Irina

Miss Letonia shtang publikun me përgjigjen që i jep Ermalit

Bukuroshja nga Letonia ka shokuar publikun shqiptar me deklaratën e saj. Pas komplimenteve të Ermal Mamaqit në “Xing me Ermalin” Miss Letonia ka thënë faleminderit në letonisht, e cila thuhet ‘po dhj*s’ në shqip.

Petro Bozo ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Xing me Ermalin” së bashku me 45 bukuroshe nga e gjithë bota të cilat konkurrojnë për “Miss Globe”. Mirëpo teksa të gjitha miset po bënin fjalimin falënderues që bëhet zakonisht pasi merret kurora por në gjuhën e tyre amtare, Miss Letonia ka lënë gojëhapur të gjithë publikun.

Ajo shkaktoi shumë të qeshura në publik pasi fjala “Faleminderit” në gjuhën letonisht tingëllonte me “Po dhj*s”. Teksa moderatori Ermal Mamaqi po i shpjegonte biondes që kjo fjalë nuk ka një domethënie të mirë në gjuhën shqipe, ajo u shpreh se s’kishte ç’të bënte pasi kështu i thonë “Faleminderit” në vendin e saj.

Miss Letonia shtang publikun me përgjigjen që i jep Ermalit Read More »

“5000 euro për provimin e policisë”, aplikanti tregon çfarë ndodhi në testim

Një tjetër akuzë për Ministrinë e Brendshme, kësaj here me testimin e aplikantëve që duan të bëhen pjesë e policisë.

Denoncimi është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij kur një prej aplikantëve thotë se nuk ka marrë përgjigjen edhe pse korrigjimi është elektronik duke akuzuar për korrupsion nga 3 mijë deri në 5 mijë euro për provim.

POSTIMI I BERISHËS
Pazari me provimin e policise arrin ne 5000 euro! sb
Mirembrema Doktor. Sot u zhvillua provimi me shkrim per akademine e policise. Megjithese ishte nje teze super skandaloze nga ministria e arsimit, na thane qe pergjigjet do ti marrim menjeherë pas perfundimit te testimit, meqense sipas tyre cdogje korigjohet me sistemin scantron, pra elektronik.
Si ka mundesi qe akoma nuk kane dale pergjigjet, kur ka kaluar gjysma e dites.

Ku eshte transparenca dhe modernizmi i policise se shtetit. Turp i madh, sepse testimi ishte me Laps te zi dhe mundesh shume lehte ti fshije apo ndryshoje pergjigjet, manipulim super i lehte.

Pse nuk dalin dhe ta pranojne se lista e fituesve qendron nen sirtaret e drejtuesve te policise, ku vetem sipas merites nuk ka perzgjegje te fituesve. 3- 5 mij euro ishte zarfi nën dore per te qene fitues.

Turp se na mburret ai i gjati per meritokraci. Anonim tlt se kane per te na i heq fare edhe ato pike qe i kemi tonat./korrieri

“5000 euro për provimin e policisë”, aplikanti tregon çfarë ndodhi në testim Read More »

‘Nuk rrija dot pa e ndarë më ju’ Rudina Magjistari prezanton dikë tjetër nga familja

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Rudina Magjistari ditën e djeshme ka ndarë me ndjekësit e saj foton e mbesës së saj dhe bëhet fjalë për Elin.

Image

Ajo  ka nja arsye të fortë dhe të bukur që prezanton mbesën e saj.

Eli jeton në Spanjë dhe sot është diplomuar.

‘ Krenaria dhe lumturia më ka mbushur shpirtin! Nuk rrija dot pa e ndarë këtu sot. Mbesa ime, e sapo diplomuar tashmë. Mbesa më cool! Te dua shume, Elin!’ ka shkruajtur moderatorja krahas fotos.

‘Nuk rrija dot pa e ndarë më ju’ Rudina Magjistari prezanton dikë tjetër nga familja Read More »

Aktiviteti i parë për Qarkun Vlorë, në kuadër të fushatës së ri-informimit mbi skemën e NE

Në kuadër të fushatës së ri-informimit mbi skemën e NE, iniciativë e MSHMS & SHSSH aktiviteti i parë për Qarkun Vlorë u mbajt në Bashkinë Sarandë. Së bashku me ekipin e Drejtorisë Rajonale të SHSSH Vlorë u prezantuan risitë dhe paketa e plotë e shërbimeve sociale përpersonat në nevojë.

