Irina

Keni eksperiencë me ta? Ja pse këta numra konsiderohen të mallkuar

I konsideruar i pafat. 13-ta, numri i cili është në qendër të shumë supersticioneve dhe teorive lidhur me atë çfarë simbolizon.

Disa njerëz e kanë simbol të gezimit dhe lumturisë, ndërsa për të tjerë simbolizon friken. Po ashtu numri 13 rrethon botën fetare, historike apo matematikore duke mbartur kuptime sa të ngjashme ashtu edhe të kundërta. Një legjendë e hershme që rrethon origjinen e frikës ka të bëjë me një prej dokumentave ligjore më të vjetër të botës, Kodi i Hamurabit, që thuhet se ka fshirë një ligj të 13 nga lista e rregullave të tij.

Në realitet, ky nuk ishte asgjë më shumë se sa një gabim klerik i bërë nga një prej përkthyesve më të hershëm të dokumentit, i cili nuk arriti të përfshijë një rresht teksti, në fakt kodi nuk u vë fare numra ligjeve të tij. Matematicientët dhe shkencëtarët ndërkohë, vënë theksin në dominimin e numrit 12, shpesh herë i konsideruar “numri i përsosur”, në botën e lashtë. Sumerianet e lashtë zhvillonin një sistem numerik të bazuar në perdorimin e 12-ës, që edhe sot e kësaj dite vlen në matjen e kohes.

Shumica e kalendareve kanë 12 muaj. Një ditë e vetme përbehët nga dy gjysmë dita 12 orëshe. Duke qenë se vinte menjëherë pas numrit të “persosur”, i gjori 13 ishte i destinuar të dukej i pafat dhe i pazakontë. Kjo frikë nga e panjohura duket se shkonte në favor të përhapjes së teorive të tjera duke marrë një konotacion pafatësie.

Kuptimi në fe
Në religjionin e krishterë, shifra 13 është nje simbol i interpretimit të darkës së fundit ku Jezusi kishte dymbëdhjetë Apostujt të mbledhur rreth tij, e personi i trembëdhjetë, Juda, i konsideruar si tradhtar. Kështu që shifra 13 u shoqerua me dhimbje dhe vuajtjet e Jezusit pas darkes me Judan.

Në letrat Tarot, 13 herë simbolizion vdekjen e herë rilindjen

Në letrat Tarot, nuk ka asnjë emër numri 13, vetëm se paraqitet një skelet duke korrur. Disa në këtë numër e shohin vdekjen, ndërsa të tjerë rilindjen. Trembëdhjetë është më shumë një burim i mosbalancimit dhe bie në pjesën e kundërt të hyjnores, dhe shënon nje evolucion drejt vdekjes, perfundimin e një fuqie dhe të një arritje.

13 e premtja e zezë
Zanafilla e paragjykimit mund të vije nga një legjendë nordike. Të premten ishte emri i Frigga-së, perëndeshë e dashurisë dhe pjellshmërisë. Kur nordiket dhe fiset gjermanike janë konvertuar në krishterimin, Frigga është mallkuar dhe dërgohet në një mal dhe duke u konsideruar si një shtrige.

Analiza nga shkenca
Frika nga numri 13 është një dukuri e analizuar edhe në psikoanalizë. Në këtë fushë njihet me emrin Triskaideka-fobia dhe përkufizohet si fobi specifike, e pabazë, që karakterizohet nga frika e të këqijave të mundshme që lidhen me numrin 13. Pavarësisht nga rrethanat, apo niveli kulturor, triskaidekafobia ka marrë permasat e një besëtytnie që ka shtrirje të vjetër e të gjerë. Sa për kuriozitet, të gjitha kompanitë ajrore të udhëtimit në avionet e tyre e kanë hequr numrin 13 nga rreshtat ose numrat e vendeve për udhëtarët. Por nuk është vetëm numri 13, numër i cilësuar si “numër tersi”. Shumë numra janë shmangur, evituar dhe janë cilësuar si numra pafat për shkak të aksidenteve e fatkeqësive më të mëdha.

