Irina

Kuvendi miraton me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë

Kuvendi i Shqipërisë pas më shumë se 14 orë debate dhe diskutime miratoi projektligjin për studentët e Mjekësisë ku i detyron ata të punojnë në vendin e tyre për 5 vite.

Ky projektligj i detyron studentët që pas përfundimit të studimeve të nënshkruar një kontratë për të punuar në Shqipëri dhe për të mos u larguar nga vendi.

Kuvendi miraton me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë Read More »

Dedikimet për Kiarën nuk kanë fund, zbulohet titulli nga kënga e re e Luiz Ejllit

“Kiara”, kështu do të jetë tituli i këngës më të re të Luiz Ejllit. Titulli I këngës është bërë i ditur nga regjisori Xhulian Shabani nëpërmjet një postimi në Facebook, i cili do të merret me regjinë e videoklipit të Luizit.

Luiz Ejlli ka filluar xhirimet e këngës së tij më të re “Kiara” dhe këtë e ka bërë të ditur regjisori i kësaj kënge Xhulian Shabani.

“Kthehem me një pikënisje e më të fortë se më parë! Regjia ime, së bashku me ekipin tim te SynopsisAds do bëjm video klipin e Luiz Ejli, për këngën “Kiara”.

Kjo është një kënaqësi e madhe për mua, sepse tregon se vlerat e një artisti nuk vdesin kurrë, por ushqehen nga puna e palodhshme dhe angazhimi i ekipit të talentuar!”, ka shkruar regjisori në Facebook.

Me sa duket dedikimet e Luizit për bashkëshorten e tij Kiara nuk paskan fund. Kujtojmë se Luizi ka bërë në të kaluarën disa këngë të tjera dedikuar dashurisë që ka për Kiarën, siç është kënga që realizoi brenda shtëpisë së Bog Brother Vip; “Me ty”.

Dedikimet për Kiarën nuk kanë fund, zbulohet titulli nga kënga e re e Luiz Ejllit Read More »

Rreziku që vjen nga nishanet gjatë verës, ja kujdesi që duhet të tregoni

Nishanet janë disa shenja në lëkurë ose të dala mbi lëkurë, që shpesh rrezikojnë të kthehen në sëmundje kancerogjene të rrezikshme.

Dermatologët këshillojnë, se nëse vërejmë ndryshime në formën, madhësinë, ngjyrën e nishanit duhet t’i drejtohemi menjëherë mjekut për një konsultë të specializuar.
Nishanet mund të bëhen të rrezikshëm për shëndetin atëherë kur afër tij zhvillohet melanoma, kanceri i lëkurës. Ndër shkaktarët kryesorë të shfaqjes së melanomës është ekspozimi i shumtë në rrezet ultraviolet të diellit.

Habit i dashuri i Loredanës ,feston në kampin e Borussia Dortmund me shqiponjën dykrenare

Prandaj gjatë ditëve me diell dhe temperatura të larta, duhet treguar kujdes i madh për mbrojtjen e lëkurës në mënyrë që ajo të mbetet e shëndetshme.

Këshilla nga dermatologët

Përdorni kremra me faktor mbrojtës nga 30-50 SPF në të gjithë lëkurën që ekspozohet në diell, rivendosen kremin mbrojtës çdo 2 orë nëse jeni në plazh, pas notit dhe nëse djersiteni shumë. Vishni veshje mbrojtëse, mbani size me xhama të errët dhe kapele me strehë të madhe. Mbroni fëmijët nga ekspozimi në diell duke i lënë të luajnë në hije duke përdorur rroba mbrojtëse dhe duke aplikuar kremra mbrojtës.

Tregohuni të kujdesshëm afër rërës, ujit, madje dhe borës në dimër sepse ato reflektojnë rrezatimin diellor dhe rrisin shanset e djegies së lëkurës. Merrni vitaminën D duke përdorur një dietë të shëndetshme, mjaftojnë 10-15 minuta në ditë rrezatim që trupin juaj të plotësojë nevojat për Vitaminën D. Shmangni sa më shumë solarin artificial, pasi është tepër I dëmshëm për shkak të rrezeve që përdor.