Skema e re e NE është një proçes dinamik që synon targetim të saktë të varfërisë, mbrojtje dhe integrim për personat që jetojnë me të ardhura të pakta ose të pamjaftueshme.

Takimi mblodhi bashkë Administratorët shoqëror të Bashkisë Himarë, Delivinë, Finiq, Sarandë & Konsipol; persona përfitues të NE dhe përfaqësues të institucioneve bashkëpunese me SHSSH.

Aktiviteti i parë për Qarkun Vlorë, në kuadër të fushatës së ri-informimit mbi skemën e NE Read More »

A ke qenë i adoptuar? Blendi Fevziu sqaron njëherë e mirë të vërtetën

Moderatori Blendi Fevziu ka qenë sot i ftuari i Rudina Dembacajt, ku ka treguar më shumë rreth jetës së tij jashtë ekranit dhe pasionit për udhëtimet dhe për të shkruar librat.

Ai tregoi se një nga pengjet e tij është të shkruajë për bisedat me stërgjyshet e tij.

Blendi për herë të parë i është përgjigjur dhe tashethemeve që janë hedhur në drejtim të tij se ka qenë një fëmijë i adoptuar.

Gazetari ka dhënë sqarimin e tij si më poshtë:

Jo s’është fare e vërtetë, s’ka lidhje. Në shtëpinë ku ne rrinim, kishim një dhomë tepër, që ja kishim dhënë një qiraxhiu. Pas dy vitesh pasi u largua qiraxhiu i parë, dikush u kujtua që ne kishim tepër një dhomë dhe donin të na sillnin një tjetër. Kështu që unë u mora në përkujdesje nga daja i mamit, që jetonte po me ne, kjo ishte historia u bëmë dy kurora për të mbajtur shtëpinë. Nuk ka pasur adoptim, ndarja e kurorave për tollona dhe shtëpi ka qenë normale atë kohë./korrieri

A ke qenë i adoptuar? Blendi Fevziu sqaron njëherë e mirë të vërtetën Read More »

“Ju thashë mos…” çfarë rrëfeu në dëshminë e tij pronari i lokalit të Bllokut

Redi Popescu, pronari i lokalit Monopol, ku ndodhi ngjarja e Bllokut më 4 Tetor, është arrestuar ditën e djeshme. Popescu akuzohet për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’, bënë me dije burime zyrtare nga Policia e Tiranës.

Dyshohet se ai ka prishur provat duke fshehur armën e Ervis Martinaj dhe ka penguar hetimin në zbardhjen e të vërtetës duke dhënë dëshmi të rreme.

Pronari i lokalit në ish-Bllok, ku ndodhi përplasja me armë me një të vdekur e dy të plagosur të enjten mbrëma, ka shpjeguar në Polici rrethanat e ngjarjes si dhe bisedat që kanë zhvilluar klientët e tij, Ervin Mata dhe Ervis Martinaj.

Redi Popesku ka sqaruar se fillimisht në lokalin e tij kanë shkuar Ervin Mata, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, i shoqëruar nga oficeri i Zall-Herrit, që ai e identifikon me emrin Joli dhe tre persona të tjerë. Pasi kanë qëndruar për pak kohë, Mata dhe oficeri, shtetasi Mevjol Billo, kanë zbritur për të takuar Elvana Gjatën dhe pasi janë ndarë me të janë kthyer sërish në lokal. Pas kthimit në lokal, Popesku thotë se i ka parë këta dy persona disi të revoltuar.

Rreth 20 minuta pasi ata ishin kthyer në lokal, Popesku thotë se ka dalë për të takuar një të njohurin e tij, që ishte Ervis Martinaj, i cili ishte i shoqëruar nga dy persona të tjerë. Martinaj i ka thënë se do të hynte të takonte Ervin Matën dhe është futur bashkë me personat që e shoqëronin, duke e takuar miqësisht.

