Ligji për shpifje sa vjen edhe më shumë po prek personazhë jo pak të njohur për publikun shqiptar. Pas lajmeve se grekët financojnë media, personazhe vip etj, ka reaguar Olta Gixhari pasi emri i saj ishte pjesë e asaj liste. Nëpërmjet një videoje, ka lajmëruar e indinjuar se është bërë pjesë e një skandali, pasi emri i saj është përmendur si një përfituese. Për këtë, Olta vendosi të flasë në emisionin ‘Opinion’ dhe në postimin e saj kërkon drejtësinë, duke u shprehur se kushdo që e ka bërë, do ta paguajë.
“Eshte nje marrezi qe me ka prishur diten! Dikush do mbaje pergjegjesi per kete shpifje te rende kunder emrit tim. Neser nje deklarat me e gjate ne Opinion.”- ka shkruar ajo./korrieri
Kryesia e Partisë Socialiste ka shkarkuar 11 drejtues të PS në rrethe për neglizhencë, mungesë organizimi, mospërmbushje detyrash e objektivash dhe shthurje në ato degë bashkiake ku drejton opozita. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të kryesisë së drejtuar nga kryetari Edi Rama.
Disa nga qytetet ku janë shkarkuar drejtuesit e PS; Selenicë-Nertil Bellaj-njëkohësisht drejtor i AKU-së
Delvinë-Izet Silaj, Memaliaj-Rajmonda Arizi Pas mbledhjes që zgjati më shumë se një orë në selinë rozë, zëdhënësja e Kryesisë së PS, Elisa Spiropali njoftoi shkarkimet, ndërsa shtoi se janë bërë për shkak të degradimit të marrëdhënies pushtet lokal-qytetarë. “Ka një degradim të marrëdhënies pushtet lokal-qytetarë dhe po bëhet analizë e punës së drejtorëve dhe e qeverisjes në territor. Ne kemi shkarkuar kryetarë degësh të PS, por nuk e kam listën. Ne nuk kemi opozitë dhe nuk mund të presim lindjen e opozitës që të vendosim gishtin në plagët e qeverisjes lokale apo qendrore ku ka nevojë për ndërhyrje. Drejtuesit politikë do të rrisin prezencën në territor.”Në mbledhjen e djeshme të grupit të PS, kryeministri Edi Rama u shpreh se ‘disa drejtorë legena po na nxijnë fytyrën’ duke thirrur urgjent mbledhjen e sotme të Kryesisë që solli shkarkimet.
Pas miratimi të ligjit për lojërat e fatit ka reaguar edhe kryeministri Rama në Twitter.
Kryeministri Edi Rama thotë se tashmë projekt ligji kalon në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten votohet në Kuvend.
Sipas kryeministrit, miratimi i projektligjit për lojërat e fatit është një mesazh i qartë ndaj krimit të organizuar, krim të cilit Rama u ka dhënë një ‘goditje’ vdekjeprurëse me heqjen e lojëve të fatit.
“FLM deputetëve të Komisionit të Ekonomisë e Financave, për mbështetjen me votën sot të projekt-ligjit për ndalimin e bixhozit! Tani në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten të gjithë në Kuvend. Për nënat e gratë në radhë të parë. Dhe për një mesazh të qartë krimit të organizuar”– ka shkruar kryeministri Edi Rama.
Një rrëfim i pazakontë, që mund ta kemi dëgjuar pas veshi por asnjëherë publikisht. Vjollca është një zonjë 51-vjeçare dhe ka treguar sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 historinë e jetës së saj. Martesa e parë nga e cila erdhën 2 fëmijë rezultoi të ishte e dështuar, bashkëshorti abuzonte me alkoolin dhe kishte xhelozi të tepruar ndaj saj.
Teksa ishte akoma në martesë ajo u njoh dhe u dashurua me një tjetër person, i cili ashtu si edhe ajo ishte i martuar dhe kishte katër fëmijë.
Nga ky raport jashtë kurore erdhi në jetë një djali pas dy fëmijëve që kishte me bashkëshortin e saj.
I dashuri siç tregon ajo i premtoi se do i përgjigjej për gjithë jetën fëmijës së tij biologjik dhe asaj, por që të mos shkatërronte familjen i sugjeroi që djali të regjistrohej në emrin e burrit të saj.
Shumë shpejt historia u mor vesh, bashkëshorti kërkoi divorcin dhe tani jetojnë në të njëjtën banesë, por në ambiente të ndara.
