Irina

Studimi i ri: Kjo është çfarë i tërheq më shumë mushkonjat në erën e trupit të njeriut

Nuk ka verë që mos jemi pickuar ndonjëherë nga mushkonjat. Dhe të gjithë këtu biem në një mendje: Mushkonjat ta shpifin. Por aromat e prodhuara nga njerëzit janë ato që tërheqin mushkonjat.

Në një raport shkencor të botuar të premten, shkencëtarët ndihmuan në përcaktimin e kimikateve të ndryshme në erën e trupit që tërheqin këto insekte.

Mushkonjat janë pjesë e familjes së mizave dhe shumicën e kohës ushqehen me nektar. Megjithatë, femrat që përgatiten për të prodhuar vezë kanë nevojë për një vakt me proteina shtesë: gjak.

Skenari i rastit më të mirë, kafshimi do t’ju lërë me një gungë të kuqe që kruhet. Por pickimi i mushkonjave shpesh bëhet vdekjeprurës, falë parazitëve dhe viruseve që transmetojnë insektet. Një nga sëmundjet më të rrezikshme është malaria.

Një studim i ri ka identifikuar acidet karboksilike si një nga faktorët që i bëjnë mushkonjat më të tërhequra nga disa njerëz sesa të tjerët.

Mushkonjat tërhiqeshin më shumë nga acidet karboksilike të ajrit, duke përfshirë acidin butirik, një përbërës i pranishëm në djathërat me erë të keqe, si Limburger.

Këto acide karboksilike prodhohen nga bakteret në lëkurën e njeriut dhe priren të mos jenë të dukshme për ne.

Ndërsa acidet karboksilike tërhoqën mushkonjat, insektet dukej se u penguan nga një kimikat tjetër i quajtur eukaliptol, i cili është i pranishëm te bimët dhe që kalon te njerëzit përmes frutave dhe perimeve që ata konsumojnë.

Studimi i ri: Kjo është çfarë i tërheq më shumë mushkonjat në erën e trupit të njeriut Read More »

Tragjike , nëna la vetëm foshnjën e saj për të shkuar me pushime, vogëlushja u gjet e vdekur 10 ditë më vonë

Një nënë nga Ohio është akuzuar për vrasjen e vajzës së saj 16 muajshe, të cilën e la vetëm në shtëpi për dhjetë ditë të tëra për të shkuar me pushime.

Zyra e Prokurorit të Qarkut Cuyahoga tha të hënën se Kristel A. Candelario, 31 vjeç, u akuzua javën e kaluar me akuzën e vrasjes së shkallës së parë, ndërsa akuzohej edhe për vrasje dhe rrezikim të fëmijëve.

Prokurorët pretenduan se Candelario e la fëmijën “vetëm dhe pa mbikëqyrje” në shtëpinë e saj në Cleveland më 6 qershor për të shkuar me pushime në Detroit dhe Porto Riko dhe nuk u kthye deri në mëngjesin e 16 qershorit. Autoritetet thonë se ajo thirri policinë pasi gjeti që fëmija nuk reagonte kur ajo u kthye.

Policia e Cleveland dhe Departamenti i Zjarrfikësve iu përgjigjën menjëherë thirrjes dhe kur mbërritën në vendngjarje, ata thanë se viktima ishte “jashtëzakonisht e dehidratuar”. Në të njëjtën kohë u konstatua se ai kishte vdekur. “Është e paimagjinueshme që një nënë ta linte fëmijën e saj 16 muajsh vetëm pa asnjë mbikëqyrje për 10 ditë për të shkuar me pushime”, tha në një deklaratë Prokurori i Qarkut Michael O’Malley.

“Si prindër, ne duhet të mbrojmë dhe kujdesemi për fëmijët tanë,” theksoi O’Malley.

Tragjike , nëna la vetëm foshnjën e saj për të shkuar me pushime, vogëlushja u gjet e vdekur 10 ditë më vonë Read More »

Aksident me vdekje në ‘Rrugën e Kombit’

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur

mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Milot-Rrëshen, Rruga e Kombit.
Klan News raporton se viktima po lëvizte me biçikletë,

kur në afërsi të Rubikut u përplas nga një autobus me targa të Kosovës.

Identiteti i viktimës për momentin nuk dihet.

Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor , i cili po punon për zbardhjene shkaqeve të aksidentit.

