Irina

Gjestet e një personi të dashuruar…!

Gjuha e trupit është një tregues i rëndësishëm në një marrëdhenie. Përmes reagimeve të ndryshme ne jemi në gjendje që të kuptojmë nëse partneri na dëshiron ose jo, shkruan Living. Sipas shumë studimeve të realizuara në këtë drejtim ekzistojnë disa fakte të ndryshme që zbulojnë nëse ai është shumë i dashuruar me ju! Më poshtë do të lexoni disa nga gjestet që bën një mashkull i dashuruar:

Luan me flokët tuaj

Gratë luajnë me flokët e tyre kur duan të kënaqin një burrë. Burrat gjithashtu tentojnë të luajnë me flokët apo mjekrën. Ai gjithashtu do të luajë me flokët tuaj. Ji e lumtur sepse ai dëshiron të jetë pranë jush dhe të prekë sa më shumë që të jetë e mundur.

Mban kontakt me sy

Ai që është i dashuruar me ju nuk do të dëshirojë kurrë t’i largojë sytë nga ju. Kjo sjellje është shumë e lehtë të vërehet.

Ngrenë vetullat

Kur burrat ngrenë vetullat në mënyrë të pandërgjegjshme, duke dëgjuar atë që thoni, ai me siguri ju do. Asgjë nuk i zbulon ndjenjat e tyre më shumë se ky gjest i vogël. Kjo ndodh kur diçka e befason apo e pëlqen.

Ai afrohet për të folur me ju

Ju mund të mendoni se është sepse ai nuk ju ka dëgjuar mirë. Por në të vërtetë, kjo ndodh për shkak se ata duan të jenë pranë jush shumicën e kohës, dhe kështu ata duan ta tregojnë atë.

Prek dorën tuaj

Kur flasin, qeshin dhe në të njëjtën kohë ju prekin lehtë dorën ndodh për shkak se duan të kenë një kontakt të drejtpërdrejtë dhe ekspresiv dhe të qëndrojnë me ju.

Ai është vazhdimisht i qeshur

Nëse vini re një buzëqeshje të vazhdueshme nga njëri vesh në tjetrin, është e qartë se ai është i lumtur. Lumturia e tij përqendrohet te ti. Burrat e bëjnë këtë gjest vetëm kur vërtet e pëlqejnë shoqërinë e dikujt.

Gjestet e një personi të dashuruar…! Read More »

7122 objekte të legalizuara në Vlorë

Aluizni njofton se në Vlorë deri në vitin 2013 ishin kryer gjithsej 1861 legalizime të objekteve pa leje, ndërsa në 5 vitet e fundit ALUIZNI ka realizuar leje legalizimi për 7122 objekte.

Aluizni publikoi të dhënat për legalizimet e kryera përgjatë 5 viteve të fundit në Qarkun e Vlorës, në zonën e bregdetit deri në Sarandë.

Aluizni bën me dije se në Qarkun Vlorë ku përfshihen, zonat e Vlorës, Sarandës dhe Bregdetit  ka një rëndësi të veçantë në trajtimin e problemeve të ndërtimeve informale. Për këtë arsye ka marrë vëmendjen e Aluiznit për ruajtjen e resurseve natyrore që ka bregdeti i Vlorës, Sarandës, Ksamili, Finiqi, kurora e gjelbër në këto zona dhe hapësirat arkeologjike.

Statistikat zyrtare tregojnë, se në vitin 2010 janë dhënë më pak leje në historikun e të gjithë këtij procesi, vetëm 108. Viti me numrin më të lartë të legalizimeve është viti 2017, kur u legalizuan 2382 objekte informale.
Në periudhën 2006 deri në vitin 2009 ishin kryer vetëm 20% e lejeve krahasuar me totalin prej 8983 lejesh. Ndërkohë që për vitet 2014 deri në shtator 2018 janë dhënë 80 % e lejeve.

Ndërsa në Sarandë shënohen 3688 legalizime të kryera që në nisje të procesit. Nga viti 2006 deri në 2013 janë bërë 881 leje, ndërsa prej vitit 2014 deri në shtator 2018 janë bërë 2807 legalizime objektesh informale.

Në vitin 2009 nuk u krye asnjë legalizim, ndërsa numri më i lartë i legalizimeve është bërë në vitin 2017 kur ALUIZNI ka legalizuar 1149 objekte.

Deri në vitin 2013 rezultojnë të kryera vetëm 23 % e totalit të lejeve të dhëna për banorët e qarkut bregdetar, ndërsa 76% e këtij totali është kryer në 5 vitet e fundit. Për periudhën janar- shtator 2018 janë bërë 917 legalizime objektesh.