Vjollca thotë se kohët e fundit babai i djalit nuk e takon as atë e as djalin. Ai që vuan më shumë është djali 10-vjeçar i cili po rritet në mungesë të babait. 51-vjeçarja kërkon që ai të mbajë premtimin dhe përgjegjësitë që i takojnë për rritjen e djalit biologjik.
“Nuk ka treguar kurrë dashuri për djalin. Djalit i kam thënë dhe jemi takuar disa herë. Unë dua që të kalojë djalin në emër të vet dhe të përgjigjet për djalin që të rritet i qetë dhe i lumtur. E kam lënë deri tani sepse më ka premtuar gjithmonë që do ta bëj më vonë”, tha gruaja.
Nga ana tjetër partneri i saj ka telefonuar në emision dhe ka deklaruar se nuk ka punë me të. “Ta gjejë ajo me cilin e ka djalin”, ka thënë i dashuri.
Gruaja e tronditur është betuar disa herë për deklaratën e saj ndërsa e frikësuar tha se i rrezikohet jeta duke kërkuar ndihmë. “Mua më rrezikohet jeta, sa të dal nga kjo studio. Sepse ai e ka bërë dhe herë tjetër, më ka ndjekur”, tha ajo.
Pas arrestimeve të fundit në disa qytete të vendit, ministri i Brendshëm, Famir Xhafaj ka deklaruar se aksionet do të vijë duke u përforcuar. Ai thekson se shumë shpejt do të paraqitet një paketë antikrim, në luftën ndaj “të fortëve”.
Reagimi i Xhafajt
Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim me masa më të ashpra. Aksione të tjera dhe rezultate konkrete. Kjo është Policia e Shtetit në veprim me Forcën e Ligjit, në shërbim të qytetarëve!
Mjedis mbytës dhe Ndëshkim për ata “Të fortët” e lokaleve, lagjeve & qyteteve tona dhe shantazhuesve të biznesit. Qetësi, rend e siguri për qytetarët, kudo që ata janë. Kush guxon të bëj “të fortin” përball shtetit, Policia do t’i “nxijë” jetën!
“Forca e Ligjit” në veprim, parandalim dhe ndëshkim të veprimtarisë kriminale. Operacioni policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve” në kontrollin e territorit rezultate të jashtëzakonshme. Në rreth 30 ditë, mbi 300 persona të arrestuar!
Thonë se ushqimi është një ndër kënaqësitë më të mëdha të jetës dhe se të paktë janë ata që e shijojnë vërtetë. Restorantet janë një biznes që aktivitetin e tyre e bazojnë te ushqimi dhe shërbimi.
Po cilët janë ato qytete në Shqipëri që shpenzojnë më shumë për të shijuar ushqime në restorante?
Të gjithë i njohim shkodranët si njerëz të qejfit, me humor dhe Shkodrën si djep i kulturës. Shkodra mban rekordin për shpenzimet në restorante dhe hotele, ku sipas të dhënave në Anketën në Buxhetit të Familjeve 2017, shpenzimet për restorantet dhe hotele ishin sa 9.5% e totalit të të gjitha shpenzimeve.
Mes tundimit nga krapi i liqenit, lokalet buzë lumit, apo alternativat e detit (Velipojës) e zonave malore aty rrotull, shpenzimet për restorante në Shkodër janë edhe më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian, ku sipas të dhënave të Eurostat zinin rreth 8% në totalin e shpenzimeve të familjeve.
Krahasuar me mesataren kombëtare, familjet në Shkodër shpenzojnë gati dyfish më shumë. Në 2017-n shpenzimet mesatare në vend për restorante dhe hotele ishin 5%.
Shpenzimet për “Restorante dhe hotele” kanë regjistruar një rritje prej 11,8 %, krahasuar me vitin e kaluar, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve të nëngrupit “restorante”, raporton INSTAT në anketë.
Po cilët janë qarqet e tjera me shpenzimet më të larta në restorante?
Pas shkodranëve, shpenzimet më të larta në raport me totalin i kanë beratasit. Qarku i Beratit shpenzoi mesatarisht në 2017-n 6.3% për restorante dhe hotele, duke u pasuar nga Fieri (6%), Lezha (5.8%) dhe Tirana me 5.5%.
Korça, gjithashtu, i ka shpenzimet për restorante më të larta se mesatarja kombëtare me rreth 5.4% të totalit.
