Irina

20 fakte rreth grupit të gjakut që nuk i paskemi ditur

Të gjithë e dimë se sistemi ynë i gjakut është me të vërtetë i ndërlikuar, prandaj është e rëndësishme të kujdeseni për zemrën tuaj dhe të njihni çfarë grup gjaku keni. Për fat të keq, shumë njerëz nuk i dinë të gjitha mundësitë e trupit tonë.

Në listën e mëposhtme kemi sjellë disa fakte shkencore interesante rreth gjakut të cilat me siguri nuk i dinit.

-Do të duheshin 1,120,000 mushkonja për të pirë gjithë gjakun e një njeriu të rritur.

-Për të qarkulluar gjakun, zemra krijon një presion të tillë që të mund të shkojë deri në 10 metra.

-Një qenie njerëzore mund të jetojë pa puls. Në vitin 2012, mjekët instaluan një pajisje në trupin e 55-vjeçarit Craig Leëis që lejonte qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin e tij pa puls.

-Stan Larkin jetoi 555 ditë pa zemër, duke pritur të bënte një transplant. Zemra e tij u zëvendësua me një pajisje që përdorte për ta mbajtur gjallë. Ai madje mund të luante basketboll.

– Sasia e gjakut që qarkullon nëpër trup gjatë 25 ditëve  është përafërsisht e barabartë me ujin në një pishinë mesatare.

-Një person mund të humbasë 40% të gjakut të tij dhe të qëndrojë ende i gjallë. Natyrisht, nevojitet transfuzioni i gjakut në kohë.

-21% e të gjitha sulmeve të zemrës ndodhin të hënën. Një sulm i dytë ndodh të premten. Shkencëtarët supozojnë se arsyeja është një “derdhje” e emocioneve të stresit në fillim të një jave.

-Rrahjet tona të zemrës ndikojnë në humorin tonë. Shkencëtarët e studiuan këtë fenomen kur një njeri u pajis me një zemër të re. Pas operacionit, mendja, ndjenjat dhe veprimet e tij ndryshuan në mënyrë të pazakontë.

-Për të zvogëluar rrezikun e një sulmi në zemër, ju duhet të zgjoheni ngadalë në mëngjes dhe të zvogëloni intensitetin e stërvitjeve në mbrëmje.

-Lëngu i arrës së kokosit është në gjendje të zëvendësojë plazmën e gjakut falë kompozimeve të tyre të ngjashme.

-Grupet e gjakut mund të jenë arsye për shkurorëzim. Shkencëtarët kanë zbuluar se ekziston një lidhje mes llojeve të gjakut të bashkëshortëve dhe përqindjes së divorceve. Kështu, në çiftet më të forta, të dy njerëzit kanë grup gjaku O. Çiftet që vendosin të divorcohen zakonisht kanë kombinime të tilla: A + AB ose A + O.

– Lloji i gjakut ka ndikim në shëndetin tonë. Njerëzit me gjak të llojit O nuk janë të prirur ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, por ata janë më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të kancerit të lëkurës ose obezitetit.

-Njerëzit me gjakun e tipit A duhet t’i kushtojnë vëmendje nivelit të kolesterolit në gjakun e tyre. Ata janë në rrezik për zhvillimin e sëmundjeve koronare të zemrës.

-Ata me gjak të tipit B duhet të kujtojnë se ata janë të prirur ndaj diabetit dhe kancerit të pankreasit.

-Njerëzit që kanë gjak të llojit AB duhet të kujdesen për kujtesën dhe përqendrimin e tyre pasi shanset e dëmtimit të njohjes në individët AB janë 82% më të larta se në llojet e tjera.

-Pijet energjike ndryshojnë mënyrën se si rreh zemra. Shkencëtarët kanë zbuluar se pas pirjes së pijeve energjike, sasia e kafeinës është deri në 3 herë më e lartë se në pije të tjera si kafja. Për më tepër, ato ndikojnë në rrahjet e zemrës dhe mund të shkaktojnë kriza deri në vdekje.

– Dietat sipas tipit të gjakut nuk funksionojnë. Shkencëtarët nga Universiteti i Torontos kanë provuar se dietat e veçanta sipas llojit të gjakut të individëve janë një mit. Në Japoni, ekziston një industri e veçantë e dietave për çdo lloj gjaku: ushqimi, produktet kozmetike dhe produktet e kujdesit personal.

-Performanca atletike varet nga lloji i gjakut. Një studim i mbajtur në vitin 2017 ka treguar se njerëzit me gjak tip O kanë qëndrueshmëri më të mirë se llojet e tjera. Në mesin e lojtarëve më të mirë të notit, shkencëtarët nuk kanë gjetur asnjë person me gjak të llojit AB.