Numri 39
Supozuar si “mallkimi i 39”, numri 39 është shmangur në Afganistan, kryesisht në kryeqytetin e tij, Kabul. Sipas besimit, disa tutore prostitutash dikur mbanin në pronësi një makinë me numrin 39 në targe dhe shtëpia publike kishte adresen “39”. Ka edhe spekulime se urrejtja e numrit është për shkak të një forme të vjetër të llogaritjes e quajtur Abjad. Afganet kanë shmangur numrin në targat e tyre te automjetit, numrin e telefonit dhe adresat e shtepive.

Një makine qe normalisht shitet për 12,000 $ per shembull, mund te shitet për 7000 $ për shkak se ka numrin 39 në targat e saj. Njerëzit qe kanë “39” në targat e tyre, kanë arritur deri në atë pikë sa kanë manipuluar numrin duke e bërë atë të duket si 38. Personat me numër 39 në telefonin e tyre zakonisht bëjnë telefonata me numër të fshehtë. Disa njerëz që disponojne numrin 39 në numrin e tel të tyre kanë marrë telefonata nga persona që kërkojnë prostituta. Njerëzit të cilët janë të moshës 39-vjeçare gjithashtu e shmangin këtë numër duke thënë se janë 40.

Numri 0888888888
Kompania celulare bullgare Mobitel ka pezulluar numrin e telefonit 0888 888 888 pasi tre njerëz me këtë numër humbën jetën brenda 10 viteve. Përdoruesi i parë ishte Vladimir Grashnov, ish-CEO i kompanisë. Ai vdiq në vitin 2001. Vdekja e tij u deklarua të jetë shkaktuar nga kanceri edhe pse ka spekulime se ishte helmuar nga një rival.

Numri i është dhënë më vonë bosit të drogës Konstandin Dimitrov, i cili vdiq në Hollandë, ku ai kishte shkuar për të inspektuar perandorinë e tij të kontrabandes. Personi i tretë i cili ka përdorur numrin ishte gjithashtu një trafikant droge, si dhe nje menaxher pasurish. Konstantin Dishliev vdiq jashtë një restoranti në Sofje të Bullgarisë. Policia sapo kishte shkatërruar e sekuestruar disa ton droge me vlere 130.000.000 paund Pas vdekjes së tij, Mobitel pezulloi linjen dhe nuk e nxorri më në qarkullim.

Numri 11
Falë sistemit numerik është e mundur që ne të perballemi me datat dhe kohën që përbëhen nga një shifer të vetme 11/11/11 dhe 11:11. 11. Ky fakt nuk ka rëndësi, por që nuk mund t’i ndalë njerezit të jenë supersticiozë. Kjo dukuri ishte subjekt i filmit 11/11/11, lëshuar me 11 nentor, 2011. Teoricienet e konspiracionit gjithashtu përdorin numrin 11 në faktet rreth vrasjes së Kenedit ose sulmeve të 11 shtatorit. Kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë qëndronin pranë njëra-tjetrës, duke formuar një numër gjigant 11. Ngjarja ndodhi në 11 shtator, ku shtator është muaji i nëntë. Kështu 9 + 1 + 1 jep 11.

11 shtator ishte dita e 254 e vitit 2001, dhe 2 + 5 + 4 gjithashtu është e barabartë me 11. Aeroplani i parë qe u perplas në kullat ishte fluturimi 11. Fluturimi 11 kishte 11 pjesëtarë të ekuipazhit dhe 92 pasagjere dhe 9 + 2 gjithashtu jep 11. Neë York City dhe Afganistani kanë 11 shkronja secili.

Numri 17
Në Itali, 17 është një numër i pafat. Ky numër simbolizon vdekjen sepse është shkruar si “XVII” në numrat romak, dhe “XVII” mund te riorganizohet për të formuar “VIXI”, që do të thotë “Kam jetuar”. “VIXI” është shpesh i shkruar mbi varret romake. Ai gjithashtu mund të shihet si i pafat per shkak të përmbytjes së madhe biblike e cila filloi më 17. Në “la smorfia”, një sistem numerik i përdorur për të interpretuar ëndrrat, 17 do të thotë fatkeqësi. Disa hotele nuk kanë asnjë dhomë me numrin 17, dhe disa aeroplanë Alitalia nuk kanë asnjë rresht numrash me 17. Kur dita 17 e muajit bie të premten, ajo konsiderohet ditë e pa fat. Kur 17 nëntori (dite e cila gjithashtu përmban Ditën e vdekur) bie e premte, tërë muaji është quajtur Muaji i vdekur.

