Irina

Nga Vlora kërkohet dorëheqja e Shpëtim Idrizit nga drejtimi i PDIU-së

Pa karakter dhe qe ka vendosur te tjera interesa mbi çeshtjen çame,e kane cilesuar kreun aktual te PDIU-se,shoqata çameria ne Vlore.

Levizjet e tij te fundit politike me kalimin ne koalcion me PD-ne eshte cilesuar si nje levizje qe nuk eshte marre mendimi i mases,por ne kuader te interesave te tij ,dhe ky fakt eshte treguar edhe me levizjet qe Shpetim Idrizi ka kryer sa ne PD aq edhe ne PS,ne vitet e fundit.

Deklarata ka ardhur edhe nga ish deputeti Dashamir Tahiri,ne nje tubim te shoqates çameria ne Vlore,ndersa eshte kerkuar qe Idrizi te largohet nga drejtimi i PDIU-se. Pa karakter e ka cilesuar Tahiri ,kreun aktual te PDIU-se çka tregohet edhe e levizjet e tij ne dy kahet e politikes shqiptare.

Kjo eshte levizja e pare e shoqates çameria,qe starton nga Vlora,ndersa ne vijim priten tubime te tilla edhe ne rrethe te tjera te vendit. Deri ne largimin e Shpetimit Idrizit nga kreu i PDIU-se,si nje person qe nuk lufton me per çeshtjen çame,por per interesat e tij politike.

Nga Vlora kërkohet dorëheqja e Shpëtim Idrizit nga drejtimi i PDIU-së Read More »

Theu pjatat dhe hodhi ushqimin në kosh, Zonja Tefta i kthehet keq Renato Mekollit: E turpshme!

Mbrëmjen e kaluar shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli startoi një emision të njohur me emrin  “Hell’s Kitchen” por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte sjellja dhe situatat tensionuese që krijoi në studio me konkurentët.

Ai ka ofenduar personat që kanë gatuar, ndërsa ka detyruar një konkurrente të hedhë ushqimin në kosh, duke mos e vlerësuar atë si dhe ka thyer një pjatë.

Mirpo sjellja e tij e ashpër me konkurentët dhe hedhja e ushqimit e ka revoltuar Zonjën Tefta, e cila na ka shoqëruar prej kohësh në ekran me emisionin e saj të gatimit. Nëpërmjet një satusi, ajo ka reaguar për situatën e krijuar në emision, ku qorton Renato Mekollin.

“Të hedhësh ushqimin për shkak të rrezikshmërisë së sëmundjeve që mund të përhapi në rast të mosruajtjes si duhet është e kuptueshme, por të hedhësh mishin sepse në vend të një racioni, konkurrentja kishte përgatitur dy të tillë është skandaloze.”-shkruan Tefta.

Zonja Tefta shprehet se është arrogancë të hedhësh ushqimin në kosh e ta shpërdorosh atë, sikurse bëri ditën e djeshme Renato.

Postimi i plotë

Me të vërtetë të turpshme këto sjellje!

Ndjej keqardhje që për hir të komercializimit, në media serviren formate të gatshme, kopje të këqija të programeve që rezultojnë shumë të ndjekura në vende të tjera. Izolimi që kemi përjetuar për shkak të komunizmit, na hodhi në ekstremin e të admiruarit verbërisht të cdo gjëje që vinte nga jashtë. Kjo tendencë vihet re në emisione si ”Hell´s Kitchen” në Top Channel – kopje e emisioneve të shefit të famshëm britanik Gordon Ramsay.
Po e prisja me padurim emisionin, me kuriozitetin për të parë sesi do ishte përshtatur në kushtet shqiptare. Nuk mund ta fsheh zhgënjimin dhe dyshimin që formati i servirur kështu të ketë sukses te ne. Bazuar në atë që pashë mbrëmë, kam frikë se emisioni do të ndikojë negativisht e si pasojë të rinjtë do të stepen e mos ta zgjedhin këtë profesion për të ardhmen e tyre!
Jam përpjekur që përmes emisioneve të mia , të përcjell tek teleshikuesit, edukim, dashuri për ushqimin dhe të ushqyerit shëndetshëm.
Të gatuarit është pjesë e rëndësishme e familjeve shqiptare. Vlerësimi i ushqimit dhe mosshpërdorimi i tij janë vlera me të cilat cdo nënë edukon fëmijën. Aq sa moshedhja e bukës së vjetër, të tharë apo kripës janë kthyer në bestytni, si simbole që tregojnë se sa keq është të shpërdorosh.
Të hedhësh ushqimin për shkak të rrezikshmërisë së sëmundjeve që mund të përhapi në rast të mosruajtjes si duhet është e kuptueshme, por të hedhësh mishin sepse në vend të një racioni, konkurrentja kishte përgatitur dy të tillë është skandaloze. Është veprim shpërdorues që nuk transmeton asnje vlerë te shefat e rinj të kuzhinës, të cilët mosshpërdorimin e produkteve e kanë udhëzim bazë gjatë edukimit të tyre në cilindo institucion kulinar.
Ndërsa lexoj komentet e shikuesve të programit në faqen e facebookut të Top Channel, ndjej admirim për mospërkrahjen e sjelljeve të tilla arrogante të paasnjë kuptimtë.
Si do të ndiheshit të shijonit pjata ”fantastike” nëse pas atij ushqimi që të servirin fshihet një dhunë e tillë verbale dhe psikologjike?! A do e përtypnit dot atë ushqim?
Si e apasionuar pas gatimit e kuzhinës, do vazhdoj ta ndjek këtë emision, por në asnjë moment nuk do të hezitoj të kritikoj sjellje të tilla, që nuk pasqyrojnë kulturën dhe edukatën e shqiptarëve. Një shefe e ardhshme kuzhine nuk mund të punojë me takat 20 pond në kuzhinën e një restoranti! Kuzhina ka kod veshjeje sikurse cdo profession tjetër shef Renato!