Të katërt janë ulur bashkë dhe në këtë kohë Poposku thotë se është futur për të marrë një shishe çivas. Në këtë kohë, personat që shoqëronin Martinajn i janë drejtuar oficerit Mevjol Billo, duke i thënë: “Pse më shikon…” Në këtë kohë ai thotë se ka parë dy persona që janë futur brenda dhe kanë nisur të godasin me grushte komandon Billo. Në këtë moment Martinaj i ka thënë: “Mos, mos, mos…”, ndërsa Ervin Mata po thoshte “Ça po boni, ça është kjo punë”. Njëri nga këta persona, që ai thotë se ishte me kapuç, ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar. Të tjera detaje Popesku s’ka mundur të shohë, pasi është futur pas banakut.

DESHMIA E PLOTE NE POLICI E REDI POPESKUT, PRONARIT TE LOKALIT TEK ISH-BLLOKU, KU NDODHI PERPLASJA ME ARME

Procesverbal me të dhëna përmbledhëse nga personi që ka dijeni për veprën penale, i mbajtur në Tiranë, më datë 05.10.2018, në orën 01:15, para oficerit të Policisë Gjyqësore, në Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, duke respektuar kërkesat dhe detyrimet ligjore të parashikuara nga nenet 303/2, germa c, 297, 155, 160 e vijues të K.Pr.Penale. Procesverbali mbahet për marrjen e të dhënave që tregojnë rrethanat e veprës penale nga shtetasi Redi Popesku, 40 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, Master Of Art, me gjendje civile beqar, me gjendje gjyqësore i padënuar, profesioni administrator i kompanisë “Red Diamond”, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

Pasi iu shpjeguan nenet 155 deri 160 të K.Pr.Penale, të cilat bëjnë fjalë për rregullat e dëshmisë dhe iu kërkua që të tregojë gjithçka di për rrethanat e veprës penale dhe personin, të cilit i atribuohet vepra penale, si dhe pasi u paralajmërua për përgjegjësinë penale që ka nëse bën deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore, duke dhënë shpjegime që i di se janë tërësisht ose pjesërisht të rreme, apo fsheh fakte ose prova, në bazë të nenit 305/b të Kodit Penal dënohet me burgim deri në gjashtë muaj. Me vullnetin e tij të lirë, bën këtë deklaratë:

Kam gjeneralitetet e mësipërme dhe në lidhje me sa pyetem nga ana juaj, dua të shpjegoj se unë jam administrator i subjektit “Red Diamond” sh.p.k, me adresë, rruga “Ibrahim Rugova”, Tiranë, pallati 7/1, kati i dytë. Më datë 04.10.2018, rreth orës 18:00, kam qenë në ambientet e dyqanit tim. Pas rreth 10 minutash ka ardhur një klient i imi, i cili quhet Ervin Mata, që ka në pronësi hotel “Victoria” në Tiranë, me katër persona të tjerë, të cilët e shoqëronin, ku njëri prej tyre ishte Joli, që është oficer në Zall-Herr, tjetri quhet Qemal, ndërsa dy personat e tjerë nuk i njihja. Pasi erdhën brenda në dyqan kanë filluar të shohin në vitrina dhe janë ulur në tavolinë, ku kanë vazhduar duke diskutuar për problemet e tyre dhe unë i kam shërbyer verë dhe xhin. Më pas janë ngritur nga tavolina shtetasi Ervin Mata dhe Joli, oficeri i Zall-Herrit. Ervin Mata takoi të dashurën e tij Elvana Gjata dhe më pas u kthyen sërish të dy me Jolin brenda në dyqan dhe në këtë moment unë kam parë që ata ishin të revoltuar. Të dy këta persona u ulën sërish te vendet e tyre në tavolinë. Mbas rreth 20 minutash, unë kam dalë te shkallët dhe kam takuar një të njohurin tim, i cili quhet Vis Martini, që është klient i dyqanit tim. Në këtë moment, Vis Martini ishte me dy persona të tjerë, të cilët e shoqëronin këtë të fundit. Shtetasi Vis Martini më tha se do të hynte brenda në dyqan për të takuar Vin Matën.

