Irina

E rëndë, 22-vjeçari ishte duke punuar me babain bie nga mjeti, ndërron jetë në spital

Një 22-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Shëndëlli në Konispol.

Mësohet se Kristi Doda ka qenë duke ngarkuar mjetin bashkë me babanë e tij me bar.

Për pasojë ka rënë aksidentalisht, dhe ka marrë dëmtime të rënda.

I riu është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

E rëndë, 22-vjeçari ishte duke punuar me babain bie nga mjeti, ndërron jetë në spital Read More »

Çfarë gjeti SPAK në shtëpinë e Almës që çoi në arrestimin e Safet Gjicit?

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i ish-kryebashkiakut Safet Gjici ditën e sotme.

Mësohet se arrestimi ka ardhur pasi SPAK ka arritur të sigurojë videon e plotë, ku Gjici shfaqet duke diskutuar për një tender në lidhje me sterilizimin e qenve të rrugës me vajzën, që më parë kishte kryer marrëdhënie në zyrë.
Video u sigurua pasi SPAK bëri kontroll në shtëpinë e Alma K., ku u sekuestruan pajisjet me të cilat dyshohet se është realizuar video-përgjimi.

Këto pajisje janë dërguar për ekspertim dhe do të shihet nëse kanë regjistrime të tjera.

Çfarë gjeti SPAK në shtëpinë e Almës që çoi në arrestimin e Safet Gjicit? Read More »

Bëhet nami! Çunat e Londrës ‘çmenden’ pas Luizit, e puthin dhe e mbulojnë me paund

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” Luiz Ejlli vijon te jetë një personazhet më të kërkuar të momentit. Duket se fama e tij cijon të rritet.

Këngëtari pasi ishte i pranishëm në eventin e Elvana Gjatës, ku edhe performoi, mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në një koncert në Londër.

Fansat duket se janë të çmendur pas tij.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet Luizi dhe një fans i tij, i cili e puth në faqe këngëtarin dhe i hedh edhe disa paund.

Bëhet nami! Çunat e Londrës ‘çmenden’ pas Luizit, e puthin dhe e mbulojnë me paund Read More »

Ku ndodhej Safet Gjici në momentin e arrestimit?

Ditën e sotme me urdhër të SPAK, policia ka arrestuar ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici. Sipas raportimeve në media Gjici u arrestua në ambientet e një lokali pranë shtëpisë së tij tek Vilat Gjermane.

Ndërkohë kujtojmë që arrestimi i ish-kryebashkiakut u bë dy javë pas publikimit të video-skandalit ku Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij të bashkisë.
Video-skandali u publikua të premten (16 qeshor), ndërsa pamjet ishin filmuar në datën 6 qershor.

Pasi video u bë virale Safet Gjici tha menjëherë dorëheqjen duke deklaruar se ky ishte një kurth dhe se ishte prej disa kohësh në lidhje intime me vajzën në fjalë

Ndërkohë disa orë më vonë qeveria deklaroi se ai ishte sharkuar nga posti i kryebashkiakut të Kukës, ku ishte rikonfirmuar në detyrë pasi fitoi zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Gjithashtu SPAK ka urdhëruar që gruaja që u shfaq në videon intime me ish kryebashkiakun e Kukësit nuk duhet të lërë vendin, pra nuk do të lejohet të udhëtojë.

Nga pjesët e tjera të videos dëgjohet që vajza me të cilën Gjici kryen marrëdhënie, kërkon një mundësi punësimi ose ndihmën e kryetarit të bashkise për projektin e kastrimit dhe sterilizimit të qenëve të rrugës. Madje ajo i thotë se këto para, Gjici nuk do t’i paguajë nga xhepi, por nga buxheti i bashkisë.

Gjici pasi e degjon vajzën, e miraton ofertën e saj dhe i ofron gjithë mbeshtetjen e tij, duke i vënë ne dispozicion stafin e bashkisë.

