Irina

Dridhet administrata, Rama bën gati listën me emrat e drejtorëve abuzues

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar dje valë shkarkimesh në administratë. Gjatë mbledhjes së grupit ai deklaroi para deputetëve e se ka shumë drejtorë që po abuzojnë dhe ata nuk meritojnë të jenë pjesë e mazhorancës. Për këtë arsye kreu i qeverisë njoftoi se sot paradite do të mbledhë Kryesinë e PS. Gazeta SOT ka mësuar se në Kryesi do të diskutohet pikërisht për nisjen e një faze tjetër shkarkimesh në administratë. Sipas burimeve, Ramës i ka shkuar në dorë një listë me të gjithë drejtorët problematikë në vend, të cilat do të shkarkohen nga detyra, ndërsa shumë prej tyre mund të ndiqen dhe penalisht.

Kështu ndodhi me ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko. Ai u shkarkua nga ministrja e Drejtësisë ndërsa më pas erdhi dhe arrestimi. Pak ditë më parë gazeta publikoi një raport të Ministrisë së Drejtësisë sa i takon auditimeve dhe doli se ka shumë drejtorë me probleme. Po ashtu dhe në platformën e bashkëqeverisjes ka pasur lumë ankesash. Kjo e ka bindur Ramën se ka mjaft emra që duhet të shkarkohen dhe të dalin para drejtësisë. Sot do të diskutohet me anëtarët e Kryesisë mbi rrugët që do të ndiqen.

E sigurt është se do ketë raprezalje në politikë e administratë. Kushdo që ka abuzuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë do të duhet të mbajë përgjegjësi. Sipas të dhënave, në portalin “shqipëriaqëduam” ka pasur dhe denoncime për korrupsion. “Për këtë periudhë (janar-qershor 2018) janë raportuar pranë njësisë antikorrupsion në Kryeministri dhe gjithashtu në institucionet ku denoncohet rasti, 13 raste nga të cilat: 10 për Ministrinë e Drejtësisë, 1 Ministria e Financave dhe Ekonomisë, 1 Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, 1 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Institucionet nuk raportojnë se ndonjë nga ankesat/raportimet për raste korruptive i kanë raportuar në Policinë e Shtetit apo në Prokurori. Buxheti i shtetit është burimi i financimit të kësaj mase”, thuhet në raport. Duket se këta do jen të parët që do preken nga furtuna.

Auditimet e denoncimet

Sipas të dhënave të siguruar nga Ministria e Drejtësisë, gjatë vitit 2018 në SH.Ç.B.A janë marrë dhe trajtuar 2880 telefonata në linjën e gjelbër dhe 1074 ankesa nga të gjitha portat e mundshme që SH.Ç.B.A ka vënë në dispozion të publikut. Pas hetimit administrative të ankesave ka rezultuar se: Në 55 raste për 93 punonjës policie janë evidentuar shkelje të karakterit administrativ dhe është sugjeruar fillimi i hetimit disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sa i takon Ministrisë së Bujqësisë, në kuadër të platformës së bashkëqeverisjes, gjatë 6 -mujorit të parë 2018 janë verifikuar dhe kthyer përgjigje për 96 ankesa brenda afateve.

Sa i takon Ministrisë së Shëndetësisë, në FSDKSH janë ngritur grupe pune për verifikimin e ankesave të qytetarëve për punonjësit e institucionit, janë verifikuar dhe trajtuar 6 (gjashtë) raste ankesash për korrupsion gjatë periudhës janar – qershor 2018. Sa i takon problematikave në burgje, janë realizuar 8 kontrolle dhe auditime nëpërmjet të cilave po shqyrtohet dhënien e masave disiplinore dhe masave administrative në vazhdim. Konkretisht në IEVP Fier janë proceduar penalisht 3 punonjës. Në total janë dhënë 15 masa disiplinore “Vërejtje me shkrim”, 4 masa disiplinore “Heqja deri në masën e dy ditëve të punës” dhe 7 masa disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”. Arsyeja e dhënies së masave ka qenë moszbatimi i orarit zyrtar si dhe moskryerja e detyrave funksionale e punonjësve gjatë kryerjes së detyrës. Pra duket se do ketë valë shkarkimesh në ditët në vijim./korrieri

Dridhet administrata, Rama bën gati listën me emrat e drejtorëve abuzues Read More »

Kroçera “BERLIN” mbërrin në Portin e Vlorës !

