Irina

Zbardhen emrat, kush janë dy vëllezërit që mbetën të vrarë me armë zjarri

Dy vëllezër kanë mbetur të vrarë në Gjakovë, teksa autori është arratisur. Ndërkohë, janë mësuar edhe emrat e viktimave.

Bëhet fjalë për Blerim Islamaj, i lindur në vitin 1981 dhe Haxhi Islamaj, i lindur në vitin 1985.

Krimin më herët e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
”Mund t’ju konfirmoj se sonte rreth orës 20:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Madanaj-Gjakovë dy persona dyshohet të jenë qëlluar me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes,

ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave meshkuj të moshës madhore. Në këto momente janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, ka thënë ai

Zbardhen emrat, kush janë dy vëllezërit që mbetën të vrarë me armë zjarri Read More »

E rëndë në Vlorë! Mbytet në det një person

Një 80-vjeçar është mbytur këtë të Hënë te “Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Lajmin e bën të ditur policia përmes një njoftimi zyrtar, ku thuhet:

Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi M. H., rreth 80 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

E rëndë në Vlorë! Mbytet në det një person Read More »

Lirimi i 3 policëve të Kosovës, Kryeministri i Hungarisë: Vlerësoj hapin e bërë nga Vuçiç pas kërkesës time

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës të cilët u rrëmbyen nga policia serbe disa ditë më parë. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Orban shkruan se lirimi i tre policëve të Kosovës ka ardhur pas kërkesës së tij gjatë takimit që ka pasur me Presidentin Aleksandër Vuçiç javën e kaluar.

“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç sapo më informoi se sipas kërkesës sime gjatë takimit tonë javën e kaluar, autoritetet serbe do të lirojnë nga paraburgimi tre policët e arrestuar të Kosovës. Ne e vlerësojmë shumë këtë hap të Presidentit Vuçiç në këtë periudhë sfidash të mëdha. Ky vendim është një provë e qartë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe angazhimit tonë të përbashkët për paqe dhe stabilitet në Ballkan”, shkruan Orban.
Tre policët që u rrëmbyen në veri nga forcat serbe janë liruar ditën e sotme. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovë. Ditën e sotme, në orën 09:30 ata dolën para Gjykatës në Kralevë.
Sipas Kurtit e Sveçlës, policët janë rrëmbyer nga ushtria serbe. Ata janë vizituar nga familjarët e tyre të premten, ndërsa njërit prej tyre i janë siguruar edhe barnat. Para disa ditësh, në një konferencë për media, kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla, kanë shpalosur detaje për vizitën e ambasadorit Jetishi te tre policët kufitarë. Kurti tha se policët i kanë rrëfyer Jetishit momentin e rrëmbimit nga njësitë serbe

“Të tre kanë qenë bashkë. Të tre e kanë rrëfimin e njëjtë kur pyetën ndaras nga njëri-tjetri nga ambasadori ynë. Përshkrimi i policëve është i njëjtë. Janë tri rrëfime të ndara identike, të cilët thonë se në momentin e rrëmbimit më 14 qershor kanë qenë tek tryeza e improvizuar për ngrënie. Pra kanë qenë duke ngrënë drekë kur 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar dhe rrëmbyer. Përveç institucioneve të Kosovës, lirimin e tyre e kërkuar edhe bashkësia ndërkombëtare

Lirimi i 3 policëve të Kosovës, Kryeministri i Hungarisë: Vlerësoj hapin e bërë nga Vuçiç pas kërkesës time Read More »

Zhaneta ‘trondit’ me akuzat: Nusja e vëllait kyçte brenda gjyshen dhe tezen shurdh-memece

Zhaneta dhe Përparimi, bashkë me dy vëllezërit e tjerë janë rritur tek gjyshja, pasi e ëma u ndërroi jetë në moshë të re dhe i ati i tyre u martua sërish. Zhaneta sot në “Shihemi në Gjyq” hedh akuza të rënda ndaj nuseve dhe dy vëllezërve.

Ajo thotë se nusja e Kujtimit (njëri prej vëllezërve), i cili jetoi me gjyshen, e kishte mbyllur brenda këtë të fundit dhe e keqtrajtonte.
Përparimi i hedh poshtë akuzat duke thënë se ka punuar që i vogël në atë shtëpi e në fund s’mori asgjë.

Zhaneta: Nusja e vëllait tjetër kur ishte me gjyshen, e trajtonte shumë keq. I mbante me kyç vetëm që të mos hyja unë dhe mos të hynte njeri t’i shikonte, dhe gjyshen dhe tezen. Tezja ishte gjynah, ishte shurdh-memece.

Eni Çobani: Kush nuse, nusja e kujt ishte? Se kemi të bëjmë me disa nuse, të gjitha nuset nuk janë të mira?

