Irina

Mbytet babai me dy djemtë e mitur/ Si ndodhi tragjedia me tre jetë të humbura në bregdetin shqiptar

Babai dhe dy djemtë e tij të mitur kanë humbur tragjikisht jetën në plazhin e Vilë Bashtovës.

Tragjedia e familjes Halilaj nga Tirana u shënua mesditën e kësaj të diele ku Elvis Halilaj, 50 vjeç, dhe dy djemtë, 13 dhe 15 vjeç nuk kanë arritur të dalin më nga deti si pasojë e rrymave të forta detare. Burimet bëjnë me dije se të tre viktimat kanë shkuar thellë me not dhe deti ka qenë i trazuar. Në atë zonë mësohet se nuk ka vrojtues, ndërsa edhe pamjet që kanë ardhur nga vendi i ngjarjes tregojnë se në kullën e vrojtimit nuk ka asnjë rojë ndonëse bëhet fjalë për plazh publik.
Babai dhe dy djemtë e mitur mësohet se kanë shkuar pak larg me not, por në fakt aty nuk ka qenë askush për t’i ndihmuar, pasi burri ka hyrë të nxjerrë dy fëmijët, por ka mbetur edhe vetë brenda. Policia në disa njoftime të nisura për ngjarjen bëri me dije se të tre personat kishin ndërruar jetë, por kanë qenë pushuesit, të cilët kanë treguar se në fakt nëse do kishte ardhur ndihma e parë më shpejt, edhe mund të shpëtoheshin.

Çka do të thotë se babai dhe dy fëmijët janë nxjerrë me shenja jete në breg. Megjithatë, do të jetë mjekësia ligjore që do të thotë fjalën e fundit në lidhje me momentin kur kanë ndërruar jetë tre pjesëtarët e familjes Halilaj. Po ashtu, gjithnjë sipas të dhënave që vijnë nga dëshmitarët, është bërë me dije se në fakt ambulanca është lajmëruar shumë shpejt, por ka shkuar në vendin e ngjarjes rreth një orë e gjysmë me vonesë, çka edhe ka irrituar pushuesit, të cilët kanë qenë të pafuqishëm të mbanin në jetë asnjërin nga të mbyturit.

NGJARJA

Dëshmitarët thonë se ngjarja ka ndodhur në mesditë, rreth orë 12:45. Sipas pushuesve, babai së bashku me dy djemtë ishin shumë thellë dhe rrymat i tërhiqnin akoma më shumë, duke pamundësuar daljen e tyre në breg. Sipas të njëjtave dëshmi, njëri prej djemve kishte shfaqur probleme me daljen nga deti për shkak të rrymave dhe i ati dhe vëllai janë futur për ta ndihmuar.

Ambulanca ka mbërritur ne vendngjarje rreth gjysmë ore pas ngjarjes. Trupi i parë i pajetë që është nxjerrë nga deti, ka qenë Elvis Halilaj, më pas kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave të dy fëmijëve të tij të mitur. Plazhi Vilë-Bashtovë ndodhet rreth 45 km larg qytetit të Durrësit. Këtë të diel plazhet e zonës së Durrësit dhe Spillesë janë shënjuar me flamur të kuq në mesditë për shkak të shtimit dhe fortësisë së rrymave detare duke mos lejuar pushuesit të futen në det, por plazhi ku ndodhi tragjedia është një zone e veçuar publike, ku nuk ka roje apo struktura për të pushuesit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndonëse jemi në mesin e sezonit turistik, një problematikë që haset është mungesa e vrojtuesve të plazhit që bën edhe të pasigurt qëndrimin e pushuesve që zgjedhin bregdetin shqiptar.

Mbytet babai me dy djemtë e mitur/ Si ndodhi tragjedia me tre jetë të humbura në bregdetin shqiptar Read More »

Sherri në Krujë me Rrajat, zbardhet mesazhi që i dërgoi një ditë para sulmit barbar administratori i gurores fisit Maja

Zbulohen mesazhet e shkëmbyera mes anëtarëve të fisit Maja dhe administratorit të gurores Alfred Karaj, një ditë para sulmit barbar nga Rrajat për qytetarët e Borizanës në Krujë.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar bisedën e fundit mes Andi Majës, djali i xhaxhait të dy personave të dhunuar Bilbil dhe Jashar Majës dhe Alfred Karajt, teksa ishin bërë disa denoncime në polici dhe protesta për guroren që po iu shkaktonte dëme në banesë për shkak të shpërthimeve me eksploziv.Nga mesazhi shihet qartë kërcënimi dhe paralajmërimi që Karaj i bënte fisit Maja.