Në këtë moment hyri në dyqan Vis Martini me dy personat që e shoqëronin dhe takoi normalisht shtetasin Ervin Mata. Në këtë kohë, Ervis Martini së bashku me dy personat që e shoqëronin dhe me Ervin Matën janë ulur veç të katërt në pjesën pranë derës së banjës, pra në fund të banakut. Në këtë kohë jam afruar unë duke hyrë te banaku dhe u kam thënë se çfarë donin t’i qerasja nga ana ime. Vis Martini më tha po pate na mbush një gotë çivas. Në këtë moment unë kam marrë katër gotat dhe sapo jam kthyer për të marrë shoshen e çivasit në raft, kam dëgjuar dy çunat që shoqëronin Vis Martinin duke i thënë Jolit, oficerit të Zall-Hettit, “pse më shikon”. Joli ishte te tavolina veç, ku u ulën në fillim. Në këtë moment kanë ardhur dy persona nga jashtë, njëri ishte me bluzë të errët, me kapuç, trup i gjatë, me xhinse, i cili bashkë me këtë personin që shoqëronte filluan të shanin dhe godisnin me grushte Jolin, oficerin e Zall-Herrit dhe personat që ishin me Jolin në tavolinë. Në këtë moment Vis Martini po thoshte “mos, mos, mos”, ndërsa Ervin Mata po thoshte “ça po boni, ça është kjo punë”. Në këtë moment kam parë personin me bluzë të errët, me kapuç, i cili kishte një armë zjarri si automatik. Ngaqë u krijua rrëmujë e madhe, unë kamdëgjuar një krismë që erdhi nga vendi ku ishte personi i gjatë me kapuç në kokë, që po konfliktohej me Jolin, por që nuk e pashë se kush qëlloi. Mbas kësaj krisme unë jam hedhur direkt poshtë banakut. Në këtë kohë kam dëgjuar krismat e armëve që vazhdonin. Kur krismat pushuan, afër banakut ka ardhur Vis Martini zvarrë, të cilin e pashë se ishte i plagosur në qafë dhe e kam marrë dhe e kam zbritur deri poshtë shkallëve, ku e kam drejtuar drejt taksive. Dua të shpjegoj se kur dola nga banaku të gjithë personat kishin ikur, përveçse personit që ishte i vrarë dhe një person tjetër afër derës që ishte duke u përpëlitur. Më pas unë kam vazhduar të rri në trotuar me shishe në dorë për t’i kthjelluar. Më pas unë kam lënë shishen në trotuar dhe jam kthjelluar. Në këtë moment kam parë dy motorë policie dhe u kam ngritur dorën, duke i njoftuar për atë që kishte ndodhur. Më pas kam hyrë brenda së bashku me forcat e Policisë.

Pyetje: A mund të na shpjegoni se çfarë karakteristikash kishin dy personat që shoqëronin shtetasin Ervis Martini?

Përgjigje: Njëri prej tyre ishte nën 30 vjeç, trup i dobët, rreth 170 cm, i veshur me të zeza. Ky person ishte personi i plagosur te dera kur unë po dilja me Vis Martinin për ta çuar te taksia. Ndërsa personi tjetër ishte rreth 30 vjeç, me trup normal, rreth 170 cm, i veshur me rroba më të çelura.

Pyetje: A mund të na thoni se çfarë mbante veshur shtetasi Ervin Mata, Joli oficeri i Zall-Herrit, Qemali dhe dy personat e tjerë?

Përgjigje: Ervin Mata mbante të veshur një bluze të zezë, xhinse të zeza. Shtetasi Joli, oficer i Zall-Herrit mbante veshur xhup të zi, bluze polo ngjyrë blu e errët dhe xhinse të errëta. Qemali ishte i veshur me të zeza, ndërsa dy personat e tjerë që ishin me Ervin Matën dhe Jolin nuk i kam fiksuar fare.

Pyetje: A mund të na përshkruani karakteristikat e dy personave që erdhën në momentin e fundit?

Përgjigje: Njëri prej tyre ishte i gjatë, nën 30 vjeç, me bluze me kapuç, i cili sapo hyri brenda u konfliktua me Jolin oficerin, duke u sharë me njëri-tjetrin, pastaj filluan të ziheshin me grushte dhe më pas ky person kishte në dorë një armë zjarri. Në këtë moment unë kam dëgjuar krismën, ku dhe jam shtrirë në pjesën e brendshme të banakut. Ndërsa personin e dytë që ishte pas personit me kapuç nuk e kam fiksuar.

