Irina

Tr agjike/ Nusja vd iq dje në ak sident, vjehrra nuk duron lajmin e ko bshëm dhe pëson inf arkt

Një aks ident me pasojë vd ekje është shënuar ditën e djeshme në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Cankonj.

Një makinë tip “Ford” me drejtues shtetasin E. M., u përpl as me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Sh. Si pasojë ndë rroi jetë pasagjerja e cila udhëtonte me mjetin “Ford”, e identifikuar si Miranda Malolli.
Si të mos mjaftonte kjo, një lajm tjetër i kobshëm vjen nga familja e Miranda Malollit, vjehrra e trë cilës ka ndë rruar jetë pasi ka mësuar se nusja kishte ndë rruar jetë në aksident. Burime për media bëjnë me dije se gruaja ka ndë rruar jetë si pasojë e një infrakti.

Dys hohet se shkak i këtij ak sidenti është bërë shpejtësia e madhe e njëra prej mjeteve të aks identuara.

Tr agjike/ Nusja vd iq dje në ak sident, vjehrra nuk duron lajmin e ko bshëm dhe pëson inf arkt Read More »

Kurorëzojnë dashurinë në vendin përrallor, zbulohet data e dasmës së Arbanës dhe Eduartit

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në ceremoni private në Toskana, Itali. Nga burime ekskluzive për Vip Magazine mësohet se dasma do të bëhet në datën 17 qershor.

Në ceremoni do të marrin pjesë familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të çiftit. Së fundmi moderatoja dhe regjisori janë duke u marrë me detajet e dasmës në Itali.
Sa i përket fustanit të bardhë ende nuk dihet se kujt do t’ia besojë Arbana. Kujtojmë se prezantuesja dhe regjisori janë prindër të dy fëmijëve, Diellit dhe Zoit, si dhe Joni i cili është djali i madh i Arbanës nga martesa e parë.

Kurorëzojnë dashurinë në vendin përrallor, zbulohet data e dasmës së Arbanës dhe Eduartit Read More »

I vetmi që nuk përfitoi nga fama e tij, Luizi na prezanton me mikun e tij më të mirë

Pas daljes së tij nga shtëpia e Big Brother , Luiz Ejlli, tha se kishte vetëm një shok, i cili nuk kishte përfituar nga fama e tij. Këngëtari tregoi se përgjatë gjithë qëndrimit të tij në shtëpi, atëhere kur të gjithë përpiqeshin që të merrnin sado pak famë nga fama e tij, shoku i tij qëndroi i heshtur dhe asnjëherë nuk doli para kamerave.

Eni Bushati është shoku që Luizi foli me krenari, një djalë që ka refuzuar të flasë për Luizin dhe të përfitojë nga fama e tij. Edhe pse eni nuk dëshironte që të shfaqej publikisht, Luizi e ka prezantuar me të gjithë fansat e tij.
Në llogarinë e tij në “Instagram”, këngëtari ka publikuar një foto nga darka krah partneres së tij, Kiarës dhe shokut të tij, Enit. “Me vëllain tim Eni Bushatin”- shkruan ai.

I vetmi që nuk përfitoi nga fama e tij, Luizi na prezanton me mikun e tij më të mirë Read More »

Tensionet në veri të Kosovës/ Vuçiç refuzon takimin me Kurtin, ja lëvizja e fundit e presidentit serb

Vuçiç refuzon takimin me Kurtin, viziton trupat e dislokuara afër kufirit me Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar nëpërmjet një postimi ne Instagam se nuk do të shkojë në Bratislavë, duke deklaruar se “është më e rëndësishme për të që të jetë me njerëzit e tij”.

Më tej, ai ka bërë të ditur dy kerkesat për shtetet e QUINT-it në raport me situatën në veri. Largimi i Njësisë Speciale të Kosovës dhe largimi i kryetarëve të rinj, janë dy kërkesat e Vuçiçit.

Burime të BE-së e përmendën Bratisllavën si vend të mundshëm takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Ata thanë se nuk ka asgjë të konfirmuar, por se po punojnë në këtë drejtim. Në Bratisllavë, aktualisht, po mbahet një takim për sigurinë dhe Kurti e Vuçiç kanë qenë të ftuar.

Nga kabineti i Kurtit thanë më herët për REL-in se shkuarja e tij në Bratisllavë ka qenë e planifikuar, por është shtyrë, për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës.

Përmes postimit në Instagram, Vuçiç, po ashtu, tha se do t’i vizitojë ushtarët e dislokuar serbë në pozicione pranë kufirit me Kosovën.

Vuçiç ka dhënë urdhër për rritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe dhe për dislokimin e trupave më pranë kufirit, pasi Qeveria e Kosovës, javën e kaluar, ka instaluar kryetarët e rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Ky veprim ka nxitur protesta në veri të Kosovës.

Që prej 26 majit situata në veri të Kosovës është tensionuar, pasi qytetarët serbë nisën protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

30 ushtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it janë plagosur gjatë përplasjes me grupe protestuesish serbë. Të lënduar në veri të Kosovës ka edhe nga radhët e protestuesve, por akoma nuk dihet numri i saktë.