“Nuk më vini dot gjobë, do takohemi e do më njihni”, thuhet ndër të tjera.

Sherri në Krujë me Rrajat, zbardhet mesazhi që i dërgoi një ditë para sulmit barbar administratori i gurores fisit Maja Read More »

Aksident, përplaset për vdekje shoferi i motorit

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplaset për vdekje shoferi i motorit
Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër pranë fshatit Balldre.

Mësohet se një furgon ka përplasur një motor. Për shkak të përplasjes mësohet se ka mbetur i vdekur drejtuesi 60-vjeçar.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve.

Aksident, përplaset për vdekje shoferi i motorit Read More »

Gazetarja shqiptare i jep fund beqarisë, dasma me të ftuar VIP

Gazetarja e njohur Kozeta Kurti i ka dhënë fund beqarisë me një festë me familjarë dhe miq.

Kurti dhe partneri i saj artisti Hektor Duri, i thanë po njëri-tjetrit në një dasmë tradicionale, ku nuk munguan dhe të ftuarit “VIP”.

Ndër këto të ftuar mund të përmendim Olta Bokën, Gerta Mahmutajn, Anxhela Peristerin, Era Rusin, Eneda Tarifa, Artiola Toska.

Gazetarja kishte zgjedhur një fustan të veçantë nusërie me një gjysmë pelerinë të zezë sipër.

Gazetarja shqiptare i jep fund beqarisë, dasma me të ftuar VIP Read More »

Plasi keq/ Luizi e ofendoi mes koncertit, reagon Dea: Turp burri 40 vjeç

Një video e Luiz Ejllit, teksa ofendon Dea Mishel nga koncerti në Shkodër ka bërë xhiron e rrjetit orët e fundit.

“Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o”, ishin fjalët e Luizit të cilave Dea Mishel u është përgjigjur e prerë duke e paralajmëruar të mos merret më me familjen e saj.
“Unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje. TURP, burrë 40 vjeç, për një lojë.”, është shprehur Dea.

Duke e quajtur të pangopur me famë dhe vëmendje, Dea i ka kujtuar momentin kur Luizi e ka kërcënuar në BBV duke i thënë se nëse ajo nuk do ta falte por duhet ta kërcënonte dhe ai do kishte dalë menjëherë jashtë shtëpisë në ato momente.

“Unë nuk kisha ndërmend të flisja ndonjëherë për ty dhe as nuk do flas më ndonjëherë për ty. Nuk je në mendjen time. Sot do vazhdoj të festoj ditëlindjen e mamit me familjen time pavarësisht se ti dhe të gjithë që ishit në atë koncert hodhët gjithë atë vrer drejt nesh dhe me nderpretë.

Gjërat e mia të shenjta mos mi prekni. Jeta ime është e bukur, unë jetoj e plotësuar. Nuk jetoj për klikime, as për tu pasuruar deri në pangopje”, i thotë Dea Mishel-Luizit.

Plasi keq/ Luizi e ofendoi mes koncertit, reagon Dea: Turp burri 40 vjeç Read More »

E quajti plakë beqare/ Ish-banorja e ‘BBVA’: ‘Do e padisja, por më ndaluan…’

Para disa kohësh Robert Alija dhe Xhensila Pere kanë bërë një debat televiziv ku ky i fundit e quan atë një plakë beqare dhe pa zanat.

Xhensila e fyer nga ky koment është shprehur se do ngrejë një padi kundër tij. E ftuar në rubrikën “Diell apo hënë” tek “E Diell” Xhensila ka folur për këtë debat, ku shprehet se nuk e bëri padinë kundër Robert Aliaj sepse u konsultua me prindërit dhe vendosën që ta linin mënjanë këtë sherr.

“Në inat e sipër isha për të hapur një çështje gjyqësore, por që nuk e vazhdova pasi u konsultova me prindërit. Thanë që ta mbajë vetë peshën vetë Roberti përderisa ai arriti të denigrojë dhe cënojë figurën e një vajze, babai i një vajze, atëherë le ta mbajë ai atë peshë dhe ti nuk ke nevojë që t’i hysh etapave të tjera”, shprehet Xhensila Pere.