Numri 250
Në Kinë, numri 250 konsiderohet një fyerje. Në gjuhen mandarine, lexohet “er bai ë” që do të thotë “budalla”. Përdorimi i numrit si një fyerje mund të ketë origjinen nga lashtësia kineze. Në atë kohë, kur monedhat e bakrit ishin ende në përdorim, monedha 1000 përdorej për matje standarde, ndërsa çereku i saj (250) konsiderohej si diçka e rëndë inferiore. Në Kinë, numri 250 është shmangur edhe nga Hapësira ajrore Gulfstream e cila ndryshoi emrin e saj, nga Gulfstream G250 në G280.

Numri 111
Ne kriketin australian, numri 111 është parë si një numër i pafat i lojes në përgjithësi. Ai është quajtur Nelson, nga admirali i famshëm i Anglisë, Horatio Nelson. Është besuar si një numër që përfaqëson tre prej pjesëve të trupit të tij të tij të humbura, një sy, krahun dhe këmbën. Në realitet, Nelson kishte dy këmbët në mënyrë të përkryer, kështu që kjo histori nuk ka shumë kuptim. Disa thonë se numri paraqet tri fitore të mëdha detare të Nelson në Kopenhagen, Nil, dhe Trafalgar, ndërsa të tjerë besojnë se 111 është konsideruar thjesht i pafat sepse i ngjan një sporteli të zbrazet.

Një bestytni thotë se nëse një skuader ka shënuar 111 pikë, të gjithë lojtarët duhet të ngrenë një këmbë në ajër. Përndryshe, ata do të humbasin topin e ardhshëm. Afrika e Jugut dhe Australia luajtën një ndeshje më 11 nëntor, 2011. Saktësisht në ora 11:11, Afrikës së Jugut iu nevojitën 111 pikë për të fituar. Tifozëve iu tha të ngrejnë një këmbë për një minutë të plotë, e kjo mesa duket funksionoi: Afrika e Jugut fitoi ndeshjen.

Numri 7
Shumë kultura e konsiderojnë 7 një numër me fat, por në Kinë, ky numër do të thotë braktisje, zemërim, ose vdekje. Muaji i shtatë i kalendarit kinez quhet “Muaji Fantazëm”, muaj ky i cili mendohet se fantazmat janë të lira. Disa, megjithatë, e shohin atë si një muaj neutral sepse Dita e Shen Valentinit të tyre bie me 7 korrik (07/07). Në 2014, disa aeroplanë u rrëzuan në Ukrainë, Mali, dhe Tajvan në një afat prej shtatë ditësh, duke filluar prej 17 korrikut. Fluturimi MH17 u qëllua nga poshtë në 17:17 në Ukrainen lindore. Avioni ishte një Boeing 777, i cili kishte qenë në përdorim për 17 vjet, (17/107/ 1997-17 / 07/2014). Një helikopter Indian ushtarak u rrëzua në 17:00, duke vrarë shtatë pasagjerë. Në 7/7, një helikopter Mi-171 i përdorur nga ushtria vietnameze u rrëzua në 07:37. Një ATR 72 u rrëzua në Tajvan në 23/07. Air Algérie Boeing 717 Fluturimi AH5017 u rrëzua në 24/07. Fatkeqësi i famshmi Malajzia Airëays, ishte Fluturimi MH370.

Numrat 26 dhe 8
Numrat 26 dhe 8 janë parë si jo fatsjellës në Indi. Termeti Gujarat, 26 dhe 8 që vrau 20.00 0persona, ndodhi në 26 në janar 2004. Tsunami i Oqeanit Indian, i cili vrau 230.000 persona në mbarë botën, ka ndodhur në 26 dhjetor. Disa bomba shpërthyen në qytetin verilindor të Guuahati të Indisë me 26 maj 2007. Shpërthimet me bomba në Ahmedabad ndodhën më 26 korrik. Kjo u pasua nga sulmet terroriste të Mumbait ndodhën më 26 nentor. Shuma e 2 dhe 6 është 8, numër ky i cili besohet të shkaktojë shkatërrim, vështirësi, dhe fat të keq. Numerologët këshillojnë se martesat dhe ceremonitë e tjera nuk duhet të kryhet në ditën e tetë të çdo muaji.