Ku ndodhej Safet Gjici në momentin e arrestimit? Read More »

Arrestohet 46-vjeçari në Orikum

Vlorë/ Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare, në Radhimë, vihet në pranga 46-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, veçanërisht të atyre në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë goditur një tjetër rast të paligjshmërive në këtë fushë.

Gjatë kontrolleve u konstatua se shtetasi B. K. kishte nisur të ndërtonte një mur rrethues, në vijën bregdetare, në Radhimë, pa lejen e organeve kompetente.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum arrestuan shtetasin B. K., 46 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.

Arrestohet 46-vjeçari në Orikum Read More »

At Nikolla Xhufka: ‘Jam ende i virgjër! Ja për kë po e ruaj’

At Nikolla Xhufka tha në “Më Lër të Flas”, se është ende i virgjër dhe zbuloi se për kë po e ruan virgjërinë e tij.

“Unë e kam thënë që prifti pa një grua nuk është prift i mirë. Është njerëzore”, tha At Nikolla Xhufka.

I pyetur nga Ina Kollçaku nëse është i virgjër ai tha: “Po, sepse në ungjill janë ato 10 urdhëresat e Moisiut që i zbriti Zoti të thotë ruaje shtratit tënd bashkëshortor që do të thotë që t’i duhet ta ruash veten për bashkëshortin dhe bashkëshorti duhet ta ruajë vetën për ty”.

“Sepse nuk mund të shkosh me 100 dhe ti shkosh ti qepesh partnerit tënd. Edhe ai zotnia që ti do marrësh për burrë nuk do shkojë me 1000 edhe të vijë tek ti pastaj”, tha At Nikolla.

E ruan për nusen tënde?

“Po sepse kështu thotë ungjilli dhe unë jam fetar dhe unë do bëj atë që thotë feja. Jo 100% se ka dhe gjëra që si bëj”, u përgjigj prifti.

At Nikolla Xhufka: ‘Jam ende i virgjër! Ja për kë po e ruaj’ Read More »

Zhaklin Lekatari ironizon koncertin e Elvana Gjatës: ‘Playback në stadium. Wow çfarë arti’

Dy ditë më parë, mijëra fansa mbushën stadiumin për katër orë për të ndjekur koncertin “Dekada”, të Elvana Gjatës.

Pas shumë komplimentash e përkrahjesh nga miq e figura publike, duket se nuk kanë munguar as kritikat për koncertin.
Ka qenë Zhaklin Lekatari e cila ka qenë e pakënaqur pasi Elvana nuk ka performuar Live.

“Playback në stadium. Wow çfarë arti”, shkruan Zhaklina në një InstaStory pak orë pas përfundimit të koncertit, postimin për të cilin u pendua shpejt.

Krahas performancave të shoqëruara dhe nga trupa e baletit, Elvana Gjatës në skenë iu bashkuan disa nga bashkëpunëtorët e saj. Publiku mirëpriti Mc Kreshën,Ledri Vulën, Capital T, Noizyn, Bardhin, Ylli Limanin, Dhurata Dorën./albeu.com/

Zhaklin Lekatari ironizon koncertin e Elvana Gjatës: ‘Playback në stadium. Wow çfarë arti’ Read More »

Neda merr surprizën e veçantë në emision, ja reagimi i saj 

Puntata e djeshme e “Për’puthen” ishte emocionuese, pasi opinionistja Neda Balluku u surprizua nga një video me partnerin e saj. Në video ishte momenti i puthjes së parë të çiftit në një nga edicionet e kaluara të “Big Brother”, ku dhe janë njohur me njeri-tjetrin.

Ajp u përlot nga kjo video, ndërkohë që foli për Ogrenin dhe marrëdhënien e tyre të veçantë.

“Ka një arsye pse me atë njeri kam bërë tre fëmijë dhe do bëja akoma më shumë më shumë sepse mendoj që në rradhë të parë kam gjetur babin më të mirë për fëmijët e mi, edhe pse në 13 vjet ne nuk kemi patur marrëdhënie vetëm fushë me lule.”

Neda merr surprizën e veçantë në emision, ja reagimi i saj  Read More »