Irina

Makina përplas 35-vjeçarin me biçikletë, ndërron jetë rrugës për në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Ura e Prespës” pranë fshatit Adriatik.

Një makinë ka marrë përpara një biçikletë dhe më pas shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Drejtuesi i biçikletës është identifikuar si Anton Curraku, 35-vjeçar, i cili është marrë nga ambulanca dhe është nisur për në spitalin e Lezhës.

Për fat të keq 35-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Policia e Kurbinit po punon për identifikimin e drejtuesit të automjetit./Albeu.com.

Makina përplas 35-vjeçarin me biçikletë, ndërron jetë rrugës për në spital Read More »

Motra rrëfen historinë e trishtë të 16-vjeçares që zbuloi se nëna e kishte dhuruar

Tema e ditës së sotme në “Aldo Morning Show” në Tv Klan trajton dhurimin e një fëmije kundrejt një të afërmi që nuk ka patur mundësi të ketë këtë gëzim në familje. Lindita, një telefonuese nga Tirana thotë se fëmija nuk mund të dhurohet, nisur nga një përjetim personal. Nëna e saj dhuroi motrën e vogël te një i afërm dhe në moshën 16-vjeçare kur ajo mësoi të vërtetën, u mbyt në liqen.

Lindita: Mamaja ime pas meje bëri një vajzë dhe djali i tezes së babit i tha “ma fal mua se unë nuk kam fëmijë dhe dua që të kem një fëmijë timin”. Mamaja e bëri zemrën gur dhe e dha, e fali dhe nuk e adoptuan me mbiemrin e tyre ata, ne kishim mbiemrin Xhaferri, ata e kishin ndryshe. Vajza, domethënë motra ime, kur u bë 16 vjeç, e mori vesh që ajo nuk ishte fëmijë i tyre dhe i tha nënës time, “o nënë a nuk kishe një copë bukë të më mbaje te motrat e te vëllezërit?” Mamaja u step, nuk kishte çfarë t’i thoshte se nuk donte të prishte miqësinë me fisin e burrit. Domethënë, m’u duk një gjë absurde edhe sot e kam merak. Pas 16 vjetëve, motra ime shkoi u mbyt në liqen.

Aldo: Çfarë thua ti? Nga kjo histori?

Lindita: Po, nga kjo histori. Ata nuk e trajtonin tamam mirë, nuk na linin ne që ta puthnim motrën tonë, thoshin “ikni andej” se kishin frikë mos e merrnim.

Aldo: Ky është rast i shkëputur, nuk duhet përgjithësuar besoj?

Lindita: Nuk e di, unë po tregoj historinë time. Na iku motra 16 vjeç sepse tha nëna që kisha biologjike nuk më mbajti dhe këta nuk më trajtojnë mirë. Dhe një ditë shkoi në liqen e u mbyt. E kemi peng dhe fëmija nuk jepet. Fukarai më i madh të jetë lëri me motra e vëllezër të rriten së bashku. Fëmija është mish i shpirtit tënd, nuk jepet./tvklan.al

Motra rrëfen historinë e trishtë të 16-vjeçares që zbuloi se nëna e kishte dhuruar Read More »

Ish- banorja e BBV në një lidhje të re? Ja si qëndron e vërteta

Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ dhe e ‘Big Brother VIP Kosova’, Melisa Lleshi është komentuar shpesh për jetën e saj personale, ku prej disa kohësh tashmë është ndarë nga Andi, me të cilin kishte një lidhje 1-vjeçare.

Mirëpo, së fundmi, Melisa po komentohet për një lidhje të rë të mundshme me reperin One T.
Ata janë fotografuar së bashku, ndërkohë që ‘n’Zoom’ raporton se romanca e tyre nuk ka më shumë se një muaj që ka startuar.

Ndërkohë, ende nuk e dimë nëse bëhet fjalë për bashkëpunim muzikor, apo nëse po lind diçka mes dyshes.

Ish- banorja e BBV në një lidhje të re? Ja si qëndron e vërteta Read More »

Ja ç’inat të vjetër kanë Adi Krasta dhe Luiz Ejlli

Vite më parë, Adi Krasta refuzoi për dy netë me radhë të përmendte emrin e Luiz Ejllit teksa e prezantonte në Festivalin e RTSH-së.

Kënga e Ejllit vinte në bashkëpunim me Rezarta Smajën, me titull “Ra një yll” por Krasta nuk denjoi t’ia përmendë emrin Luizit në prezantim, s’dimë për ç’arsye!