Numri 191
Edhe pse të gjitha lidhjet ndërmjet numrave dhe fatkeqësive ndoshta janë të gabuara, ata përsëri mund të jenë dritherues. Që nga viti 1960, pesë avionë me numër fluturimi 191 janë rrëzuar. 191 . Përplasja vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara në vitin 1979 përfshiu “American Airlines” në “Fluturimin 191”, e cila u rrëzua në aeroportin O’Hare të Çikagos, duke vrarë 273 njerëz. Në vitin 1967, fluturimi eksperimental “X-15 191” u rrëzua duke lënë të vdekur pilotin. Air Flight 191 u rrëzua në Aeroportin Mercedita, Porto Riko në vitin 1972. Delta “Airlines Flight 191” u rrëzua në Aeroportin e Dallas-Fort Ëorth. Në 1985 ku 137 njerëz vdiqen. Në 2012, një “JetBlue Airëays Flight 191” bëri një ulje emergjente në Teksas,pasi piloti nuk u ndie mirë. Fluturimet me numrin “191” nuk janë më në perdorim nga “Delta” dhe “American Airlines”.

Keni eksperiencë me ta? Ja pse këta numra konsiderohen të mallkuar Read More »

Bidoversiteti në lagunën e Orikumit, zbulohet një specie e re mjaft e rrallë në Europë/Foto

Një “banor” i ri është shtuar në lagunën e Orikumit. I quajtur nga shkencëtarët, Fishkëllyesi i murrmë, kjo specie e re, e pavrojtuar asnjëherë më parë në vendin tonë, është mjaft e rrallë në Europë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi shprehet se “ky lajm i bukur që vjen nga studiuesit e AOS dhe studiuesit hungarezë, mbështetur nga stafi i zonave të mbrojtura në Vlorë, dëshmon biodiversitetin e pasur të kësaj lagune”.

Po ashtu, tha ai, “kjo dëshmon edhe efektet e padiskutueshme pozitive të moratoriumit të gjuetisë, në shtimin e shpendëve edhe në këtë zonë”.

Rezultatet e një ekspedite në fund të muajit gusht treguan se në këtë lagunë,në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në Gadishullin e Karaburunit dhe brigjet detare të zonës ka më shumë se 225 specie shpendësh./atsh

Bidoversiteti në lagunën e Orikumit, zbulohet një specie e re mjaft e rrallë në Europë/Foto Read More »

Mali i Velës, destinacion për turizmin e aventurës

Identifikimi dhe promovimi i shtigjeve, destinacioneve, aseteve dhe vlerave natyrore është në fokus të Bashkisë së Lezhës.

Mali i Velës është një mundësi për ata që dëshirojnë turizmin e aventurës, ekskursionet, alpinizmin dhe natyrën.

“Drejt lartësive për të parë 360 gradë dhe shijuar mrekullisht Lezhën” është ftesa që ofron këtë sezon vjeshte turizmi në Lezhë./atsh

Mali i Velës, destinacion për turizmin e aventurës Read More »

Qeveria mbështetje 668 bizneseve për nxitjen e punësimit

Rreth 668 biznese kanë përfituar fonde për nxitjen e punësimit gjatë vitit që lamë pas, ndërsa janë punësuar, trajnuar përmes punës dhe kanë kryer praktikat profesionale 5264 punëkërkues të papunë nga Programi i qeverisë për Nxitjes së Punësimit.

Mbështetja financiare për bizneset përfituese bëhet me këste dhe shkon për 4 paga të paguara nga shteti në masën e pagës minimale dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore për një vit për çdo individ të punësuar.

Përmes këtij programi 3141 individë janë punësuar gjatë muajit Shtator ndërsa programi po vijon me epërsi për shkak të suksesit që ka arritur dhe interesit që ka rritur midis (punëmarrësve dhe punëdhënësve

Faza e aplikimit u hap në muajin Gusht ku një sërë biznesesh që plotësonin kriteret janë përzgjedhur për tu financuar, me qëllim marrjen në punë të individëve, që vijnë kryesisht nga grupet vulnerabël./atsh

Qeveria mbështetje 668 bizneseve për nxitjen e punësimit Read More »

Fier, transformim spektakolar i “zemrës” së qytetit

Qendra e Fierit po transformohet me shpejtësi duke u kthyer në një kartvizitë të qytetit të rilindur mbi shtratin e lumit Gjanicë.  Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet për prishjen e ndërtesave të paligjshme dhe pastrimin e lumit Gjanica në Fier.

