Irina

Martohet vajza e Jozefina Topallit, veprimi i ish-shokëve të Luizit çudit rrjetin

Vajza e Jozefina Topallit, Megi ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj disa vjeçare. Megi dhe Angji Serreqi janë martuar në Shkodër ku mësohet se dasma është zhvilluar në Shirokë buzë liqenit.

Ndërkohë, që nga fotot që ka publikuar vetë Megi Topalli, rrjeti ka nisur menjëherë me komentet për Luizin.

Kujtojmë se Megi dhe Luizi kanë patur një lidhje 10 vjeçarë e cila ka patur një vëmendje të madhe mediatike dhe është pikërisht arsyeja pse vajza e Jozefina

Topallit është figurë e njohur për publikun.

Prandaj edhe në ditën e dasmës, komentet për Luizin kanë qenë të pashmangshme.

Por rrjetit nuk i kanë shpëtuar komentet e ish shokëve të Luizit. Mario, Joni dhe Meridiani i kanë uruar jetë të lumtur Megit në postin e saj me fustanin e nusërisë.

Duket se pavarësisht prishjes së miqësisë me Luizin, djemtë ruajnë kontakte me ish partneren e tij, Megin.

Kjo e fundit ka zgjedhur t’i kthejë një përgjgije falenderuese Jonit.

Joni: U plakshi bashke e Zoti ju ruajt dy engjëjt.

Megi: Shume faleminderit, ju përqafoj ty Jovin dhe Partik./albeu.com/

Martohet vajza e Jozefina Topallit, veprimi i ish-shokëve të Luizit çudit rrjetin Read More »

Çfarë mendon për Luiz Ejlliin tani që je jashtë ‘BBVA’? Ja si përgjigjet Kristi

Ish-finalisti i “Big Brother VIP 2”, Krist Aliaj, ka bërë dje një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në “Instagram”.

Teksa u ka kërkuar fansave që t’i bëjnë pyetje të ndryshme, ai nuk ka ngurruar që t’u kthejë përgjigje. E sigurisht që nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kristi ka vendosur që t’i përgjigjet shumë shkurt: “Asgjë nuk ka ndryshuar”, duke lënë të kuptohet se mendon njësoj sikur ka qenë brenda shtëpisë së BB VIP.
Kujtojmë se Kristi dhe Luizi kanë pasur një raport me ulje dhe ngritje në shtëpinë e reality show-t, ku nuk kanë munguar as debatet e forta mes tyre.

Çfarë mendon për Luiz Ejlliin tani që je jashtë ‘BBVA’? Ja si përgjigjet Kristi Read More »

Rama paralajmëron muxhahedinët: ‘Nëse duan luftë, të ikin nga Shqipëria’

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se muxhahedinët duhet të largohen nga Shqipëria nëse e përdorin vendin tonë për të luftuar kundër regjimit iranian. Kreu i qeverisë ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane, Der Spiegel ku ka thënë se iranianët e kanë shkelur vazhdimisht marrëveshjen.

“MEK-un e kemi prej disa vitesh në vendin tonë. Ata janë të mirëpritur por me kusht që të mos e përdorin Shqipërinë për një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje”, është shprehur kryeministri Rama për Der Spiegel.

Kreu i qeverisë thotë se Shqipëria nuk ka synim që të jetë në luftë me regjimin iranian dhe se nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikëpritjen tonë.

“Ishte një operacion jetëshpëtues. Ne hapëm dyert tona sepse grupi, që atëherë vepronte nga Iraku u ndoq sistematikisht. Dhe nëse një mik si SHBA-ja na kërkon diçka, ne ndihemi të nderuar. E kuptojmë inatin kundër regjimit në vendin e tyre. Por vendi ynë të përdoret si llogore në një luftë që nuk është e jona, nuk funksionon! Sigurisht që ata kanë çdo të drejtë të luftojnë për lirinë e tyre, por për ta bërë këtë duhet të largohen nga Shqipëria.“, shton kreu i qeverisë.

Intervista e kryeministrit vjen disa ditë pasi Policia e Shtetit, me vendim të Gjykatës së Posaçme, ushtroi kontroll në ambientet e kampit të MEK-ut në Manëz./abcnews.al

Rama paralajmëron muxhahedinët: ‘Nëse duan luftë, të ikin nga Shqipëria’ Read More »

Gruaja tenton të hedhë nga ballkoni djalin e saj 6-vjeçar, detajet e para

Një ngjarje e rëndë është parandaluar sot në Fushë Kosovë, teksa një grua ka tentuar të hedhë nga ballkoni djalin e saj 6-vjeçar.

Sipas mediave atje, ekipet emergjente kanë ndërhyrë në momentet e fundit para se ajo ta hidhte nga ballkoni i banesës fëmijën e saj.

Gruaja që tentoi ta kryej këtë veprim, dyshohet se vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.

Po ashtu, mësohet se ajo jeton vetëm me fëmijën e saj.

Gruaja tenton të hedhë nga ballkoni djalin e saj 6-vjeçar, detajet e para Read More »

Vrasja e dyfishtë që tronditi Shkodrën, zbardhen dy pistat kryesorë që po heton policia

Policia po heton dy pista kryesore për vrasjen e babë e bir pasditen e sotme në Dukagjin të Shkodrës.

Rreth orës 16:10 një person i paidentifikuar ende ka qëlluar për vdekje Gjokë dhe Eduart Gurra, pasi u vunë flakën shtëpisë së tyre.

Dy pistat kryesore që po hetohen nga policia janë kultivimi i kanabisit.

