Irina

Klodiana Lala zbulon vendndodhjen e Ahmetajt: Para një jave ishte në…

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Lala ka zbuluar se Ahmetaj ka udhëtuar një javë më parë drejt Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa është kthyer dhe është larguar sërish.
Ajo tregoi se ish-ministri është larguar nga vendi ditën e premte drejt një vendi të Bashkimit Evropian, por pa konfirmuar se ku ndodhet konkretisht ish- zv. kryeministri i vendit.

“Ahmetaj ka udhëtuar drejt një vendi të Bashkimit Evropian të premten. Ka qenë një javë më herët po ashtu në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar. Është kthyer dhe ka udhëtuar sërish jashtë vendit”, u shpreh ajo.

Klodiana Lala zbulon vendndodhjen e Ahmetajt: Para një jave ishte në… Read More »

Gazetari i njohur nxjerr skandalin e madh

Gazetari Adriatik Doçi ka nxjerr në pah fijet që tregojnë lidhjet e ish-ministrit Arben Ahmetaj me kryetarin e PL, Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Shkëlzen Berishën si dhe me shumë biznesmenë të tjerët të cilët janë të përfshirë në afera të mëdha korruptive.

Doçi thotë se janë duke u fshehur provat edhe për një tjetër ‘peshk të madh’ i cili ka përfituar pasuri dhe para në mënyrë të paligjshme.
REAGIMI

Si po tentohet të mbulohen lidhjet korruptive të Arben Ahmetajt me dhjetëra biznesmenë dhe disa gazetarë duke përdorur si çadër Zoton e Mërtirin, fshihen provat për një tjetër ‘peshk të madh’

Ashtu siç edhe perceptohet nga publiku dhe u kallëzua në SPAK nga unë në shkurt të këtij viti, dosja me mbi 300 faqe e SPAK e vizaton Arben Ahmetajn si një fakultet korrupsioni.

Edhe pse dosja e SPAK konsiston vetëm në rolin e Arben Ahmetajt në çështjen e inceneratorëve, duke mos prekur privatizimet, rindërtimin dhe fondet e pandemisë, në pah dalin lidhje të Ahmetajt me dhjetëra biznesmenë, disa nga të cilët i ka përdorur për kamuflimin e pasurive të paligjshme.

Në dosjen e SPAK dalin në pah fijet e interesave të Ahmetajt me biznesmenët Vladimir Kosta, Mond Begon, Besmir Prifti, Andi Boni, Gerian Kuke, Artan Gjokaj, Ervin Manushi, Gazmir Bregu si dhe me oligarkët kryesor në vend.

Me secilin prej tyre, Arben Ahmetaj ka pothuajse një histori korrupsioni, me pasojë vjedhjen e pasurive dhe parave publike.

Për të sulmuar ish shokët dhe mosekspozuar aferat e tij, Arben Ahmetaj ka rekrutuar edhe disa gazetarë, të cilëve u ka hapur televizion, i mban me para cash, puro, udhëtime, karkeleca, dhurata dhe verëra të shtrenjta.

Për këtë raport korruptiv ka foto, video duke numëruar paratë cash, qindra SMS, rezervime etj. Episode më vete janë lidhjet e Ahmetajt me Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Shkëlzen Berishën si dhe me disa botues të korruptuar që nuk paguaj taksa, pastrojnë para dhe kanë marrë pasuri publike.

Pavarësisht kësaj panorame që na jep dosja e SPAK, raportimet mediatike janë fokusuar tek raporti i Arben Ahmetajt me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, lidhjen me të cilët Ahmetaj e ka mohuar, por prova tregojnë të kundërtën, një e vërtetë që dihet prej 3 vitesh.

Roli i Arben Ahmetajt si pronari real i inceneratorëve, u fsheh nga prokurori Klodian Braho, nga prilli 2022 deri në shkurt 2023. Braho ishte instruktuar për të goditur vetëm ish shokët e Arben Ahmetajt dhe Ilir Metës.

U desh kallëzimi penal i shkurtit 2023 që skenari Ahmetaj-Meta të dekonspirohej dhe hetimet të merrnin një rrjedhë tjetër.

Por, edhe gjatë fazës së dytë të hetimeve, pasi Altin Dumani i hoqi dosjen nga duart Klodian Brahos, janë fshehur provat për një tjetër ‘peshk të madh’, i cili ka përfituar pasuri dhe para në mënyrë të paligjshme.