Theu pjatat dhe hodhi ushqimin në kosh, Zonja Tefta i kthehet keq Renato Mekollit: E turpshme! Read More »

Rama “kërcënon” mjekët në Fier: Më ra goja, mos i bëni për Erion Braçen…

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka zhvilluar sot një inspektim në Spitalin Rajonal të Fierit, për të parë ndryshimet në këtë spital. Gjithashtu ishte ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka thënë se spitali ishte transformuar rrënjësisht madje bëri me dije hapjen e repartit të ri të trajtimit të kancerit.

“E kaluara e disa viteve më parë e këtij spitali i ngjan një ëndrre të keqe dhe e ardhmja mbetet ende një sfidë e madhe, që kërkon shumë punë akoma,” shkruan Rama.

Ashtu siç njihet për batutat e tij, kryeministrit nuk i ka shpëtuar edhe ky rast që të bëjë një të tillë. Teksa hynte në një repart, u tha mjekëve: “Ore më ra goja, këto dyert mos i bëni kaq të vogla sa për Erjon Braçen”./korrieri

Shihni videon

Rama “kërcënon” mjekët në Fier: Më ra goja, mos i bëni për Erion Braçen… Read More »

Laboratori në Brenot të Hasit, pse hesht ende Policia? Dyshohet se i përket një…

Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga operacioni i policisë në fshatin Brenog të Hasit, Policia e Shtetit ende nuk ka asnjë version zyrtar mbi rezultatin. Kjo pasi Specialistët e Antidrogës po vijojnë veprimet në laboratorin e drogës. Mësohet se sasia e heroinës që është gjetur i kalon 100 kilogramët.

Në mjediset e përshtatura për përpunimin e drogës janë gjetur edhe përzierës të tjerë. Sipas burimeve, në pranga deri më tani janë vënë 5 persona dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Laboratori i heroinës dyshohet se i përket një rrjeti të gjerë të trafikimit ndërkombëtar të drogave të forta. Në lokalizimin dhe goditjen e këtij rrjeti është bashkëpunuar edhe me agjenci të huaja. Ndërkohë që droga, që mendohet se vinte në Shqipëri nga Afganistani, pasi përpunohej dyshohet se trafikohej në vendet e Bashkimit Europian përmes rrugëve tokësore dhe detare.

Dosja për këtë rast pritet t’i kalojë Prokurorisë për Krime të Rënda, ndërkohë që sipas burimeve po bashkëpunohet edhe me policitë e disa vendeve të huaja, ku dyshohet se ndodhen disa nga personat e përfshirë në trafikun e drogës vdekjeprurëse./TCH

Laboratori në Brenot të Hasit, pse hesht ende Policia? Dyshohet se i përket një… Read More »

Tha se nuk e njihte, deputeti shkodran i kthehet Ramës: Ti njeh trafikantët mor i palarë dhe i paditur

Mbrëmë  në emisionin “Zonë e Lirë” kryeministrin Edi Rama u shpreh se nuk e njeh deputetin demokrat Bardh Spahia, i cili akuzon vazhdimisht qeverinë lidhur me emërimet pa meritë në shëndetësi.Ndërkaq, ka reaguar vetë deputeti shkodran, mjek në profesion, duke i thënë kryeministrit se ai njeh vetëm vrasës, trafikantë, përdhunues.