“Nga videoja 3D e shfaqur këtu përpara disa muajsh, tanimë ka nisur puna në kantierin e një transformimi spektakolar të zemrës së qytetit, e cila do të jetë kartëvizita e Fierit të rilindur mbi shtratin e sëmundjes së rëndë të rrëmujës e ndotjes urbane”, thotë kryeministri Rama.

Një prej inspektorëve që punonin në këtë kantier i tha kryeministrit se tani Fieri do të marrë pamjen që i takon. Inspektori i theksoi se po punohet me tre turne për të përfunduar këtë vepër.

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi tha se në këtë zonë do të ndërtohet një urë moderne dhe një parking nëntokësor me 100 vendparkime.

Kryeministri Rama theksoi se nga vatër infeksionesh dhe papastërtish, kjo zonë do të kthehet në zemrën e qytetit të “Fierit që duam”.

“Unë kam bërë projektin në 3D dhe se tashme ju ngelet në dorë juve ta vini në zbatim këtë vepër”, përfundoi kryeministri./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2221000924887506/?t=0

Fier, transformim spektakolar i “zemrës” së qytetit Read More »

Autoriteti i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, reagim ndaj partisë Demokratike

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit thotë se deri më sot, pranë këtij institucioni nuk është paraqitur asnjë kërkesë e shoqëruar me formularët përkatës të plotësuar nga vetë subjektet dhe Organet e Vlerësimit Kalimtar sipas ligjit (Vetingu në polici). Reagimi vjen pas deklaratës së sotme të deputetit të partisë Demokratike, Gent Strazimiri, sipas të cilit Vetingu në polici është ndërprerë pas verifikimit se 534 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë patur lidhje me Sigurimin e Shtetit.

Partia Demokratike i kërkoi Autoritetit të publikojë emrat, duke marrë sqarimin e institucionit se nuk ka pasur asnjë kërkesë për subjektet e Vetingut në polici.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit sqaron se “institucionet Kushtetuese, Autoritete Publike, përfshirë edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit,  kanë paraqitur në vijimësi pranë Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit kërkesa ku është kërkuar vlerësimi i cilësive etiko – morale dhe profesionale të punonjësve të Policisë së Shtetit në nivel drejtues në raste të emërimit apo ngritjes së tyre në detyrë”.

Rezultatet e verifikimit për çdo rast janë komunikuar institucioneve të cilat kanë paraqitur kërkesën dhe në asnjë rast nuk ka pasur nga ana jonë ndërprerje të procesit të filluar.

“Menjëherë, me disponimin e një kërkese të tillë ligjore, Autoriteti në zbatim të ligjit, do të kryejë procesin e verifikimit të figurës së çdo punonjësi që i nënshtrohet kontrollit, konkretisht nëse ka qenë person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm, anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit para vitit 1990, sipas ligjit për të drejtën e informimit me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, thuhet në reagimin e Autoritetit.

“Në përfundim, evidentojmë rolin parësor dhe mjaft të rëndësishëm të Autoritetit në zhvillimin e procedurave të deritanishme në tërësi por dhe kryerjen në veçanti të procedurave të vlerësimit të cilësive etike morale dhe profesionale të kandidatëve për t´u zgjedhur në organet e vetingut KPK dhe KPA dhe atyre për t´u zgjedhur anëtarë të KED, KLP dhe KLGJ, jo vetëm brenda standarteve të kërkuara dhe në kohë reale, por më e rëndësishmja, brenda kornizave që ligji i ngarkon atij”, përfundon institucioni./atsh

Autoriteti i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, reagim ndaj partisë Demokratike Read More »

Del në skenë “Babalja i vërtetë”: Ky është Mustafai, peshkatari nga Vlora

Çudirat me “Babalen” nuk kanë të mbaruar, kjo nofkë është kthyer prej muajsh në vëmendjen e qytetarëve shqiptar, por Vlonjati Mustafa Mustafai është mjaft i indinjuar për “Babale” pasi këtë nofkë ai e mbart prej vitesh. Mustafai është një peshkatar i vjetër nga Vlora, ai njihet si “Babalja”, madje edhe varkat e tij të peshkimit dhe biznesin e regjistruar e ka me të njëjtin emër, si Babalja.

