Irina

Infermierja e masakroi përjetë, nëna e Denadës: Doja të shisja veshkën që të shpëtoja vajzën

Foto ilusturese
Denada Aliaj është 15-vjeçarja nga Shkodra, e cila duket se është dënuar përjetë për shkak të pakujdesisë së infermieres që e trajtoi pasi erdhi në jetë. Kur ishte vetëm 3 javëshe, një infermiere në qytetin e Shkodrës i bëri një injeksion në kockën e këmbës, çka solli infektimin e gjymtyrës së të voglës.

Alma Aliaj, nëna e Denadës tregon për “Boom” si nisi gjithçka:

“Problemet filluan që në kur ishte 3 javëshe. Infermierja e ndërrimit të turnit i bëri gjilpërë cepurinë dhe i preku kockën. Iu enjt këmba, tre javë e mbajtën me kompresa të ftohta dhe alkool, më pas e operuan. Pastaj shkoi puna me i këput këmbën. Ishte 2 muaj e gjysmë. Duhet me i pre i këmbën tha se po i merr trupin komplet ky lloj infeksioni, po i përhapet dhe bëhet më keq.
I thashë jo. Tani vajza është 15 vjeçe, është operuar 13 herë në Shqipëri dhe 3 herë në Gjermani. E ka këmbën më të shkurtër 6 cm që i mbeti nga thyerja. Doktori na kërkon 9500 euro, aq nuk kam mundësi. Jetoj me qira, kam dhe fëmijët me i mbajt me bukë, vetë punoj pastruese. Me këtë operacion vajza do të kthehet në gjendje normale si gjithë të tjerët”.

E ëma tregon gjithashtu se për t’i dhënë një zgjidhje situatës së rëndë të krijuar në familjen e saj dhe për të parë të bijën si gjithë fëmijët e tjerë, ajo ka menduar të kryejë edhe veprime ekstreme.

Kështu, gruaja ka menduar të shesë veshkën, por kanë qenë fëmijët ata që e kanë ndaluar duke e bërë të reflektojë.

Alma thotë në vijim:

“Kam dasht me i dhuru veshkën një vlonjati që e kishte kërkuar për transplant, kishim të njëjtin grup gjaku, por vajza tha: Po me vdek ti, ne mbetemi jetimë dy fëmijë. Veç prej hallit, sepse askush nuk del me kërku prej qejfit. Çfarë të bëj?Nuk dua gjë tjetër, vetëm vajza të bëhet mirë. Edhe njëherë në ditë me hëngër bukë nuk ka gjë, vetëm për vajzën do të doja të më ndihmojnë kush të ketë mundësi ta vënë dorën në zemër se është 15 vjeçe dhe mbete sakat për gjithë jetën”.
Nga ana tjetër, vetë Denada tregon se ka lënë shkollën kur ishte në klasën e 6, pasi shokët e shoqet e tallnin.

Ajo kërkon të jetë si gjithë të tjerët, teksa shprehet se momenti më i vështirë në këto vite ka qenë kur ka qëndruar 6 muaj në allçi, një vit tjetër pa lëvizur.

Infermierja e masakroi përjetë, nëna e Denadës: Doja të shisja veshkën që të shpëtoja vajzën Read More »

Byreku i nanës “osh’ nona”

Nana ime ka ca antena speciale që e kupton pa hyrë në shtëpi se cili nga njerëzit e shtëpisë ka ndonjë rënie të humorit dhe pa humbur kohë rrëmben pecin (okllainë) e nis të bëj petët. Sot, ka bërë një byrek me spinaq dhe gjizë pa kripë që megjithëse është ende herët për t’u ulur në tryezë, katër copa i përlava.

Nana e bën byrekun si çamët me pesë petë gjithsej, petë të cilat janë kaq të hodha sa mund të dredhësh duhan.

Ajo zë brumin e më pas e tërholl duke hedhur pak niseshte në tryezë për secilën petë. Për çdo petë përafërsisht është një grusht miell sipas dorës së saj. Meqë i ka duart e vogla porsi një fëmijë, duhet të jetë pak a shumë një lugë gjelle miell. Nëse nuk dini të tërhollni petë si puna ime, blejini të gatshme, se nana nuk thotë gjë.

