Irina

Incidenti në Kuvendin e Kosovës, ambasadori i SHBA dënon dhunën: Është për të ardhur keq!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dënuar përleshjet fizike midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës me anëtarët e Qeverisë gjatë seancës plenare më 13 korrik.

Sipas tij, në çdo demokraci ka dallime të forta, por “dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit” e jo dhunës.

“Është për të ardhur keq ajo çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Do të dëshiroja të mos e thosha këtë: dhuna kurrë nuk është mjet i pranueshëm për të shprehur pakënaqësi. Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por, dallimet duhen të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i legjislaturës së çdo demokracie”, shkroi Hovenier në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte duke mbajtur fjalim para deputetëve kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, u afrua dhe hodhi ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimi.

Kjo u pasua me përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe anëtarëve të Qeverisë Kurti.

Lushtaku tha se aksioni i tij ishte politik, teksa paralajmëroi padi ndaj Bislimit, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.

Ditëve të fundit, sikurse edhe në seancën e 13 korrikut, opozita ka qenë kritikuese ndaj pushtetit pasi në mediat në Kosovë kanë dalë përgjime të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka pranuar që ka zhvilluar një bisedë me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Milan Radoiçiq është nënkryetar i Listës Serbe, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës dhe është gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së për “përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar”.

Ai kërkohet nga Kosova nën dyshimet se është përfshirë në frikësimin e dëshmitarëve në rastin gjyqësor, të njohur si “Brezovica”.

Radoiçiq përmendet në një aktakuzë edhe si “udhëheqës i grupit kriminal”, i cili planifikoi vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Megjithatë, urdhërarresti për Milan Radoiçiqin u tërhoq në mars të vitit 2021 pa asnjë shpjegim./ REL

Incidenti në Kuvendin e Kosovës, ambasadori i SHBA dënon dhunën: Është për të ardhur keq! Read More »

Berisha: ‘Mbaroi koha? Po nuk mbarojnë krimet e kësaj qeveria…’

Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka bërë edhe një thirrje që në seancën e sotme plenare të ndryshohet rendi i ditës dhe të diskutohet për Arben Ahmetajn dhe kërkesën e SPAK për t’iu hapur rruga për arrestimin e ish-zv. kryeministrit.

Berisha gjatë fjalës së tij tha se Ahmetaj u njoftua 4 orë para se SPAK të njoftonte Kuvendin, ndërsa iu drejtuar Damian Gjiknurit me pyetjen: E përcolle ti në Kakavijë?

“A jeni të vetëdijshëm se çdo të thotë kjo për një zyrtar? Si reagoni në këtë mënyrë? Unë nuk dua të them se jeni Ahmetër, sepse nuk është e lehtë të hedhësh akuzën e fajit kolektiv, por në këtë rast është me vend se të ndalemi dhe të diskutojmë për këtë ngjarje, një njeri që ia servirët shqiptarëve si njeri suksesi, ikën në mënyrën më të turpshme dhe e informoni që të ikë, sepse 4 orë para se të vinte njoftimi, ai mori lajmin dhe ishte në Kakavijë. E përcolle ti Damian apo jo?

Sepse dikush e përcolli. I the ti apo jo atij? E njoftove që të ikë? Në vend që të dilni kokë ulur dhe të kërkoni të falur shqiptarëve… A keni ju moral shtetari? Mbaroi koha? Po nuk mbarojnë krimet e kësaj qeveria…”, tha Berisha.

Berisha: ‘Mbaroi koha? Po nuk mbarojnë krimet e kësaj qeveria…’ Read More »

Rama reagon për sherrin në Kuvendin e Kosovës kur po fliste Kurti: Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura në Kuvendin e Kosovës, ku deputetë të opozitës janë përleshur fizikisht me ata të pozitës.

Rama shprehet se pas këtyre pamjeve, si mund të ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët.

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!”, shkruan Rama.

Rama reagon për sherrin në Kuvendin e Kosovës kur po fliste Kurti: Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten! Read More »

Gjiknuri për dosjen e SPAK: S’është mëkat të njohësh njerëz të rinj, kam udhëtuar me Ahmetajn, por…

Sekretari i Përgjithshëm i PS, ka folur sot për mediat teksa po futen në Kuvendin e Shqipërisë.

I pyetur për një koment pasi emri i tij rezulton në dosjen e SPAK, në hetimin e Arben Ahmetajt, ai tha se ka udhëtuar por për çështje pune, dhe se hotelin dhe shpenzimet e udhëtimit i ka paguar ministria.

“Shkurt se e di që keni kuriozitet, qëndrimet e mia i kam bërë publike në komisionin hetimor, nuk ka ndodhur asgjë e re nga ajo kohë përveçse se përdoret emri im për kauza politikë. Ato udhëtime të pretenduara janë zyrtare, ka dokument në ministri, janë në dijeni që dhe prokuroria i zotëron, edhe unë, skam pse nxjerr letra.

Nuk kam vajt as për qejf dhe as kam bredh me njerëz që pretendohet. Roli im si ministër nuk ka asnjë shkelje. Mos e bëni hetimin penal sikur po hetojmë pacientin zero, ky njeh këtë dhe ka takuar këtë dhe ka infektuar të tjerët. S’është mëkat të njohësh njerëz të rinj. Me Ahmetajn kam bërë udhëtim se ka qenë ministër dhe koleg. U thash për dy udhëtimet.

Kam zbatuar ligjin, akuza politike dhe kuazi penale ka vite që ngrihen për mua. Është shumë vapë tani, dhe ju duheni… Po i publikova faturat, çfarë do thuash pastaj? Pse çfarë jam unë të shuaj kuriozitetin tuaj…”, tha ai.