Mbërrin në Portin e Vlorës Kroçera “BERLIN”

Ditën e sotme është akostuar në Portin e Vlorës Kroçera “BERLIN”. Mësohet se në bordin e saj udhëtojnë rreth 368 turist gjerman dhe francez të ardhur nga Porti i Durrësit. Pas vizitës në qytetet turistike të Shqipërisë si Apollonia dhe Ardenica, destinacioni tjetër i tyre është Porti i Milazzos, Itali.

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Kroçera “BERLIN” mbërrin në Portin e Vlorës ! Read More »

Tre variantet si mund ta vizitoni gjirin e Gramës në Vlorë!

Misteri i 1500 lutjeve të gdhendura në shkëmbin e Gjirit të Gramës në Vlorë! Tre variantet si mund ta vizitoni

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë ka publikuar të dhëna interesante lidhur me shkëmbin e Gramës në gadishullin e Karaburunit në Vlorë që është shpallur monument kulture i kategorisë së parë, nga Instituti i Shkencave në vitin 1948. Informacioni i publikuar jep direktiva se si mund të vizitohet ky atraksion turistik ndërsa nuk mungojnë fotot që janë realizuar nga Kriledjan Çipa, raporton portali SCAN.

Viti/koha e ndërtimit: Shek. VI para. Kr.

Përshkrimi: Gjiri i Grammatas ose i Gramës (Gjiri i Shkronjave .gr), ndodhet në rrëzë të shpatit perëndimor të Karaburunit, në një zonë të pabanuar. Gjiri në antikitet, ka shërbyer fillimisht si një nga guroret më të mëdha të gadishullit të Karaburunit, e cila është shfrytëzuar, që në shek.. VI para. Krishtit.

Në këtë gurore, faleza ka qenë shfrytëzuar në një lartësi prej 130 m dhe në një gjerësi prej 100 m. Mbas braktisjes së gurores, duke nisur nga shek. III para. Kr, në faqet e sheshta të krijuara nga prerja dhe heqja e blloqeve shkëmbore gdhenden lutje nga marinarët apo udhëtarët, që strehoheshin në këtë gji për t’iu shpëtuar stuhive.

Kjo traditë e inçizimit të lutjeve ka vazhduar dhe përgjatë mesjetë, por tashmë ato i dedikohen kultit të krishterë, deri në shek. XIX. Mbishkrimet janë gdhendur në korniza dhe në shumicë e rasteve janë realizuar me inçizim. Shumica e mbishkrimeve antike në gjuhën greke u drejtohen Dioskurëve, Kastorit dhe Poluksit, që janë hyjni shpëtimtar, mbrojtës të detarëve.

Gjatë periudhës helenistike, gjiri ka shërbyer si një sanktuar i hapur kushtuar këtyre hyjnive. Në këto mbishkrime nuk mungojnë as emrat e figurave historike, siç është ai i Cnaeus Pompeius, i perandorit Bizantin Johanit V Paleologu apo dhe Mark Antonit.

Numri i mbishkrimeve mendohet të jetë rreth 1500 copë.

Funksioni: Ka qenë gurore antike dhe sanktuar i hapur, sot është monument kulture.

Itinerari: Për të shkuar drejt Gjirit të Gramës me rrugë tokësore ekzistojnë dy varjante, në të dy raster pa automjet, por me anë shtigjesh.

