Irina

U ‘kryqëzua’ nga fansat se tha ‘u bë një besimtar ekstremist’/ ‘Shpërthen’ Noizy: O njerëz të trashë…

Reperi i njohur, Noizy, ka publikuar sot foton e kushëririt të tij Eraldo Musteqja, i cili i vuri flakën lokalit në pronësi të tij në orët e para të mëngjesit.

26-vjeçari përfundoi në prangat e policisë së Durrësit dhe në momentin e arrestimit iu gjet një thikë.

Ndërkohë Noizy në reagimin e tij në “Instagram” shkruan se Eraldo është rritur nga familja e tij që në fëmijëri, por më pas u bë besimtar ekstremist duke krijuar besime të forta se lokalet nuk duhet të shesin alkool dhe muzika është haram.

Menjëherë në postimin e tij kanë vërshuar komente të shumta në lidhje me pjesën ku Noizy përmend “u bë besimtar ekstremist”.

Për këtë arsye reperi ka bërë një tjetër reagim në “Instagram” ku shkruan:

“Sa idiotë ka kjo tokë se dija. Kur robi thotë është bërë ekstremist këto duan me marrë se zben për keq. Mund të ishte dhe ekstremist katolik mer idiota, si ai që vrau 50 veta në xhaminë e Zelandës së Re… Ekstremist me besime ekstreme o njerëz të trashë”.

Ndërkohë në krah të këtij postimi Noizy shkruan: “Se di domethënë, halli madh me budallenj”.

U ‘kryqëzua’ nga fansat se tha ‘u bë një besimtar ekstremist’/ ‘Shpërthen’ Noizy: O njerëz të trashë… Read More »

Vëllazëri e vërtetë! Myslimanët i ndërtojnë shtëpi familjes katolike për Kurban Bajram

Për festën e Kurban Bajramit një imam në Kosovë në emër të besimtarëve mysliman i ka dhuruar një familjeje katolike në nevojë një shtëpi të re. Associated Press shkruan se Prenk Nreca jetonte në një shtëpi mjaft të dëmtuar në Pjetërshan të Gjakovës me pesë fëmijët e tij të moshave 6 deri 11 vjeç.

Nreca përkujdeset i vetëm për fëmijët. Vitin e kaluar imami Abdurrahman Bejtullahu, pa në lajme se familja Nreca po jetonte në kushte të rënda dhe ai u mobilizua për të mbledhur fonde për ta ndihmuar këtë familje të ndërtonte një shtëpi të re. Në këtë Kurban Bajram, qëllimi u arrit dhe shtëpia tashmë është e gatshme për familjen e Prenk Nrecës. Është traditë e festës që myslimanët të solidarizohen me njerëzit e varfër dhe të ndajnë me ta një pjesë të mishit të kurbanit.

“Falënderoj hoxhën, ka ardhur dhe më ka vizituar në kohë të vështira. Atëkohë ishte dimër. Më ka marrë bashkë me familje dhe më ka siguruar strehim në një banës ku mi ka paguar të gjitha për gjashtë muaj. Ka qenë kohë e keqe dhe puna nuk ka munduar të fillojë për ndërtimin e shtëpisë”, ka deklaruar Prenk Nreca për agjencinë Associated Press.

Bejtullahu thotë se kur dikush është në nevojë, atëherë feja nuk luan ndonjë rol në këtë drejtim.

Vëllazëri e vërtetë! Myslimanët i ndërtojnë shtëpi familjes katolike për Kurban Bajram Read More »

Kush është 27-vjeçari që u gjet në banesë, pjesë e Forcave të Armatosura

27-vjeçari që u gjend ditën e sotme i vdkur në banesën e tij në Gjirokastër, mësohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura.

Mësohet se 27-vjeçari me emrin Ibrahim Ahmetaj është gjendur nga familjarët i vetëvrarë në banesën e tyre.