Pyetje: A mund të na thoni se cili person qëlloi me armë personin që është gjendur i vdekur dhe personin e plagosur, në ambientet e dyqanit tuaj dhe cila palë ishte personi i vdekur dhe ai i plagosur?

Përgjigje: Unë siç e përmenda më lart jam ulur në banak, ndërsa për sa pyetem për personin që u gjend i vdekur dhe ai i plagosur ishte i palës së Ervis Martinit.

Pyetje: A mund të na thoni se çfarë konflikti kishin këta persona me njëri-tjetrin?

Përgjigje: Me sa kuptova unë, ky ka qenë një konflikt ordiner për t’u sqaruar në lidhje me ngacmimin e të dashurës së Ervin Matës, shtetases Elvana Gjata. Gjithashtu, dua të sqaroj momentin para se të vinte Ervis Martini, mua më tha Ervin Mata, nëse e kisha unë problem që të vinte te dyqani Vis Martini. Unë i thashë se s’kishte asnjë lloj problemi, pasi Vis Martinin e kisha të njohur. Dua të sqaroj se të dy këta persona, si Ervin Mata dhe Ervis Martini, janë takuar normalisht dhe nuk kishin asnjë shenjë për konflikt. Pra, janë takuar miqësisht dhe nuk kishin ndonjë tendencë për t’u agravuar situata siç ndodhi.

Pyetje: A keni dijeni se me çfarë mjeti ka ardhur Ervis Martini në dyqan?

Përgjigje: Po kur ka ardhur Ervisi, unë kam qenë jashtë lokalit tim dhe e pashë që zbriti nga një makinë “BMW” fuoristradë, me ngjyrë të errët, së bashku me dy çuna të tjerë. Makina “BMW”, sapo zbriti Visi me dy personat e tjerë, është larguar, nuk ka parkuar te vendi ku e lanë.

Pyetje: A keni dijeni për mënyrën e largimit të Ervis Martinit dhe personave të tjerë të plagosur nga lokali juaj?

Përgjigje: Pasi kanë mbaruar të shtënat në lokal, unë kam qenë i shtrirë poshtë banakut. Te vendi ku isha unë i shtrirë, ka ardhur Ervis Martini pranë meje dhe ai ishte i shtrirë dhe po më thoshte: “Më ço në spital”. Unë e pashë që po i dilte gjak nga qafa. Jemi ngritur të dy, Ervisi mbahej nga krahu im. E kam shoqëruar deri te fundi i shkallëve dhe i kam thënë që merr një taksi. Ervisi iku në drejtim të lokalit “KFC” dhe më pas nuk e pashë. Ndërkohë që po shoqëroja Visin për ta nxjerrë nga lokali, te dera kryesore e dyqanit ishte dhe një djalë i shtrirë i plagosur, i cili kishte ardhur me Ervisin. Këtë djalin, kur jam kthyer përsëri në lokal, nuk e kam parë dhe nuk e di se nga iku. Edhe personi që ngeli i vrarë në lokal, kishte ardhur me Ervisin, pra, ishte shok apo shoqërues i tij nuk di ta them. Gjë tjetër për të shtuar nuk kam dhe për sa më sipër deklaroj që janë fjalët e mia të vërteta, të cilat pasi i lexoj, i firmos pa vërejtje./korrieri

“Ju thashë mos…” çfarë rrëfeu në dëshminë e tij pronari i lokalit të Bllokut Read More »

Para për mediat në Shqipëri, habit Tsipras: Ju tregoj si ua jepnim më parë

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, pranoi dje publikisht ekzistencën e fondeve sekrete për financimin e mediave, shoqatave të gazetarëve dhe kishës në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë si politikë normale.

Në përgjigje të akuzave ndaj qeverisë së tij për financimin e rreth 1 milion eurove vetëm gjatë muajit tetor për gazetarë, media dhe shoqata në Shqipëri, Tsipras theksoi se një praktikë e tillë ekziston prej vitesh. “E kam diskutuar këtë debat që kur ishim në opozitë, në vitin 2011, kemi diskutuar për procedurën sa i përket transparencës së përdorimit të fondeve. Kemi krijuar një procedurë transparente për fondet sekrete. Nuk ka keqpërdorim të këtyre fondeve pa një firmë nga urdhëruesi, jo siç ndodhte më përpara që i shpërndanin majtas e djathtas nëpër qese të zeza. Çdo vend që respekton veten e tij e ka për detyrë të përdorë një politikë të jashtme ku të mbështetet. Prandaj fondet sekrete janë një domosdoshmëri veçse ndokush ka kundërshtime.