Në qarkun e Dibrës, shpenzimet për restorante dhe hotele në 2017-n ishin 4.2%.
Po cilat janë qarqet që kanë shpenzimet më të ulëta?
Durrësi dhe Vlora janë të njohur, për vetë pozicionimin e tyre buzë detit, për restorantet e mira të peshkut, mirëpo vetë vlonjatët dhe durrsakët nuk i shijojnë. Sipas të dhënave të nga Anketa e Buxhetit të Familjeve, familjet në Vlorë, shpenzuan në restorante vetëm 2.9% të totalit, thuajse sa gjysma e mesatares kombëtare, ndërsa në Durrës vetëm 2%, më pak se gjysma e mesatares kombëtare.
Edhe Gjirokastra është e njohur për një kuzhinë me receta të larmishme, mirëpo gjirokastritët preferojnë që ushqimin ta shijojnë në shtëpi. Sipas të dhënave të ABF 2017 shpenzimet për restorante janë 2.9%. Edhe Elbasani ka përqindje të ulët të shpenzimeve për restorante me rreth 2.6%
Shpenzimet më të ulëta i ka qarku Kukës, me vetëm 1.1% të totalit të shpenzimeve për restorante dhe hotele. /Monitor/
Audienca dhe konkurrenca kanë futur në sherr dy gazetarë të njohur. Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas lajmit të publikuar në portalin Hapur.al të drejtuar nga Eni Vasili.
Në një lajm të publikuar nga ky portali, ku i referohej akuzës së ish kryeministrit Berisha, i cili tha se se Artan Hoxha ka marrë 40 mijë euro për intervistën me Safet Bajrin që ky i fundit bëri pak muaj më parë.
Lidhur me këtë vjen edhe reagimi i ashpër i gazetarit Hoxha, i cili i përvishet keq Eni Vasilit. Me anë të një shkrimi të gjatë të publiluar në profilin e tij në Facebook, gazetari e quan këtë marketing falas në orarin më të ndjekur në Top Channel, duke përgenjeshtruar në këtë mënyrë lajmin që doli nga studioja e emisionit ‘Open’.
Gazetari shkon më tej duke i kujtuar Eni Vasilit kohën kur punon të dy në News 24 dhe sipas tij ndonëse ky i fundit kishte 20 vjet në atë kompani paguhej aq sa i kushtonte Vasilit frizura e flokëve në muaj. “Nuk isha as në listën tënde të të ftuareve në studio me pagesë dhe as në listën e të paguarëve të Ylli Rakipit. Hyja në emision me duar në xhepa, me njohuritë dhe informacionin që mblidhja gjithë ditën”, shprehet ndër të tjera Hoxha.
Reagimi i plotë:
Kur te bejne reklame falas…
Dje ne mbremje isha i ftuar ne studion e OPINION, te Blendi Fevziut. Gjate emisionit, ndersa isha i perqendruar ne diskutimin e temes se luftes kunder krimit te organizuar, Blendi me njofton se nga studio e Top Channel sapo isha bere lajm. Hyra ne portale dhe pashe per nje moment veten time te pasur. Kurre ne jete nuk i kam patur,40 mije euro. Portali i emisionit OPEN me kishte kushtuar goxha vemendje…
Bravo Eni, e paske kapur nje titull per klikime. Madje qenke kujdesur qe kete lajm “BOMB”, pasi e ke publikuar ne oren 22.14, ta ripublikosh serish ne portalin tend ne oren 23.00. Faleminderit per reklamen, dhe jo dosido reklame. Marketing falas ne orarin me te ndjekur te televizionit kombetar Top Channel. Dhe ti e di sa kushton hapesira televizive ne Top Channel. Per me teper kur kete reklame ta ben nje njeri jo dosido, por bash 2 here ish-kryeministri dhe 2 here ish-presidenti Sali Berisha dora vet. Po mire moj profesionistja skrupuloze, si tu tha peshtyma ti flisje nje fjale, qofte dhe per gjoja etiken gazetareske nje politikani qe pas pyetjes suaj, u pergjigj per ofro tri minuta pa asnje nderprerje duke trilluar, shantazhuar dhe kercenuar publikisht nje kolegun tend qe nuk ishte prezent ne studio?!!! Gjithsesi Eni, ekzaltimi jot ishte brilant. Po aq brilant sa memeceria jote mbremjen e te henes se 26 shkurtit 2018, kur u detyrova ti pervishesha drejtperdrejt, nga studio jote, faqe gjithe shqiptareve, shpifesit tashme te damkosur boterisht, Sali Ram Berisha. Gjykata e Tiranes me vendimin e 11 prillit 2018, e denoi me 1 milione leke te vjetera gjobe dhe pagimin e shpenzimeve gjyqesore.