7122 objekte të legalizuara në Vlorë Read More »

Mëngjesi – Tre Rregullat e Arta Për Rënien Në Peshë

Një nga mënyrat më të mira për të bërë një ndryshim rrënjësor në stilin e jetesës, është ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm çdo ditë.

Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit, i jep një shtysë pozitive metabolizmit.

Megjithatë, kur vjen puna tek ky vakt i rëndësishëm, duhet të dimë që jo çdo ushqim që hamë në mëngjes ka të njëjtin ndikim tek pesha trupore.

Nëse nuk tregojmë kujdes, disa ushqime mund të kenë efekt të kundërt.

Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni rregullat e arta të ngrënies së mëngjesit që ju ndihmojnë të humbisni peshë.

Hani Menjëherë Pasi Të Zgjoheni
Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit e vë në punë metabolizmin.

Për këtë arsye duhet të ushqeheni brenda 30-60 minutave pas zgjimit.

Në këtë mënyrë, do të shfrytëzoni plotësisht avantazhet e metabolizmit të shpejtë dhe aftësisë së trupit për të djegur yndyrnat.

Ushqyerja menjëherë pas zgjimit ju ndihmon të mos keni uri më vonë gjatë paradites.

Nëse kjo ndodh, atëherë me siguri do të bëni zgjedhje të gabuara në vaktin e drekës apo darkës.

Nëse nuk jeni tipi i njeriut që preferon të ushqehet në mëngjes, atëherë përpiquni të konsumoni kos me fruta të përzier në një mikser.

Ushqimet Më Të Rekomanduara Për Mëngjes
Proteinat
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një ushqim i pasur me proteina – vezë dhe kos shtëpie – mban larg kthetrat e urisë që dalin në pah gjatë paradites.

Në këtë mënyrë, do të hani më pak dhe rrjedhimisht do të humbisni në peshë.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se gratë që ushqehen me vezë në mëngjes humbasin dyfishin e peshës në krahasim me gratë që e nisin ditën me byrek ose produkte të tjera brumi.

Proteina tek vezët ju mban më të ngopur dhe rrjedhimisht trupi merr më pak kalori gjatë ditës.

Ushqimet e pasura me proteinë janë një zgjedhje e shkëlqyer për t’u ndier të ngopur dhe plot energji.

Këto ushqime treten më ngadalë se të tjerat.

Drithëra
Ushqime si tërshëra apo drithrat me banane janë ideale sepse ju mbajnë të ngopur për shumë kohë dhe ju ndihmojnë të humbisni kalori më shpejt.

Tërshëra me banana është jo vetëm një ushqim i shëndetshëm por edhe i shijshëm./AgroWeb

Mëngjesi – Tre Rregullat e Arta Për Rënien Në Peshë Read More »

Gjendet zogu i rrallë në Shqipëri

Një specie e re është zbuluar mbrëmjen e 17 tetorit në Orikum.

Në rrjetet e ngritura nga kampi i unazimit ra një Fishkëllyes i murrmë (Phylloscopus fuscatus), një shpend i vogël me peshë 8.2 gr., me gjatësi krahësh 5.4 cm, gjatësi bishti 4.3 cm dhe gjatësi mesatare bisht-kokë 11-12 cm.

Fishkëllyesi i murrmë është specie e re për vendin tonë dhe e pavrojtuar asnjëherë më parë. Ai u zbulua nga studiesit e huaj hungarezë nga MME – Magyar Madártani Egyesület dhe shqiptarë nga AOS.

Zogu është mjaft i rrallë në Europë dhe konsiderohet si endacak.

AOS  raporton se specia ndodhet kryesisht në Azi dhe pika më e afërt me Shqipërinë janë Himalajet ose kufiri Indi-Pakistan-Nepal siç shihet edhe në hartën e shpërndarjes.

“Fishkëllyesi i murrmë folezon në Azinë juglindorë dhe pikërisht në Kinë, Mongoli, Siberi etj.

Është kryesisht insektngrënës dhe shtegtar tipik. Pas sezonit të folezimit zbret në Indi, Malajzi, Vietnam, Bangladesh, Kinën jugore etj. Identifikimi në natyrë i Fishkëllyesit të murrmë është mjaft i vështirë për shkak të ngjashmërisë së lartë me fishkëllyes të tjerë dhe sidomos me Fishkëllyesin e vogël (Phylloscopus collybita).

Por shpina tek Fishkëllyesi i murrmë është më e errët dhe në ngjyrë gështenjë. Po kështu këmbët e të murrmit janë në ngjyrë të hapur,”-shkruan AOS në një postim në faqen zyrtare Facebook.

