Irina

Ja kush do ta zërë vendin e Ori Nebiajt në Top Channel

Prej kohësh përflitej se Zhaklina Lekatari do drejtonte gjatë verës emisionin “Pushime On Top”. E mesa duket lajmi nuk paska qenë aspak i vërtetë.
Bëhet fjalë për moderatoren simpatike Lei Kraja e cila prej pak kohësh duket se i ka munguar ekranit shqiptar në rolin e moderatores.

“Kryefjala” ka zbuluar se Lei do të jetë një nga figurat e Top Channel gjatë sezonit veror dhe do të moderojë programin “Pushime On Top”. Një program i cili do të jetë një format që përshtatet fiks me energjinë dhe pozitivitetin e saj.

Mezi po presim të shohim Lei Krajën dhe Eni Shehun të funksionojnë si dyshe në ekran.

Ja kush do ta zërë vendin e Ori Nebiajt në Top Channel Read More »

Ak sident i rëndë në vend, ka të pl agosur

Një 80-vjeçar ka mbetur i pla gosur në një aks ident rrugor në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në lagjen “28 Nëntori”.
Burime zyrtare nga po licia bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet E. Xh., 34 vjeç, ka aks identuar shtetasin A. B., 80 vjeç, këmbësor, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. Xh. u shoqërua në ambientet e Po licisë, për veprime të mëtejshme pro cedurale. Grupi het imor po punon për zbardhjen e rrethanave të aks identit.

Ak sident i rëndë në vend, ka të pl agosur Read More »

Kush është ish-banori i rradhës që po sul mohet nga Ronaldo Sharka

Disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP 2” kanë qenë mbrëmë të pranishëm në një event në Tiranë.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar postimet me njëri-tjetrin. Por Ronaldo Sharka si gjithmonë ka nisur me ngacmimet e tij.

Ai ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqen Jori Delli dhe Krist Aliaj. Ky i fundit po i thoshte diçka në vesh bukuroshes brune dhe gazetari e ngacmon.

“O Kristi, o tradhtar. Do të vrasi Dea Mishel”, dëgjohet të thotë Ronaldo, i cili bashkëngjitur me këtë video shkruan: “O Kristi tradhtar! T’a gjen Dea ty po he”.

Sharka përmendi pikërisht Dea Mishel, pasi kjo e fundit në disa postime në rrjetet sociale shprehej se ajo dhe Kristi janë në një marrëdhënie. Por më vonë, Dea sqaroi se ishte shaka dhe se ato janë thjesht miq dhe janë në marrëdhënie pune.

Kush është ish-banori i rradhës që po sul mohet nga Ronaldo Sharka Read More »

Nga oferta për BBV e deri tek artistet më të mira të muzikës live në vendin tonë, Era Rusi flet si asnjëherë më parë

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë artistja e njohur, Era Rusi. Këngëtarja ka treguar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj muzikore dhe gjithashtu ka zbuluar gjithçka rreth këngës së saj më të re e cila titullohet “Kur të merr malli”. Duke qenë që Era Rusi ka shumë bashkëpunime me artistë mjaft të njohur në vendin tonë, kjo vjen për shkak të miqësisë apo vetë Era vendos që një projekt ta bëjë me këtë artist?

Dua thjesht të bëj një këngë të bukur. Kjo është ideja pastaj “Telat e zemrës” me Remzien janë bërë krejt në mënyrë spontane kënga “Dasma ime” me Yllin me të cilin kam edhe një super bashkëpunim dhe dua ta falenderoj. Me Dadën është komplet tjetër gjë sepse pa e dëgjuar këngën tha ‘Po’. Të gjitha bashkëpunimet kanë qenë për të prekur pak nga të gjitha trevat shqiptare sepse mund t’i bëj të gjitha.
Cilat janë ‘top 5’ i këngëtareve të muzikës live që vlerëson Era Rusi?

Nuk do të them pesë emra dhe nuk dua t’i rendis sepse do të ketë keqkuptime sepse i kam mikesha vërtetë, por ka shumë këngëtare që unë i vlerësoj sepse ne vërtëtë mendojmë që kemi shumë këngëtarë në Shqipëri madje ndonjëherë mendoj që jemi më shumë sesa popull. Sa i përket kësaj unë mendoj se rinia më mirë të provojë të bëjë muzikë sesa të rri kafeve kështuqë gjithmonë do të dalë më mirë sesa ajo që shohim. Ato këngëtaret e mira numërohen me gishta, kur kemi vërtet nevojë për një event që na duhen këngëtarë live duhet të mendohesh mirë sepse jo të gjithë e përballojnë dot. Ke Anxhela Peristerin, Aurela Gaçe, Eranda Libohova, Eneda Tarifa dhe Juliana Pasha.

Po koncerti me Armaldo Kllogjerin dhe Ylli Bakën si shkoi?