Teksa bëhet me dije se viktima ishte pjesë e Forcave të Armatosura, ende nuk dihet pozicioni që i riu mbante.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:30, në lagjen Gërhot, Gjirokastër, është gjetur në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi I. A., rreth 27 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Kush është 27-vjeçari që u gjet në banesë, pjesë e Forcave të Armatosura Read More »

Ngjarje e rëndë, një grua bie nga pallati, detajet e para

Një 70-vjeçare ka ndërruar jetë në Kosovë, pasi ka rënë nga një pallat në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00.

“Rreth orës 05:00, është raportuar se në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 70 vjeç, është pa shenja jete.

Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rasti”, ka deklaruar Borovci.

Ngjarje e rëndë, një grua bie nga pallati, detajet e para Read More »

Ja plazhi në Shqipëri ku çadra kushton vetëm 300 lekë

Kjo është rruga që të çon drejt Plazhit të Semanit ne Fier.

I gjendur rreth 18 km në perëndim të Fierit me një gjatësi 7 km, kjo hapësirë bregdetare me rërë të imet e pasur me jod, e ujë të pastër preferohet shumë nga pushuesit, për të kaluar një fundjavë familjare.

“Këtu çadrat janë nga 300 lekë nuk i gjen në asnjë vend tjetër”

“Semani i bën zili çdo vendi tjetër”

“Vijmë nga Fieri, na pëlqen të kalojmë disa orë këtu, është mire për fëmijët se plazhi është i cekët, dhe është lirë”– shprehen pushuesit.

Sakaq gatimet tradicionale të zonës, çmimet e përballueshme dhe rregullimi i infrastrukturës rrugore e bëjnë këtë plazh të joshet edhe më shumë nga pushuesit vendas./ Top Channel

Ja plazhi në Shqipëri ku çadra kushton vetëm 300 lekë Read More »

Aksident i trefishtë, raportohen pesë të plagosur

Pesë persona janë lënduar në Maqedoninë e Veriut në një aksident rrugor si pasojë e përplasjes së tre makinave.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tetovë- Gostivar. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Gostivarit dhe po mbahen nën kujdesin e mjekëve.
“Në autostradën Tetovë-Gostivar ka ndodhur një aksident në të cilin kanë marrë pjesë tri vetura:

‘seat leon’ me targa të Gostivarit dhe ‘folsfagen golf dhe ‘fiat’ me targa të Tetovës. Në aksident, lëndime kanë marrë gjithsej pesë persona të cilët menjëherë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ‘Ferid Murat’ për ofrimin e ndihmës mjekësore”, njofton policia.

Autoritetet hetimore kanë kryer verifikimet në vendin e aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Aksident i trefishtë, raportohen pesë të plagosur Read More »

Ndodhi edhe kjo! Luizi dhe Maestro i japin goditjen finale njëri-tjetrit jashtë ‘BBVA’

Që pas kurthit që i ngriti duke e futur në tualet me Kristin, marrëdhënia e Luizit me Armaldon u lëkund.

Mirëpo teksa shumë menduan se gjithçka kishte mbetur brenda shtëpisë së “BBV” kjo nuk është e vërtetë.
Maestro dhe Ejlli duket se nuk i kanë rregulluar raportet as tani që janë jashtë formatit dhe fakti që nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram është një “provë” për këtë.

Me një vështrim në rrjetet e tyre sociale kuptojmë që ata janë “unfollow” së fundmi nëpërmjet tyre.

Ndodhi edhe kjo! Luizi dhe Maestro i japin goditjen finale njëri-tjetrit jashtë ‘BBVA’ Read More »

Temperaturat e larta ‘përvëlojnë’ botën, ja si mund të arrijmë parandalimin e sëmundjeve lidhur me nxehtësinë

Temperaturat mbi mesataren ose moti jashtëzakonisht i lagësht, vret çdo vit njerëz në të gjithë botën. Prandaj është e rëndësishme të dini se si të shmangni sëmundjet e lidhura me nxehtësinë.

Çfarë është goditja nga i nxehti?

Goditja nga i nxehti, që quhet edhe goditja nga dielli, është sëmundja më e rëndë e lidhur me nxehtësinë.