Ky zbulim i jashtëzakonshëm jep një kontribut të madh në njohjen më të mirë të faunës së Shqipërisë.

Gjendet zogu i rrallë në Shqipëri Read More »

Dilema e një jete: Të hamë apo jo banane në mëngjes? Jepet përgjigja 1 milionëshe

Ka qenë gjithmonë dilemë konsumimi ose jo i bananes në mëngjes.

Ky frut është i njohur për vlerat ushqyese që i mundëson trupit të njeriut, por dietologët këshillojnë të mos konsumohet në mëngjes sidomos me stomakun bosh.

Nëse konsumoni banane në mëngjes do të merrni energji në momentet e para dhe më pas do të bini në një gjendje gjumi dhe lodhjeje.

Banania ka në përbërje rreth 25% sheqer dhe mund të sjellë probleme në aparatin tretës, pasi kjo sasi sheqeri prish nivelin e insulinës.

Koha më e mirë për të ngrënë banane është 45 minuta pas ushtrimeve fizike. Kjo sepse muskujt duhet të plotësohen me yndyrën që kanë djegur.

Dilema e një jete: Të hamë apo jo banane në mëngjes? Jepet përgjigja 1 milionëshe Read More »

Picameni shqiptar që po e çmend Gjermaninë (Video)

Akrobacionet e tij me brumin e picave janë bërë atraksion në rrjetet sociale.

Shqiptari nga Tirana, me emrin Toni, në një video të postuar në profilin e tij në Facebook, ka treguar se ai është një picamen që punon dhe jeton në Gjermani.

Në fund të videos ai i përshëndet shqiptarët, dhe premton se shumë shpejt do ta vizitojë Tiranën, duke theksuar se ka vite që nuk ka qenë në vendlindje, transmeton Gazeta Express.

Shikojeni:

https://www.facebook.com/100008865498606/videos/1648417615463739/?t=0

Picameni shqiptar që po e çmend Gjermaninë (Video) Read More »

Shqiptarët janë të ashpër dhe të pamposhtur, të zgjuar, bujq dhe ushtarak

Përkthyer në shqip nga studiuesi i përjetshëm: Altin Kocaqi
Jakob Philipp Fallmerayer për shqiptarët;