Shumë bukur. Unë dhe Ylli Baka ishim të ftuar special nuk është se ishte recitali jonë por ishte i Maestros, një bashkëpunim shumë i lezetshëm dhe kaluam shumë bukur. Ishte dhe orkestra dhe Ansambli, një gjë shumë e veçantë dhe pastaj unë bëra videoklipin e këngës së re.

A e shikon veten Era Rusi pjesë të programeve apo reality show-s si Big Brother VIP?

Jo jo fare. Më është bërë oferta por me thënë të drejtën jam shumë e drejtpërdrejtë për këto emisione. Mendoj që duhet të dish të manovrosh pak nëpër situata, unë jam shumë bardh e zi ose të dua ose nuk të dua fare.

Nga oferta për BBV e deri tek artistet më të mira të muzikës live në vendin tonë, Era Rusi flet si asnjëherë më parë Read More »

Luizi dhe Kiara në negociata për shtëpinë e re (foto)

Çifti më i famshëm i Showbizit Luiz Ejlli dhe Kiara Tito duke se janë në negociata për të të blerë shtëpinë e tyre të re.

Ata janë fotografuar në mëngjes me një agjente imobiliare.
Ndërkohë kujtojmë që ata kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni në tarracën e bashkisë së Tiranës më 6 maj,

kur u mbajat dhe finalja e BBV ku çmimin e madh e mori sërish Luizi.

Luizi dhe Kiara në negociata për shtëpinë e re (foto) Read More »

Pasi i dhanë fund lidhjes së tyre, Kristi dhe Keisi ‘kapen mat’ bashkë (foto)

Keisi Medini dhe Krist Dragot u njohën brenda “Big Brother VIP Albania”, u pëlqyen, lidhën e më pas u ndanë po aty.

Pas përfundimit të eksperiencës, këngëtarja u shpreh se do e priste mirëpo mesa duket ndryshoi mendje rrugës.

Edhe Kristi ka bërë deklarata të ndryshme, që nga fakti se s’do kthehen më bashkë dhe e ka mbyllur atë kapitull me Keisin.

E kur menduam se mes tyre çdo gjë mori fund, dy ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri shfaqen bashkë.

Shkak u bë një event që i detyroi të qëndrojnë në të njëjtin ambient. Aty, Ronaldo Sharka ka mundur t’i filmojnë teksa qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit, edhe pse dallohet distanca mes tyre.

Pasi i dhanë fund lidhjes së tyre, Kristi dhe Keisi ‘kapen Pasi i dhanë fund lidhjes së tyre, Kristi dhe Keisi ‘kapen

Pasi i dhanë fund lidhjes së tyre, Kristi dhe Keisi ‘kapen mat’ bashkë (foto) Read More »

Dy shokët e ngushtë të Luizit reagojnë për herë të parë dhe kjo nuk ka për t’i pëlqyer këngëtarit

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli tregoi se ishte çuditur nga surpriza e dy djemve në shtëpi, Marios dhe Jonit.

Sipas Luizit, djemtë kishin dy vite që nuk flisnin me njëri-tjetrin, jo për shkak të ndonjë sherri por sepse situatat kishin ardhur në atë mënyrë, sa ata ishin ftohur.

Ish-konkurrentit nuk i pëlqeu aspak fakti që miqtë e tij të vjetër kishin dalë kudo nëpër media për të përfituar prej tij, duke treguar se e njihnin Luizin dhe e kishin shumë shok.

Mario dhe Joni s’kishin bërë asnjë reagim, deri më tani. Dy djemtë janë takuar me njëri-tjetrin dhe krahas një fotoje ku shfaqen duke trokitur gotat teksa konsumojnë alkool, shkruajnë:

“E lagu… s’e lagu. KQR?”

Me këtë fjali, duket se djemtë nënkuptojnë se s’i bëhet fare vonë për situatën e ndodhur me Luizin.

Dy shokët e ngushtë të Luizit reagojnë për herë të parë dhe kjo nuk ka për t’i pëlqyer këngëtarit Read More »

Nusja i ndërroi jetë në aksident, vjehrra pëson infarkt dhe vdes një ditë më pas

Familja Malolli në Korçë është përballur me dy tragjedi të një pas njëshme. Kujtojmë se dy ditë më parë pas një aksidenti në aksin Korçë-Bilisht humbi jetën 50-vjeçarja Miranda Malolli.

Ndërsa familjarët po përcillni viktimën për në banesë e fundit, vjehrra e saj ka pësuar infarkt dhe ka humbur jetën.

Kujtojmë se në aksidentin e rëndë të ditës së hënë mbeti i plagosur dhe djali i të ndjerës, i cili ishte shoferi i mjetit tip “Volskwagen” që përfundoi i përmbysur jashtë rrugës.

Shkak i aksidentit ishte shpejtësia mbi normat e lejuara nga mjetit tip “Benz” me të cilin u përplasën pjesëtarët e familjes Malolli.

Në spital përfunduan në total 6 persona, si dhe u arrestua drejtuesi i mjetit tip “Benz”, një 21-vjeçar.

Nusja i ndërroi jetë në aksident, vjehrra pëson infarkt dhe vdes një ditë më pas Read More »