-Karakteri ynë varet nga lloji i gjakut. Shkencëtarët kanë gjetur një lidhje midis karaktereve të njerëzve dhe llojeve të tyre të gjakut. Në Japoni, njerëzit besojnë se llojet e gjakut ndikojnë në tiparet e personalitetit të njerëzve dhe suksesin e tyre në punë dhe në marrëdhëniet personale./ Përshtati në shqip JOQ.al

20 fakte rreth grupit të gjakut që nuk i paskemi ditur Read More »

Rama poston foto me familjen,të lumtur !

Është mundur që shpesh herë ta mbajë familjen e tij larg mediave dhe fotove në rrjete sociale, por siç duket këtë herë kryeministri Edi Rama ka ‘thyer’ rregullin.

Ai ka zgjedhur që mbrëmjen e kësaj të shtune të publikoi në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet bashkë me bashkëshorten e fëmijët, dy djemtë Gregorin e Zahon dhe Rean.

Të pestë shihen teksa pozojnë të buzëqeshur, ndërsa ndodhen në ambientin e një bari.BW.

Rama poston foto me familjen,të lumtur ! Read More »

Prindërit e Stresit: Video ishte një kurth, ku është vajza në hotel?

Pas arrestimit të këngëtarit të njohur të rrepit, Stresi, i cili sipas policisë u kap në një dhomë hoteli jo vetëm i armatosur, por edhe me një femër, prindërit e tij kanë dhënë një tjetër version për ngjarjen.

Të ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në “News24” prindërit thanë se gjithçka ka qenë një kurth për Stresin, pasi ai kishte rezervuar një dhomë hoteli, të cilën ia kishin ndryshuar në momentin e fundit. Madje ata aludojnë se historia e femrës ka qenë e sajuar nga policia. Ata ngritën pyetjen; se ku ishte femra në videon e publikuar nga Policia e Shtetit? Sali Lushaj, babai i këngëtarit tha se pavarësisht lajmit që doli se Stresi ishte me një femër në hotel, kjo nuk bëri që lidhja e tij me të fejuarën e tij, Kejsin, nuk është prishur.

“Është shumë enigmë. Stresi ka rezervuar dhomën tre. Kur ka shkuar i kanë dhënë dhomën 12. Ia kanë ndryshuar. Se ça është futur atje. Se dimë. Ku është goca? I organizuar aty se di nga është. Për të mundur do ta lë tek komoja? Pse u ndërrua dhoma. Është fakt ky”, tha babai. Ndërkohë, nëna e tij tha se “Desha të sqaroj pak këtë pjesën në versionin tim. Siç e shoh unë ngjarjen. Stresi ka porositur në atë hotel dhomën nr.3. Ata i kishin thënë ‘po’.

Në moment kur arrin tek sporteli, ata i thonë se ‘është e zënë’. Momentet e arrestimit kanë qenë të çuditshme. Dhoma është hapur me çelësa, ai ka qenë në gjumë. Se di pse u bënë ato pamje. Nuk kishte ndodhur asnjë krim. Njeriut i jepet kohë sa të vishet. Pse atë natë? Prokuroria kishte 3 muaj hetime, pra përgjime. Aty s’janë prova për tu ndaluar. Por ato e kishin marrë vendimin brenda ditës. Pse mos të pritej që të arrestohej jashtë, apo në shtëpi? Pse ata e dinin se do të gjenin diçka? Është hakmarrje e pastër”./korrieri

Prindërit e Stresit: Video ishte një kurth, ku është vajza në hotel? Read More »

Zbulohet se çfarë do të ndodhë me dosjen “Babale”

Dosja “Babale” do të ndahet në dy dosje. Mësohet se njëra dosje do të jetë për kallëzim të rremë kryer në bashkëpunim, ku përfshihen hetime për deputetin demokrat Ervin Salianji, Fredi Alizotin, Albert Veliun ose “Babalen”, gazetarin Jetmir Olladashin dhe të gjithë personat që janë hetuar në lidhje me këtë çështje.

Mësohet se kjo dosje do i kalojë Prokurorisë së Tiranës, pasi  Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka kompetencë për këtë çështje.

Kurse dosja e dytë, po për çështjen “Babale” do të përfshijë hetime për vëllanë e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron (Geron) Xhafaj dhe do të hetojë akuzat për trafik ndërkombëtar droge.

Pra çështja “Babale” do të ndahet në dy dosje, ku në njërën do të hetohen kallëzimet e rreme të deputetit Salianji dhe gazetarit Olldashi dhe në tjetrën do të hetohen akuzat për trafik ndërkombëtar droge ndaj Agron (Geron) Xhafajt./korrieri

Zbulohet se çfarë do të ndodhë me dosjen “Babale” Read More »

Zonja Tefta bën ‘për një lek’ Renaton e Top Channel: Hodhe ushqimin! SKANDALOZE! Në kuzhinë me taka 20 pond..

