luzionet optike janë krijuar kryesisht për të testuar se sa shpejt punon truri i njeriut. Por ka edhe nga ato lloj iluzionesh, të cilat sipas studimeve tregojnë detaje të personalitetit tuaj. Pra, çfarë shikoni ju në foton e mësipërme?
Ja çfarë do të thotë nëse keni parë kokën e një vajze:
Jeni optimist dhe kurioz.
Jeni të vrullshëm dhe shpesh herë veproni në bazë të impulseve momentale.
Ju pëlqen të ndihmoni të tjerët dhe punën
Jeni të vendosur dhe nuk hiqni dorë lehtë.
Ju do të bëheni njerëz më të mirë nëse dëgjoni mendimet e të tjerëve dhe ndani problemet me ata që ju rrethojnë.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas arrestimeve masive të ditës së sotme, duke filluar që nga anëtarë të grupeve kriminale e deri tek ish-deputetë.
Në një status në Twitter, kreu i qeverisë nuk i ka kursyer ironitë me opozitën ku shprehet se ky vend është i pashpresë për ata që bëjnë politikë me krimin.
“Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë,” shkruan Rama.
@ediramaal
Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë #DerinëFund
Policia e Vlorës ka zhvilluar gjatë natës një sërë kontrollesh në qytet dhe në lokalet e natës.
Policia ka kontrolluar për persona me precedentë penal si edhe persona që lëvizin me armë.Aksioni ka vazhduar gjatë gjithë natës, në shumë lokale.
Kontrollet janë bërë me qëllim për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike.
Mësohet se mbi 10 persona janë shoqëruar, por nuk ka ende informacion nëse ka patur të arrestuar nga ky aksion, por mësohet se do të ketë kontrolle edhe në ditët në vijim.
Uji i Aloe Vera, përftohet nga bima e mrekullive, e cila është përdorur prej shekujsh për vetitë e saj mjekësore. Yndyrosja e tepërt e lëkurës vjen si pasojë e prodhimit të tepërt të një substance yndyrore nga gjendrat dhjamore të cilat gjenden nën sipërfaqen e lëkurës. Kjo substancë nuk është fort e keqe duke qenë se mbron dhe ushqen lëkurën apo flokët. Megjithatë, prodhimi i tepërt i saj mund të shkaktojë një yndyrosje të madhe të lëkurës, bllokojë poret dhe të shfaqë aknet. Prodhimi i yndyrës nxitet edhe nga ndryshimet hormonale apo stresi. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për kurat më të mira natyrale që ju ndihmojnë të trajtoni këtë problem në kushtet e shtëpisë.
Larja E Fytyrës Shumë njerëz të prekur nga ky problem nuk e lajnë fytyrën rregullisht. Lëkura me yndyrë duhen larë dy herë në ditë, por nuk duhet ta teproni. Përdorni sapunë ose solucione të buta me lëkurën.
Letrat Përthithëse Këto letra ndihmojnë në përthithjen e yndyrës së tepërt dhe minimizojnë shkëlqimin e tepërt të lëkurës. Ato mund të përdoren gjatë gjithë ditës.
Mjalti Mjalti lufton bakteret, një veçori që e bën aleat të njerëzve me lëkurë të yndyrshme. Mjalti e mban lëkurën të ushqyer dhe të pastër. Ai përthith lagështinë e tepërt dhe mund të përdoret në të gjithë lëkurën. AgroWeb.org ju udhëzon të lyeni fytyrën me mjaltë, mbajeni 10 minuta dhe shpërlajeni me ujë të vakët.
Tërshëra Tërshëra largon inflamacionin e lëkurës dhe përthith yndyrën e tepërt. Atë mund ta përzieni me kos, mjaltë, banane ose mollë. Përzieni gjysëm filxhani me tërshërë pluhur me ujë të nxehtë. Shtoni një lugë gjelle me mjaltë dhe masazhojeni fytyrën me këtë maskë për rreth 3 minuta. Shpërlajeni me ujë të ngrohtë dhe thajeni.
Maskë Me Të Bardhën E Vezës Dhe Limon E bardha e vezës dhe limoni ngushtojnë poret dhe përthithin yndyrën e tepërt. Përzieni të bardhën e një veze me një lugë çaji me lëng të freskët limoni. Mbajeni maskën në fytyrë deri sat ë thahet dhe më pas lajeni me ujë të ngrohtë.
