Me gjithë operacionet e bujshme të policisë dje në Tiranë e Shijak, dikush mundi t’i shpëtonte prangave.
Një operacion i gjerë i ndërmarrë pasditen e djeshme nga Policia e Shtetit në Shijak dhe Durrës ka çuar në pranga disa persona, emra të njohur, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Kështu dje u arrestua në Shijak Flamur Avdyli, emigrant prej vitesh në Gjermani, vëllai i Astrit Avdylit, i dënuar për vrasjen e Durim Kusit.
Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkelqim Avdyli dhe Shaqir Gjepali.
Por me gjithë masat e policisë prangave i ka shpëtuar një personazh mjaft i përfolur.
Në kuadër të këtij aksioni është kërkuar dhe arrestimi i Lul Berishës, por gjatë kontrollit në banesë ai nuk është gjetur. Nga verifikimet e bëra Lul Berisha rezulton se ndodhet jashtë Shqipërisë së bashku me familjen.
Sipas të dhënave, hetimi ndaj Lul Berishës i përket së njëjtës dosje me atë të të fortëve të Shijakut,.
Policia e Shtetit ndërhyri duke goditur familjen Avdyli në Shijak dhe arrestuar tre vëllezër dhe kushëririn e parë të tyre. Gjithashtu janë shoqëruar edhe 20 anëtarë të bandës që akuzohet për trafik heroine në Shqipëri dhe në Gjermani.
Në emër të vëllezërve Avdyli janë të regjistruara dhjetëra biznese, mes tyre hoteli luksoz në Durrës “Germany”. Sipas informacioneve nga Policia e Shtetit, operacioni nisi pas përgjimeve dhe të dhënave që janë sjellë nga Gjermania./korrieri
Bashkimi Europian përshëndet operacionin e gjerë antidrogë të ndërmarrë nga Policia e Shtetit të dielën. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasadori i BE në vendin tonë thotë se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është prioritet kryesor për Bashkimin Europian.
“Ne mirëpresim operacionin e gjerë antidrogë të ndërmarrë sot në qytete të ndryshme të Shqipërisë nga Policia e Shtetit Shqiptar. Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në Shqipëri është një prioritet kryesor për Bashkimin Europian. Tani ne presim që hetimet penale dhe dënimet do të vazhdojnë me rezultate të qëndrueshme”, shkruan në një postim në Tëitter, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.
Në një aksion të gjerë të shtrirë në disa qytete të vendit, Policia e Shtetit arrestoi të dielën dy ish-deputetë, si dhe disa prej anëtarëve të të ashtuquajturve “të fortët” e Shijakut. Një operacion i gjerë u ndërmor edhe për arrestimin e Kelmend Balilit, i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit”, ndonëse kapja e tij nuk u bë e mundur.
Kjo vjeshtë ka qenë një verë e dytë për bizneset e turizmit në të gjithë vendin për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve, por bujtinat në veri të vendit në zonën e Valbonës kanë vënë drynin. Vizitorë ka ende, por fluksi i lartë tashmë ka kaluar ndaj llogaritë nuk dalin pas përfshirjes në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Nga dhjetëra bujtina dhe hotelet në zonë aktualisht janë të hapura vetëm katër prej tyre që kanë kapacitet të lartë akomodimi. Disa nga administratorët e bujtinave të mbyllura thanë se nuk hapen para prillit-majit 2019, duke shpjeguar se do të konservojnë në status pasiv aktivitetin.
“Tani vizitorët janë më të rrallë dhe kryesisht fundjavave, ndaj bujtina ku punoj u mbyll për të evituar pagesat e energjisë, pagave të punonjësve dhe taksave të tjera” tha Astrit Selimaj banor i zonës i punësuar në një nga restorantet e Valbonës.
Ai tha se përfshirja në TVSh dhe aksioni i tatimeve për kuponin tatimor ku u vendosen disa gjoba këtë vit i ka bërë bizneset me racionale në zgjedhjet e tyre. Për momentin zgjidhja më e mirë është mbyllja për 6 muaj.
Si rezultat i kësaj gjendje dje turistët nga Tirana e kanë pasur të pamundur të rezervojnë, pasi shumica e bujtinave janë mbyllur edhe pse koha për udhëtime është mjaft e favorshme.
Më herët në verë të këtij viti në kumin e sezonit turistik, shumë bujtina janë penalizuar nga inspektorët tatimore me shumë se sa për taksat për disa rregulla që kanë të bëjnë me mjedisin dhe shërbimet mjekësore ndaj klientëve.
