Irina

FNSH rrethon edhe Sarandën, nisin kërkimet për “Eskobarin e Ballkanit”

Teksa i gjithë vendi është përfshirë nga aksioni i policisë, FNSH ka rrethuar edhe Sarandën gjate operaciot për arrestimin e Klemend Balilit, i njohur si “Eskobari i Ballkanit”.

Shumë qytete nga veriu në jug janë në alarm pas pranisë së forcave të shumta RENEA.

Eshtë bërë dhe një aksion për kapjen e Lul Berishës, me policinë që ka bastisur në shtëpinë e tij, edhe pse ky i fundit nuk është gjetur.

Ne fokus të policisë është goditja e grupeve kriminale ne trafik drogash e armesh. Pak më parë u arrestua edhe i ashtuquajturi “Bosi” i Shijakut, Flamur Avdyli.

Avdyli është arrestuar nga forcat RENEA bashkë me dy persona të tjerë, njëri me inicialet H.H, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë edhe Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkelqim Avdyli, Shaqir Gjepali./korrieri

FNSH rrethon edhe Sarandën, nisin kërkimet për “Eskobarin e Ballkanit” Read More »

Policia në këmbë në të gjithë vendin, ja cfare i ndodh “Bosit” të Shijakut

Policia e Shtetit ka nisur operacione masive antidrogë në të gjithë vendin mbrëmjen e sotme

Në pranga ka rënë Flamur Avdyli, i njohur si “bosi i Shijakut”. Avdyli është arrestuar nga forcat RENEA bashkë me dy persona të tjerë, njëri me inicialet H.H, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Flamur Avdyli është pronar i një hoteli në Gjermani, një hoteli në Shqipëri dhe disa bizneseve të tjera.

Operacione masive anti-drogë po zhvillohen aktualisht edhe në Vlorë, Durrës e Sarandë./korrieri

Policia në këmbë në të gjithë vendin, ja cfare i ndodh “Bosit” të Shijakut Read More »

Arrestimi i ish-deputetëve socialistë, vjen reagimi i parë nga PD

I pari nga radhët e PD që ka komentuar arrestimin e ish-deputetëve Socialistë, Arben Cuko dhe Arben Ndoka, ka qenë deputeti Gent Strazimiri.

Kryesisht ai është marrë me reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili pak më herët në një status në Facebook shkruante se “ndjente keqardhje për Arben Çukon”.

Sipas deputetit demokrat, nuk duhet ndjerë keqardhje për dikë që “ktheu burgun në dispeçerinë e trafiqeve duke u marrë pare trafikantëve të burgosur për t’u futur celularet që të vazhdonin trafiqet nga burgu”

Statusi i plotë

“Keqardhje për Arben Çukon” ??????
Pse? Se e ktheu burgun në dispeçerinë e trafiqeve duke u marrë pare trafikantëve të burgosur për t’u futur celularet që të vazhdonin trafiqet nga burgu?
Kjo është “ana e DREJTËSIË”?
E vërteta është që pasi ka marrë vesh se ia kanë kapur, e shkarkoi që të arrestohet nga “jashtë familjes sonë te madhe” … njësoj si Saimir Tahiri vetëm se ky është i sakrifikueshëm!!!!!
Të shohim ç’do të thotë për koordinatorin e PS Lezhë, Arben Ndokën, që mesa duket i ka ndodhur një “lapsus adoleshencial” tjetër…
Në të tilla raste del Prof.Dr. Blerina Gjylameti se Xhaçka është “e zënë”….

Arrestimi i ish-deputetëve socialistë, vjen reagimi i parë nga PD Read More »

Momenti i arrestimit të ish-deputetit Arben Ndoka nga forcat RENEA

BalkanWeb ka siguruar pamjet e shoqërimit në polici të ish-deputetit socialist Arben Ndoka. I rrethuar dhe i kapur nga forcat RENEA, ish-deputeti është arrestuar pas akuzave për “Tjetërsim pronash”.

Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.

Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.

Megjithë provat e forta të paraqitura nga Policia dhe Prokuroria, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Apelit Shkodër, ndryshuan masat për një numër të konsiderueshëm shtetasish, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, si dhe 2 shtetas të ri-shpallur në kërkim.

Gjithashtu disa ditë më parë, Policia e Lezhës goditi një tjetër grup prej 11 ish-zyrtarësh të Hipotekës, aktiviteti i të cilit dyshohet se lidhet me tjetërsimin e tokave në këtë qark./balkanweb

Momenti i arrestimit të ish-deputetit Arben Ndoka nga forcat RENEA Read More »

“Arrestimi i “peshqve të ngordhur” nuk justifikon mosarrestimin e përbindëshave të krimit!”