Nuk ka dyshim se emri i tij ka dalë dosa herë gjatë hetimeve, por çuditërisht nuk figuron në dosjen e Ahmetajt, ashtu siç nuk figuronte Ahmetaj në dosjen për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Zoton etj.

Gazetari i njohur nxjerr skandalin e madh Read More »

Basha kryetar i PD pas 29 korrikut? Bardhi: S’ka vendim të Këshillit Kombëtar për zgjedhje, kushdo është i lirë ta shpallë veten mbret

Teksa pritet që më 29 korrik të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka lënë të kuptohet se nuk do ta njohë Lulzim Bashën si kryetar nëse ky fiton.

Në një intervistë për News24 ai tha se kushdo është i lirë të shpallet mbret apo kryetar partie, por nuk mund të jetë i tillë pa një vendim të Këshillit Kombëtar për mbajtjen e zgjedhjeve.

Kujtojmëv se kundërshtari i Bashës është Gjergj Haniv dhe të dy do të “luftojnë” më 29 korrik për postin e kreut të Partisë Demokratike.

Si do dilet nga konflikti në PD?

Përveç dy palëve, ka edhe një të tretë që është e fokusuar te misioni që ka çdo opozitar në vend për të denoncuar qeverinë. Brenda një jave kemi tre çështje shumë shqetësuese, ngjarjen e Krujës, shkërmoqjen e shtetit për Ahmetajn dhe në komisione po diskutohet legalizimi i kanabisit. Opozita do të duhet të jetë e fokusuar në këto çështje.

Për Krujën ikën Rraja dhe Çuçi, për Ahmetajn po shkohet drejt arrestimit, për kanabisin është ende në shqyrtim në komisione…

Nuk kishte reagim të institucioneve në Krujë. Banorët po protestojnë prej një muaji dhe kishte mungesë veprimi nga institucionet. Ngjarja e Krujës ndodhi në 6 korrik. U paraqitën personat e dhunuar në komisariat dhe nuk pati asnjë reagim. Ishte publikimi i atyre pamjeve shokuese për qytetarët që solli reagimin e institucioneve. Shkarkimin e Çuçit, Rama nuk e ka vendosur si standard por e kishte plan prej kohësh.

Në 29 korrik do mbahen zgjedhjet. Kryesia ka vendosur që procesi të ecë përpara. Në 30 korrik do ta njihni kryetarin e ri?

Pa një vendim të vlefshëm të Këshillit Kombëtar të PD-së në 29 korrik nuk ka zgjedhje për kryetarin e PD. Unë i qëndroj këtij standardi.

Do konsiderohen nul?

Nuk ka zgjedhje. Zgjedhje ka bërë edhe Berisha që e quan veten kryetar të PD-së. Pa një vendim të vlefshëm të Këshillit Kombëtar nuk ka zgjedhje për kryetar të PD-së. Çdokush është i lirë që të shpallë veten mbret, apo kryetar. Është në zgjedhjen e tij të lirë. Po flas për statut, rregulla dhe procese legjitime brenda një force si PD-ja.

6 deputetë morën një nismë për të kontaktuar anëtarët e PD-së. Në çfarë faze është? Kur do ta thërrisni Këshillin Kombëtar legjitim?

Nuk kam informacion deri në çfarë faze janë kolegët.

Ka disa deputetë që nuk po qëndrojnë as me Berishën as me Bashën. Cili do të jetë fati i këtij grupi?

PD ka vuajtur se është identifikuar me kultin e individit. Ne nuk jemi në PD për asnjë emër të përveçëm. Ne nuk kemi pasur një qëndrim për Berishën kur shkel statutin dhe qëndrim të ndryshëm për Bashën kur shkel statutin. Ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë interesit të anëtarëve të PD-së dhe ata kërkojnë që opozita të jetë në misionin e saj të të bërit opozitë. Kush do të luftojë për karrige është i lirë ta bëjë.