Një nga bujtinat mori gjobë se nuk kishte një kontrate me mjek, ndërkohë që numri i turistëve dhe punonjësve ishte shumë i ulët se kërkesat që ka ligji.
Këto biznese e ushtrojnë aktivitetin në skajin më verior të vendit në një terren që krijon kosto për aktivitetin e tyre. Largësia me institucionet e shtrembëron zbatimin e ligjit, ndoshta më shumë se kudo tjetër. Një nga hotelet është gjobitur për moslëshim kuponi, ndërkohë që në zonë nuk ka pasur furnizimin me energji për më shumë se 12 orë.
Larg gjykatave dhe pamundësive për të kërkuar drejtësi, ata kanë zgjedhur ti vënë drynin aktivitetit deri në pranverë. Vite e tjera bujtinat ishin të hapura gjatë gjithë kohës./Monitor
Policia e Shtetit ka dhënë detaje sot nga operacionet e ditëve të fundit të ndërmarrë në 12 rrethe të vendit.
Ka qenë vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu që ka folur për operacionin.
Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përgjatë orëve të fundit një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”
Forcat policore, RENEA, FNSH, ato operacionale në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë kanë ushtruar kontrolle në qytetet Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë.
Gjatë këtij mega operacioni janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.
Procedimi për këtë operacion ka nisur pas një referimi të Policisë së Shtetit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Gjatë kësaj periudhe, veçanërisht me intensitet në muajt e fundit, për dokumentimin e kësaj dosjeje, janë përdorur metoda speciale të hetimit. Në këtë procedim penal janë me mijëra orë përgjime, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe me shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodencë me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit.
Goditja e kësaj veprimtarie kriminale është bërë në periudha të ndryshme, duke u finalizuar këtë fundjavë.
Në goditjen finale morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale.
Në datë 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenogë, Has, ku u gjetën prekursorë për prodhimin e lëndës narkotike.
Të arrestuar në flagrancë janë 5 shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale: 1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
2. Flamur Çela, 48 vjeç; 3. Xhevit Shuti, 48 vjeç; 4. Mustaf Shuti, 76 vjeç; 5. Anila Shuti, 42 vjeç.
U shpallën në kërkim 4 persona: 2 shtetas turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar.
Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, janë ekzekutuar vendime penale në disa qytete, si dhe janë ushtruar rreth 100 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera.
Të arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale janë 18 persona:
1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin “Cine”, nga Shijaku; 2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku; 3. Denis Llaftiu, nga Shijaku; 4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku; 6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina; 7. Ilirjan Prifti, nga Fieri; 8. Elton Shehaj, nga Tirana; 9. Armand Spiro, nga Tirana; 10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku; 11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku; 13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri; 15. Saimir Sulejmani, nga Fieri; 16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana; 17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra. 19. Artur Balla, nga Elbasani.
Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S.
Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:
1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana; 2. Jasin Abdul, nga Saranda; 3. Bledar Koçi, nga Lushnja.
Ndërkohë në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më herët edhe 12 persona për vepra të ndryshme penale që lidhen me fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan: • 3 pistoleta; •3 armë gjahu, çifte dhe fishekë; • 1 shotgan; • Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë; • Peshore elektronike; • Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë; • 13 mjete, njëri i blinduar; • Sasi e konsiderueshme parash; • Rreth 75 telefona celularë.
Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.
Ne i sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.
Gjergj Leka i ftuar tek “Rudina” rrëfeu një histori që ndoshta shumë pak e kanë dëgjuar më parë. Leka tregoi se vite më parë për shkak të një tatuazhi që ka pas veshit, është dënuar me burg.
“E kam bërë jo në kohën e demokracisë, e kam bërë më herët dhe kam ngrënë dhe nja katër muaj kështu… gjëra…”, u shpreh Gjergj Leka.
“E kam bërë, se kështu ka qenë koka ime, ishte kurajë e madhe… Lëre se ia kam ngritur tensionin familjes në atë periudhë. Jam shumë besimtar në Zot dhe nuk kam bërë kurrë ndarje. Mjafton të besosh në Zot, në një Zot”, tha Gjergj Leka.
Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në gjyq” ishin të pranishme dy motrat, zonja Mrie dhe zonja Vera. Ato kanë ardhur për një borxh që Vera ja ka dhënë Mries, pa dijeninë e prindërve. Por ajo që e shqetëson më shumë zonjën Mrie është pse Vera ka mbetur pa u martuar. Ndërkohë Mria ka një konflikt me shtëpinë e bashkëshortit, pasi i kanë ndryshuar numrin e pasurisë dhe e kanë spostuar shumë shtëpi më lart. Vera përpos që është beqare dhe ka një problem me pronën prej 20 vitesh. Eni Çobani: Kemi dy zonja që unë kam kohë që i kam takuar. Pasi kanë bërë disa herë tentativa për ta zgjidhur Mria ka vendosur ta bëjë publike shqetësimi e saj. Mrie Kolaj: Vij nga fshati Balldren, Lezhë, jam grua e ve me 4 fëmijë jetimë prej 18 vitesh. Kam një problem familjar sepse i kam marrë motrës Lekë borxh, pasi fëmijët i kisha të vogjël kur më vdiq burri dhe sot që janë rritur nuk e di ku janë. I kërkoj falje motrës dhe nuk di ku ti marr borxh Lekët. Duhet të më presë dhe pak…
Vera: Edhe unë i kam marr borxh dhe deri kur duhet të të pres… Sepse prindërit i kanë marrë borxh dikur tjetër dhe ja kam dhënë asaj.
Eni Çobani: Problemi i vërtetë është se prindërit i kanë marrë për ty dhe sot vinë dhe të kërkojnë Lekë. Zonja Mrie, mund ta dimë pse keni marrë Lekë borxh?
Mrie Kolaj: Kështu më erdhi jeta, burri me vdiq, fëmijët mu larguan. Kam një ankth në zemër sepse kjo motër, nuk është qorre dhe as sakate është duke çuar jetën dëm. Ka patur kërkesa për djem të mirë dhe thotë vetëm jo, jo.
Eni Çobani: Problemi i parë dhe kryesor është që ju i keni marrë një shumë të hollash zonjës Vera dhe më e rënda është që prindërit tuaj i kanë marrë borxh për Verën dhe jo për ju. Ajo sot po e thotë publikisht që paratë ti ka dhënë ty. Tani na nxirrni dhe një problem tjetër. Pse zonja Vera nuk është lidhur në martesë me djem të cilët i janë ofruar dhe ka pasur kërkesa. Nuk mendoni se ky është një problem privat i zonjës?
Mrie Kolaj: Privat është dhe kolektiv, është dhe familjar…
Vera: Kam ardhur vetëm nga zonja Eni Çobani se më ka thënë hajde, se ne kemi 5 vite me këtë çështje dhe kam ardhur pa dëshirën time. Më ka ardhur turp me dalë këtu.
Mrie Kolaj: Deri kur do të rrish nëpër gjyqe dhe institucione?
Vera: Deri kur ti të mi japësh lekët… Prokuroria nuk do t’ja dijë, 6 herë e ka pushuar çështjen. Ka shkuar në Gjykatën e Apelit. Jam mbytur në borxhe, deri kur të dali e drejta në dritë. Do ti drejtohem zotit President, Ilir Metës që ta marri seriozisht situatën.
Mrie Kolaj: Kërkoj ndjesë, të më prisje dhe pak. Do futesh edhe në borxhe të tjera. Deri kur do të vazhdojmë kështu ne?
Eni Çobani: Zonja, Vera dua të dimë pse keni ardhur këtu. Pse e keni marrë këtë borxh, keni vite me probleme me drejtësinë. Mria i ka marrë borxh Verës, ndërkohë që Vera ja u ka marrë prindërve.
Vera: Prindërit nuk dinë gjë, se unë ja kam dhënë Lekët borxh.
Ardit Gjebrea: Problemi i beqarisë për çfarë është?
Mrie Kolaj: Problemi është se kjo ka mbetur nëpër gjyqe, letra- letra. Kjo nuk është për me ndenjt pa martuar.
Eni Çobani: Këto janë gjëra private, por ndoshta duke jetuar vetëm me prindërit ka dhe shqetësimin e tyre, por dhe ka gjyqe shumë të gjata prej vitesh, të cilat nuk dua ti bëj pjesë të kësaj seance. Ajo është në proceduara gjyqësore të gjata prej vitesh dhe ne presim vendimmarrjet e fundit. Ato nuk janë marrë akoma dhe ne nuk mund të japim asnjë lloj opinioni mbi këto vendimmarrje. Thirrjen që i bën Presidentit ja bën për të përshpejtuar proceduara gjyqësore se është në ndërrime gjyqtarësh në mënyrë të vazhdueshme. Nuk ka më gjyqtarë më për të gjykuar çështjen e Verës. Këtu jemi për një shqetësim tjetër. Se mund t’ja vonosh dhe 5 vite të tjera.
Vera: Po tradhtoj prindërit, të cilët kanë marrë borxh për dokumentat e mija që po ndjek gjyqet.
Ardit Gjebrea: Pse i morë paratë borxh?
