Irina

Alma Çupi shkrihet së qeshuri me paradoksin në fshatin turistik

Gazetarja Alma Cupi po xhiron emsionin e saj në fshatin turistik Steblevë dhe në Instagram, si përherë, ndan momente me ndjekësit.

Ajo çfarë ka shpërndarë sot, është sa për të qeshur, aq dhe për të ardhur keq sesi vendi ynë ka kaq shumë zona të bukura, por nuk di t’i promovojë siç duhet.

Shembulli është një tabelë sinjalizuese për arinj në zonë, dhe kërkon të tregohet kujdes, ndërkohë që pak metra më tutje ndodhet një bar kafe.
“Kam udhëtuar shumë nëpër Shqipëri po askund nuk kisha parë një tabelë që të lajmëronte se këtu ka arinj. Dhe gjej këtu në Stebleve “Kujdes nga ariu”, dhe afër tabelës kemi “Bar Kafe Zeni””.

Ndërsa tregon këtë, gazetarja qesh dhe imagjinon sesi mund të jetë duke pirë kafe dhe përballë i vjen një ari.

“Ta marrin këtë tabelë ta vënë në një vend tjetër të paktën”, thotë ajo

Alma Çupi shkrihet së qeshuri me paradoksin në fshatin turistik Read More »

La pas një vajzë, humb jetën në moshën 49-vjeçare mjekja dhe pedagogia Sonila Xinxo

Mjekja dhe pedagogia Sonela Xinxo është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Ajo la pas një vajzë dhe burrin.

Xinxo iu përkushtua mjekësisë dhe punoi në ISHP për periudhën 2003-2017, në fushën e parandalimit dhe kontrollit të Sëmundjeve Jo të Transmetueshme. Po ashtu ajo ishte autore e një sërë studimesh, raportesh dhe modulesh në fushën e shëndetësisë dhe menaxhimit të shërbimit të kujdesit shëndetësor.

Advertisements

ISHP përmes një reagimi në faqen zyrtare të Facebook vpërcjell ngushëllimet për familjarët e Xinxos.

Advertisements

Postimi i ISHP:

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të një nga kolegeve të Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Sonela Kavaja Xinxo.

Sonela punoi ne ISHP për periudhën 2003-2017, ne fushën e parandalimit dhe kontrollit te Sëmundjeve Jo të Transmetueshme, duke kontribuar në hartimin e regjistrit të Sëmundjeve të Zemrës si dhe të shumë dokumenteve të politikave shëndetësore.

Sonela do ti mungojë jo vetëm familjes por edhe të gjithë miqve dhe kolegëve me të cilët ajo bashkëpunoi, si dhe studentëve të Fakultetit të Mjekësisë të cilëve ju përkushtua për disa vite. I paharruar qoftë kujtimi i saj!

La pas një vajzë, humb jetën në moshën 49-vjeçare mjekja dhe pedagogia Sonila Xinxo Read More »

Donaldi dhe Bora, çift në një film? Moderatori i Top Channl zbulon detajet nga projekti i ri

Ndonëse të angazhuar në botën e televizionit, ata po përgatisin një film me disa seri ku në fokus do të jenë ata të dy. Lajmin e ka konfirmuar Donaldi sot në “Më lër të flas”.

Filmi pritet të linçohet shumë shpejt.

Donaldi: Si ishte ajo, është një gjë që po e them këtu ekskluzivisht për herë të parë (qesh)…

Romeo: Ore do jetë dhe Bora aty apo do jesh vetëm?

Donaldi: Na prisni në vazhdim në lajme të reja…mendoj se do ta lancojmë shumë shpejt. Na kanë zënë edhe ne këto halle. Do ta zbulojmë më vonë.

Donaldi dhe Bora, çift në një film? Moderatori i Top Channl zbulon detajet nga projekti i ri Read More »

Nën kërcënimin e armës, grabiten 40 mijë euro në pikën e transfertave të parave 

Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtunë në Tiranë në zonën e Unazës.

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur

nën kërcënimin e armës një pikë transfertash parash.

Mësohet se janë grabitur 40 mijë euro.

Policia ndërkohë ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit apo autorëve.

Vijon…

Nën kërcënimin e armës, grabiten 40 mijë euro në pikën e transfertave të parave  Read More »

Çfarë ha që je kaq në superformë? Elvana i tregon ‘recetën’ Edi Ramës

E ftuara e kësaj jave në podcastin “Flasim” të kryeministrit Rama ishte Elvana Gjata, artistja shqiptare e cila foli jo vetëm për karrierën e saj të suksesshme, por edhe jetën personale.

Kryeministri Rama e pyeti me kuriozitet se çfarë konsumon Elvana Gjata, e njohur gjithmonë për linjat e saj perfekte. Ajo ka treguar se është 90% vegane, dhe në 10% tjetër konsumon veç peshk, por jo mishin e kuq.

“Çfarë ha ti që je në superformë dhe që merresh me sport me yoga, këto i dinë këta që të ndjekin”-pyeti Rama.

“Barbunjat e babait tim, se them dot. Se di sa mund ta praktikojnë të gjithë, babai më ndihmon, gatuan për mua. Ne jemi 90% vegan, 10% është pak peshk.”-tregoi Elvana.

Artistja tregoi se ushtrohet për 1 orë e gjysme në 5 ditë të javës dhe është tepër aktive në sport.

Çfarë ha që je kaq në superformë? Elvana i tregon ‘recetën’ Edi Ramës Read More »

Punëtori bie nga skela, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një punëtor ka rënë nga një lartësi në qytetin e Bulqizës teksa ishte duke punuar.

Mësohet se punëtori ka qenë pjesë e një kompanie që po zbaton një projekt të veshjes me sistem kapot të disa pallateve në qytetin e Bulqizës.
Punëtori është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur specialistët e inspektoriatit kombëtar të punës dhe policia, ku dhe kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.

Inspektorët po verifikojnë nesë janë zbatuar kushtet e sigurimit në punë nga ana e kompanisë.

Punëtori bie nga skela, dërgohet në gjendje të rëndë në spital Read More »

Gjendet e vdekur në dyqanin e saj një grua, dyshimet e para

Pasditen e sotme policia ka njoftuar se ka ndërruar jetë një e moshuar në dyqanin e saj në Rrugën e Dibrës.

Dyshohet se 70-vjeçarja me F. R. ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë

Më datë 23.06.2023, rreth orës 19:15, në Rrugën e Dibrës, ka ndërruar jetë në dyqanin e saj shtetasja F. R., 70 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjendet e vdekur në dyqanin e saj një grua, dyshimet e para Read More »

Aksident i rëndë, ndërron jetë 39-vjeçari shqiptar

Një 39- vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi është përfshirë në një aksident në zonën e Breshias.

Ngjarja ndodhi rreth orës një të natës midis të enjtes dhe të premtes, ku Cangoja humbi kontrollin e mjetit të tij e më pas u përplas me anësoren.

Për fat të keq goditja ishte fatale, aq sa ai humbi jetën në vend.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shqiptarin Mirjan. C, 39 vjeç.

Ishin kalimtarët e rastit ata që dhanë alarmin për aksidentin. Policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, por për fat të keq ndërroi jetë.

Cangoja është viktima e tretë biçiklist i një aksidenti në provincën, sipas mediave italiane. Pak ditë më parë ndërroi jetë edhe shqiptari Iralt Merdita, i cili vdiq po ashtu në aksident rrugor.

Aksident i rëndë, ndërron jetë 39-vjeçari shqiptar Read More »