Ja si e bën byrekun nana: http://rozmarina.al/byreku-i-nanes-osh-nona/

Byreku i nanës “osh’ nona” Read More »

Aksioni në Kukës, Rama reagon ashpër ndaj opozitës: Beteja do të vijoja pa kompromis…

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me operacionin në Kukës. Rama shkruan se, kjo është sukses i qeverisë, ndërkohë që opozita i shet si faje të saj.

REAGIMI I RAMËS

Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses, në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë. Operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit, në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis.

Aksioni në Kukës, Rama reagon ashpër ndaj opozitës: Beteja do të vijoja pa kompromis… Read More »

Mbyllja e basteve, Rama bën një thirrje për tifozët e Interit: U them publikisht…

Kreu i qeverisë, Edi Rama duke folur për vendimin për mbylljen e pikave të basteve gjatë intervistës në “Zonë e Lirë”, ka ironizuar dhe me tifozët e Interit.

“Gratë do marrin dhuratë për vit të ri mbrapsht burrin apo djalin e sëmurë nga bixhozi sepse nuk do ketë më ku të shkojë pasi nga 1 janari nuk do të ketë më bixhoze”, shprehet Rama.

Ndërkohë që u ka bërë edhe një thirrje publike të gjithë tifozëve të Interit, duke qenë se ai është me Juventusin. “U them publikisht të gjithë tifozëve të Interit, ça keni për t’i hedhur, hidhini se deri më 31 dhjetor nuk do humbi më me Interin”, tha ai.

Mbyllja e basteve, Rama bën një thirrje për tifozët e Interit: U them publikisht… Read More »

Prej vitesh pa ujë e drita, ndërsa muret e shtëpisë rrezikojnë t’i zenë brenda

“Stop” është ndalur këtë herë në fshatin Çezmë e Vogël në Mokër të Pogradecit, me historinë e trishtë të varfërisë në familjen Cosolli. Anisa, Andi e Marisol janë 3 fëmijët e çiftit, që lufton për mbijetesë.

Ata kanë 4 vjet pa ujë e drita, ndërsa muret e shtëpisë mund të bien nga çasti në çast, duke i zënë brenda.

Kryefamiljarët kujdesen të kujtojnë që madje as shtëpia që po rrënohet nuk është e tyrja dhe se kanë një betejë të ditëpërditshme me varfërinë, sëmundjen e burrit dhe virozat që kapin fëmijët.

Më e madhja e fëmijëve, Anisa ka një dhomë që vetëm e tillë nuk mund të quhet. Ndërsa 4 pjesëtarët e tjerë të familjes flenë sëbashku në dy shtretër të improvizuar.

Anisa thotë se marrin 50 mijë lekë në muaj nga shteti, por në krahun tjetër kanë edhe shumë borxhe nga ushqimet e marra me listë në dyqane.

“Kam shumë ëndrra, por nuk e besoj se do të më realizohen”, thotë ajo.

Ndërsa Marisol kujton se ka qenë një javë e sëmurë me grip, “por babi nuk kishte çfarë të bënte për mua se nuk kishte lekë.”

‘Stop” dhe “Fundjava ndryshe” bëjnë apel, për të ndihmuar këtë familje me një shtëpi të re më afër qytetit.

“Në të gjithë këtë moment ka një apel shumë të fortë për t’i ndryshuar jetën kësaj familjeje. Aq sa mundemi të gjithë, me një shtëpi të re diku më poshtë, më afër qytetit, ku fëmijët të kenë mundësi të frekuentojnë shkollën, të punësohen, të kenë urgjencën, spitalin më afër’, tha Saimir Kodra. /tvklan.al

Prej vitesh pa ujë e drita, ndërsa muret e shtëpisë rrezikojnë t’i zenë brenda Read More »

Album me 200 fotografi Shqiptare nga Fatjon Plaku !

Përgatitja e një albumi me mbi 200 fotografi origjinale ka qenë vazhdimisht një ëndërr e imja, përfundimi i së cilës më bën të ndjehem i realizuar dhe krenar që jap kontributin tim modest në promovimin e vlerave të Shqipërisë në këndvështrimin e bukurisë dhe pasurisë natyrore, trashëgimisë kulturore dhe të identitetit kombëtar. Unë besoj se ky album është një risi për prezantimin e natyrës shqiptare ndaj turizmit të aventurës, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Më quajnë Fation Plaku, i apasionuar pas sportit të alpinizmit, eksplorimit, aventurës dhe fotografisë, prej më shumë se 20 vjetësh. Jam krenar me arritjet e mia, ku vlen të përmenden ngjitja në majën e Everestit, në Himalajë në 2012, në kuadrin e Jubileut të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Ëndrra ime është të ngjis 7 majat e kontinenteve, ku deri tani kam ngjitur 4 prej tyre.