Ndërsa pista e dytë është është konkurrenca për shfrytëzimin e pyjeve për prerje. Kjo pistë pasi prej rreth 15 vitesh Gjokë merrej me me biznesin e lëndëve drusore.

Vrasja e dyfishtë që tronditi Shkodrën, zbardhen dy pistat kryesorë që po heton policia Read More »

Madonna merr vendimin drastik

Gjendja jo e mirë shëndetësore, ka detyruar divën e muzikës, Madonna të marrë një vendim drastik. Ajo ka shtyrë turneun botëror pas qëndrimit në kujdesin intensiv me infeksion të rëndë bakterial. Ndërkohë, po pritet shërim i saj i plotë.

Një deklaratë publike menaxheri i saj, Guy Oseary tha: “Të shtunën më 24 qershor, Madonna kaloi një infeksion serioz bakterial që çoi në një qëndrim disaditor në ICU.

Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor, por pritet një shërim i plotë.

Në këtë kohë do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin turneun. Do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t’i kemi, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara.”

Ylli, 64-vjeçar, do të fillonte turneun e saj ‘Celebration’ më 15 korrik dhe do të qendronte në Londër për katër netë nga 14 tetori.

Madonna merr vendimin drastik Read More »

‘Çerrat e Luizit ma sulmuan 3 herë Instagramin’/ Bledi Manes nuk i del inati: Ish banorët e BBV janë të fokusuar vetëm për të rritur ‘K-të’

Gazetari Bledi Mane i ftuar këtë mëngjes në Vila24 me moderatoren Brunilda Lahe foli për eksperiencën e tij prej shumë vitesh në këtë profesion duke ndarë projektet e verës! Gazetari foli për një projekt muzikor e artistik i cili do të ketë tur në disa qytete të Shqipërirsë.

Në këtë rrëfim ai tha që këtij turi do t’i bashkohet ish banori i Big Brother Vip 2, Armaldo Kllogjeri. Mane tha se Luizi nuk do të jetë pjesë duke zbuluar dhe arsyen.

“Është një festival artistik i cili do të ketë një tur në disa qytete të Shqipërisë me qëllim që edhe këto qytete të jenë aktive gjatë verës. Maestro do të jetë pjesë e këtij turi por Luizi jo, pasi shifrat për ta paguar janë 20 mijë euro e lart. Ish banorët janë të fokusuar vetëm për të rritur “K-të”, në një kohë kur instagrami im është sulmuar 3 herë nga cerrat e Luizit”- tha Bledi Mane duke zbuluar për herë të parë dhe arsyen pse u bë pjesë e këtij formati.

“ Ishin kolegët e mi ata që më nxitën të bëhem pjesë duke u bazuar dhe në eksperiencë time në burg dhe televizion. Kur hyra kisha plane por kur mbyll derën e asaj shtëpie çdo gjë nuk është ashtu si pret ti të jenë.

Unë gjeta Oltën, Luizin, Maestron dhe Kristin që kuptoheshin vetëm me sy, gjeta dhe vajza që ishin duke fjetur gjumë si përshembull ajo vajza nga Kosova se i kam harruar dhe emrin”- tha Bledi duke lënë të nënkuptohet se raporten e tij me këngëtaren Nita janë prishur përfundimisht!

‘Çerrat e Luizit ma sulmuan 3 herë Instagramin’/ Bledi Manes nuk i del inati: Ish banorët e BBV janë të fokusuar vetëm për të rritur ‘K-të’ Read More »

Zbardhen emrat e personave të arrestuar nga megaoperacioni në Elbasan

Kryekomisar Ilir Proda bëri me dije përmes një deklarate për mediat se 490 efektivë kanë kontrolluar dhjetëra banesa dhe lokale në qytetin e Elbasanit. Gjatë megaoperacionit janë sekuestruar drogë, heroinë, kokainë si dhe janë 51 milionë lekë.

Në total janë lëshuar 52 urdhër arreste. Më poshtë janë emrat e të ndaluarve dhe të shpallurve në kërkim.

Personat e arrestuar në flagrancë:
Redi Nerpjetri.
Eljus Trashi
Mikel Petriti
Gentjan Gjoka
Fatjon Blloshmi
Persona në kërkim:

Enea Tollumi,
Hysen Haziu,
Eliberto Skilja,
Sotir Kokoneshi,
Albi Bicaku,
Migel Balla,
Migen Kucaj
Personat e ndaluar:

Joni Hasnjoku,
Durim Novaku,
Hysni Sadushi,
Arsen Vishkulli,
Emiljan Dinja,
Ledi Nergjoni,
Erist Skilja,

Gazmir Panxhi,
Gentjan Shabani,
Florenc Demiri,
Gavrosh Berati,
Rigert Kokoneshi,

Ferdinand Sadushi,
Ahmet Kushi,
Denis Darzeza,
Florenc Puto,

Storado Sadushi,
Emre Puro,
Rezarta Isufaj,
Shpetim Myrta,
Edor Hasanllari,

Andrea Gugu,
Armando Buzani,
Erind Hoxha,
Ilirjan Kume,
Sali Isufaj,
Klajdi Isufaj,

Igli Merko,
Hekuran Gjeli,
Xhuljano Gjyla,
Enea Hysenbelli,
Leonard Tola,
Aldo Gjeli,

Esmirand Lici,
Xhulio Lluca,
Armand Lluca,
Oltjon Çela,
Sara Çepi,

Xhevit Bogdani,
Taulant Novaku,
Amarildo Sallaj,
Romarjo Bora,
Rudolf Korumi,
Mariglen Hida,
Fatmir Durbaku.
në përditesinm….

Zbardhen emrat e personave të arrestuar nga megaoperacioni në Elbasan Read More »