Irina

Këngëtarja feston ditëlindjen, zbulon dhuratën e kryeministrit Rama

Diva e kengës shqiptare, artistja e njohur Aurela Gaçe ka festuar ditëlindjen e saj pak ditë më parë. Kanë qenë të shumta urimet e miqve, kolegëve e sidomos fansave të saj. Ashtu si gjithmonë energjike dhe pa farsa, Aurela ka treguar vetë për ditëlindjen e saj duke publikuar dhe një foto të sajën e vogël.

Por dje këngëtarja ka publikuar dhe dhuratën e kryeministrit Edi Rama. Ai i ka dërguar Aurelës një shishe verë me emrin e tij.

“Dhurate per ditelindjen nga kryeministri i vendit @ediramaal. Faleminderit per respektin 😊”, shkruan Aurela dhe më pas vlojnë komentet.

https://www.instagram.com/p/BpKIGakgED5/?utm_source=ig_embed

Këngëtarja feston ditëlindjen, zbulon dhuratën e kryeministrit Rama Read More »

“Biznesmenë e deputetë”, polici i antidrogës denoncon: Ku u zhdukën 160 kg opium në Has

Dy ditë pas zbulimit të një laboratori të përpunimit të heroinës në Has, policia nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar për operacionin. Të premten policia u mjaftua vetëm me një komunikatë 4 rreshta se ishte kryer operacioni dhe ende po bëheshin arrestime por asgjë më shumë.

Ndërkohë sot një efektiv i antidrogës ka dërguar tek ish-kryeministri Sali Berisha një mesazh ku thotë se janë vjedhur nga vetë policia 160 kg opium me të cilin mund të nxirreshin 20 kg heroinë e zakonshme.

Ai flet për përfshirjen e njerëzve të fuqishëm në xhiron e heroinës si politikanë, deputetë, biznesmenë.

STATUSI I BERISHËS
Narkopolicia informoi bosët e rrjetit të fabrikës së heroinës në Has!
Vodhi 160 kg opium të pastër me të cilin prodhoheshin 3.2 ton heroinë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje dr. jam punonjës i antidrogës nga lista prej 13 bosëve dhe lejtnantëve të këtij grupi, biznesmenë, politikanë, deputet etj nuk është arrestuar asnjeri operacioni u dekonspirua plotësisht pa filluar ndaj u arrestuan vetëm tre anëtarët e familjes Shuti që punonin në Fabrike dhe kishin detyrë dhe ruajtjen e saj.
Në fabrike janë gjetur 260 kg opium i pastër por 160 kg u zhdukën pa gjurmë, po sqaroj këtu se me një kg opium nxirren 20 kg heroinë e zakonshme pra vetëm me sasinë e lëndës së parë që u gjendën në fabrikë prodhoheshin 5200 kg heroinë.
Së fundi i nderuar Doktor fabrika në Has është që 3 vjet dhe me dijeni të plotë dhe nën kujdesin e shefit të komisariatit Hasit dhe kryetarit bashkisë Adem Lala, të cilët kishin pjesën e tyre të fitimit, anonim ju lutem.

“Biznesmenë e deputetë”, polici i antidrogës denoncon: Ku u zhdukën 160 kg opium në Has Read More »

Shqipëria është pjesë e ekskursioneve për adhuruesit e Ballkanit

Për adhuruesit e Ballkanit ekziston një rrugë e re ekskursioniste, me një distance të gjatë dhe ku përshkohen disa vende në rajonin e Ballkanit të quajtur “High Scardus Trail”.

Ky shteg prej 495 kilometrash mbulon trekëndëshin ndërkufitar midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe mund të përshkrohet në afro 20 ditë, shkruan faqja e njohur turistike www.lonelyplanet.com.

Shtigjet e vargmaleve marrin emrin antik të maleve të Sharit. Ajo fillon në Maqedoninë Perëndimore, në afërsi të Liqenit të Ohrit (një nga liqenet më të vjetra dhe më të thella të Evropës) dhe çon drejt lartësisë 2 764 metra të lartë të malit të  Korabit në kufirin shqiptaro-maqedonas, për të përfunduar pranë Liqenit të Prespës në Shqipërinë Juglindore.