Basha kryetar i PD pas 29 korrikut? Bardhi: S’ka vendim të Këshillit Kombëtar për zgjedhje, kushdo është i lirë ta shpallë veten mbret Read More »

Skafi pësoi defekt pranë kepit të Rodonit, Policia Kufitare shpëton 13 persona

Policia Kufitare në Durrës i ka ardhur në ndihmë mbrëmjen e djeshme 13 pushuesve në Kepin e Rodonit, pasi skafi më të cilin ata po lundronin për qëllime argëtimi gjatë orëve të natës pësoi defekt.

Pushues nga Shqipëria ishin të afërm me njëri-tjetrin, ndërsa 6 prej tyre ishin të mitur.

Operacioni i shpëtimit zgjati deri në mesnatë dhe përfshiu evakuimin e 13 shtetasve dhe rimorkimin e mjetit lundrues skaf.

Njoftimi i policisë:

Kepi i Rodonit, Durrës

Mbetën në det, gjatë orëve të natës, pasi skafi me të cilin lundronin për qëllime argëtimi, pësoi defekt, shërbimet e Policisë Kufitare iu shkojnë në ndihmë 13 shtetasve (pushues nga Shqipëria, të afërm të njëri-tjetrit), 6 prej të cilëve shtetas të mitur.

Operacioni i shpëtimit zgjati deri në mesnatë dhe përfshiu evakuimin e 13 shtetasve dhe rimorkimin e mjetit lundrues skaf.

Rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme, shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Shëngjin janë njoftuar se 13 shtetas, mes tyre dhe të mitur, kishin mbetur në det, në afërsi të kepit të Rodonit, pasi mjeti skaf me të cilin lundronin për qëllime argëtimi, kishte pësuar defekt.

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Shëngjin dhe roja bregdetare janë nisur me mjet lundrues, drejt vendit të sinjalizuar.

Si rezultat i operacionit të shpëtimit dhe evakuimit që zgjati deri në mesnatë, drejtuesi i mjetit lundrues skaf dhe 12 shtetasit në bord, 6 prej të cilëve shtetas të mitur (pushues nga Shqipëria, të afërm të njëri-tjetrit), u nxorrën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, mjeti lundrues skaf që kishte pësuar defektin, u rimorkua dhe u dërgua drejt portit të Durrësit.

Policia e Durrësit fton qytetarët, turistët dhe pushuesit që të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, për çdo rast nevoje.

Skafi pësoi defekt pranë kepit të Rodonit, Policia Kufitare shpëton 13 persona Read More »

Vrasja e 7-vjeçares në Himarë/ Prokuroria përfundon hetimet, të pandehur 9 persona

Prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 2 Gusht të vitit 2022, ku në Potam të Himarës gjeti vdekjen në breg të detit, Jonada Avdiu, 7 vjeçe.

Ajo u përplas nga një mjet lundrues, në drejtimin e së cilës ishte Arjan Tase. Ky i fundit në momentin e ngjarjes ishte me detyrë shef i policimit në Komunitet në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, por kishte mbajtur edhe detyrën e shefit të Komisariatit të Himarës më parë.

Prokuroria ka dalë në konkluzionin se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit nga ana e Tases të zonës së përcaktuar për notarë si dhe manovrës së gabuar të tij në drejtimin e mjetit. Ai është marrë i pandehur nga Prokuroria për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Vrasja e 7-vjeçares në Himarë, Prokuroria përfundon hetimet: Merren të pandehur 9 persona
Hetimit të prokurorisë nuk i kanë shpëtuar edhe institucionet përgjegjëse të ngarkuara për zbatimin e sigurisë në plazhe gjatë sezonit turistik. Konkretisht për Bashkinë Himarë, Komisariatin Himarë dhe Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Vlorë.

Janë 8 persona që janë marrë të pandehur për shpërdorim detyre.

“F.M., me detyrë shef i sektorit të kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës “parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

N. B., me detyrë shef stacioni në Stacionin e Policisë Kufitare, Dhërmi, në sektorin e kufirit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

L. A., B.M. dhe K.H., me detyrë trupa shërbimi në mjetin lundrues BP06, të ngarkuar me kotrollin e vijës bregdetare në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi, Vlorë, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

A. D. me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Himarë, akuzuar për veprën penale të “Shperdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe

B. A. dhe A.B., me detyrë përgjegjës dhe punonjës të Policisë Bashkiake në Bashkinë Himarë, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si punonjës që kanë kryer kontrolle periodike në vendin e ngjarjes”, njoftoi prokuroria.