Mrie Kolaj: Më vdiq burri dhe ngela me 4 fëmijët. Kam prej 18 vitesh nëpër gjyqe dhe institucione dhe Hipoteka e Lezhës tallet me mua. Nuk kam kur ti marr për momentin.
Eni Çobani: Kë quan moment, se ke 5 vite?
Mrie Kolaj: Po mundohem, me ndihmën e Zotit.
Eni Çobani: Ju nuk dini as vendndodhjen e fëmijëve dhe kjo është shumë e rëndë, si është e mundur që nënë të mos e dijë ku janë fëmijët?
Mrie Kolaj: Fëmijët nuk e di se ku jetojnë. Zemra ime është e ndarë në 4 copa.
Eni Çobani: Ku do i gjeni Lekët që do ja ktheni borxhin?
Mrie Kolaj: Nuk punoj kund, vetëm dy ditë që më kanë marrë murgeshat, sa për të paguar ujë dhe drita.
Vera: Janë miliona Lekë borxh, jam në hall…
Mrie Kolaj: Më kanë prerë ujin, se nuk kam mundësi ta paguaj.
Vera: Çdo bërët me borxhin, lëri këto, se po na shikon baba nga televizioni.
Mrie Kolaj: Baba nuk ka ku ta shikojë se nuk ka televizion.
Zonja Vera çohet nga vendi i saj dhe i shkon afër të motrës për ti kërkuar një datë se kur do ja kthejë borxhin.
Vera: Kur do mi japësh Lekët, më intereson borxhi?
Mrie Kolaj: Leje moj borxhin, se do të lahet por unë të kërkoj publikisht të martohesh.
Vera: Unë do të bëj një tjetër punë, do të çoj të gjithë borxhlinjtë tek ty. Nuk kam gjetur dot lekët për ekspertë.
Më pas Vera nis rrëfimin për problemin e saj, përtej borxheve.
Vera: Në vitin 1991 na është ndarë nga 4 dynym tokë bujqësore. Na ka takuar 20 dynym , për 5 persona. Por në atë moment na i kanë zapatur se ne nuk kemi vëllezër. Na i kanë zaptuar 9 dynym tokë, 2 familje.
Dy komshinj, e kemi ditur, por tani e kemi marrë vesh pas dokumentave se janë 3 familje.
Eni Çobani: Ku qëndron problemi, se ligji 7501 është shumë i qartë. Juve ju ka takuar 20 dynym tokë, ku është problemi?
Vera: Na kanë takuar 14 dynym dhe 400 metra tokë, ata kanë bërë letrat false, se të vërtetat i kam vetë.
Eni Çobani: Kam shumë kohë që i takoj zonjat. Kemi bërë një telefon edhe me administratorin e zonës ku jetojnë zonjat, me zotin Albert Rusit. Ai më ka thënë se e njeh rastin dhe i mirëpret zonjat për ti parë dokumentat.
Vera: Na ka pritur por nuk ka zgjidhur punë. Na kanë bërë falsifikime me dokumentet. Prokuroria na e ka pushuar 6 herë çështjen. Në të gjitha gjykatat kam fituar të drejtën se janë falsifikuar dokumentet.
Eni Çobani: Pse nuk e keni marrë tokën?
Vera: Kundërshtarja ka nënkryetarë vajzën e vëllait që i ka bërë falsifikimet tek ALUZINi, tek bashkia, tek Hipoteka.
Eni Çobani: Këto janë pretendime dhe mbani përgjegjësi, nuk kam asnjë kontakt me këto që po përmendini. Dhe shqetësimi im më i madh është si do ti kthejmë paratë zonjën Vera dhe shqetësimi më i madh është se kë një baba dhe nënë të thyer në moshë dhe nuk e di që paratë e Verës i ke marrë ti.
Edhe zonja Mrie Kolaj ka një dosje ku pretendon se drejtësi nuk i ka dhënë të drejtën ku pretendon se numri i shtëpisë së saj është ndërruar.
Eni Çobani: Secila prej tyre është në një konflikt të vetin. Ju pretendoni për falsifikime, por asnjëra prej jush nuk ka një vendim të formës së prerë që ta vendosë mbi tavolinë dhe ti bëjë thirrje zyrës vendore të Regjistrimit në Lezhë që t’ju rregullojë pasurinë.
Eni Çobani i uroi Verës që të mos refuzojë takim me ndonjë djalë dhe të pranojë qoftë dhe njëherë të vetme të takojë dikë. Ajo i dha një zgjidhe që të bëhej një deklaratë para noterit ku Mria të pranonte borxhin dhe njerëzit që e kanë dhënë të vinë dhe të firmosin për një afat të caktuar.