Ekzistojnë disa shtigje lidhëse dhe pika dalëse që çojnë në zona të populluara, duke lejuar udhëtime me gjatësi të ndryshme, kohëzgjatje dhe nivele vështirësie. Pjesa më e madhe e shtigjeve rreth 150 kilometra, është në territorin shqiptar, ku  kalon nëpër Parkun Natyror Korab-Koritnik njohur si habitati i ariut të murrmë, ujq, dhelpra dhe kaproj. Muajt më të mirë për shëtitje janë nga qershori deri në shtator.

Pjesë e një projekti rajonal të financuar nga qeveria gjermane dhe zbatohet nga GIZ (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar), synon rritjen e mundësive të punësimit në këtë rajon ndërkufitar të Ballkanit Perëndimor me zhvillimin e turizmi.

High Scardus Trail” tashmë plotëson majat tashmë mjaft popullore të Ballkanit, një rrugë prej 192 kilometrash  që përshkon malet e thyera të jugut të Malit të Zi, të Shqipërisë Veriore dhe Kosovës Lindore, si dhe gjurmët Via Dinarica, një megashteg prej 1 930 kilometrash, që mbulon tetë vende nga Sllovenia në Maqedoni dhe lidh majat përgjatë maleve të Alpeve Dinarike dhe Sharit.

Shqipëria është pjesë e ekskursioneve për adhuruesit e Ballkanit Read More »

Numri i shqiptarëve që jetojnë nëpër botë

40% e shqiptarëve janë tashmë jashtë vendit. Tre janë destinacionet kryesore: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e Bashkuara me 80 mijë…

Sipas informacioneve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), pjesa më e madhe e emigrantëve kalojnë kufijtë për arsye ekonomike dhe mundësi më të mira sociale. Sipas të dhënave të bëra publike nga OKB dhe me përpunimin e PewResearchCenter është hartuar harta globale e origjinës dhe destinacioneve të emigrantëve kudo në botë.

Në vitin 2015, harta tregon se 1.120.000 shqiptarë, të lindur në Shqipëri, jetojnë në vende të tjera. Tre janë destinacionet kryesore: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e Bashkuara me 80 mijë. (shiko tabelën). Në Gjermani dhe kanada ka nga 20 mijë emigrantë secili dhe në Mbretërinë e bashkuar 10 mijë.

Sipas censusit të fundit të INSTAT, rezidentë në Shqipëri janë rreth 2.86 milionë banorë, çka nënkupton se ata që kanë ikur jashtë përbëjnë tashmë 40% të atyre që banojnë në vend.

Kjo përqindje ka gjasa të rritet edhe më shumë në periudhën në vijim, pasi vitin 2015 u shënua një rritje e valës së emigracionit, kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Europian por dhe SHBA-ve. Sipas të dhënave të Eurostat, numri i kërkesave për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Europian ka shënuar një rritje të frikshme në vitin 2015. Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është rritur me 439%, duke arritur në gati 66 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që ishin një vit më parë.

Një tjetër rekord ishin aplikimet për lotarikë amerikane, që në vitin 2015 arritën në 200 mijë.

Sipas mediave britanike, brigjet e Anglisë po kthehen në destinacionin më të fundit të emigrantëve shqiptarë.

Emigrantët 3.3% e popullsisë botërore

Kombet e Bashkuara sugjerojnë se më shumë njerëz po lëvizin nga shteti ku janë lindur.

Në 2015 numri i emigrantëve në të gjithë botën kapi shifrën e thuajse 100 milion. Emigrimi, sipas raportit, është rritur edhe në vendet e zhvilluara dhe në ato në zhvillim. Në vitin 2015, emigrantët përbënin 3.3 % të popullsisë botërore.

Monitor/d.i.

Numri i shqiptarëve që jetojnë nëpër botë Read More »

Adolf Hitleri: Shqiptarët janë trima dhe fisnikë!