“Që ti s’më njeh mua është nder për mua e në rastin më optimist turp për ty që s’njeh një nga deputetet e parlamentit te vendit që ti rrenon, vjedh, abuzon dhe turpëron. Ti nuk më njeh se ti njeh vrasës, përdhunues, trafikantë njerëzish e narkotikesh, hajdutë, servila dhe antishqiptar brenda e jashtë vendit tone. Por unë dhe cdo shqipetar i ndershëm dhe që e do vendin e vet të njohim mirë. Të njohim si djalin e nje firmosësi të urdhërit të varjes se një shqiptari të mire e patriot.

Të njohim si mbetje e një sistemi të urryer nga shqipetaret e mire e kombdashes, të njohim si shkaktarin e largimit të gati gjysëm milioni bashkatdhetaresh gjate sundimit tend, të njohim si shitësin e trojeve tona, të njohim si vasalin e krimit, të njohim si ai që ulërinte me të madhe mos hiqni vizat për shqipetarët, të njohim edhe si nje artist të deshtuar të pa larë e të pa ditur. Si mjek mund të të beja edhe një diagnoze personale tënden por ateherë do isha duke folur për një pacient dhe etika profesionale nuk ma lejon ta bëj këtë publikisht”, shkruan deputeti shkodran në reagimin e tij./korrieri

Tha se nuk e njihte, deputeti shkodran i kthehet Ramës: Ti njeh trafikantët mor i palarë dhe i paditur Read More »

Jo shumë larg bregut, kapet peshkaqeni i rrezikshëm pranë ishullit të Sazanit/Video

Në një distancë vetëm 3 milje larg ishullit të Sazanit peshkatarët kanë kapur një peshkaqen gjigand, me gjatësi 3 metra dhe me një peshë rreth 80 kg. Sipas biologëve, peshkaqeni i llojit “dem”, siç edhe është ai i kapur në Sazan renditet lloji i dytë më i rrezikshëm pas peshkaqenit të bardhë.

“Ky është peshkaqeni dem. Është një rast tejet i veçantë sepse hyn në speciet agresive.

Po në të njëjtën periudhë vjet është kapur një tjetër peshkaqen.Të tilla specie konsiderohen të rrezikshme”, tha Sherif Durmishi, kapiteni i anijes. Verën e kaluar, në të njëjtën kohë në grepat e peshkatarëve ka rënë e njëjta specie peshkaqeni por kësaj here në Himarë./reporttv

Jo shumë larg bregut, kapet peshkaqeni i rrezikshëm pranë ishullit të Sazanit/Video Read More »

Michele Placido fshikullon Ramën: Nuk mund ta bëjë këtë gabim, pasi do të ishte akt barbar…

Aktori i njohur italian, që të gjithë e kemi parë të në rolin e komisar Katanit te “Oktapodi”, ka folur për ccështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar shembjen e tij një akt barbar. Michele Placido në një intervistë për Fax Neës ka mbrojtur kauzën e artistëve shqiptarë në mbrojtje të ruajtjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

“Vendin tuaj e kam njohur kur sapo kishte dalë nga regjimi komunist, ndërsa xhironim filmin “Amerika” dhe kam kujtime shumë të bukura. Kam vizituar gjithashtu dhe godinën e Teatrit Kombëtar, ndërtesë shumë e rëndësishme për artin dhe trashëgiminë e një vendi. Kam shumë vite që i kam humbur kontaktet me Shqipërinë, por mbështes çdokënd që përpiqet të ruajë trashëgiminë kulturore të vendit të tij”, tha për Fax Neës Michele Placido.

Por regjisori dhe aktori i njohur ka shkuar dhe më tej duke e cilësuar si një akt barbar shembjen e kësaj godine për të ndërtuar një të ri “në emër të artit bashkëkohor”: “Shembja e kësaj godine do të ishte një akt barbar që do të shkonte kundër historisë së vendit tuaj, megjithëse nuk besoj se qeveria shqiptare do ta ndërmarrë një hap të tillë”.

Placido e konsideron si një mision mbrojtjen e kësaj ndërtese dhe se politika duhet të ndalet dhe të kuptojë se sa e rëndësishme është për një vend pasja e një memorieje historike.