Aksidenti i rëndë që i mori jetën Jonadës ndodhi rreth mesditës së 2 Gushtit. E mitura ishte duke luajtur në bregun e detit. Por skafi që drejtohej nga Tase përfundoi mbi të duke i marrë jetën.

Pas ngjarjes, Tase u përjashtua menjëherë nga radhët e uniformave blu. Kjo ngjarje tronditi opinionin publik dhe për pasojë u zhvilluan disa protesta në Tiranë.

Vrasja e 7-vjeçares në Himarë/ Prokuroria përfundon hetimet, të pandehur 9 persona Read More »

Pse nuk e çojnë deri në fund mandatin ministrat e Brendshëm?

Tre ministra të Brendshëm janë dorëhequr dhe një është shkarkuar gjatë qeverisjes së Edi Ramës në Shqipëri, që prej vitit 2013. Asnjëri prej tyre nuk ka arritur të çojë deri në fund mandatin në drejtimin e një prej ministrive më të rëndësishme. Edi Rama është në krye të Qeverisë në Shqipëri tash e dhjetë vjet. Aktualisht, ai është në mandatin e tretë si kryeministër.

Tri ditë më parë, Rama shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe në vend të tij ka propozuar Taulant Ballën, i cili është kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Pasditen e 10 korrikut, presidenti shqiptar, Bajram Begaj, i dekretoi propozimet e kryeministrit Rama për shkarkimin e Çuçit dhe emërimin e Ballës. Dekretet pritet t’i kalojnë Kuvendit për miratim.

Ekspertët e fushës thonë se kjo ministri është konsideruar si “patate e nxehtë”, dhe se gjatë viteve ka pasur zhvillime të cilat kanë trandur vendin dhe kanë ndikuar në paqëndrueshmërinë e këtij institucioni.

Kush ishin dhe pse “shkuan” ministrat e Brendshëm?

Saimir Tahiri është ministri më jetëgjatë në krye të ministrisë së Brendshme në Qeverinë Rama. Megjithatë, ai nuk arriti që ta përmbyllë mandatin katërvjeçar. Ai u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme më 15 shtator të vitit 2013, kur socialistët u kthyen në pushtet pas tetë vjetësh në opozitë. Tahiri dha dorëheqjen në mars të vitit 2017, tre muaj para se të mbyllte mandatin dhe të zhvilloheshin zgjedhjet e radhës parlamentare, të caktuara më 25 qershor 2017.

Ai dha dorëheqjen pas akuzave të shumta të opozitës për lidhje me grupe të ndryshme kriminale dhe abuzim me detyrën. Në atë kohë, shumica parlamentare, (Partia Socialiste) në Këshillin e Mandateve votoi kundër dhënies së autorizimit për arrestimin e Saimir Tahiri. Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit në Shqipëri (SPAK) e akuzonte Tahirin për “përfshirje në trafik droge dhe në grup të strukturuar kriminal” dhe “për shpërdorim detyre”.

Ai u vu në pranga më 4 shkurt të vitit 2022. Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e dënoi Tahirin me pesë vjet burgim. Me gjykim të shkurtuar, dënimi u ul në tre vjet e katër muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për veprën “Shpërdorim detyre” duke i “shpëtuar” akuzave për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Më 2 qershor të vitit 2023 ai u lirua me kusht dhe i ka mbetur pa shlyer edhe një vit e tetë muaj burgim. Akuzat ndaj Tahirit për përfshirje “në trafik droge dhe grup të strukturuar” në media fillimisht i deklaroi ish-oficeri i lartë i policisë, Dritan Zagani. Ai kishte deklaruar për mediat se makina e ministrit ishte përdorur për trafik droge dhe se e gjithë udhëheqja e Ministrisë së Brendshme dhe e Policisë së Shtetit ishte në shërbim të trafikut të drogës.

Fatmir Xhafaj

Saimir Tahiri u pasua në detyrë nga Fatmir Xhafaj. Ai dha dorëheqjen nga ky post pas gati një viti prej emërimit të tij. Opozita e akuzoi Xhafajn se ka qenë pjesë e ish-sigurimit të shtetit. Më pas, opozita e akuzoi për lidhje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, për shkak së sipas subjekteve opozitare, ai favorizoi vëllain e tij për t’i shpëtuar drejtësisë italiane, që e kishte dënuar me vendim të formës së prerë për trafik droge. Pas publikimit të vendimit të gjykatës italiane nga opozita, Agron Xhafaj pranoi vullnetarisht të ikte në Itali për të vuajtur dënimin e marrë për një rast trafiku të vitit 2002. Dhe menjëherë më pas ministri Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen.