Bajamet Përzieni 3 lugë çaji me bajame pluhur me 2 lugë gjelle me mjaltë. Aplikojeni në fytyrë me lëvizje rrethore dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë. Bajamet pastrojnë qelizat e vdekura dhe përthithin yndyrën e tepërt.
Aloe Vera Vendosni një shtresë të trashë të xhelit të aloe verës në lëkurë dhe mbajeni deri në mëngjes. Kini kujdes sepse aloe vera mund të shkaktojë alergji në lëkurat e ndjeshme, ndaj bëni një test paraprak duke vendosur pak xhel në parakrah.
Domatet Domatet përmbajnë acid salicilik që përthith yndyrën e tepërt dhe zhbllokon poret. Përzieni një lugë çaji me sheqer me tulin e një domateje. Aplikojeni në lëkurë nëpërmjet lëvizjeve rrethore. Maskën mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë. Suksesi i kurave shtëpiake është jo vetëm në varësi të gjendjes së lëkurës por edhe cilësisë së produkteve të përdorura.
Është një recetë e thjeshtë, shumë e shijshme dhe e mrekullueshme. Gjizën e përdorim në shumë receta të përditshme. Gjiza shkon mirë me speca të skuqur, me vezë, me spinaq, vaj ulliri e hudhër. Ajo është antipasta e preferuar e burrave që e shoqërojnë atë me raki. Vështirë të gjesh një ushqim të shpejtë, të shijshëm dhe plot vlera siç është gjiza. Por nuk është vetëm shija e saj, e mjaftueshme për t’iu dorëzuar kënaqësisë që të ofron ky produkt bulmeti, po aq të rëndësishme janë edhe vlerat shëndetësore që organizmi përfiton kur e konsumojmë atë. Më poshtë, AgroWeb.org ju sjell përgatitjen e gjizës me vaj ulliri dhe hudhra, një pjatë thjeshtë fantastike.
Gjizë me Vaj Ulliri të Freskët dhe Hudhra
Përgatitja (Përbërësit për 4-5 persona)
500 gr gjizë me kripë
4-5 thelpinj hudhra të shtypura
3-4 lugë gjelle me vaj ulliri
Piper i zi
Spec djegës (sipas dëshirës)
Si fillim ju këshillon që të parangrohni furrën në temperaturë maksimale 200 gradë celcius. Hidhni vajin e ullirit në një tigan, vendoseni në zjarr shtoni aty gjizën dhe përzjeheni përreth 5 minuta. Në fund shtojini hudhrat e shtypura dhe pëzjeini bashkë. Të gjithë masën që keni në tigan, transferoheni në një tavë të vogël dhe futeni të piqet për 5 minuta në furrë. Në fund spekateni me piper të zi dhe pak spec djegës dhe është gati.
Vlerat ushqyese të gjizës Profili i saj ushqimor është i pasur por në varësi të llojit të qumështit dhe kripës së përdorur. Në një sasi prej 226 gramë gjizë të prodhuar nga qumësht me pak yndyrë do të gjeni:
24% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12
22% të dozës së rekomanduar ditore të riboflavinës
14% të dozës së rekomanduar ditore të kalçiumit
7% të dozës së rekomanduar ditore të acidit folik
Ekspertët e AgroWeb.org theksojnë se gjiza përmban sasi të mjaftueshme të vitaminave B1, B3, B6, A por edhe hekur, magnez, zink dhe bakër. Ajo duhet konsumuar rregullisht, së bashku me ushqime të tjera të shëndetshme./AgroWeb.org
Shkencëtarët dhe physiognomists (ekspertë në gjykimin e personalitetit) konsiderojnë se buzët janë një nga tiparet më të rëndësishme që ju duhet t’i kushtoni kujdes kur është fjala për të përcaktuar karakterin e një personi.
Buzët shprehin mendimet tona verbale dhe duk qenë kështu zbulojmë diçka nga karakteri ynë dhe veçoritë psikologjike. Prandaj, kushtojini vëmendje kësaj teorie që lidhet me personalitetin bazuar në formën e buzëve.
1. Buzët e mëdha dhe të fryra
Njerëzit që kanë buzët me këtë formë janë bërë thjesht për tu kujdesur për të tjerët. Ata kanë një instinkt të lindur dhe të fortë nëne dhe një dëshirë për të mbrojtur të tjerët. Në çdo situatë stresuese, ata mendojnë së pari për të tjerët dhe vetëm më vonë për veten e tyre. Njerëzit me këtë formë buzësh zakonisht janë prindërit më të mirë.