“Një vend nuk mund të ndërtohet duke shkatërruar ndërtesat e vjetra kulturore, sepse nuk është kjo mënyra se si ti i prezantohesh Evropës. Nuk mendoj se do ta bëjë këtë gabim qeveria shqiptare, sepse do të shkatërronte një pjesë të kulturës shqiptare.”– u shpreh për Fax Neës regjisori dhe aktori italian Michele Placido.

Gjithashtu ky i fundit bëri dhe një premtim për artdashësit shqiptarë, sjelljen në Tiranë, në godinën ekzistuese të Teatrit Kombëtar të shfaqjes së Pirandelos./korrieri

Michele Placido fshikullon Ramën: Nuk mund ta bëjë këtë gabim, pasi do të ishte akt barbar… Read More »

FBI kërcet prangat në Tiranë, ditë të zeza për kokat e korrupsionit

Sa vjen dhe ngushtohet laku i drejtësisë për kokat e korrupsionit politik në Shqipëri. Shumë shpjet prangat e agjentëve të FBI do të kërcasin pas shpinës së Sali Berishës, Edi Ramës, Ilir Metës, Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe lukunisë së tyre të hajdutëve, vrasësve, trafikantëve dhe sekserëve. Në Shqipëri do të ngrihet një sektor për skuadrat e përbashkëta hetimore me FBI, për të goditur korrupsionin dhe krimin në nivelet e larta. Kjo është sanksionuar në ligjin për SPAK.

Pjesë e skuadrave të përbashkëta hetimore do të bëhen edhe prokurorë dhe hetues nga vendet e Bashkimit Evropian, për të mbërthyer peshqit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit. Për herë të parë pas 28 vitesh, në Shqipëria do të krijohen struktura të frikshme dhe profesioniste, të cilat do të veprojnë jashtë duarve të politikës dhe për të shkatërruar politikën e korruptuar të Tiranës.

Fronti i krimit dhe korrupsionit në pushtet dhe opozitë po bën çdo përpjekje për ta bllokuar zbatimin e këtij ligji, duke urdhëruar prokurorët që të mos aplikojnë për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Fillimisht, kapot e krimit dhe korrupsionit të politikës bllokuan Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, por pas ndërhyrjes së amerikanëve, ky këshill u zhbllokua. Tani kanë bllokuar KLP. Aktualisht po zhvillohet një betejë e heshtur për të zhbllokuar KLP. Pa u ngritur këto dy këshilla nuk mund të ngrihen Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale si dhe as skuadrat e përbashkëta hetimore me FBI. Kokat e krimit dhe politikës nuk kanë asnjë shans që të sabotojnë këtë ligj, por ata vetëm mund ta shtyjnë për ca kohë. Ata nuk kanë asnjë shans që të shpëtojnë nga hetimet dhe prangat e FBI.

Ligji është miratuar me 84 vota dhe nuk mund të zhbëhet. Në ligj thuhet qartë se ‘Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta në Prokurorinë e Posaçme është përgjegjës për koordinimin e punës së saj me autoritetet e shteteve të tjera. Sektori shërben si ndërlidhës me organet e huaja në shërbim të ecurisë së hetimeve apo hetimeve të përbashkëta. Sektori drejtohet nga një prokuror i posaçëm, i caktuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së

Posaçme për një periudhë trevjeçare. Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta: bashkëpunon me autoritete kompetente të shteteve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare; cakton anëtarë në strukturat e përbashkëta hetimore, të krijuara në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare ose në bazë të një marrëveshje për një rast konkret, me qëllim hetimin, ndjekjen penale apo përfaqësimin në gjyq të veprave penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale, në Republikën e Shqipërisë, në një ose më shumë shtete të tjera”.

Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta në Prokurorinë e Posaçme mbikëqyr hetimet e përbashkëta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, zbatimin

e legjislacionit të brendshëm, si dhe respektimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë. Informon në lidhje me problemet e identifikuara apo çështjet e debatuara, të cilat nuk mund të zgjidhen nëpërmjet konsultimeve me organet kompetente të një shteti tjetër apo përfaqësuesve të tij, informon pa vonesë Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, i cili, nëse është e nevojshme, kërkon mendimin ose ndihmën e ministrisë kompetente. Merr kërkesat e shteteve të tjera për të bërë hetime të posaçme për çështjen penale, ndërmerr veprimet e nevojshme para gjykatave kompetente dhe ofron ndihmë ligjore në procedime për vepra penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale./Pamfleti

FBI kërcet prangat në Tiranë, ditë të zeza për kokat e korrupsionit Read More »