Sandër Lleshaj

Në krye të Ministrisë së Brendshme, pas largimit të Xhafajt, u emërua gjenerali, Sandër Lleshaj, i cili deri atëherë kishte qenë këshilltar për sigurinë pranë kabinetit Rama. Ai dha dorëheqje vetëm pas dy vjetësh në krye të Ministrisë së Brendshme. Shkak u bënë protestat e shumta, pas ngjarjes që ndodhi mëngjesin e 8 dhjetorit të 2020, ku mbeti i vrarë nga një efektiv policie, Klodian Rasha, 25 vjeç. Dorëheqja erdhi 48 orë pas protestave të shoqëruara me dhunë dhe përplasje me policinë në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, gjatë të cilave policia përdori gaz lotsjellës, gjë për të cilën u kritikua ashpër nga opozita dhe opinioni.

Bledi Çuçi, ministri i vetëm i shkarkuar

Vendin e Sandër Lleshit e zuri Bledi Çuçi. Tre paraardhësit e tij u detyruan të jepnin dorëheqjen, ndërsa Çuçi është i vetmi ministër i Brendshëm në Qeverinë Rama, që është shkarkuar nga detyra. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e shkarkoi Çuçin më datën 8 korrik, tre ditë pasi në media u publikua një video, ku dukeshin disa persona që sulmonin me shkopinj bejsbolli dy burra dhe i kërcënonin me armë. Ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Borizanë të Fushë Krujës. Pjesë e personave të dyshuar për dhunë ishin edhe djali dhe dy vëllezërit e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Pas ngjarjes, kur ende nuk ishte publikuar video, policia e Krujës njoftoi se kishte shoqëruar vëllezërit e deputetit dhe më pas i kishte lënë të lirë. Pas publikimit të videos ku dukeshin të afërmit e deputetit me armë dhe duke sulmuar dy qytetarët, policia i shpalli ata në kërkim.

Banorët e Borizanës kanë deklaruar se kanë bërë të paktën 40 denoncime në policinë e Krujës, kundër pronarëve të guroreve, por kanë marrë kërcënime prej krerëve të policisë se do të arrestoheshin nëse do të tentonin të ndalonin aktivitetin e guroreve.

Pak orë pas këtyre denoncimeve të banorëve në mediat vendase, kryeministri Edi Rama njoftoi me anë të një postimi në Twitter për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe emërimin në vend të tij të Taulant Ballës, aktualisht kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Pse asnjë ministër nuk e mbylli mandatin?

Fatjona Mejdini, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor e Rrjetit “Iniciativa Globale Kundër Krimit të organizuar Ndërkombëtar” thotë se Ministria e Brendshme është një ministri e cila u krijua për herë të parë në 2013, kur Rama mori pushtetin. Sipas saj, e dizajnuar si ‘super ministri’, kjo ministri është një nga më të mëdhatë, më komplekset për t’u drejtuar për shkak të faktit se në të janë të grumbulluara disa nga sektorët kyçë të shtetit.

“Sigurisht aspekti më i rëndësishëm i kësaj ministrie ka qenë dhe mbetet ai i rendit dhe gjatë këtyre viteve ka pasur zhvillime, të cilat e kanë tronditur rendin në vend dhe për pasojë kanë ndikuar në paqëndrueshmërinë e drejtuesve të saj. Kjo ministri është konsideruar si një ‘patate e nxehtë’ për të gjithë ata që e kanë drejtuar për shkak të këtij kompleksiteti”, thotë Mejdini për Radio Evropa e Lirë.

Emërimin e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme, Fatjona Mejdini e sheh si përpjekje për ta “stabilizuar” drejtimin e këtij dikasteri. “Emërimi i Taulant Ballës si ministër duket në fakt një përpjekje e PS-së për të sjellë ‘dorë të fortë’ dhe qëndrueshmëri në këtë ministri. Ai është një figurë me eksperiencë politike dhe peshë brenda socialistëve”, thotë Mejdini.