Eni Çobani i premtoi Mries se do e ndihmojë që ta mbylli sa më shpejt problemin me drejtësinë në mënyrë që ajo të marri shtëpinë, por me kushtin që ajo tu thotë personave që i kanë thënë Lek borxh Verës, se i ka marrë Mria dhe jo Vera./tvklan.al
Një tjetër aksion i RENEA-s është duke u zhvilluar këtë pasdite të diele për kapjen e të forit të Durrësit, Lul Berishës. Policia ka shkuar në shtëpinë e Berishës, por nuk e ka gjetur këtë të fundit në banesë. Një urdhër arrest është lëshuar për të, por ende nuk dihet se kush është akuza ndaj Berishës. Nga informacionet e deritanishme dyshimet janë se operacioni mund edhe të jetë dekonspiruar pasi Lul Berisha i ka humbur gjurmët. Kujtojmë se Lul Berisha u la i lirë disa muaj më parë nga gjykata, 10 vite pas burgut. Gjykata e Durrësit e liroi në një mënyrë të dyshimtë kapon e bandës së Durrësit.
Vrasjet e Bandes se Durresit: 17 tetor 1998 Organizata kriminale e drejtuar nga Lulëzim Berisha dhe Klodian Saliu akuzohet për vrasjen e shtetasit Dritan Sallaku, më 17 tetor të vitit 1998 në qytetin e Durrësit. Kjo mbahet si vepra e parë kriminale e këtij grupi.
29 tetor 1998 Pa kaluar as dy javë nga vrasja e parë, organizata e Berishës dhe Saliut akuzohet se ka kryer dy vrasje të tjera. Bëhet fjalë për ekzekutimin e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja më 29 tetor 1998. Në këtë ngjarje u plagos edhe Marsel Sotiri
22 gusht 1999 Një vit më vonë, i vetmi person që arriti t’i mbijetojë atentatit të 29 tetorit 1998 është zënë në pusi nga ana e grupit të Berishës dhe Saliut. Më 22 gusht 1999, Marsel Sotiri ekzekutohet në një pritë, në lagjen Plazh të qytetit të Durrësit.
9 korrik 2000 Organizata kriminale e drejtuar nga Lulëzim Berisha dhe Klodian Saliu akuzohet nga prokuroria e policia edhe për një tjetër vrasje. Këtë herë ata kanë kryer atentatin ku u vra shtetasi Dritan Disha. Kjo vrasje ka ndodhur më 9 korrik 2000 në fshatin Shënavlash të Durrësit
14 janar 2002 Një tjetër vrasje i është faturuar organizatës kriminale Berisha-Saliu. Më 14 janar të vitit 2002 i kanë zënë pritë dhe më pas ka kryer ekzekutimin e shtetasit Ervin Lame në lagjen numër 3 të Durrësit 2003. Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata është ndarë në dy organizata të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata tashmë janë bërë rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre
26 shkurt 2005 Pas kësaj ndarjeje, organizata e kryesuar nga Lulzim Berisha ka marrë hak ndaj rivales së saj duke organizuar atentatin për vrasjen e Klodian Saliut. Kjo vrasje është kryer në autostradë më datë 26 shkurt të vitit 2005, pranë fshatit Maminas të rrethit të Durrësit.
13 tetor 2005 Vetëm 9 muaj ka vonuar kundërpërgjigjja e ish- organizatës së Klodian Saliut. Tashmë ajo drejtohet nga Indrit Dokle dhe akuzohet se ka kryer vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005 në Tiranë. Pas vrasjes, trupi i Gashit është hedhur në fshatin Romanat të Durrësit.
30 tetor 2005 Hakmarrja e grupit të kryesuar tashmë nga Indrit Dokle nuk është ndalur me kaq, por 27 ditë më vonë ai ka organizuar vrasjen e shtetasit Ilir Kolgjini, i njohur si mik i Lul Berishës. Kjo vrasje ka ndodhur më 30 tetor të vitit 2005 pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”
Pas arrestimit të dy ish-deputetëve socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko, ka reaguar edhe ish-oficeri i antidrogës, Dritan Zagani.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Zagani ka paralajmëruar pas arrestimeve të fundit edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, icili është nën hetim për trafik ndërkombëtar drogë, pasi emri i tij përmendej në bisedat e bandës së “Habilajve”, të cilët rezultojnë kushërinj të ish-ministrit.
“Loja e rende filloi….!
Saje kujdes…se tani ska vetem te rrafme…!”, – shkruan Zagani./korrieri