Në Shqipëri jam ngjitur jo vetëm në shumicën e majave më të larta, por kam zbuluar në këtë rrugëtim vende të një bukurie natyrore të rrallë të tokës, detit, ajrit dhe të trashëgimisë kulturore, të cilat jam përpjekur t’i pasqyroj tek ky album fotografish.

Për ta bërë të prekshme këtë ëndërr, në harkun e rreth gjashtë viteve kam investuar në kohë, në punë, në pajisje, në mendim estetik, në emocion dhe në krijimin e një marrëdhënie të veçantë të dashur dhe të ngrohtë me natyrën dhe trashëgiminë kulturore.

Me anë të albumit dëshiroj të ndërtoj një urë për të kaluar këtë emocion tek ju, për ta ndarë dhe ndjerë së bashku.

* * *

“Me fotot e tij, Fation Plaku na ka bërë një dhuratë të rrallë. Ai nuk ka dashur kurrsesi t’i mbajë për vete përjetimet e tij, por na merr për dore dhe na çon në një Shqipëri tjetër, të dëlirë, vezulluese, të pastër, ndryshe nga ajo që përjetojmë përditë në qytete, qyteza e fshatra të mbushura me zhurma e ndotje, klithma politike, shikime të inatosura e rrëmujë urbane.

Nganjëherë, ajo duket fort e ashpër, por gjithherë e bukur dhe e drejtë – njësoj si një zonjë hijerëndë e maleve ku ka shkelur këmba e Fationit dhe e shokëve të tij.”

Fatos Baxhaku.

Album me 200 fotografi Shqiptare nga Fatjon Plaku ! Read More »

CIA zbulon dosierin sekret për Hitlerin, do habiteni nga orientimi i tij seksual

Me anë të një raporti, CIA ka zbuluar një dosier me sekretet e jetës private të HItlerit. Në të thuhet se ai kishte orientim biseksual dhe zotëronte tendenca sadomazokiste.
CIA ka zbuluar raportin sekret të antropologut Henry Field të 1943 të titulluar: “Trakte biografike të Hitlerit”. Raporti është ndërtuar në bazë të dëshmive të Ernst Franz Sedgwick Hansfstaengl, anëtar i rrethit të ngushtë të miqve dhe bashkëpunëtorëve të Hitlerit në vitet ’20 dhe ’30 të shekullit të kaluar.

Sipas autorit të raportit, diktatori kishte tërheqje seksuale drejt meshkujve dhe grave, me nxitje sadomazokiste.

Në veçanti, Hitleri kishte pasur marrëdhënie intime me Rudolf Hess, zëvendësin e tij në partinë naziste dhe asistentin në shkrimin e librit ‘Mein Kampf’, ndërsa ata mbaheshin së bashku në burg pas grushtit të dështuar të shtetit të Mynihut në vitin 1923, raporton Gazeta Express.

Raporti thotë se Hess ishte gjithashtu një homoseksual, i quajtur “freulein Anna” për pasionin e tij për rrobat e grave.

Për më tepër, sipas autorit, Hitleri kënaqej teksa shikonte të rinjtë, duke marrë prej tyre një “kënaqësi estetike”.

Së fundmi, thuhet se Führeri i ardhshëm midis 1910 dhe 1913 frekuentonte një pension vetëm për meshkuj në Vjenë, ku “meshkujt e moshuar ishin në kërkim të të rinjve”.

CIA zbulon dosierin sekret për Hitlerin, do habiteni nga orientimi i tij seksual Read More »

Laboratori i drogës në Has, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter për operacionin e zhvilluar nga policia në Has, ku u zbulua një laborator i përpunimit të dograve të forta si dhe u arrestuan 5 persona.

Sipas Ramës, në botën normale operacionet kundër drogës quhen sukses, ndërsa nga opozita në Shqipëri, ato quhen faje të qeverisë.

Ditën e sotme u gjetën dhe sekuestruan 100 kilogramë heroinë në një laborator droge në Has.

REAGIMI I RAMËS:

Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses, në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë.

Operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit,në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis

Laboratori i drogës në Has, reagon kryeministri Rama Read More »