Aksident me vdekje në ‘Rrugën e Kombit’ Read More »

Artan Hoxha zbulon çfarë ndodhi në gjyqin e Safet Gjicit dhe vajzës në video

Gazetari Artan Hoxha, foli për gjyqin e zhvilluar për masën e sigurisë ndaj Safet Gjicit dhe Alma.K, ku ish kryebashkiaku u la në qeli ndërsa gruaja që realizoi videon me përmbajtje erotike, u la në arrest shtëpie.

Hoxha tha se Gjici akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa Alma.K për korrupsion aktiv.
Sipas gazetarit, në sqarimet e dhëna gjatë seancës, Alma.K ka deklaruar se gjatë takimit të parë me Gjicin, i është krijuar përshtypja se ish kryebashkiaku i Kukësit kishte një pëlqim ndaj saj dhe për këtë arsye vendosi ta filmojë në takimin e dytë.
“U bë përpjekje që kjo çështje të zgjasë vetëm tre ditë, por nuk ndodhi kështu. Publikimi i videos së plotë, bëri që historia të merrte një rrjedhë tjetër. Kemi të bëjmë me një vepër penale që është në tagrin e SPAK. Sot gjykata bëri njohjen e vendimit. Gjykata vendosi masën arrest me burg për Safet Gjicin. Për zonjën Alma, gjykata ka vendosur masën arrest shtëpiak, sepse ka një fëmijë 12 vjec dhe nënën e sëmurë. Prokuroria nuk ka gjykuar që ajo përbën rrezikshmëri që mund të dëmtojë hetimin. I kanë mbajtur edhe pasaportën.

Ajo që ndodhi në gjykatë, hyrja e shtetases A.K u bë nga dera kryesore e SPAK. Nuk është ajo zakonisht dera për këta persona, zakonisht hyjnë në pjesën e mbrapme.
Zoti Gjici ishte mbrapa kafazit, zonja A.K jashtë kafazit.

Zoti Gjici u mundua të shpjegojë se nuk ka shkelur ligjin dhe tha se ka patur një njohje. Gjici tha se ka marrë ndëshkimin moral por nuk ka bërë shkelje ligjore, pasi ai nuk ka patur projekt në dorë dhe sipas atij meqenëse nuk ka projekt dhe vendim, kjo vepër nuk është kryer.

A.K ka shpjeguar rrethanat. Ka thënë që ishte takimi i dytë. Në takimin e parë ka ndjerë një lloj afiniteti me Gjicin dhe në të dytën e ka regjistruar. Zonjën A.K, e kanë futur te korrupsioni aktiv ndërsa Gjici korrupsion pasiv. Gjici këmbënguli që nuk ka të bëjë me korrupsionin. Nga krahu tjetër, premtimi është bërë, video dëshmon që jo vetëm është bërë, por kryetari i Bashkisë ka marrë dokumentacionin. Mbledhja nuk ndodhi sepse video rrodhi.

Dëgjuam që pajisja është një çantë e ardhur nga India. Ka qenë një gotë, ose termus, kamera u vendos në pjesën e sipërme. Nuk hyje dot në zyrën e Gjicit me asgjë, as me celular…

Kurthi si ngrihet? Kur ti e merr vesh që te ky shtegu kalon një sorkadhe, ngre grackën. Pra, nuk është se u ngrit një kurth dhe ai nga rrethana zero ra te kurthi. Ai dihej që kishte këtë lloj problemi dhe te kjo pikë e dobët u godit.

Zonja tha, kisha bërë takim të parë me zotin Gjici dhe aty kuptova se kishte simpati ndaj meje. Kuptova që në takimin e dytë mund të shkonim në marrëdhënie dhe e filmova.

Që të mos dilte video janë paguar para. Video doli. Tani ma thua dot, këta që kanë paguar para, i kanë kthyer lekët mbrapsht?”, deklaroi Hoxha.

Artan Hoxha zbulon çfarë ndodhi në gjyqin e Safet Gjicit dhe vajzës në video Read More »

Shqiptarët bëhen bashkë, mbledhin brenda 24 orëve paratë për shërimin e 8-vjeçares

Rasti i 8-vjeçares Flavia Qelia, i publikuar pak ditë më parë preku zemrat e shqiptarëve. Vogëlushja e diagnostikuar me leucemi akute i duhej ndihmë për t’u shëruar. Familja e vogëlushes në pamundësi financiare, kërkoi publikisht ndihmë nga shqiptarët që me aq sa të kenë mundësi të ndihmojnë në shërimin e saj.