Kështu ka bërë edhe së fundmi, kur të ftuar në emisionin e tij kishte aktoren Eva Alikaj.

Moderatori e pyeti edhe për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” por kur Eva nisi të fliste për Luizin, Krasta e ndërpreu, duke lënë të kuptohet se nuk i ka lënë inatet e vjetra.

Moderatori i ka kërkuar Alikajt të mos përmendte asnjë emër tjetër, sepse pyetja ishte specifikisht për të.

Mirëpo, “Iconstyle” ju tregon se në “Big Brother” Luiz Ejlli në fakt e përmendi Adi Krastën, duke thënë se 10 milion lekët që kishte fituar nga çmimi i “Ethet e së Premtes” nuk ia ishin dhënë, pasi i kishte mbajtur Krasta për të blerë një makinë… Duket se këtë fjali, Luizi duhet ta ketë thënë edhe më herët, duke sjellë prishjen e raportit mes tyre.

Ja ç’inat të vjetër kanë Adi Krasta dhe Luiz Ejlli Read More »

‘Ishe shumë e keqe në BBV’, Eva Alikaj imiton fëmijët e komunitetit rom

Qëndrimi i Eva Alikajt në “Big Brother VIP”, ishte mjaft i shkurtër ama shumë i zhurshëm për aq sa zgjati.

Aktorja u eliminua vetëm pak ditë pas qëndrimit në BBV pas një debati të ashpër me fituesin, Luizin.

“Ta çaj kafkën”, iu drejtua aktorja Luizit, një frazë e cila çoi në marrjen e vendimit nga Vëllai i Madh.

Ndërkohë e ftuar së fundmi në “A Krasta Show” të gazetarit Adi Krasta, Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom.
Por mënyra se si Eva i ka imituar është dukur aspak e këndshme dhe video po komentohet mjaft ashpër në rrjetet scoiale.

“Dy rom të vegjël thash se po më kërkonin ndonjë lek. Më thanë ishe shumë e keqe”, thotë Eva Alikaj duke i përqeshur. /albeu.com/

‘Ishe shumë e keqe në BBV’, Eva Alikaj imiton fëmijët e komunitetit rom Read More »

Sa real është rikthimi i Lulzim Bashës?

Nga Ylli Pata

Kush e solli Lulzim Bashën në mesin e demokratëve? PSe doli ai tani? Çfarë kërkon ish-kryetari i dorëhequr i PD-së? A mund të kemi një Lulzim Bashë të ri në krye të opozitës? Këto janë disa nga pyetjet që vijnë spontanisht pas takimeve që Lulzim Basha po bën këto ditë me disa anëtarë të rinj të PD-së në struktura të qyteteve kryesore. Këto takime, duken si lëvizje e sforcuar e ish-kryetarit të PD-së, jo thjesht se ata që ai po i takon vijnë me urdhër, por se forma që Basha po i jep këtyre takimeve shtojnë pikëpyetje. Kush e njeh situatën politike në strukturat e PD e di që Basha mund të bëjë takime edhe më të mëdha me anëtarët e PD-së në degët në 61 bashkitë, takime që mund të dalin shumë më të mira se këto shfaqet nëpër lulishte.
Degët e PD-së, edhe sot e kësaj dite, pra pas një viti janë në shumicën e tyre janë pro Bashës, madje ata i kanë kërkuar prej kohësh atij që të përballet me Berishën që kur e përjashtoi nga grupi parlamentar. Si persona brenda strukturave të PD-së, ashtu edhe ata që e njohin situatën, e dijnë faktin se Lulzim Basha dhe strukturat e PD-së, pra degët kanë një marrëdhënie të afërt. E pikërisht nga kjo marrëdhënie nisi edhe revolta e deputetëve të PD-së pas 6 marsit 2022. Në takime t e zhvilluara në disa qytete, Basha në mënyrë indirekte i ka goditur kolegët e tij të grupit parlamentar, të cilët nga degët e PD-së nuk i duan t’i shohin me sy. Po ç’vaj kanë njerëzit, kur edhe deputetët, edhe piramidën e drejtimit të PD-së me Bardhin, Joridën e të tjera, ka qenë pikërisht Lulzim Basha që i ka propozuar dhe miratuar.