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - AlbaniaFotografia e Welcome To Vlora - AlbaniaFotografia e Welcome To Vlora - Albania

Tre variantet si mund ta vizitoni gjirin e Gramës në Vlorë! Read More »

Emri/ Kush është ‘peshku i madh’ që fshihet pas bandës së Shijakut, del në përgjime

Të gjitha bandat nga jugu në veri po dalin një bandë, në rrjetën e së cilës kanë rënë ministra, deputetë, ish-deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë. Nuk merret vesh ende nëse bandat kontrollojnë qeverinë apo qeveria kontrollon bandat. Në rrethet politike flitet se në përgjimet e bandës së Shijakut fshihet një peshk i madh, i lidhur ngushtë me Edi Ramën.

Bëhet fjalë për Vangjush Dakon, kryetarin e Bashkisë së Durrësit. Burime thonë se pjesa e përgjimeve, ku flitet për Dakon, po mbahet e fshehtë, në përpjekje për të shpëtuar peshkun e madh të Durrësit, i cili deri më tani i ka shpëtuar drejtësisë, pavarësisht lidhjeve të forta me krimin dhe qindra aferave korruptive me tendera dhe leje ndërtimi.

Madje, disa burime thonë se arrestimet janë përshpejtur për të ndalur implikimin e mëtejshëm të Vangjush Dakos. Siç dihet, Bashkia e Durrësit është fituar nga bandat, kontrollohet nga bandat dhe punon nga bandat.

Për implikimin e peshkut të madh ka nisur të flasë edhe opozita, e cila ka ende burime në Prokurori, për shkak të prokurorëve të saj që po merren me dosjen e bandës.

Lulzim Basha, gjatë një deklarate, u shpreh: “Pra, peshku i madh i kësaj çështje quhet Vangjush Dako, të tjerët janë peshq të vegjël të cilët po serviren si pjesë e përpjekjes së Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës, për të shpëtuar peshkun e madh të kësaj dosje Vangjush Dakon dhe për të shkatërruar provat, hetimet, të cilat çojnë dhe duhet të çojnë në arrestimin një orë e më parë të Vangjush Dakos”.

Edi Rama po punon në dy linja. Së pari, Rama po përpiqet që implikimi i Dakos si ushtar i krimit, të mos dalë në skenë. Por, Rama po punon edhe për skenarin e justifikimit nëse Dako do të zbulohet. Rama po përgatit alibinë e mbrojtjes, ashtu siç bëri me të gjithë banditët që ja rrëzuan një nga një amerikanët me ligjin e dekriminalizimit./Pamfleti

Emri/ Kush është ‘peshku i madh’ që fshihet pas bandës së Shijakut, del në përgjime Read More »

U arrestua me bujë, gjykata merr vendimin e papritur për biznesmenin

Gjykata e Tiranës ka liruar pronarin e lokalit Redi Popesku, ku ndodhi ngjarja në Bllok më 4 tetor. Gjykata e Tiranës ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për pronarin e lokalit.

“Vendimi i gjykatës së Tiranës për Redi Popeskun nuk është i drejtë dhe nuk mund të caktohet masë sigurie. Popesku nuk mund të lihet me arrest shtëpie, pasi nuk ka fshehur asnjë armë”- tha avokati.

Redi Popesku u arrestua dy ditë më parë me dyshimet se po pengon autoritetet për të hedhur dritë mbi ngjarjen në lokalin e tij.

Më hereët burime nga Prokuroria thanë për “BalkanWeb” se Popesku, që është edhe një nga dëshmitarët kyç në ngjarje, ka refuzuar në mënyrë të përsëritur kërkesën për të dorëzuar një pistoletë të cilën e disponon me leje. Institucioni i akuzës këmbëngul për sekuestrimin e armës, për të konfirmuar përmes ekspertizës balistike, nëse me të është realizuar qitje, çka do ta ndryshonte tërësisht rrjedhën e ngjarjes, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa të plagosur Ervis Martinaj dhe Elion (Esmerald) Hato.