Nga: Ylli Manjani

Me arrestime “peshqësh të ngordhur” nuk mund të justifikohen mosarrestimet e përbindëshve të krimit!

Nuk jua lan dot zhulin burgosja as Arben Ndokës e as Arben Çukos, të cilët duhet të ishin arrestuar kohë më parë, meqë ra fjala.

Trafikantë droge, bashkëpunëtorët e tyre në shtet, penguesit e drejtësisë, zhdukësit e provave e dëshmitarëve, fabrikuesit shtetërorë të provave, koncensionarë që pastrojnë paratë e qeveritarëve, grabitës të pronës e pasurive publike, marrësit e borxhit publik, pa harruar aspak dhunuesit e kushtetutës që duan të falin hapësirën detare Greqisë për 1 milion Euor, etj si këto janë ende të lirë…

Jo vetëm me dy, por me një qamet standartesh është sjellja zyrtare e Rilindasve!

Kur flasin dhe për drejtësi, të hapin barkun! Ndërkohë ata vetë e kanë shkelë ligjin me të dy këmbët.

E kanë shkelë shumë më rëndë se ato që arrestuan sot për ti hedhë hi syve publikut.

Skandalet që priten të bëhen publike nuk mund ti sfumojnë me këto arrestime…

Zullumi është trashur shumë.

“Arrestimi i “peshqve të ngordhur” nuk justifikon mosarrestimin e përbindëshave të krimit!” Read More »

Zbulohet kush është “Babalja” i vërtetë, si i trazoi jetën politika peshkatarit nga Vlora

Duket se Albert Veliu, i njohur dhe si “Dëshmimtari X” si dhe i etiketuar si “Babale”, ika shkaktuar trazira jo vetem ne kampin politik por edhe në biznes, atë te një biznesmeni në Vlorë.

Realisht në qytetin bregdetar si Babale njihet Mustafa Mustafai i cili drejton biznesin e peshkimit me të njejtin emër prej vitesh. Ai është nje personazh i veçante ne qytetin bregdetar si për shkak te veshjes pasi nuk i ka ndare nga trupi kurrë stilin e tij të veçantë të të veshurit duke u identifikuar metra larg.

babale

Ai tregon se me këtë emër kanë nisur t’i flisnin që para 20 vjetesh për shkak te mirave që ka. Sipas tij fjala Babale e ka emrin nga baballëk që do me thënë njeri i mirë. Pas daljes se dëshmisë se Babales në televizor ai ka pasur shume telefonata madje në shume raste të afërm apo miq i kane tërhequr vëmendjen se çfarë kishte bërë, shkruan Balkanweb.

Sipas tij dalja e emrit “Babale” në skenë i ka shkaktuar dhe probleme dhe në bizneset e tij të cilat shikohen me dyshim sepse ka njerez që mendojne për ndonje lidhje te mundshme mes tij dhe atij që ka dalë në media si Babalja. Mustafai shprehet se ai është i vetmi Babale i njohur dhe se nuk duhet të permendet më ky emër si nga Veliu dhe si nga askush tjetër.

Zbulohet kush është “Babalja” i vërtetë, si i trazoi jetën politika peshkatarit nga Vlora Read More »

Arrestimi i ish-deputetit të PS, vjen reagimi i Edi Ramës: Keqardhje për Çukon, por nuk ka…

Pas arrestimit  të ish Drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve Arben Çuko si dhe ish-deputet i PS, ka reaguar kryeminsitri i vendit, Edi Rama.

Në një postim në Twitter ai eshte shprehur i keqardhur për Çukon, por shkruan se nuk ka qendrime në raport me ligjin.

Reagimi i Edi Ramës:

Keqardhje për A.Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin,ka vetëm një;s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një;s’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: DREJTESINE!

Arrestimi i ish-deputetit të PS, vjen reagimi i Edi Ramës: Keqardhje për Çukon, por nuk ka… Read More »

I mori para ekzekutuesit me pagesë, si u kap ‘mat’ ish-deputeti socialist

Pas arrestimit të ish- drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve njëherazi ish-deputetit socialist, Arben Çuko, të tjera detaje kanë dalë në dritë. Mësohet se Çuko është arrestuar pasi ka tentuar të transferojë nga burgu të dënuarin  Olsi Karagjozi, i dënuar me 22 vite burg në këmbim të parave.

Olsi Karagjozi i njohur si vrasës me pagesë qëllonte biznesmenët i paguar nga rivalët. Olsi ka kryer rreth pesë atentate, njihet me nofkën “Olsi i Qamiles”./korrieri

 

I mori para ekzekutuesit me pagesë, si u kap ‘mat’ ish-deputeti socialist Read More »