Rreziku që vjen nga nishanet gjatë verës, ja kujdesi që duhet të tregoni Read More »

Si do të funksionojnë bastet online, ish-ministri zbulon skemën

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj në një intervistë sqaroi skemën e funksionimit të basteve, aktivitet ky që do të rikthehet me ligj dhe nuk do të jetë më i dënueshëm për ata që e ushtrojnë.

Sipas Malajt nëse i referohemi politikave ndaluese, mbyllja e basteve do të ishte më mirë të shoqërohej me hapjen në të njëjtën kohë sepse sipas llogarive janë rreth 100 milionë lekë që nuk janë arkëtuar në buxhet.

“Ndalimi i tyre nuk prodhonte rezultat pozitiv dhe ne e dimë shumë mirë që bastet kanë vazhduar dhe buxheti ka humbur një shumë të konsiderueshme, kështu që në këtë aspekt hapja e tyre, pra formalizimi do të sjellë të ardhura në buxhet që kur luhej në të zezë nuk i kishim. Lufta me bastet është e humbur, e vetmja mënyrë është që t’i legalizosh.

“Paratë që do të arkëtohen do të ndahen në 4 destinacione kryesore, një është kultura, dy sporti, tre teknologjia dhe katër mbrojtja e fituesve. Nga përvoja mund të them që kjo strukturë, që drejtohet nga zv. kryeministri dhe ministrat e linjës përkatëse dhe përfaqësuesit e sporteve, është shumë burokratike. Do të rrezikohet realizimi i buxhetit dhe prandaj një nga këshillat është që këto fonde të jenë të trashëgueshme në mënyrë që shuma që nuk përdoret të mos shuhet,” – u shpreh Malaj.

Si do të funksionojnë bastet online, ish-ministri zbulon skemën Read More »

‘Gjysma e vendit rrezikon të digjet nga zjarret’, paralajmërimi i frikshëm i IGJEUM

I nxehti afrikan do të jetë prezent në Shqipëri edhe gjatë javës që vjen. Përveç vapës, në disa qarqe është rritur rreziku i zjarreve.

Temperaturat e larta të kësaj jave, shtuan rrezikun për zjarre. IGJEUM ngriti alarmin në dy qarqe, Berat dhe Fier. Sipas meterologëve, dita e enjte dhe e premte, do të shënojnë një rritje te termometrit deri në 43 gradë Celsius. Temperatura rekord të regjistruara ndonjëherë në vendin tonë.
“Në qarqet Berat dhe Fier, kemi rrezik për përhapje te zjarreve, disa kalojnë në nivelin e lartë, gjysma e vendit ndodhen në rrezik lokal”- tha Anira Gjoni , specialiste nga instituti i gjeoshkencave.

Specialistët e IGJEUM, bëjnë thirrje për kujdes të shtuar. Kjo pasi një pakujdesi sado e vogël, mund të bëhet shkak për një problematikë më të madhe.

“Mungesa e gjelbërimit, betonizmi, ndërtesat, po jetojmë në një epokë ku klima është duke ndryshuar”- theksoi Gjoni.

Sa i takon reshjeve të shiut që kanë ndodhur në vende të ndryshme te rajonit, nuk e prekin vendin tonë. Ndërkohë temperaturat e larta do të vijojnë njësoj edhe javën që vjen. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm për shëndetin e tyre duke evituar qëndrimin në diell për një kohë të gjatë.

‘Gjysma e vendit rrezikon të digjet nga zjarret’, paralajmërimi i frikshëm i IGJEUM Read More »

‘Punoj në polici, kam 30 vite’! Taksistë në të zezë edhe vetë efektivët

Emisioni Fiks Fare solli një investigim të bërë në qytetin e Elbasanit mbi taksitë me targa të bardha të cilat operojnë në kundërshtim me ligjin.

