Është shoqëruar në policinë e Tiranës Arben Ndoka, ish-deputeti i PS, pasi nga infomacionet e para, thuhet se Ndoka akuzohet per nderhyrje ne tjetersimin e nje prone tek “Rana e Hedhur”, por ne favor te disa te afermve te tij.
Ende nuk ka informacione lidhur me arsyen e shoqerimit te tij, por Report Tv njofton se ai është shoqeruar nga RENEA pasditen e sotme së bashku me dy persona të tjerë.
Në shtator të vitit 2015, Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, pasi kishte një dënim në Itali.
Njoftimi zyrtar i policisë:
Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për shtetasin Arben Ndoka, 46 vjeç, nga Lezha, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”.
Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.
Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.
Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.
Megjithë provat e forta të paraqitura nga Policia dhe Prokuroria, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Apelit Shkodër, ndryshuan masat për një numër të konsiderueshëm shtetasish, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, si dhe 2 shtetas të ri-shpallur në kërkim.
Gjithashtu disa ditë më parë, Policia e Lezhës goditi një tjetër grup prej 11 ish-zyrtarësh të Hipotekës, aktiviteti i të cilit dyshohet se lidhet me tjetërsimin e tokave në këtë qark./korrieri
Teksa i gjithë vendi është përfshirë nga aksioni i policisë, FNSH ka rrethuar edhe Sarandën gjate operaciot për arrestimin e Klemend Balilit, i njohur si “Eskobari i Ballkanit”.
Shumë qytete nga veriu në jug janë në alarm pas pranisë së forcave të shumta RENEA.
Eshtë bërë dhe një aksion për kapjen e Lul Berishës, me policinë që ka bastisur në shtëpinë e tij, edhe pse ky i fundit nuk është gjetur.
Ne fokus të policisë është goditja e grupeve kriminale ne trafik drogash e armesh. Pak më parë u arrestua edhe i ashtuquajturi “Bosi” i Shijakut, Flamur Avdyli.
Avdyli është arrestuar nga forcat RENEA bashkë me dy persona të tjerë, njëri me inicialet H.H, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Në pranga kanë rënë edhe Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkelqim Avdyli, Shaqir Gjepali./korrieri
Kryeministri Edi Rama ka vizituar banesën e Ilir Koçit në Marikaj të Vorës, një familje që jeton në varfëri ekstreme. Kreu i Qeverisë premtoi mbështetje për këtë familje, ndërsa nënvizoi se qeveria ka në plan ndërtimin e një qendre të madhe për mbështetjen e personave në nevojë.
Gjatë vizitës në këtë familje, Rama premtoi se do ndihmoj në punësimin e kryefamiljarit, teksa tha se do punohet edhe për të rregulluar shtëpinë. Gjatë vizitës, Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Olgerta Manastirliu.
“Familja përfiton nga skema e Ndihmës Ekonomike, përfshirë këtu dhe kompensimin e energjisë elektrike”, tha Manastirliu.
E zonja e shtëpisë tha se ka shtatë vite që jeton në atë banesë.
“Fillimisht ishim në tunel, por ka 7-8 vite që kemi ardhur këtu, ku kemi ngritur këtë barake”, u shpreh ajo. Kryefamiljari i familjes Koçi tha se ishte pa punë momentalisht, por më herët kishte punuar në ndërtim.
“Do ta ndryshojmë situatën tuaj, do të gjejmë një punë”, i tha Rama Kryefamiljarit. “Do ta zgjidhim edhe situatën e shtëpisë, do bëjmë dhe një ndërhyrje”, vijoi Kreu i qeverisë.