Ai thotë se me këtë emër e njohin të gjithë, që nga fëmijët 5 vjeç e deri te më të moshuarit. Por pas daljes në publikun e gjerë të Babales ku kjo nofkë ishte përdorur prej Albert Veliut, i cili prentendon se ka regjistruar biseden e të vëllait të ministrit Xhafaj, për Babalen e vërtetë, Mustafa Mustafai, ka dalë edhe problemet e para. Ai thotë se shumë njerëz e kanë telefonuar dhe e kanë pyetur se çfarë lidhje ka ai me këtë ngjarje.

“Kërkoj ndihmë edhe nga ju. Unë jam Babalja i vërtetë. Mua më përdoret emri nga mëngjesi deri në darkë. Ai që thotë jam Babalja është një kryemashtrues. Unë kam një biznes familjar në peshkim. Jam njeri me vlera të mëdha. Nofkën ma ka vënë miqësia. Unë e kam biznesin tim në sistem si Babale.

Ai e ka përballur emrin tim qëllimisht. Pse e ka përdorur? Mua që 2 vjeç më thërrasin kështu. Ai më përdor emrin mua”, thote Mustafa Mustafai, Babalja per “Report”.

http://vloralajme.net/wp-content/uploads/2018/10/Report-TV-Zbulohet-Babalja-i-v%C3%ABrtet%C3%AB-Mustafa-Mustafai_-Albert-Veliu-m%C3%AB-vodhi-emrin.mp4?_=1

Del në skenë “Babalja i vërtetë”: Ky është Mustafai, peshkatari nga Vlora Read More »

“Bëj jetë qeni”, rrëfimi i të moshuarës që jeton mes sëmundjes dhe skamjes

Bukurie Shkurta përveç emrit nuk ka asgjë të bukur në jetën e saj. Me shikim të dobët shkaktuar nga diabeti në fazë të avancuar, gruaja jeton me bashkëshortin dhe fëmijët në moshë madhore, dy prej të cilëve vuajnë nga ç’rregullime të shëndetit mendor, në një shtëpi të rrënuar në lagjen “Manalat” të Gjirokastrës.

68-vjeçarja i ngrys ditë e netët e saj në këtë divan të vjetër pranë maces, pa jastëk nën kokë, në të vetmen dhomë të shtëpisë që është mbytur nga lagështia dhe era e rëndë. Pensioni nuk i del as për mjekimin e plotë me insulinë.

Mes blerjes se insulinave dhe bukës së gojës ajo zgjedh këtë të fundit “Marr insulinë, por jo shumë. Lekët që marr s’më dalin, se duhet të ha dhe bukë. Marr ilaçe”, thotë gruaja per News 24.

Ela është vetëm 22 vjeç, vajza është invalide, me probleme të shëndetit mendor, por është e vetmja që kujdeset për prindërit e moshuar e të sëmurë dhe vëllezërit e saj. “Jam 22 vjeçe. Mbaj familjen, janë të sëmurë. Të gjithë jemi. Ju lutem të na ndihmoni, të vënë dorën në zemër. Unë s’jam e aftë për punë, por duhet të kujdesem për familjen. Po ika unë, s’ka kush të kujdeset për ta (qan)”, shprehet vajza. Në korridorin e shtëpisë që shërben edhe si kuzhinë nuk ka një dollap ushqimesh, ndërsa të vetmet produkte janë një bukë e mykur dhe një qese miell dhe disa bidonë me vaj të falur. Familja E Varfer “Këto që sheh nga i kanë falur. Kur të mbarojnë ato, do rrimë.

Do presim rrogën e mamit dhe të babit”, thotë vajza. Ndonëse kjo është vetëm një prej familjeve në kushte të vështira jetese, panorama e këtij fenomeni është më e gjerë. Në bashkinë e re Gjirokastër numërohen 100 familje aplikuese në skemën e ndihmës ekonomike, ku vetëm 50 % e tyre janë përfituese të kësaj skeme, ndërsa pjesa tjetër e tyre mbeten jashtë kësaj skeme për shkak të pamjaftueshmërisë së pikëve.

“Bëj jetë qeni”, rrëfimi i të moshuarës që jeton mes sëmundjes dhe skamjes Read More »