Tensionet në veri të Kosovës/ Vuçiç refuzon takimin me Kurtin, ja lëvizja e fundit e presidentit serb Read More »

Luizi suprizon fansen që qante, qeshte dhe flinte me të: Do vij të të takoj në Greqi

Fenomeni Luiz Ejlli bëri të përfshiheshin në formatin e Big Brother Vip, të vegjël dhe të mëdhenj. Këngëtari arriti që të fitonte zemrat e mijëra shqiptarëve kudo nëpër botë dhe këtë gjë e kemi parë si gjatë formatit edhe pas përfundimit të tij. Të shumtë janë fansat të cilët duan të bisedojnë dhe ta takojnë këngëtarin, mirëpo ai ka përzgjedhur një person të veçantë, Kristinën, gruaja e cila flinte dhe zgjohej me të gjatë qëndrimit në shtëpi.

Kanë mjaftuar disa video të publikuara në rrjet nga familajrët e Kristinës e cila shfaqej duke qarë kur përfundoi Big Brother Vip dhe disa të tjera ku kërkonte të takonte këngëtarin, që Luizi ta kontaktonte.
Së fundmi, në llogarinë e tij në Instagram, Luizi ka publikuar momentin kur telefonoi për herë të parë Kristinën të cilës i premtoi që do shkojë ta takojë në Greqi, aty ku dhe ajo jeton.

“Dashuria që marr nga ju është më e madhe seç mund ta kisha menduar.

Kisha edhe unë po aq emocione sa Zonja Kristina (të cilën sot e njihni të gjithë), prandaj këto emocione të bukura nga kjo telefonatë surprizë, doja t’i ndaja me të gjithë ju.

Faleminderit nga zemra”, shkruan Luizi krah videos.

Luizi suprizon fansen që qante, qeshte dhe flinte me të: Do vij të të takoj në Greqi Read More »

Gent Zenelaj rrëfen patronazhisten e tij: Më njihte më mirë se gruaja ime. Më ka ndjekur këmba-këmbës, doja t’i thoja…

Aktori i humorit Gentian Zenelaj ka rikthyer në vemendje çështjen e patronazhistëve, duke thënë se dikush me emrin “Elona” e ka ndjekur dhe përshkkruar bindjet e tij politik në detaje.

Ai u shpreh me ironi se edhe bashkëshortja e tij nuk do të ishte aq e aftë sa për të bërë një përshkrim të tillë. Aktori ka thënë në emisionin Bilardo në MCN se patronazhistja e që kishte ndjekur dhe parë më vemëndje statuset dhe intervistat e tij.
“Unë kam patronazhisten time me emrin Elona që nuk po e gjej dot kush është. Nëse na sheh, do kisha dëshirë ta takoja dhe komplimentoja sepse realisht kishte bërë një përshkrim timin, ishte i jashtëzakonshëm.

Edhe po të pyesje bashkëshorten time që bëj një përshkrim politik Gentit, nuk do e bënte aq mirë. Elona shkruante “me bindje të majta, i zhgënjyer nga e majta voton gjithmonë ndryshimin. Pra ajo është një njeri që më ka parë intervistat, ka ndjekur statuset e mia. Ky njeri të krijonte idenë se ishte gjithmonë rreth teje dhe po të ndjek.”- tha Zenelaj.

Gent Zenelaj rrëfen patronazhisten e tij: Më njihte më mirë se gruaja ime. Më ka ndjekur këmba-këmbës, doja t’i thoja… Read More »

Shp ërthen bombola e gazit, pla gosen tre anëtarët e familjes

Një bombol gazi ka shpë rthyer paraditen e sotme në Patos. Si pasojë janë pla gosur tre anëtarë të një familje, të cilët kanë pësuar dj egie në trup dhe janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Bëhet fjalë për shtetasit Fatmir Saliaj dhe Ylvie Saliaj, dhe vajza e tyre Daniela Shp ërdheja.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Fier/Informacion paraprak :

Rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zj arr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç, në lagjen “Grizë”, Patos.

Si pasojë, ka pësuar dj egie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngj arje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shp ërthen bombola e gazit, pla gosen tre anëtarët e familjes Read More »

Arbër Hajdari tregon pse nuk do të jetë opinionist në Big Brother 3

Opinionisti i Big Brother Vip Arbër Hajdari ka folur për eksperiencën e tij në këtë realityshow, ku ka qenë pjesë si opinionist për dy edicione.

Ai në një intervistë për “N’Trip” ka treguar planet për të zgjeruar familjen, pasi dëshiron që të ketë shumë fëmijë.
Ndër të tjera ai është shprehur se nuk e sheh veten pjesë të Big Brother Vip 3, teksa tha se një opinionist nuk mund të jetë i përjetshëm pasi fillon dhe konsumohet.

“Vjet ishte më e vështirë, për shkak të ngarkesës që kam. Gjithmonë kam dashur të ruaj qetësinë dhe mos ndikohem nga komentet jashtë, dhe ti rri larg trysnisë dhe të prezantoj atë që jam. Opinionisti nuk mund të jetë i përjetshëm, fillon dhe konsumohesh dhe mendoj se nuk e shoh më veten në sezonin e radhës. Në lojë më kanë pëlqyer njerëzit që kanë qenë koherent në lojën e tyre, si Beniada pasi ishte një njeri që i qëndroi larg thashethemeve”, tha Arbëri.

Arbër Hajdari tregon pse nuk do të jetë opinionist në Big Brother 3 Read More »