Lideri nazist i Gjermanisë, shqiptarët i konsideronte për “racë të pastër ariane”, për “trima dhe fisnikë”, kurse Shqipërinë e cilësonte “vend të vogël romantik të Ballkanit”. Në shërbim të tij, ka qenë një agjent shqiptar, kurse në divizione ka patur shtatëmijë shqiptarë. Sipas disa shënimeve, thuhet se kryqi i thyer i Hitlerit, ishte simbol në Iliri dhe se ka përfaqësuar bashkimin e dy Z-ve, që do të thotë Zeusi – perëndi ilire. Më poshtë janë disa citate për shqiptarët, nga historianë dhe personalitete të kombësive të ndryshme.

Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia. dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.

Nikolla Jorga: “Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.

Maximilian Lambertz: “Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.

Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”.

M. Huacunthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.

Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.

Henry Noel Brailsford:“…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.

Gjusepe Katapangu: “Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!

Agostino Ribeco: “Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”.

Braisllav Nusic: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.

Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.

Edvin Jasques: “Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.

Edvin Pears: “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”.

Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës.”

Fanulla Papazogllu: “Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”.

Gos Xhen: “Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene”.

Gustav Majer: “Shqiptarët janë Ilir të rinj”.

Gjorgj Hahni: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.

Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.

Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.

Henri Braisford: “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”

Johan Fon Han: “Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja”.

Jovan Cvijiq: “Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.

Konstandin Paparigopulos: “Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”. /Standardi/

Adolf Hitleri: Shqiptarët janë trima dhe fisnikë! Read More »

Si asnjëherë më parë, Rama prezanton familjen e plotë!

Pas Facebook-ut, kryeministri Edi Rama po tenton të përdorë më shumë Instagramin, nga ku ndan më shumë rreth jetës së tij private.

E kemi parë që kur pi kafen e mëngjesit, kur shkon tek berberi dhe tashmë nuk mund të mungonte fotoja familjare.

Mbrëmjen e sotme Rama ka postuar një foto, në të cilën ndodhet bashkëshortja e tij Linda Rama, vajza e saj, djali i tij Gregu dhe i vogli Zaho.

Bashkëngjitur fotos, Rama ka vendosur një emoji me sy zemre…

Si asnjëherë më parë, Rama prezanton familjen e plotë! Read More »

‘’La Bottega delle carni”, marketi që s’duhet humbur në Tiranë. Mishi bio shqiptar i ndërthurur me artizanatin italian

‘’La Bottega delle carni”, është marketi më i ri i produketeve të mishit që është hapur sot në kryeqytet, me një larmishmëri zgjedhjesh për të gjithë qytetarët.

Dyqani që ndodhet pranë qendrës Kristal në zonën e Komunës së Parisit ka organizuar sot ceremoninë e hapjes, ku janë ekspozuar një sërë risish në fushën e tregtimit dhe të përpunimit të mishit.

Marketi është në pronësinë e një kompanie shqiptaro-italiane, ku mund të gjenden produkte mishi vendas të përpunuar në mënyrë artizanale nga mjeshtrat më të njohur italian.

Bëhet fjalë për ndërthurje të mishit cilësor të vendit tonë me përpunimin artizanal italian, ku mund të gjeni salçiçe e qofte italiane, dhe mishra të të gjitha llojeve: viçi, gici, qengji, etj.

Ajo që ofron ky market është padyshim cilësia dhe siguria e produkteve, një një kohë kur kjo është e vështirë të gjendet në treg.

Të gjitha produktet që ofron në market janë produkt vendas i mishit i kontrolluar nga të gjitha instancat e sigurisë ushqimore si AKU, dhe të survejuara nga veterinerë, rritje në natyrë, në zonat malore të Korçës, Ersekës dhe Pogradecit.

Kushdo që do të donte të kthehej pas në kohë për mishin bio, do të duhej të bënte një ndalesë në marketin ‘’La Bottega delle carni”.

Përveç produkteve të certifikuara në cilësi dhe siguri, brenda marketit do t’iu rezervohet një pritje e këndshme nga një staf profesionistësh, me kushtet më të larta të higjenës.

‘’La Bottega delle carni”, marketi që s’duhet humbur në Tiranë. Mishi bio shqiptar i ndërthurur me artizanatin italian Read More »

E diela me surpriza sipas horoskopit, cilat shenja duhet të kenë kujdes me shëndetin

Parashikimi i Horoskopit për ditën e sotme, 21 tetor 2018 për 12 shenjat e zodiakut.