Si fillim gazetarët e Fiksit takuan një taksixhi i cili punonte në mënyrë të ligjëruar. Ai tregoi se i kanë shumë problem taksitë me targa të bardha për të cilat janë ankuar kudo, por nuk është marrë asnjë masë.
Madje nuk guxojnë më të ankohen se shteti merret me këta që janë të ligjëruar dhe jo me shkelësit.

“Unë paguaj të gjitha taksat, jam i rregullt, ndërkohë punën time e merr dikush që nuk i paguan asgjë shtetit madje e mbron policia” tha taksixhiu për gazetarët.

Gazetarët e Fiksit faktuan me zë dhe figurë se taksitë e palicensuara mund t’i merrje lehtësisht në pika të ndryshme të qytetit dhe nuk kishin asnjë frikë nga policia.

Dhe jo vetëm aq, shoferi i një prej taksive me të cilët bisedoi gazetarja e Fiksit ishte polic, ai pranoi se si taksi punonte në të zezë jashtë orarit të punës në shtet.

Në bisedat që solli emisioni investigativ me taksistët e palicensuar kuptohej se këta të fundit dikur kishin pasur licensë, por për shkak të taksave kanë hequr dorë nga ligjshmëria. Ata shfaqen të pashqetësuar në punën e tyre madje e kanë ‘grurë’ me policët e qarkullimit rrugorë të cilët nuk i ngacmojnë në paligjshmërinë e tyre.

Kështu gazetarja e Fiksit ju drejtua Bashkisë Elbasan për një përgjigje. Përgjegjësi i kësaj drejtorie Eduard Bordi në një telefonatë me gazetaren pranoi se kanë bërë aksione dhe nuk kanë kapur taksi të palicensuara, madje për këtë sipas tij duhet të përgjigjet policia. Kjo e fundit në një përgjigje zyrtare për Fiksin pranoi se e ka në fokusin e punës së saj evidentimin e taksive të palicensuara, ndaj kanë bërë kontrolle të herëpashershme, por nuk kanë mundur të kapin në shkelje të ligjit asnjëherë kolegë të tyre ashtu siç bënë gazetarët.

Madje policia falenderon Fiks Fare për evidentimin e rasteve.

‘Punoj në polici, kam 30 vite’! Taksistë në të zezë edhe vetë efektivët Read More »

Zjarr midis fshatit Radhimë dhe Tragjas

I nxehti përvëlues ka shkaktuar zjarret e para në vendin tonë.

Një zjarr ka përfshirë sot kodrat midis fshatit Radhimë dhe Tragjas në Vlorë.
Flakët të ndihmuara dhe nga era janë duke djegur kryesisht shkurre, por duke rrezikuar dhe stanet apo dhe vreshtat që ndodhen përgjatë baypassit mbi fshatin Radhimë.
Zjarrfikësit e Vlorës janë duke punuar për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.

Zjarr midis fshatit Radhimë dhe Tragjas Read More »

Makina përplas të moshuarën në mes të rrugës, drejtuesi i mjetit ikën nga vendngjarja

Një ngjarje aspak humane është shënuar në Fier, pranë fshatit Agim të Libofshës.

Një makinë përplasi një të moshuar që po udhëtonte me motoçikletë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes i pashqetësuar për gjëndjen shëndetësore të të moshuarit, taman sikur të kishte përplasur një mace.

Policia informoi se aksidenti u shënua rreth orës 12:10 minuta.

Kanë qenë banorë të zonës të cilët i kanë vrapuar ta ndihmojnë shtetasin e identifikuar me inicialet P. B., 60 vjeç, banues në Libofshë duke i dhënë dhe pak ujë dhe më pas kanë njoftuar efektivët.

Sipas njoftimit të policisë drejtuesi i motomjetit, 60 vjeçar ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Makina përplas të moshuarën në mes të rrugës, drejtuesi i mjetit ikën nga vendngjarja Read More »