2. Buzët e sipërme janë më të mëdha se ato të poshtmet
Një person që ka buzë të tilla është thjesht një mbretëreshë dramash. Ata janë emocionalë, karizmatikë, duan jetën dhe tërheqin vëmendjen gjatë gjithë kohës. Ata thjesht duan të jenë qendra e vëmendjes
3. Buzët e poshtme janë më të mëdha se ato të poshtmet
Njerëzit me buzë të tilla e dinë se çfarë do të thotë të përjestosh kënaqësi. Ju duhet një jetese energjike, miq të rinj, vende të reja për tu vizituar dhe përshtypje të reja. Ata janë kuriozë, të shoqërueshëm dhe të hapur ndaj çdo gjëje të re
4. Buzët me matje të barabartë
Ata kanë një qasje të ekuilibruar dhe të përbashkët për zgjidhjen e problemeve dhe kryerjen e detyrave. Forca e tyre qëndron në aftësinë për të dëgjuar të tjerët. Ata kritikojnë me lehtësi dhe i trajtojnë opinionet e të tjerëve me respekt. Nuk bëjnë çmendurira
5. Buzët e holla
Njerëzit me buzë të holla shpesh janë të vetmuar. Ata janë gjithashtu të vetëmjaftueshëm dhe mund të përballen me çdo lloj problemi. Nëse keni buzë të holla, atëherë jeni një nga ata që nuk kanë nevojë të shoqërohen nga dikush në një muze apo edhe kur shkoni në pushime në ishuj të largët. Megjithatë, pavarësisht nga dashuria e tyre për vetminë, ata i vlerësojnë njerëzit e tjerë për veprimet e tyre
6. Buza e sipërme me hark të mprehtë
Këta lloje njerëzish janë 100 përqind krijues në çdo gjë që u prek dora. Shpesh ata përfundojnë si artistë dhe muzikantë të talentuar. Ata kanë një kujtesë të shkëlqyer kur bëhet fjalë për të kujtuar fytyrat dhe emrat, mbajnë kontakte me të gjithë ata i njohin dhe ata janë gjithmonë të vetëdijshëm për atë që po ndodh
7. Buza e sipërme me hark të rrumbullakosur
Nëse keni buzë të tilla, ndoshta jeni të dhembshur, të ndjeshëm dhe të mirë. Ju mund të shqetësoheni thellësisht prej çdo fatkeqësie dhe gjithmonë gjeni kohë për të ndihmuar të tjerët. Bota rreth jush është të kujdeseni për të tjerët dhe njerëz si ju e bëjnë botën më të bukur.
8. Buzë të vogla të fryra
Njerëzit me buzë të tilla zakonisht janë flirtues dhe jo shumë pozitivë. Përparësia juaj kryesore është rehatia personale. Nëse këta lloj njerëzish nuk kujdesen për veten atëherë askush nuk kujdeset më për ta. Kur i takoni për herë të parë, këta njerëz shpesh duken egoistë, por ky nuk është rasti. Ata janë miq të mëshirshëm dhe të devotshëm, lloj i njerëzve që do të vijnë në ndihmë të të tjerëve në një moment të caktuar, jo gjithmonë.
9. Një buzë e sipërme pa hark fare
Këta njerëz janë njerëzit më përgjegjës dhe të besueshëm në planet. Motoja e tyre është: Bëjeni diçka edhe nëse ajo dhemb. Ata nuk e dinë kuptimin e fjalës e pamundur. Çdo gjë do të bëhet pikërisht në kohë. Të dashurit dhe miqtë e juaj e dinë se mund tu besoni atyre në çdo situatë.
Sikundër ishte paralajmëruar edhe më herët nga meterologët, pritet që nesër të nisin reshjet e para të dëborës. Pas vjeshtës e cila nuk ishte tipike e ajo çfarë kemi kaluar vite më parë, duket se temperaturat do të ulen.
Moti ka qenë në favorin tonë, duke na dhënë edhe më shumë mundësinë për të bërë banjo dielli. Por fundi i tetorit shënon edhe uljen e temperaturave, sikundër shihen qartë edhe në tabelën përkatëse.
Nesër (e hënë, dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 22 °C
në vendet e ulëta: 13 / 22 °C
në vendet malore: 6 / 14 °C
ERA
Sot pasdite (e diel, dt.21) dhe nesër (e hënë, dt.22) era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë gjatë pasditeve.