Për fat të mirë, paratë që duhen për shërimin e Flavias janë siguruar. Ka qenë tiktok-eri i famshëm Aleks Vishaj i cili ka grumbulluar në kohë rekord partë duke organizuar sfida në TikTok.

Në më pak se 24 orë, pas thirrjes së tij janë mbledhur më shumë se 100 mijë euro nga shqiptarët nga e gjithë bota dhe është krijuar mundësia që Flavia të dërgohet për kurim jashtë vendit.

Shqiptarët bëhen bashkë, mbledhin brenda 24 orëve paratë për shërimin e 8-vjeçares Read More »

I riu aksidenton me motor 11-vjeçaren në Vlorë

Një 11-vjeçare dhe një 22-vjeçar me iniciale H.B. kanë mbetur të dëmtuar si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Xhamia” në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, ku 22-vjeçari po drejtonte motorin në momentin që ka aksidentuar të miturën.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar të dy, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al

I riu aksidenton me motor 11-vjeçaren në Vlorë Read More »

Nuk përmbahet Kristi, habit me komentet ndaj modeles: ‘Mënyra si e mban…’

Kristi Dragot ka kritikuar ashpër një nga modelet e “She’s on Top” gjatë puntatës së sotme, ku vajzat kishin sfidë reklamimin e këpucëve me takë.

Pasi mori fjalën, Kristi në pozicionin e jurisë tha se Santjana e cila ruan tipare dominante, i duket sikur ka pozuar për katalogun e një ëebsite filmash pornografik më shumë sesa po reklamon këpucë.
Nga ana tjetër, shumë komente pozitive ka patur për Anën dhe Donën të cilat i ka konsideruar respektivisht elegante, kreative dhe shumë natyrale.
Kristi: Duke qëtë që photoshoot-i ishte ndarë në dy kategori. E para, kryeson Santjana. Ka shumë energji, por këtu më duket e pornografizuar.

Është sikur jam në një website porno dhe zgjedh aktoren pornografike të preferuar, e më del kjo fotoja. Domethënë, nga vështrimi, situata, mënyra se si i mban….

Argjira Spanca: O Kristi, ti gjithmon më shokon me mënyrën se si i bën këto komentet e tua. Më lë pa fjalë, nuk di as çfarë të të them.

Argjira Spanca: Se ku i gjen këto fjalë unë nuk e di. Unë faktikisht, ndryshe nga ty këtë foto e pash diçka verore, me ngjyra…

Kristi: Vështrimi, me size, verore jo, fare, fare, fare…

Santjana: Nuk e di si të duket ty Kristi, por këtu nuk ka lidhje fare me…

Kristi: Këtu po bëhet reklamë për këpucët, sepse nuk kuptohet fare.

Santjana: Pse çfarë shikon ti?

Santjana: Pse çfarë shikon ti?

Kristi: Unë shikoj çfarë më ofrohet Santjana.

Santjana: Këpucët janë aty për t’u parë Kristi.

Kristi: Këtu më ofrohet një femër që më shikon në atë mënyrë, me atë hapje këmbësh… Nuk është bukur. Ty të pëlqen kjo gjë?

Santjana: Po më pëlqen. Nuk ka diçka ekstravagante shumë, apo shumë provokative. Syzet të duken ty që janë provocative?

Kristi: Edhe poza, sytë, mënyra si je kthyer, më duket komplet si një katalog që zgjedh aktoren.

Argjira Spanca: Ok, nga ana tjetër Kristi…

Kristi: Nga ana tjetër kemi Anën për shembull. Ana vazhdon, super, shumë elegante. Këtu duket që edhe Ana është në pozicion shumë të lezetshëm aty, edhe luan me këpucët. Unë do kisha qejf të shkoja te kjo marka, po ta shikoja.

Kristi: Edhe Dona, shumë kreative. Dona e ka atë, e ka natyrale, i vjen.

Argjira Spanca: Dona dhe Ana ia kanë marrë zemrën Kristit sot.

Nuk përmbahet Kristi, habit me komentet ndaj modeles: ‘Mënyra si e mban…’ Read More »