Dashi
Shmangni konfliktet pasi mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj. Mund ta gjeni veten në një situatë shumë emocionuese. Natyra juaj e çiltër do të gëzojë njerëzit rreth jush. Mos u mbështesni tek të tjerët për të kryer detyrat tuaja.

Demi
Keqkuptimi mes jush dhe një mikut tuaj mund të sjellë një situatë të pakëndshme. Do të keni dëshirë të shpenzoni para dhe të argëtoheni, por bëni kujdes pasi do të pendoheni nëse dilni jashtë buxhetit tuaj. Mos ndërhyni tek çështjet që nuk iu takojnë.

Binjakët
Motivojeni veten për të qenë më optimistë. Kjo do t’ju rrisë besimin në vetvete dhe fleksibilitetin. Progresi i ngadaltë në punë do t’ju shkaktojë pak tension. Sa i përket jetës martesore, do të kaloni momente fantastike.

Gaforrja
Do të keni kohë mjaftueshëm për t’u relaksuar. Gjatë ditës së sotme do të keni mundësi të përfundoni edhe disa detyra, të cilat keni kohë që i keni lënë pezull. Besimi në vetvete do të jetë i lartë dhe performanca juaj në punë do të jetë më e mirë se ç’prisnit.

Luani
Në mbrëmje do të përjetoni një situatë që do t’ju mbajë paksa të tensionuar, por mos u shqetësoni pasi do të kalojë shumë shpejt. Gjendja financiare do t’ju rritet, teksa do të keni disa fitime të papritura. Ka gjasa të nisni një marrëdhënie të re romantike, e cila do të zgjasë.

Virgjëresha
Bëni më shumë kërkime në skemat që iu janë propozuar për të investuar. Një lajm i mirë i papritur nga disa të afërm të largët do t’ju lumturojë ju dhe familjen tuaj. Partneri-partnerja do të jetë entuziast për planet tuaja të reja.

Peshorja
Bëni kujdes me dietën dhe kontrolloni peshën tuaj. Ka gjasa t’ju realizohet një dëshirë, të cilën keni kohë që e prisni. Puna juaj do të vlerësohet dhe do të sjellë rezultate. Kontrolli fjalët pasi mund të lëndoni prindërit. Idetë e reja do të jenë produktive.

Akrepi
Diferencat në mendime mund të shkaktojnë irritim për ju. Ka gjasa që sot të takoheni një person, të cili e shihni rrallë. Do të jeni në qendër të vëmendjes gjatë ditës së sotme, teksa dikush do t’ju shpreh mirënjohjen për ndihmën që i keni dhënë.

Shigjetari
Përpiquni t’i zgjidhni konfliktet, në mënyrë që të ndiheni të qetë. Fëmijët do t’ju bëjnë të ndiheni krenarë me arritjet e tyre. Mund t’ju prishen planet pasi ka gjasa t’ju vijë një mik që nuk e prisnit.

Bricjapi
Personat e kësaj shenje që vuajnë nga tensioni duhet të bëjnë kujdes. Rritja e të ardhurave do t’ju çojë drejt disa blerje të rëndësishme. Mos i ndani me të tjerët çështjet tuaja personale. Sot do të ndjeni mungesën e partnerit/partneres suaj.

Ujori
Do të ndiheni shumë energjik gjatë ditës së sotme. Mund të përfshiheni nga disa mendime romantike, të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni mjaft mirë. Mos i bëni kurioz të tjerët që të pyesin sesi ndiheni. Përpiquni t’i përfundoni vetë punët tuaja, pa ndihmën e të tjerëve.

Peshqit
Ka gjasa të tensionoheni për shkak të një debati në shtëpi. Megjithatë, në pjesën tjetër të ditë do të kaloni momente të këndshme duke u argëtuar me fëmijët tuaj. Sa i përket anës romantike, do të jetë dita juaj me fat. Shmangni personat që përpiqen të prishin reputacionin tuaj.

E diela me surpriza sipas horoskopit, cilat shenja duhet të kenë kujdes me shëndetin Read More »