Gjiknuri për dosjen e SPAK: S’është mëkat të njohësh njerëz të rinj, kam udhëtuar me Ahmetajn, por… Read More »

Adoleshenti shqiptar u zbulon gjyshërve të fshehtën e së ëmës: ‘Mami tradhton babin’

Në raportimin e zakonshëm nga qyteti i Durrësit për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Dhurata sjell një lajm tradhtie.

Nipi iu ka zbuluar gjyshërve të tij se e ëma tradhton të atin, djalin e tyre. Vjehrrit kanë takuar nusen dhe i kanë treguar se janë në dijeni të tradhtisë së saj.

Dhurata: Një djalë i vogël rreth moshës 12-13 vjeç, diçka e tillë ka shkuar te gjyshërit e tij dhe aty u ka thënë të gjithë të vërtetën e familjes së tij.

Aldo: Çfarë mi?

Dhurata: Iu ka treguar që nëna e tij tradhton babain. Pra nuk ka ditur se kujt t’ia shprehë këtë gjë dhe ka shkuar te gjyshërit pasi ka gjetur mbështetjen. Ndërkohë këta kanë telefonuar menjëherë zonjën, nusen e djalit të tyre dhe i kanë thënë që “duam të të takojmë nga afër”.

E kanë takuar dhe ia kanë plasur në sy gjithë të vërtetën që u ka thënë djali dhe ajo ka ngelur sepse është habitur se nuk e ka menduar që djali i saj t’ua thotë të vërtetën gjyshit dhe gjyshes duke qenë se e kishte porositur që “shiko mos trego”, gjëra të tilla./tvklan.al

Adoleshenti shqiptar u zbulon gjyshërve të fshehtën e së ëmës: ‘Mami tradhton babin’ Read More »

Deputeti i njohur plas deklaratën ‘bombë’: Në dosjen e Ahmetajt të përfshirë dhe emra deputetësh e kryebashkiakë

Çështja “Ahmetaj” ka ‘ngritur’ në këmbë deputetët e opozitës pasi nuk rezulton në Shqipëri pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij

Deputeti i PD, Saimir Korreshi gjatë një interviste televizive tha se në dosjen e Arben Ahmetajt ka detaje të reja që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me inceneratorët, që e implikojnë.

Korreshi u shpreh se në dosjen e Ahmetajt përmenden shumë emra deputetësh dhe kryetarë bashkish.

“Ka detaje që të bindin se nuk mund të jetë ndryshe, nuk mund të flas se është sekret hetimor, po ka përtej asaj që dimë edhe në ngjarje të tjera në fushën e veprimtarisë që nuk ka lidhje me inceneratorët. Ka rrethana të tjera që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me inceneratorët që e implikojnë, ka emra kolegësh deputetë dhe kryetarë bashkish pafund në atë dosje”, tha Korreshi.

Deputeti i njohur plas deklaratën ‘bombë’: Në dosjen e Ahmetajt të përfshirë dhe emra deputetësh e kryebashkiakë Read More »

Gjenden trupat e pajetë të dy vëllezërve, 6 dhe 7 vjeç në Itali

Janë gjetur trupat e dy vëllezërve të vegjël që ishin zhdukur prej pasdites së djeshme në Manfredonia, në provincën e Foggia në Itali.

Ata u gjetën të pajetë brenda një prej baseneve vaditëse të zonës, ku ishin duke u kryer dhe kërkimet nga forcat zjarrfikëse.

Dy fëmijët, 6 dhe 7 vjeç, ishin larguar nga shtëpia e tyre pasditen e djeshme pranë Contrada Fonterosa në rrugën që të çon nga Manfredonia në Zapponeta.

“Një ndërhyrje dramatike”: kështu i ka cilësuar Brigada e Zjarrfikëses operacionet që mbrëmë çuan në zbulimin e trupave të dy vëllezërve, me kombësi rumune, të mbytur në një gropë vaditëse, rreth tre metra të thellë.

Po vijojnë hetimet për të zbardhur se si dy fëmijët – prindërit e të cilëve po pushonin kur fëmijët e tyre u larguan nga shtëpia, janë mbytur në këtë kanal. Fëmijët ishin raportuar fillimisht të zhdukur.

Ata mund të jenë futur për t’u larë në rezervuarin e ujitjes ku më pas janë mbytur.

Kjo është një nga hipotezat që po shqyrton policia që po kryen hetimet për vdekjen e dy fëmijëve.

Kjo hipotezë lidhet me faktin se prindërit, teksa kërkonin dy fëmijët, gjetën pantoflat pranë pjesës me ujë, rreth tre metra e thellë.

Gjenden trupat e pajetë të dy vëllezërve, 6 dhe 7 vjeç në Itali Read More »

Zbulohen mesazhet kërcënuese që i janë dërguar Lulzim Majës: ‘Ajo që ka ndodhur nuk është asgjë para asaj që do të bëj’

Llogaria e rrjetit social Facebook, ku u kërcënua Lulzim Maja është verifikuar. Ende nuk bëhet me dije se cili ka qenë personi që e ka kërcënua, por janë zbuluar mesazhet kërcënuese. Disa nga mesazhet kanë përmbajtjen e mëposhtme.

“Ta tregoj unë ty kur të takohemi nga afër”.
“Mbaje mend çfarë do të bëj”.

“Ajo që ka ndodhur nuk është asgjë para asaj që do bëj”, janë disa nga mesazhet.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për t’ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh.

Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet.

Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre.

Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

Zbulohen mesazhet kërcënuese që i janë dërguar Lulzim Majës: ‘Ajo që ka ndodhur nuk është asgjë para asaj që do të bëj’ Read More »