“Ne ja u kemi borxh mbështetjen njerëzve punëtor, të rregullt e të mirë. Ne kemi bërë një listë të personave dhe familjeve në varfëri ekstreme dhe nuk janë shumë në raport me pjesën tjetër dhe po hartojmë një plan për t’i ndihmuar e për të qenë pranë këtyre familjeve, duke i ndihmuar pak nga pak të gjithë. Ne kemi nisur të bëjmë një bashkëpunim me ta (Organizata Fundjava Ndryshe). Do ndërtojmë një qendër të madhe për ndihmat për personat në nevojë. Po ashtu do transformojë dhe qendrën e Emergjencave. Në këtë jetë nevojat më të mëdha se mundësitë”, vijoi Rama./atsh
Kur humb dikë shumë të dashur të ndryshon e gjithë jeta. Nuk është vetëm dhimbja e personit që humbet, por dhe dhimbja që të ka humbur një pjesë e vetes tënde. Thonë që dhimbja shërohet me kalimin e kohës, ndoshta po, ndoshta jo. Edhe pse për disa kalon, për disa të tjerë ikën me vështirësi. Gentiana ishte personazhi i parë që ishte në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan. Babai i saj është ndarë nga jeta para disa muajsh dhe nëna e saj është duke e përjetuar shumë keq. Ajo së bashku me vajzën Joanën kishin një mesazh dhe kërkesë për zonjën Luiza.
Gentiana:Ndodhem sot këtu dhe kam thirrur nënën time. Para disa muajsh ne kemi humbur babain. Për mua ata kanë qenë shtyllë e fortë ku jam mbështetur gjatë gjithë jetës sime. Gjithmonë i kam parë bashkë dhe sot dua ti them mamit që ti japë forca vetes dhe ta vazhdojë atje ku e ka lënë babai. Por unë kam shumë kujtime të cilat duhet t’ja përmend mamit sot dhe ti lerë ato bisedat që ne na trishtojnë.
Ardit Gjebrea: Çfarë thotë mami?
Gentiana:Pas largimit të babait, nuk e them dot atë fjalën tjetër, kështu më pëlqen ta them, ajo thotë që nuk ka më forca dhe do të shkojë pas tij.
Ardit Gjebrea: Sa muaj kanë kaluar?
Gentiana:Ka ndodhur në Janar.
Ardit Gjebrea: Dëshpërimi i mamit që thotë që nuk ka më kuptim jeta, në fakt ndodh tek shumë çifte që humbin gjysmën tjetër. Kë ka mami fëmijë tjetër?
Gentiana:Ka dhe vëllain, sepse unë kam familjen time dhe jam më vete dhe ka 4 nipër dhe ata i thonë që jeto për ne. Vajza ime i thotë që ti do jetosh për ne. “I jam lutur gjyshit që të më shoqëronte në altar, por ai nuk e mbajti fjalën, të lutem mos e bëj dhe ti këtë”. Vajzën time e kanë rritur prindërit e mi, që foshnje.
Ardit Gjebrea: Pse e rritën ata vajzën?
Gentiana:Sepse në atë periudhë unë kalova një ngjarje, që për mua nuk ka më rëndësi. Unë u divorcova kur linda vajzën, sepse ishte arsyeja pse linda vajzë dhe jo djalë dhe pse nuk e braktisa në maternitet, u divorcova. Veprova me kokën time.
Ardit Gjebrea: Sa vite kanë kaluar?
Gentiana :Kanë kaluar 20 vite që kur kam lindur vajzën.
Ardit Gjebrea: Ta kërkoi bashkëshorti ?
Gentina: Po, ai dhe familja e tij?
Ardit Gjebrea: Ju u morët me dashuri?
Gentiana:Ishin ndërhyrjet e nënës së tij shumë të forta, saqë u bë kjo gjë.
Ardit Gjebrea: E ka parë babai vajzën?
Gentiana: Po, pasi ka bërë 18 vjeç, më parë ka pasur disa herë tentativa, por nuk e ka takuar edhe pse jetonte në Tiranë. Mbaj mend që në 1998- 1999, nuk ishin këto kushte teknologjie që janë sot kur mund të flasim anë e mbanë botës në telefon dhe kur nëna ime ishte në punë, babai im kujdesej gjithomonë për atë. Unë isha në punë dhe kur kishte vajza temperaturë ai niste një taksi që të vinte të më njoftonte. E kemi shumë të vështirë ta pranojmë largimin e tij, na duket sikur e kemi nga pas çdo moment.
Ardit Gjebrea: Po mami?