Zonja Tefta, e cila së fundmi punoi në ekranin e Report Tv duke sjellë receta të veçanta për shikuesit e shumë dashuri për gatimin, nuk ka ngurruar të shfaqë gjithçfarë mendon për programin që nisi me shumë bujë në Top Channel ”Hell´s Kitchen”, sjellë nga shefi i kuzhinës Renato Mekolli.

Përmes një reflektimi zonja Tefta shpreh hapur zhgënjimin dhe kritikon Renaton për mënyrën e sjelljes.

“Të hedhësh ushqimin për shkak të rrezikshmërisë së sëmundjeve që mund të përhapi në rast të mosruajtjes si duhet është e kuptueshme, por të hedhësh mishin sepse në vend të një racioni, konkurrentja kishte përgatitur dy të tillë është skandaloze. Është veprim shpërdorues që nuk transmeton asnje vlerë te shefat e rinj të kuzhinës, të cilët mosshpërdorimin e produkteve e kanë udhëzim bazë gjatë edukimit të tyre në cilindo institucion kulinar”, shkruan Tefta ndërsa nuk le pa përmendur as takat 20 pond të një prej shefeve të kuzhinës, konkurrente në këtë emision.

REAGIMI I PLOTË I ZONJËS TEFTA:

Ndjej keqardhje që për hir të komercializimit, në media serviren formate të gatshme, kopje të këqija të programeve që rezultojnë shumë të ndjekura në vende të tjera. Izolimi që kemi përjetuar për shkak të komunizmit, na hodhi në ekstremin e të admiruarit verbërisht të cdo gjëje që vinte nga jashtë. Kjo tendencë vihet re në emisione si ”Hell´s Kitchen” në Top Channel – kopje e emisioneve të shefit të famshëm britanik Gordon Ramsay.

Po e prisja me padurim emisionin, me kuriozitetin për të parë sesi do ishte përshtatur në kushtet shqiptare. Nuk mund ta fsheh zhgënjimin dhe dyshimin që formati i servirur kështu të ketë sukses te ne. Bazuar në atë që pashë mbrëmë, kam frikë se emisioni do të ndikojë negativisht e si pasojë të rinjtë do të stepen e mos ta zgjedhin këtë profesion për të ardhmen e tyre!

Jam përpjekur që përmes emisioneve të mia , të përcjell tek teleshikuesit, edukim, dashuri për ushqimin dhe të ushqyerit shëndetshëm.

Të gatuarit është pjesë e rëndësishme e familjeve shqiptare. Vlerësimi i ushqimit dhe mosshpërdorimi i tij janë vlera me të cilat cdo nënë edukon fëmijën. Aq sa moshedhja e bukës së vjetër, të tharë apo kripës janë kthyer në bestytni, si simbole që tregojnë se sa keq është të shpërdorosh.

Të hedhësh ushqimin për shkak të rrezikshmërisë së sëmundjeve që mund të përhapi në rast të mosruajtjes si duhet është e kuptueshme, por të hedhësh mishin sepse në vend të një racioni, konkurrentja kishte përgatitur dy të tillë është skandaloze. Është veprim shpërdorues që nuk transmeton asnje vlerë te shefat e rinj të kuzhinës, të cilët mosshpërdorimin e produkteve e kanë udhëzim bazë gjatë edukimit të tyre në cilindo institucion kulinar.

Ndërsa lexoj komentet e shikuesve të programit në faqen e facebookut të Top Channel, ndjej admirim për mospërkrahjen e sjelljeve të tilla arrogante të paasnjë kuptimtë.

Si do të ndiheshit të shijonit pjata ”fantastike” nëse pas atij ushqimi që të servirin fshihet një dhunë e tillë verbale dhe psikologjike?! A do e përtypnit dot atë ushqim?

Si e apasionuar pas gatimit e kuzhinës, do vazhdoj ta ndjek këtë emision, por në asnjë moment nuk do të hezitoj të kritikoj sjellje të tilla, që nuk pasqyrojnë kulturën dhe edukatën e shqiptarëve. Një shefe e ardhshme kuzhine nuk mund të punojë me takat 20 pond në kuzhinën e një restoranti! Kuzhina ka kod veshjeje sikurse cdo profession tjetër shef Renato!

Zonja Tefta bën ‘për një lek’ Renaton e Top Channel: Hodhe ushqimin! SKANDALOZE! Në kuzhinë me taka 20 pond.. Read More »

”Kush është shefi i policisë qe u kap me 1 ton hashash në Greqi, mik i Balilit dhe Tahirit”

Në një denoncim të bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha thuhet se një shef policie nga Shqipëria ka perfunduar ne pranga me një ton hashash në Greqi.