Debati që po bëhet kohët e fundit po bëhet në mënyrë të turpshme nga një pjesë e shtypit opozitar që synon pikërisht të godasë këtë procedurë transparente”, deklaroi Tsipras. Kryeministri grek u shpreh i bindur se skandali për keqpërdorimin e fondeve sekrete është bërë nga opozita dhe segmente të caktuara të medias. Tsipras i kërkoi kreut të opozitës të shkojë në zyrën e tij dhe të informohet mbi mënyrën sesi shpenzohet çdo euro e taksapaguesve grekë. Garancinë për përdorimin e fondeve sekrete e dha edhe ish-ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias. Sipas tij, Parlamenti miratoi një ligj të posaçëm sa i takon përdorimit të këtyre fondeve.

“Nëse është e vërtetë gjithçka që thuhet, është sikur t’u tregojmë të huajve se nuk jemi seriozë. Ne bëmë një ligj të posaçëm për fondet sekrete të cilat kontrollohen dhe miratohen nga një këshill dhe shkojnë drejtpërdrejt në Parlament”, tha Kotzias./korrieri

Para për mediat në Shqipëri, habit Tsipras: Ju tregoj si ua jepnim më parë Read More »

SHBA trondit PD, zbardhen 4 kontratat e dorëzuara në prokurori

Skandali me lobimet në SHBA rrezikon të fundosë Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha. Amerikanët kanë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës dosjen mbi lobimet, ndërsa sot bëhen të ditura fakte konkrete nga dokumentet.

Prokuroria është në pritje të një deklarimi që ka bërë Nicolas Muzin pranë autoriteteve amerikane dhe më pas pritet të vendoset për dosjen. Sipas informacioneve, prokurorët kanë tashmë në dorë kontratën që Lulzim Basha ka firmosur me Nicolas Muzin, kreun e kompanisë “Muzin Capitol Partners”.

Bëhet fjalë për një kontratë të firmosur mes tyre më 22 mars 2017. Në të bihet dakord mbi kushtet mes palëve, ku “Muzin Capitol” në këmbim të lobimeve për PD në administratën amerikane, duhet që të merrte 3 pagesa, sipas datave: E para më 22 mars me vlerë 25 mijë dollarë, e dyta duhej të bëhej më 22 prill po në vlerën e 25 mijë dollarëve dhe e treta më 22 maj po në vlerën e 25 mijë eurove. Pra 75 mijë dollarë në total. Deri këtu duket gjithçka normale. Por ajo për të cilën po heton prokuroria dhe ka kërkuar informacione, është lidhja e PD me kompaninë “Biniatta Trade LP”, e cila ka derdhur fonde pranë “Muzin Capitol” për llogari të Lulzim Bashës.

“Sot” ka siguruar kontratën e bërë mes “Muzin Capitol” dhe “Biniatta Trade LP”, e cila është dorëzuar dhe në prokurori. Kontrata mban datën 22 mars 2017 dhe është bërë për llogari të lobimeve të PD. Aty palët bien dakord për një pagesë prej 150 mijë dollarë në 3 muaj. Pagesat duhej të bëheshin sipas datave: 15 mars 2017, 15 maj 2017 dhe 15 prill 2017. Pra 3 pagesa nga 150 mijë dollarë, në total 450 mijë dollarë. Po ashtu kompania angazhohet të bëjë dhe një pagesë prej 500 mijë dollarësh në kuadër të disa takimeve në SHBA. Te koka e kontratës si subjekte jepen: “Muzin Capitol” dhe Partia Demokratike e Shqipërisë. Kjo kontratë është deklaruar në Departamentin e Drejtësisë më 14.11.2017 pra, gati 9 muaj me vonesë gjë që ka rritur akoma më tej dyshimet. Të dyja këto kontrata, pra ajo mes Muzin Capitol dhe PD dhe “Muzin Capitol” dhe “Biniatta Trade” janë në duart e prokurorëve.