Edhe pse dje u mundove, nuk e arrite dot audiencen e asaj mbremje fund-shkurti. A e mban mend, si u skuqe, u nxive, u meke, por nuk e shpetove dot lekuren e bere sholle te kampionit te baltes dhe trillimeve ne kete vend. Edhe dje bere te njejten gje. Madje e kape forte shpifjen e radhes dhe e shperndave ne kohe rekord te zbardhur nga portali jot si virus ne gjithe rrjetin. Po a nuk tu duk pak si shume 40 mije euro per nje interviste, ca me teper as per boset e Bajreve, por per nje ushtar te tyre…Kemi punuar nja 3-4 vite bashke, ne te njejten media dhe besoj e mesove qe une edhe pse kisha 20 vite ne ate kompani, paguhesha aq sa ty te kushtonte vetem frizura ne muaj. Ky ishte haraci qe duhej te paguaja per te qene i lire. Nuk isha as ne listen tende te te ftuareve ne studio me pagese dhe as ne listen e te paguareve te Ylli Rakipit. Hyja ne emision me duar ne xhepa, me njohurite dhe informacionin qe mblidhja gjithe diten. Nuk shpresoja qe dje ne mbremje te kishe respektuar etiken gazetareske, as te mbroje dike qe po sulmohej pa qene fare ne studio, madje as te kerkoje fakte dhe prova per te verteten qe i intereson publikut tend ne keto raste, por sepaku duhej te kujdeseshe per fytyren tende profesionale perballe nje hjekesi te pafytyre te kapur me ze e figure, i zhytur ne krime, vrasje e zhdukje kufomash te qytetareve te pafajshem te ketij vendi…
Nuk e kam zakon te merrem me koleget, madje as me ty nuk u mora radhen e pare, edhe pse ajo perballje live me Super personazhin tend me kushtoi jo thjesht faktin se media ku kisha punuar per 20 vite nuk tha as dhe nje gjysme fjale per te me dale ne krah, por humba dhe vendin e punes. Nese radhen e pare u hoqe sikur s’dije gje per cfare akuzash do fliste super-personazhi, kete radhe nuk ke justifikim, dhe nuk me le rruge tjeter vecse te pergjigjem.
Ne foto 1, grafiku i audiences se emisioneve televizive dje ne mbremje, ku Opinion i TV Klan me ngjyre blu, eshte dukshem shume me larte se Open i Top Channel me ngjyre vishnje.
Foto 2, lajmi i botuar ne Hapur.al
Cilat janë shenjat të cilat këtë javë janë të përkëdhelurat e fatit? më poshtë njihuni me tre shenjat më me fat për këto ditë…
1. Gaforrja
Kur dielli është në shtëpinë tuaj të parë, ju jeni të ngarkuar me energji drejt veprimeve. Këtë javë, prania juaj po rrezaton fuqinë dhe gaforrja do të vazhdojë të ketë këtë efekt në javët e ardhshme. Tani është koha për të marrë çdo mundësi, pasi nuk do të zhgënjeheni.
2. Luani
Do të ndiheni të detyruar të angazhoheni në biseda stimuluese dhe të angazhoni një audiencë me mendjen tuaj të mprehtë. Me kaq shumë ide të shkëlqyera që rrjedhin nga mendja juaj, nuk ka asnjë mënyrë që ju të mos ndiheni të frymëzuar për të përqafuar suksesin këtë javë.
3.Bricjapi
Nuk është gjithmonë e lehtë për ju të rrëmbeni emocionet tuaja dhe t’i përdorni ato. Megjithatë, dëshirat tuaja më të thella dhe talentet e fshehura do të notojnë në sipërfaqe. Këtë javë do të jeni në gjendje të merrni të gjitha vendimet e duhura, të angazhoni të gjitha lëvizjet e duhura dhe të ndiheni plotësisht të angazhuar me vetëdijen tuaj. E gjithë kjo do të ndihmojë në luftën kundër efekteve të Diellit kundër Saturnit, planetit tuaj sundues.