E quajti plakë beqare/ Ish-banorja e ‘BBVA’: ‘Do e padisja, por më ndaluan…’ Read More »

Manjani: Çuçi, ministri më i mirë i Brendshëm që kemi patur ndonjëherë! Nuk u bë kurrë polic

Nga Ylli Manjani

Bledi Çuçi ishte Ministri i Brendshëm më i mirë që ka patur deri më sot Rilindja. Ndoshta më i miri në kohëra. Ndoshta.
Ai kurrë nuk u bë polic. As drejtor policie. Ruajti profilin e njeriut civil dhe politik në krye të ministrisë më të përfolur në vite.

Shumë e vështirë të ruash ballancën ndërmjet të qenit luajal me Edi Ramën nga njëra anë dhe korrekt me atë detyrë specifikisht në anën tjetër.
Çuçi ja doli.
Kuptohet seri në momentin kur muti që të lë shefi përpara nuk pastrohet dot.

Çuçi as i solli në politike e as i mbrojti Rrajat. Ato janë produkt i Edi Ramës. Sigurisht që ata do ishin dëm kolateral për të. Çuçi e askush tjetër nuk mund ta fshinin dot banditizmin e të superpushtetshmëve të Krujës.

Por Çuçi ishte dhe mbetet dëm kolateral në portofolin politik të Edi Ramës. Ai largoi ministrin më të mirë të qeverisë së Tij, për të bërë të harrohet Rrajizmin elektoral me të cilin bashkjeton politikisht prej vitesh.

Çuçi nuk ishte mbi Ramën, as i pavarur nga Ai. Ndaj nuk e gjykojmë dot për faktin pse Rrajat janë të fortë.

Ai mbetet besnik i Edi Ramës dhe për pasojë njeriu që duhet të paguajë kostot e këtij të fundit.

Por një gjë e dimë tashmë. Bledi Çuçi mbetet Ministri i Brendshëm më neutral (jo policor) dhe më i papërfolur se askush tjetër më parë.

Ministri i mirë që duhet të lajë borxhet e shefit të vet, borxhe në të cilat është deri në fyt!

Manjani: Çuçi, ministri më i mirë i Brendshëm që kemi patur ndonjëherë! Nuk u bë kurrë polic Read More »

I zhdukur prej ditësh/ Gjendet i vrarë gazetari i njohur

Trupi i një korrespondenti të një prej gazetave kryesore të Meksikës është gjetur në shtetin perëndimor të Nayarit, disa ditë pasi ai u raportua i zhdukur.

Luis Martín Sánchez Íñiguez, 59 vjeç, punonte për La Jornada dhe ishte zhdukur që nga e mërkura.
Vdekja e tij po trajtohet si vrasje e lidhur me punën e tij, në një nga vendet më të rrezikshme për gazetarët.

Trupi i tij u gjet të shtunën në fshatin El Ahuacate pranë qytetit Tepic, një ditë pasi gruaja e tij paraqiti një raport për një person të zhdukur. Atij iu janë gjetur dy mesazhe në gjoks, por autoritetet nuk kanë treguar se çfarë kanë thënë.

Zhdukja e tij erdhi një ditë pasi një mësues dhe ish-reporter u zhduk gjatë rrugës për në punë. Vendndodhja e burrit, i quajtur Osiris, mbetet e panjohur. Personi i tretë që u zhduk ishte një burrë i quajtur Jonathan, për të cilin autoritetet thanë se u rrëmbye të premten, por më vonë u gjet i gjallë dhe “në një gjendje të mirë shëndetësore”.

Vdekja e Sánchez ka ngjallur zemërim si në Meksikë ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Komisioni Meksikan për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Njeriut u ka kërkuar autoriteteve të sqarojnë se çfarë ka ndodhur.

‘Ne kërkojmë drejtësi për gazetarët meksikanë’- shkruan grupi në rrjetet sociale.

Dega Amerikane e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve është ndër grupet e tjera të të drejtave që kanë dënuar gjithashtu vrasjen.

Sánchez nuk është gazetari i parë që vihet në shënjestër në Meksikë këtë vit. José Ramiro Araujo, një fotograf lajmesh, u vra në shtetin verior të Baja California në shkurt. La Jornada tha se të paktën katër persona të tjerë janë vrarë gjithashtu. Organizatat për lirinë e shtypit e kanë renditur vazhdimisht Meksikën si një nga vendet më të rrezikshme për punën e gazetarëve./Dosja.al

I zhdukur prej ditësh/ Gjendet i vrarë gazetari i njohur Read More »