Berisha ka publikuar një mesazh të një emigranit ku thuhet se drejtuesi që është ndaluar ka qenë ish-komisari i Delvinës, Vangjel Xhavara, tashmë shef i rendit në Lezhë është arrestuar afër Levkadhës

Sipas qytetarit, Xhavara njihet i mik i ngushtë i Klement Balilit dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Reagimi i Berishës:

Arrestohet me 1 ton kanabis në Greqi narkokomisari Xhavarra!
Lexoni mesazhine qytetarit dixhital. sb

prsh doktor Berisha,ka 15 dite qe ne Greqi eshte arrestuar ish shefi i rendit te Delvines dhe tashme shefi i rendit te Lezhes .Behet fjale per shefin e famshem te hashashit Vangjel Xhavara dhe mik i eskobar Balilit dhe mik per koke i Sajme Qorrit pasi i bashkonte hashashi.Eshte arrestuar me 1 ton hashash afer Lefkades .Respekt per ju doktor.Te lutem anonim/korrieri

”Kush është shefi i policisë qe u kap me 1 ton hashash në Greqi, mik i Balilit dhe Tahirit” Read More »

Gruaja dhe dashnorja përplasen në Rinas, plas ‘grushti’: Fshatare që bën magji …

Një situatë e sikletshme ka ndodhur ditën e djeshme mes dy femrave në aeroportin e Rinasit. Ato po prisnin të dyja të njëjtin mashkull, por siç rezulton nga biseda dhe dëshmitë nga të pranishmit në vendngjarje, njëra prej tyre ka qenë gruaje e tjetra dashnorja e udhëtarit që kthehej nga jashtë shtetit.

Gratë kanë kuptuar se çfarë po ndodhte dhe kanë nisur të konfliktohen mes njëra-tjetrës, duke mos u tërhequr asnjëra prej të dyjave nga pritja e gjatë.

Bashkëshortja e “fatlumit” në këtë mes, në debat e sipër, teksa e shtyn vajzën e re në moshë, dëgjohet të thotë se ka një djalë me atë burrë dhe se askush nuk do t’i prishë familjen.

Nga ana tjetër, e reja e ofendon duke e quajtur fshatare.

Ajo dëgjohet të thotë:

Po ti je katunare, Jo prona e shtëpi të kesh, po ti je fshatare. Kush po ta prish familjen ty? Ti bën vetëm magjira. Je magjistare. S’ke turp. Shiko si je bërë, si e çmendur”.

Se çfarë ndodhi më pas mes dy femrave dhe burrit të përbashkët nuk e dimë, ama ky udhëtar duket që i ka punët pisk sapo të shkelë në Shqipëri.

Gruaja dhe dashnorja përplasen në Rinas, plas ‘grushti’: Fshatare që bën magji … Read More »

Financimi i portaleve shqiptare nga Greqia, reagojnë çamët: Meta të mbledhë urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Pas publikimit të lajmit se Athina zyrtare ka dhënë para për disa portale shqiptare, ka reaguar PDIU. Kryetari Shpëtim Idrizi përmes një deklarate i kërkon presidentit Ilir Meta të mbledhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Idrizi thotë se diçka të tillë ai e pati paralajmëruar muaj më parë.

“1 milion euro fonde të zeza vetëm për muajin e fundit, me të cilat shteti fqinj ka blerë media e portale shqiptare duke i paraqitur tezat progreke si mendime të paanshme. Qëllimi i këtyre fondeve ishte të vazhdojë të dëmtojë moralisht çështjet tona kombëtare, të manipulojë marrveshjen e detit, të varrosë çështjen Çame e të vazhdojë diskriminimin ndaj shqiptarëve të çamërisë. Tani besoj se është e qartë që kemi thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën kur ju paralajmëruam per aktet e dënueshme, për blerjen e një pjese tëe mediave shqiptare e ku disa individë gjoja të paanshem vazhdonin të mbillnin urrejtje e armiqësi për shqiptarët e Çamërisë.  Ishim të qartë kur ju spjeguam se si në zgjedhjet e fundit egzekutoheshin mandatet e PDIU-sç, që në Parlamentin e Shqipërisë të mungonte faktori politik Çam, megjithatç u votuam nga 76 mije Shqiptarë, me një qëllim të vetëm: “Çameria mos të ekzistojë. Presidenti i republikës të vërë në lëvizje të gjitha agjensite ligj zbatuese për te hetuar e vene prapa dyerve të qelisë ata që kanë marë para ,shumat e qëllimet sepse vetëm në një muaj bëhet fjale per 1 milion”, tha Idrizi.

Financimi i portaleve shqiptare nga Greqia, reagojnë çamët: Meta të mbledhë urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare Read More »