“Biznesmeni Popesku thanë burimet ka pranuar të dorëzojë vetëm një armë gjahu, të cilën gjithashtu e disponon me leje, por kjo nuk i shërben hetimit, pasi në ngjarje, dyshohet të jenë përdorur tri pistoleta”./korrieri

U arrestua me bujë, gjykata merr vendimin e papritur për biznesmenin Read More »

Basha nxjerr emrat e dy deputetëve të tjerë: Pronarë të 3.4 mln eurove në Toyota Yaris

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot tek Prokuroria e Tiranës ku ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me akuzat nga deputetit socialist Taulant Balla për kapjen e dy automjeteve “Toyota Yaris” me 3.4 mln euro.

Pas dëshmisë Basha deklaroi se akuzat e tij janë të vërteta. “Janë të përfshirë edhe dy deputetë të tjerë të PS, Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja. Deklaratat e mia kanë qenë publike për përfshirjen e Ballës në trafikimin e parave të pista”, tha Basha.

Sipas tij, prokuroria ka përgjime zyrtare dhe prova për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. “Ka prova dhe fakte për ta kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin. Ka fakte dhe prova për ta zhdukur Fatmir Xhafajn nga politika”, theksoi kreu i PD./korrieri

Basha nxjerr emrat e dy deputetëve të tjerë: Pronarë të 3.4 mln eurove në Toyota Yaris Read More »

“Mu ma dha fill me t’parën”, reagon Bleona pas deklaratës bombë të Bujar Qamilit: O super… si ta duash…

Bujar Qamili, i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ndër të tjera tregoi se shumë shpejt do të vij me një bashkëpunim muzikor me Bleona Qeretin.

Kur Ermali e pyeti sesi arriti që t’ia mbushte mendjen, ai me humor tha: Mu ma dha me t’parën… E kam shoqe, e du fort.

Pas këtyre fjalëve ka reaguar edhe Bleona, e cila përmes një postimi në Instagram ka shkruar për Bujarin: O superyll ku të duash, kur të duash, çfarë të duash.  

“Mu ma dha fill me t’parën”, reagon Bleona pas deklaratës bombë të Bujar Qamilit: O super… si ta duash… Read More »

Habit deputeti socialist me deklaratën dhe i del në mbrojtje mikut të tij

Maxhoranca është çoroditur nga operacionet e fundit të policisë.

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka habitur me qëndrimin e tij për arrestimin e dy ish deputetëve të PS Arben Ndoka dhe Arben Çukos.

Deputeti ka thënë pas mbledhjes së grupit të PS se ka rezerva për mënyrën si ka vepruar Prokuroria dhe Policia me këto raste. Sipas tij është vepruar me dy standarde në ndalimin e tyre.

“Nuk marr përsipër të gjykoj provat, por kam rezerva për mënyrën skandaloze të veprimet, sjelljen skandaloze se si kanë vepruar me mënyrën e arrestimit si dhe praktikimin e dy standardeve. Një grup që quhet i parëndësishëm dhe merret prokuroria lokale dhe një grup tjetër që merret prokuroria e Krimeve te Renda. Duhet të shihen me qetësi këto gjera. Ne si force politikë nuk mbështesim asnjë veprim të paligjshëm, por mënyra e te vepruarit të prokurorisë dhe policisë në dy raste të ndryshme në Lezhë është e habitshme. Të presim verdiktin e drejtësisë e të flasim për të tjerat”- tha Pjerin Ndreu.

Sipas policisë ish-deputetit socialist Arben Ndoka akuzohet për “Tjetërsim pronash”, si dhe për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Ish-drejtori i Burgjeve dhe ish deputeti i PS Arben Cuko akuzohet si i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve. Dyshohet se ai ka marrë një shumë parash dhe një makinë, në këmbim të transferimit të të dënuarit Olsi Karagjozi./korrieri

Habit deputeti socialist me deklaratën dhe i del në mbrojtje mikut të tij Read More »