Zhaneta: Gjyshja u paralizua, nusja më mbylli derën. Nusja e vëllait tjetër! Bashkëpunonin bashkë me vëllain, ky dhe ai!

Përparimi: Kurrë s’kam bashkëpunuar!

Eni Çobani-Përparimit: Ke marrë gjë ti aty te gjyshja?

Përparimi: Ku kam marrë gjë?! S’kam marrë. Unë kam punuar më shumë në atë shtëpi, që fëmijë, që 15 vjeç dhe derisa u martova…

Eni Çobani: Tani ju i thoni këto gjëra sot që gjyshja dhe tezja kanë vdekur, Kujtimi po na ndjek bashkë me bashkëshorten, duhet të jemi të pastër dhe të hapur. Pse kaq vonë Zhaneta?

Zhaneta: Gjyshja ka vdekur me kohë…

Eni Çobani: Ne motrat duhet të luajmë një rol paqësor me vëllëzërit, sidomos ju që jeni motër e vetme. Nëse del këtu përpara publikut dhe hedh të tilla akuza, për nuset dhe vëllezërit, duhen prova./tvklan.al

Zhaneta ‘trondit’ me akuzat: Nusja e vëllait kyçte brenda gjyshen dhe tezen shurdh-memece Read More »

Vrasja e dy vëllezëve, shkak dyshohet prona

Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjakovë. Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri.

Krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin Madanaj.

Rasti është konfirmuar edhe nga drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

“Ashtu e kemi informatën. Janë dy vëllezër. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë”, u shpreh ai.

Burime të “Indeksonline” bëjnë me dije se motivi i vrasjes dyshohet të jetë për shkak të pronës. Viktimat janë vëllezërit Islami.

Vrasja e dy vëllezëve, shkak dyshohet prona Read More »

I riu i vë flakën vetes me benzinë, dërgohet në spital për ndihmë mjekësore (detaje)

Më datë 26.06.2023, rreth orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës,

ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse dyshohet benzinë shtetasi E. M., 31 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vijon…

I riu i vë flakën vetes me benzinë, dërgohet në spital për ndihmë mjekësore (detaje) Read More »

Luizi ka një mesazh për ata që e ‘braktisën’

Vazhdon të jetë një nga personazhet më të dashur për publikun kohët e fundit, Luiz Ejlli, në një intervistë të fundit me Meriton Mjekiqin, ka kthyer disa përgjigje për të cilat njerëzit bëhen kuriozë.

Para të gjithave Luizi zbuloi nëse Kiara bëhet xheloze tani që ai është në kontakt me vajza gjithë kohës.

“Kiara nuk është xheloze, por thotë “me mend në kry”. Ky është si mesazh i koduar. Nuk ka përse të jetë xheloze. Është normale se në çift ka xhelozi. Unë jam vetë natyrë ngacmuese, e ngacmoj i them u lodha mbrëmë por jo nga koncerti po na erdhën disa balerina. Filloj duke e ngacmuar, por ajo e ka njohur natyrën time dhe për këtë gjë e vlerësoj. Nuk dua të pështyj atje ku kam lëpirë. Kam luftuar shumë për atë vajzë dhe e fitova. Nuk kam përse e çoj dëm gjithë atë kohë, përkushtim dhe vëmendje.”

“Në kuadër të Dashurisë” është filmi që do të sjellë Luizin dhe Oltën si burrë dhe grua dhe që mezi po pritet nga fansat e tyre.

“Filmi është komedi. Besoj se do të pritet mirë. Unë jam një djalë i thjeshtë që bën një punë normale, kurse familja e nuses janë të ashtuquajturit familja elitë, model. Kështu unë kam një mosbarazi me to dhe kjo bëhet shkak që të ndahem. Xhirimet kanë filluar dhe do të përfundojnë me 15 korrik.”

Ndërsa në lidhje me kolegët dhe shoëbiz-in që është bërë pjesë së fundmi tha:

“Njerëzve që më kanë mbyllur derën, që më kanë shfrytëzuar dhe që kanë hedhur edhe baltë mbi mua iu uroj jetë të gjatë që të shohin sukseset e mia. Ka shumë artistë që janë investuar në muzikë mbi 10 vite dhe shohin që jam unë më i preferuar për 4 muaj e gjysmë edhe unë të isha në vend të tyre, të jemi realistë ky është biznes e ke një lloj mllefi, një lloj xhelozie dhe nuk i fajësoj. Ama a kam arritur të kuptoj se kush më do me të vërtetë nga këta artistë? Po.”

Luizi ka një mesazh për ata që e ‘braktisën’ Read More »

Rrihen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar disa minuta më parë në ambientet e Urgjencës në Tiranë.

Një person i identifikuar si Martin Sterkaj, ka dhunuar uniformat e bardha dhe është larguar nga ambientet e spitalit.

Mësohet se Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e incidentit të ndodhur të Urgjenca.

Rrihen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë Read More »