Prova vendimtare që fundos Partinë Demokratike është ajo e deklarimit të financave që ka bërë “Muzin Capitol”. Sipas dokumentit, pagesa e parë është kryer më datë 24.03.2017 nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë dollarëve, në emër të PD.

Pagesa e dytë është bërë nga vetë Partia Demokratike më 27.03.2017 në vlerën e 25 mijë dollarëve. Ndërsa është deklaruar gjithashtu se në datë 09.06.2017 janë pagur nga PD 500 mijë dollarë. Po ashtu janë deklaruar disbursime me vlerë 103.109 dollarë, nga kompani të ndryshme përgjatë 8 datave të ndryshme. Deklarimet janë bërë zyrtarisht në një dokument me 13 faqe dhe rezulton se ka pasur dy pagesa nga vetë PD me vlerë 525 mijë dollarë.

Një nga “Biniatta Trade LP” në vlerën 150 mijë dollarë. Dhe ka pasur pagesa të ndryshme në vlerën e 103 mijë dollarë. Në total kemi një pagesë prej 778 mijë dollarë. Kontrata e katërt që rrezikon të fundosë PD është dhe ajo që “Muzin Capitol” ka firmosur me “Baron Public Affairs”. Kësaj kompanie i janë paguar nga 3 herë nga 15 mijë dollarë, pasi ajo ka shërbyer si kompani konsulte për “Muzin Cpaitol”, me qëllim që të realizohej marrëveshja me PD. Po ashtu gazeta ka mësuar se dhe në raportin vjetor të Departamenti të Drejtësisë, është theksuar se “Muzin Capitol” ka përfituar nga PD plot 670 mijë dollarë. Nëse i shohim të gjitha dhe heqim një pjesë të financimeve nga donatorë, sërish janë rreth 500 mijë USD që PD ka paguar, që nuk dihet ku i ka gjetur.

Të gjitha këto dokumente mësohet se janë në dosjen që SHBA ka dorëzuar në prokurorinë shqiptare. Organi i akuzës mësohet se është fokusuar në dy aspekte: E para, a ka mashtruar PD me deklarimet që ka bërë në KQZ? Dhe e dyta, a ka pasur një kontratë mes saj dhe “Biniatta Trade LP”? Prokuroria ka marrë në dorë dokumentet dhe nga KQZ dhe aty rezulton se PD ka deklaruar rreth 100 mijë euro shpenzime lobimi për disa kompani të tjera. Më konkretisht ka deklaruar: Konsulenca “Barnes & Thornburg LLP”, 6,385,000 lekë; Konsulenca “Barnes & Thornburg LLP”, 6,200,000 lekë; Konsulenca “Clearpath Strategies” 1,820,109 lekë dhe Konsulenca “Murphy Vogel ASKEË”, 1,534,000 lekë. Pra në total 15.939.109 lekë. Por në KQZ, PD nuk ka deklaruar asnjë pagesë për “Muzin Capitol” dhe asnjë kontratë me “Biniatta Trade LP”.

Situata është kjo, në Departamentin Amerikan të Drejtësisë figuron që Partia Demokratike Shqiptare ka paguar ndaj Nicolas Muzin plot 525 mijë dollarë, të cilat nuk janë përcaktuar në kontratë. Këto dokumente janë në dorë të prokurorisë. Po ashtu, në SHBA figuron që në emër të PD është bërë dhe një pagesë me vlerë prej 150 mijë dollarësh nga “Biniatta Trade LP”.

Kjo pagesë nuk është deklaruar në KQZ dhe nuk figuron që PD të ketë një kontratë me këtë firmë. Pra, PD ka bërë deklarimin e rreth 675 mijë dollarëve duke shkelur ligjin. E dyta është se mediat amerikane deklaruan se “Biniatta Trade LP” është një firmë guackë në Skoci, e cila ka lidhje me rusët. Pra, nga e gjithë dosja që SHBA ka dorëzuar në prokurori, rezultojnë të sakta të gjitha ato që kanë dalë në media. Në deklarimet e Muzin rezulton që PD ka paguar 670 mijë dollarë, ndërsa në KQZ nuk figuron kjo shumë. Mbetet të shihet se çfarë do bëjë prokuroria./korrieri

SHBA trondit PD, zbardhen 4 kontratat e dorëzuara në prokurori Read More »