Gentjana:Ka momente që në syrin tonë përpiqet të mbahet, ka momente që e lëshon shumë veten. Erdhën këto muajt që do vendosim si do i ndërtojmë “shtëpinë e fundit” dhe ajo thotë që do e ndërtojmë “shtëpinë” si të ishte e saja, dhe ne që i themi ka kohë për “shtëpinë tënde”.
Ardit Gjebrea: Ti sot ke thirrur mamin? Por përpara se të vijë mami unë doja të të prezantoja dikë tjetër.
Në studion e “Ka një mesazh për ty” , vjen vajza e Gentianës, Joana.
Joana i lexon një letër në studio, ku Gentiana emocionohet: Mama e di që nuk e prisje këtë por gjatë gjithë jetës sime kamë qenë dëshmitare e pastërtisë së shpirtit tënd. Ndoshta e vogël mërzitesha për faktin që nuk ishte gjithë ditën me mua për shkak të impenjimeve të tjera, por në mes të fatkeqësisë të mos paturit një figurë mashkullore në shtëpi në fillimet e jetës sime ti më mësove se femra e bën botën të rrotullohet. Nuk e konsideroj veten me një prind, por me tre; ti, nëna dhe Papo keni qenë mbështetja më e madhe në jetë. Mësimet që kam marrë në jetë nga ju, jo shumë fëmijë, sidomos vajzat nuk kanë fatin ti marrin nga prindërit e tyre. Ti më mësove të jem e pavarur, të mos e ul veten para askujt. Ndaj dua të të them faleminderit që më zgjodhe mua, para 20 vitesh, të jem vajza jote. Ti më zgjodhe mua. Ti je fati më i madh që kam në jetë.
Fjalët emocionuese të Joanës emocionuan jo vetëm Gentianën, por të gjithë studion.
Gazetari i “Ka një mesazh për ty” shkoi në shtëpinë e zonjës Luiza dhe i tha se në telefonin e saj ka ardhur një mesazh. Zonja Luiza, rrëfeu se ishte kurioze se kush mund ta kishte ftuar, edhe pse e kishte një ide.
E pyetur nga Arditi se kush mund ta kishte thirrur, Luiza tregoi se mund të ishte vajza e saj, pasi prej disa muajsh ajo ka humbur bashkëshortin.
Ardit Gjebrea: Ju ke me kë jetoni në shtëpi?
Luiza:Jetoj me djalin.
Ardit Gjebrea: Pa mendoni pak sa nëna jetojnë vetëm në shtëpi, ju të paktën jetoni me djalin keni dhe vajzën…
Luzia:Patjetër e vështirë është. Edhe ju e hoqët atë mërzinë e humbjes së nënës suaj, pasi e njihja se kam qenë arsimtarë me mamanë tuaj. Më kujtohen fjalët tuaj, “si do qëndroj, si do mësohem pa ty”.
Ardit Gjebrea: Është e vështirë të mësohesh dhe nuk ka kaluar dhimbja dhe nuk do të kalojë asnjëherë. Por, bashkëshortja dhe dy fëmijët e mi si dhe familja që kam këtu në Klan është një motiv shumë i madh që ti jap satisfaksion nënës dhe babait tim që nuk i kam më. Aty ku janë të jetojnë në paqe. Unë i kam gjithmonë në zemër, por do jetojë për këtë familje, për atë të voglën, me motrën dhe nipërit e mi.
Luiza:Edhe unë mundohem me të gjitha forcat që të mos i mërzis më tepër.
Më pas në monitor shfaqet vajza e zonjës Luiza, Gentiana.
Luiza:Ma punoi bukur, se e mora në mëngjes në telefon dhe më dha që jam në Elbasan.
Gentiana i dha mesazhin nënës së saj në mënyrë që ajo ta kalojë sa më lehtë dhimbjen e humbjes së bashkëshortit.
Gentiana:E shtrenjta jonë, ke qenë gjithmonë mbështetje për ne, bashkë me babin. Tani të ka rënë barra të mbash shtyllën e vetme, por na ke ne pranë. Përpiqemi që ti ta ndjesh sa më pak largimin e tij.Sot të kam thirrur që të ccosh deri në fund fjalën që na kishte dhënë babai. Ti e di shumë mirë se si i thoshte Joana Papulit, nuk e di si do i gjesh forcat dhe do jetosh të më çosh mua në altar, por ai nuk mundi ta mbante fjalën. Dhe këtë e kërkojmë prej teje.