Ndaj duket e çuditshme kjo lloj kinezërie incognito që i bën konfliktit që shpërtheu dhe që është prezent në Partinë Demokratike zyrtare, ku edhe Lulzim Basha është një nga personat që e përkrahin ngaqë i ka dëgjuar më shumë. PD e sotme, sado duket një situatë absurde është një mjedis mjaft interesant që përbën një revolucion të vërtetë në politikën shqiptare. Imagjino një parti politike ku fuqinë e kanë drejtuesit e degëve në territor dhe jo kryetari. Ndaj Lulzim Basha thjesht të mbështesë dhe institucionalizojë këtë fuqi demokratike që vjen nga poshtë e të lerë pallavrat për prishje të paktit 2008 apo gjera të tjera si vettingu politikanëve e me radhë. Nëse vërtetë bëhet fjalë për një nismë për të bërë transparente pasurinë e politikanëve, thjesht ta bëjë ligj e çojë në Kuvend si dekriminalizimi.

Por ajo që nuk bëhet publike në diskutimet e paneleve, është se Basha nuk u kundërshtua nga deputetët për shkak të Berishës. Pasi kishte deputetë si Grida Duma që morën një pozicion të fortë anti-berishë me 8 janar 2022 apo Ervin Saljanji që u filmua edhe me hu në dorë. Ata dolën kundër Bashës sepse ai u dha carta biancha krerëve të degëve të PD-së. Të cilët i bënë hasha deputetët e tyre kryesorë. Ja shikojeni se si Saljanji u largua nga Korça në Kavajë, edhe pse për vite ka investuar në atë qark, por që dega e PD-së e zboi. Kështu ka ndodhur realisht me të gjithë deputetët që ju kundërvunë Lul Bashës pas 6 janarit. Dhe Basha e di mirë dimensionin e kësaj lëvizjeje, madje gjasat janë se e ka menduar që të heqë gështenjat me duart e kolegëve të degëve. Të cilët nuk e mendojnë ashtu, por e konsiderojnë si një ushtrim demokracie.

Por Basha, duhet ta artikulojë hapur këtë zhvillim, qoftë edhe si mekanizëm të ri politik. i cili do të kthejë së paku një standard që pak ose shumë ka funksionuar në një farë mënyre në politikën e partive kryesore. Që kandidatët për deputetë, kryebashkiakë, apo edhe këshilltarë, sa është e mundur diskutohen nga anëtarësia, e nuk katapultohen kaq thjesht. Po arriti Lul Basha të rikthejë apo institucionalizojë këtë standard, nuk është pak. Por jo me fjalë, por me garanci të qarta meqë është edhe jurist. Nëse PD e zbaton një standard, nuk do të vonojë shumë që në një farë mënyre edhe PS apo partitë e tjera ta implementojnë. Ndryshe, opozita e bën kalë beteje, dhe e “nxjerr bukën” deri në 2025-n, e s’është çudi të fitojë edhe zgjedhjet…/TemA

Sa real është rikthimi i Lulzim Bashës? Read More »

Zhduket shqiptari në Kretë (emri,foto)

Një 27-vjeçar shqiptar është zhd ukur në ishullin e Kretës, Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se 27-vjeçari Xhulio Hoxha rezulton i zhd ukur prej katër ditësh dhe familjarët e tij kanë ngritur ala rmin në policinë greke.
Gjurmët e 27-vjeçarit kanë hu mbur në Vryses Apokoronou, ku ndodhet shtëpia e tij. 27-vjeçari ka sy blu-jeshile, është 1.70 m i gjatë dhe i hollë. Ditën që u zh duk, kishte veshur xhinse, një xhup blu të errët me kapuç dhe atlete kafe.

Zhduket shqiptari në Kretë (emri,foto) Read More »

Këngëtari popullor surprizohet nga Luizi, pas vargjeve që i thuri kur ishte në ‘Big Brother’

Gjovalin Filopati, një këngëtar dhe artist i njohur mirditor, është surprizuar me një telefonatë video nga Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother Vip”. Ai e ka falenderuar për vargjet që i thuri kur ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ashtu siç ka bërë me ndjekësit e tij dhe personat e tjerë që e kanë mbështetur gjatë “BB VIP”, Luizi ka telefonuar dhe Gjovalin Filopatin për ta falenderuar.
Në videon e shpërndarë nga familjarët e këngëtarit mirditor, sot në pension, të dy shfaqen duke biseduar përmes video-telefonatës.

Këngëtari popullor surprizohet nga Luizi, pas vargjeve që i thuri kur ishte në ‘Big Brother’ Read More »