Analisti Mentor Kikia thotë se ndryshimet në një qeveri janë normale, nëse bazohen në performancën e ministrave, por në rastin e Qeverisë Rama, sipas tij, situata është ndryshe. “Ai që nuk plotëson pritshmërinë dhe nuk përmbush objektivat e partisë që kanë mandatuar qytetarët, duhet të largohet. Por, në rastin e Qeverisë shqiptare, shumë ministra kanë qenë të detyruar të ndërpresin karrierën, duke u dorëhequr, duke u shkarkuar apo edhe me keq, duke u arrestuar. Dhe shkaku ka qenë korrupsioni apo edhe inkriminimi. Gjithsesi, asnjëri prej tyre nuk është arrestuar gjatë kohës që kanë qenë në detyrë, por më parë ata janë shkarkuar dhe ‘zhgraduar’ politikisht. Nuk di të them nëse ka qenë rastësi kjo apo një bashkëpunim konspirativ i drejtësisë me partinë në pushtet”, thotë Kikia.

Kush është Taulant Balla?

Taulant Balla është zgjedhur deputet për herë të parë në vitin 2005, dhe që atëherë nuk ka munguar në Kuvend. Aktualisht është në mandatin e pestë të tij. Prej 2017 është kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së. Ai ka qenë edhe kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Evropian dhe zëvendëskryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian. Për analistin Mentor Kikia, Taulant Balla është para një sfide të vështirë.

“Taulant Balla pritet të marrë detyrën e ministrit të Brendshëm në një kohë kur institucioni është në një pikë shumë të ulët të besimit të qytetarëve, si pasojë e ngjarjeve që kanë dëmtuar reputacionin e Policisë së Shtetit. Ngjarja e Fushë Krujës ishte shumë e rëndë dhe dëshmoi se policia, në mos të kishte qenë në anën e banditëve, nuk kishte qenë në anën e qytetarëve të pambrojtur. Opozita e ka kontestuar propozimin e tij nga kryeministri, pasi e ka akuzuar si njeri të lidhur me botën e krimit. Por, mendoj se duhet të presim të shikojmë se si Balla do të performojë në detyrën e ministrit, pasi ai asnjëherë nuk ka mbajtur poste në ekzekutiv, edhe pse është një politikan gati veteran në radhët e socialistëve”, thekson Kikia.

Opozita e ka kundërshtuar këtë emërim të kryeministrit Rama. Sipas opozitës shqiptare, emërimi i Ballës është “shumëfish më i rëndë sesa vetë ngjarja që çoi në shkarkimin e Çuçit”. Opozita e akuzon Ballën për lidhje me krimin dhe thekson se “Ministria e Brendshme është dorëzuar në duart e krimit të organizuar dhe ky është kapitullim i shtetit”. /REL

Pse nuk e çojnë deri në fund mandatin ministrat e Brendshëm? Read More »

Hidhet nga pallati dhe ndërron jetë 38-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Fierit. Një shtetas 38-vjeç është vetëhedhur nga pallati dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Dyshohet se shtetasi ka qenë në gjendje depresioni, ndërsa na vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në lagjen “8 Shkurti” Fier, shtetasi, 38 vjeç, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga pallati dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Hidhet nga pallati dhe ndërron jetë 38-vjeçari Read More »

Luizi nxjerr foton më vëllanë e Kiarës: ‘Më tha që do jem…’

Marrëdhënia mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos ka qenë në fokus të mediave dhe publikut prej kohësh, por jo më pak ajo e Luizit me kunatin e vogël, Rayan.

Pasi doli nga shtëpia e “BBV” njerëzit ishin kuriozë të dinin sesi do ishte marrëdhënia e tyre, duke qenë se kanë një diferencë të madhe në moshë. Mirëpo duket se Rayan ka shumë dashuri për Luizin, e madje i ka premtuar se do t’i qëndrojë gjithmonë pranë.

Advertisements

“Unë do jem me ty gjithmonë më tha”- shkruan Luizi krah fotos me Rayan e cila është realizuar në Tiranë.

Kujtojmë se ky premtim vjen pas debatit publik në rrjetet sociale mes Luizit dhe Dea Mishel, pas ofendimet që iu bë kësaj të fundit në koncert.

Luizi nxjerr foton më vëllanë e Kiarës: ‘Më tha që do jem…’ Read More »