Më pas zonja Luiza mësoi se Gentiana nuk ishte e vetme në studio, me të ishte dhe Joana, mbesa e saj, e cila kishte një mesazh për gjyshen e saj.
Joana:Edhe pse ndonjëherë bëheshe pak xheloze, ti e di që unë Papon e kam pasur pikë të dobët. Ndoshta nuk ta kam treguar, por edhe ty të kam dashur shumë. Atë e kisha si baba, e kisha figurë ati. Ndërsa me ty dhe me mamin ishte tjetër histori. Dua të mos mërzitesh më. Mua do më kesh gjithmonë në krahë, ti do jesh në krahun tim së bashku me mamin, sido që të shkojë jeta.
Gentiana dhe vajza e saj, Joana i kërkuan zonjës Luiza që ajo të mos mërzitet më dhe të jetojë që të çojë në altar mbesën e saj.
“Ah, vajzat e mia, juve ju kam. Jeni dashuria ime, forca ime, kurajoja ime”. Me këto fjalë kaq të bukura dhe të ëmbla zonja Luiza i premtoi vajzës dhe mbesës se saj që ajo do të bëhet e fortë dhe do e mbajë fjalën për ta shoqëruar atë në altar, kur të martohet.
Lëkundjet e tokës nuk kanë të ndalur në Shqipëri. Disa lëkundje tërmeti brenda pak orësh në juglindje të vendit. Në mesditë ka pasur dy lëkundje në Korçë sipas Qendrës Evropiane Sizmiologjike dhe sipas IGJEUM. Por edhe në orët e para të mëngjesit ka pasur dridhje në Roskovec.
Në orën 12:36 lëkundje me magnitudë 2.4 janë ndjerë 16 km në jugperëndim të Korçës.
Tre minuta më pas në orën 12:39 një tjetër tërmet me magnitudë 3.3, 1 km larg nga Maliqi
Kapet peshkaqeni “ Dem “ me nje gjatesi rreth 3 metra dhe nje peshe prej 100 kg.
Peshkaqeni u kap tre milje ne veri te ishullit te Sazanit ne nje thellesi prej 400 metra.Peshkaqeni “Dem” eshte i i rrezikshem pas atij te quajtur Peshkaqeni i Bardhe.
Sipas specialisteve ndryshimet klimaterike kane sjelle kohet e fundit gjallesa te panjohura
Ai është larguar nga skena politike prej më shumë se një viti për t’u marrë me profesionin e tij. Por sot Kreshnik Spahiu është kthyer në qendër të vëmendjes me një lajm të hidhur. Ish-kreu i “Aleancës Kuq e Zi”, ka njoftuar se e ëma e tij është ndarë nga jeta.
“Me dhembjen më të madhe pranova largimin nga kjo jetë të mamasë time, njeriut që më lindi dhe më rriti si Kreshnik”, shkruan mes të tjerash Spahiu në një postim në Facebook.
Shqipëria ka pasur një vjeshtë fantastike, plot me diell e temperatura të ngrohta që madje disa i kanë shijuar dhe buzë detit. Por jo më duke filluar nga e hëna. Dita e nesërme parashikohet të jetë me rënie temperaturash dhe reshje shiu. Ndërkohë, në veri të vendit, mbi 1.500 m, priten reshje të pakta dëbore.
RESHJET
Sipas IGJEUM: Sot pasdite priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet. Nesër reshjet priten të intensifikohen dhe do të arrijnë deri mesatare në qarkun e Vlorës, ndërsa në qarqet Durrës, Fier dhe Gjirokastër do të arrijnë lokalisht mesatare. Në veri të vendit, mbi 1500 m priten reshje të pakta dëbore.
TEMPERATURAT
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 14/22°C;
Në vendet e ulëta: 13/22°C;
Në vendet malore: 6/14°C.
ERA
Sot pasdite dhe nesër era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë gjatë pasditeve.