  • Ekziston në Gadishullin Ilirik një etni e tillë që gjuha e saj, sipas tipeve dhe rrënjëve të fjalëve, nuk ka as më të paktën ngjashmëri me gjuhën greke(!!!), as me gjuhën turke  dhe as me vëndet e afërta veriore të Danubit që sot flasin gjuhën sllave.
  • Ky popull e quan veten shqiptarë ndërsa vendin që banon e quajnë Shqipëri ose në dialekt Shqipni.
  • Etnitë e tjera të afërta dhe të largëta i njohin dhe i quajnë shqiptarët nga fillesat kur shfaqen në histori si Alvanus, Arvanites, Arnaute; ndërsa vendin e quajnë  Alvanian, Arvanian, Arbënian.
  • Atdheu i shqiptarëve, ose banesa e shumëvjetër që në kohën që e njohu historia, ishte një vend malor rreth 100 orë në gjatësi dhe rreth 300 orë në gjerësi me kufinjtë jugor në gjirin e Amvrakias  dhe deri në liqenin e Shkodrës; nga perëndimi fillon nga detet Jon e Adriatik  mbi malin Pindit, i ngushtë dhe i gjatë me male e dete. Njëra pjesë në jugperëndim  që në lashtësi quhej Epir dhe tjetra në veri quhej Iliri .
  • Në kohët kristiane nuk përmendet asgjëkundi as etnia  dhe as Atdheu i shqiptarëve.6.Vetëm në Bibliotekën Akademike të Aleksandrisë gjendet në  shek II mb.kr një shënim gjeografik  që tregonte ekzistencën e qytetit ‘Albanopoli mali Albanon dhe etnos Albanon  ose Arvanitas në kufijtë e Epirit dhe të Ilirisë .
  •    Në analet historike Shqiptarët erdhën dhe u shfaqën nën Bizantin  jo para shek XI mb. kr. Të pavarur dhe mbajtës të vendeve të tyre u shfaqen në horizontin politik sidomos në kohën e Turqisë në fillim të shek XIV e s.
  • 8.Etnia e shqiptarëve ndahet në  dy fise, Gegët dhe Toskët, të cilët e flasin këtë gjuhë nga kohët e vjetra. Dialektet  ndryshojnë nga njeri tjetri saqë pa përkthyes askush nuk kuptohet ose të paktën kuptohen me vështirësi.
  • Kufiri midis Gegëve dhe Toskëve është lumi i Shkumbinit (Gjenusi=lindësi): në pjesën e sipërme të maleve të tij mundemi të njohim Elbasanin e qytetin e vjetër Albanopolis të Aleksandrasve.
  •     Nga Shkumbini në kufi me Malin e Zi shtrihet vendi i Gegëve dhe vendi i Toskëve shtrihet  nga jugu i lumit të përmëndur   deri në gjirin e Amvrakias .
  • Gegët dhe Toskët që sot njihen me emrin e përbashkët Shqipëtar, as në lashtësi dhe as sot, nuk kanë formuluar një politikë bashkuese si në vëndet gjermanike .
  • 12.Banorët e krahinave shqiptare, Gegë e Toskë, nuk banojnë vetëm këtë vend që quhet Shqipëri dhe as e mbulojnë atë të gjithin.
  • Një pjesë e mirë e rracës shqipëtare, pas pushtimit, lëvizën nga Epiri dhe Iliria në drejtim të Italisë nga Sicilia, ndërsa shumë bashki të këtij vendi sot banohen nga Sllavët, Grekët, Vllehrit.
  • Pjesë e popullsisë së mbretërisë Greke emigroi si popull marinar dhe bujqësor dhe u vendos edhe në Shqipëri. Arrnautët dhe Arvanitët, të cilët dhe sot flaën shqip, i përkaën krahinës së Toskërisë dhe përfaqësojnë fenë  ortodokse të Lindjes.
  • Albanët, ose arvanitët apo shqiptarët, nuk ishin as popullsi  bujqërish dhe as filologji etnikë;  ata nuk kishin as alfabet të përbashkët dhe aspak vepra shpirtërore prodhuar për një mijë vjetë egzistencë;  por ata na dhanë një provë të gjallë se edhe  nëse një komb vetëdështon nga njohuritë e qytetërimit njerëzor, ekziston si luftarak e burrëror dhe mund të mbijetojë pa u njohur, pa akademi, pa shkencë dhe pa alfabet dhe të ruajë të pahumbur që nga fillesat këtë forcë në mes etnive të shkolluara.
  • Për kaq shumë kohë shqiptarët mbetën kudo në vendnumëro në oligarki dhe të pandryshuar; dhe kjo vjen si nga mosveprimi shekullor ashtu dhe nga narkoza e Lindjes.
  • Shqiptarët, patjetër që munden të zhvillohen të lirë në natyrë, por në karakterin e tyre janë kurdoherë miqësorë, kryengritës, të pafe,  të krishterë,  të ashpër dhe patjetër  të zhdërvjellet, të pamposhtur, të zgjuar, bujq dhe ushtarak. Nuk u pëlqenin idetë e përgjithshme, ndjenjat politike, përveç mendësisë dhe filozofisë për mençuritë e botës.
    Pjesa eshte shkepur nga libri autorit arvanit Panajoti Kupitori  STUDIME SHQIPTARE, TËVËRTETA HISTORIKE DHE FILOLOGJIKE RRETH GJUHËS DHE ETNISË SHQIPTARE ,Sh.b “Tipografia tu mellondas”  Athinë 1879.

Shqiptarët janë të ashpër dhe të pamposhtur, të zgjuar, bujq dhe ushtarak Read More »

A do të hyjë në zgjedhje PD, Basha jep përgjigjen befasuese: Vendi rrezikon…

Lideri i opozitës, Lulzim basha lidhur me mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve të ardhshme, deklaroi se vendi është përballë rrezikut të konfrontimit civil.

Basha tha se PD po përgatitet për t’u futur në zgjedhje lokale dhe të përgjithshme, ndërsa shtoi se ata duna të vijnë si një alternativë dhe të fitojnë besimin e shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira e të pastra. Ai përjashtoi kategorikisht një marrëveshje të dytë me Edi Ramën.

A do hyni në zgjedhje?

Basha: PD po përgatitet për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme. Qëllimi ynë është të imponojmë një zgjidhje politike vendit. Qëllimi ynë është që  të marrim besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendin. Kemi paraqitur një platformë, por Rama nuk e do, sepse e di që me vetingun e politikanëve, ai humbet të drejtën për të qenë në politikë, dhe jo vetëm qeverinë.

Kur ju thoni se në 17 maj bëtë marrëveshje me Edi Ramën sepse ishit të detyruar për të shmangur konfrontimin civil, po sot a mendoni ka rrezik për një konfrontim civil?
Basha: Padyshim, madje po shkon më keq se një vit më parë…

A do të hyjë në zgjedhje PD, Basha jep përgjigjen befasuese: Vendi rrezikon… Read More »