Kjo ndodh kur temperatura e trupit shkon deri në 39 gradë celsius ose më lart, dhe konsiderohet si një urgjencë mjekësore kërcënuese për jetën. Nëse nuk trajtohet menjëherë, goditja nga dielli mund të dëmtojë:

trurin dhe sistemin nervor

sistemin e qarkullimit të gjakut

mushkëritë

mëlçinë

veshkat

aparatin tretës

muskujt

Goditja nga i nxehti mund të fillojë me simptoma kërcënuese për jetën, të cilat mund të përkeqësohen me shpejtësi, duke përfshirë:

temperaturë e lartë

lëkurë e nxehtë dhe e thatë

rrahje të shpejta të zemrës

konfuzion

humbje të vetëdijes

koma deri në humbje jete

Çfarë është lodhja nga i nxehti?

Lodhja nga nxehtësia është një gjendje shëndetsore më pak e rrezikshme sesa goditja nga nxehtësia. Simptomat e lodhjes nga nxehtësia dhe goditja e nxehtësisë mund të zhvillohen menjëherë ose
brenda disa ditëve.

Lodhja nga i nxehti mund të çojë në:

ngërçe të muskujve

një puls të shpejtë ose të dobët

një ndjenjë e përgjithshme dobësie

të vjella

djersitje

lëkurë e ftohtë, e njomë

marramendje dhe nganjëherë gjendje të fikëti

urinë me ngjyrë të errët

dhimbje koke

Këto gjendje shëndetsore ndodhin tek ata që nuk mund të përshtaten mirë me temperaturat gjithnjë e më të nxehta.

Të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike dhe foshnjat, shpesh preken nga këto dy gjendje shëndetsore, të cilat janë të zakonshme gjatë valëve ekstreme të nxehtësisë.

Faktorët e rrezikut

Faktorë të caktuar mund t’ju bëjnë më të prirur të përjetoni lodhje ose goditje nga nxehtësia. Ato janë:

mbipesha

sëmundjet ekzistuese

djegia nga dielli

ilaçe të caktuara për sëmundjet e zemrës ose presionin e lartë të gjakut, veçanërisht diuretikët

ndryshimet e papritura të temperaturës

qëndrimi jashtë në nxehtësi ekstreme, ose në ambiente të mbyllura pa ndonjë mënyrë për tu freskuar

Parandalimi

Për të parandaluar sëmundjet që lidhen me nxehtësinë, qëllimi është të mbani trupin të freskët. Këtë mund ta arrini duke:

qëndruar brenda në pjesën më të nxehtë të ditës, me ajër më të freskët

përpiquni të qëndroni në hije kur jeni jashtë

konsumoni 2-4 gota ujë çdo orë, kur jeni të ekspozuar ndaj temperaturave të larta

bëni pushime të shpeshta kur punoni ose stërviteni jashtë në ditët e nxehta

vishni rroba të gjera pambuku, me ngjyrë të hapur

përdorni ujë më të ftohtë kur bëni dush

mbani një kapelë për të mbrojtur fytyrën nga dielli

shmangni pijet që ju dehidratojnë, si ato me kafeinë ose alkool

Trajtimi

Nëse dyshoni se keni lodhje nga nxehtësia, duhet të ndërmerrni menjëherë hapa për tu qetësuar, të tilla si:

qëndroni në një vend ku ka hije

hiqni ndonjë veshje të tepërt

ndizni ventilatorin ose kondicionerin

freskohuni me ujë të ftohtë, vendosni peshqirë të lagur në trup ose akull

konsumoni lëngje dhe ujë

Njohja e simptomave të sipër përmendura, mund të parandalojë që gjendja të mos përkeqësohet. Dhe nëse merrni trajtim e duhur në kohë, ju mund të shëroheni plotësisht nga sëmundjet e lidhura me
nxehtësinë.

Temperaturat e larta ‘përvëlojnë’ botën, ja si mund të arrijmë parandalimin e sëmundjeve lidhur me nxehtësinë Read More »