajo tha: “S’kam asnjë lider të preferuar. S’ka preferenca në lidera. Ka gjykime, ka analiza, ka nevoja, ka të duhur apo jo. Padyshim që është epoka e Lulzim Bashës”.

Ndërsa e pyetur se çfarë mendon për Jozefina Topallin apo Majlinda Bregun, Duma tha: “Pse domosdoshmërisht duhet të mendoj për to. Herë pas here e quaj humbje kohe. Nuk mendoj fare. E kam quajtur humbje kohe jo sot, por gjithmonë”.

Gjithashtu Jonida e pyeti edhe për momentin që u përlot teksa foli para studentëve për t’i frymëzuar për lidershipin e ri. Shehu i tha nëse i erdhi vërtetë për të qarë apo ishte në skenar? “Ajo është gjëja më e vërtetë që kam bërë unë. Aty jam maksimalisht vetja. Kam pasur, madje kam akoma njerëz të afërt apo njeri të afërt i cili më thotë moj qaj, mos u prek se njerëzit nuk të njohin për të. Nëse je e vërtetë, audienca e madhe e ndjen që je e vërtetë”, tha Grida Duma./korrieri

E rëndë ajo që Grida Duma thotë për Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun: Mendoj… Read More »

Bëhuni gati, ja kur ndryshohet ora

“Ora diellore” do të hyjë në fuqi natën mes të shtunës së 27 dhe të dielës së 28 tetorit. Në orën 3:00, akrepat e orës duhet të s’postohen një orë prapa, pra duhet të shënojnë orën 2:00.

“Ora diellore” do të qëndrojë në fuqi deri në javën e fundit të marsit 2019, shkruan Shkodranews.

Ndërkaq, në Komisionin Europian është hapur një debat për të braktisur këtë sistem dhe për të lënë në fuqi sistemin e një ore që nuk ndryshon, duke i lënë mundësi zgjedhjeve shteteve të adoptojnë kë orë të duan.

Propozimi ka ardhur nga Presidenti Jean-Claude Juncker dhe nëse pranohet do të ndryshojë zakonet tona. /Shkodranews

Bëhuni gati, ja kur ndryshohet ora Read More »

“Krimi te Blloku”, Rudina Xhunga reagon pas përqeshjes së Ramës që bëri xhiron e rrjetit: Kur më tallin…

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga, që tashmë drejton emisionin “Dritaren” në Neës24”, dhe në puntatën e parë pati të ftuar kreun e qeverisë, Edi Rama, ka reaguar pasi videot e përqeshjes së këtij të fundit bënë xhiro në rrjetet sociale. Rudina i ka pritur këto me sportivitet me sa ka treguar për Tirana Post në një intervistë ku ndër të tjera ka zbuluar se emrin e emisionit “Shqip” ia ka gjetur pikërisht kryeministri Rama. E pyetur nëse pi kafe te Blloku, gazetarja është përgjigjur:

“Lëre, se boll meme kam parë këto kohë. Me Bllokuuuun. Disa prej tyre i vura edhe vetë në Instagram. Ishin shumë të bukura. Kam qeshur edhe unë si shumëkush i bëri dhe shpërndau, edhe pse isha personazh. Fuqia e komikes është magjike. Është e pakrahasueshme me mënyrën serioze të komunikimit. Tani njerëzit e duan në këtë mënyrë informacionin, përzier me humor, ironi. Ndaj i shijova memet “te Bllokuuuu”. Duke u kthyer te pyetja, unë nuk pi kafe te Blloku. Me ngjante emisioni këtë herë si Portokallia. Nuk reshtin memet. Çfarë talentesh kemi, që kanë pushtuar boten digitale. Unë rri dhe i gjej, i ndjek, i pëlqej, edhe kur më tallin mua”.

E ndërsa lidhur me emrin e emisionit Shqip zgjedhur nga Rama, gazetarja ka rrëfyer hapur: “Po, është e vërtetë. Qe një kërkim për emrin e duhur dhe asnjë nuk më pëlqente mua, ose Tanit të Topit, ose Bejtes, ose Pustinës, ose gjithë kolegëve të Topit të vjetër. Donim një emër shqip. Rama, që ishte njeriu i fjalës së duhur dha idenë, po quaje Shqip. U pëlqeu të gjithëve dhe pasi nisi emisioni, fjala ngjiti aq shumë, sa u përhap në media e logo të tjera”./korrieri

https://youtu.be/8p9zouDjWAU

“Krimi te Blloku”, Rudina Xhunga reagon pas përqeshjes së Ramës që bëri xhiron e rrjetit: Kur më tallin… Read More »