Irina

Thellohet tragjedia e aksidentit, ndërron jetë në spital edhe 33-vjeçari

Shkon në dy numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmë, pak para mesanate, ku një makinë tip “Range Rover” në të cilën ndodheshin dy persona ra në humnerë pranë fshatit Fortuz në Tiranë.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital edhe 33-vjeçari Denis Çali. Ndërkohë është identifikuar dhe viktima tjetër që ndërroi jetë mbrëmë.

Bëhet fjalë për një person të moshës 26 vjeç me iniciale B.Gj.

Njoftimi i policisë

Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, B. Gj., 26 vjeç, dhe D. Ç., 33 vjeç, kanë ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

Thellohet tragjedia e aksidentit, ndërron jetë në spital edhe 33-vjeçari Read More »

Nuk kanë fund tragjeditë në vend, Range Rover bie në humnerë

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte, pak para mesnatës. Një makinë tip range Rover, në të cilën ndodheshin një 33-vjeçar i identifikuar si D.Ç dhe një person tjetër, ka rënë në humnerë pranë fshatit Fortuz në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë personi tjetër që ndodhej në mjet, ndërs D.Ç është dëmtuar rëndë dhe është dërguar menjëherë për ndihmë në spital.

Njoftimi:

Më datë 21.07.2023, në fshatin Fortuzaj, ka rënë në humnerë një mjet tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin shtetasi D. Ç., 33 vjeç, dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar.

Si pasojë shtetasi D. Ç., 33 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa shtetasi tjetër ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Nuk kanë fund tragjeditë në vend, Range Rover bie në humnerë Read More »

Aksidenti i rëndë

Një aksident është regjistruar pranë fshatit Shen Vasil, në Sarandë.
Bëhet me dije se fuoristrada e një agjencie turistike është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi. Ndërkohë, kanë mbetur të plagosur 3 turistë të huaj.
Viktimë ka mbetur 40-vjeçari Renato Bushi nga Saranda.
Sakaq një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.

Aksidenti i rëndë Read More »

Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja emrat që lëvizin nga pozicionet

Emrat e rinj në disa Departamente dhe Drejtori:

-Vilson Bala – Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.
-Arben Dashi – Drejtor i Krimeve në Volum në Departamenti i Sigurisë Publike me strukturën e re.

-Edvin Ndreu – Shef, Komisariati nr. 6

-Artan Bajraktari Drejtor i DVP Kukës

-Oli Bistri specialist te Drejtoria e Krimeve në Volum.

-Lutfi Minxhozi Drejtor i Europol në PSh

Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja emrat që lëvizin nga pozicionet Read More »

Dafina Zeqiri rrëfen për herë të parë momentin më të vështirë: Kam qenë 16-vjeçe…

Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, është një ndër artistet më me zë të momentit, e cila po korr suksese të njëpasnjëshme. Së fundmi, Dafina ka qenë e ftuar në emisionin “Nacionale”, ku ka folur rreth jetës së saj personale.

Krijuesja e hitit “Harroj” tregoi se momenti më i vështirë i jetës së saj ka qenë në moshën 16-vjeçare, kur ajo ka përjetuar shumë trauma. Zeqiri shtoi se i ka kaluar ato si fëmijë pa pasur nevojë që të kërkojë ndihmë mjekësore.

“Para se ta filloj karrierën kam përjetuar momentin më të vështirë. Ka ndodhur kur kam qenë 16 vjeçe, kam përjetuar shumë trauma. I kam kaluar si fëmijë dhe nuk kam pas nevojë që të shkoj dhe të kërkoj ndihmë mjekësore. Mbas asaj vetëm plumbi në ballë mundet që t’më ndalin”, tha këngëtarja e njohur.

Dafina Zeqiri rrëfen për herë të parë momentin më të vështirë: Kam qenë 16-vjeçe… Read More »

Me afat 10 vjeçar/ Rikthimi i basteve sportive, qeveria 10 licenca kombëtare

Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projekt ligjin për lejimin e basteve sportive on-line. Në rang vendi do të jenë deri në 10 licensa kombëtare me afat 10 vjeçar, gara për të cilat do të njoftohet nga autoriteti e mbikëqyrjes së lojërave të fatit ne faqen e tij zyrtare, në gazetat ndërkombëtare si dhe në Buletinin e njoftimeve publike.

Kusht për përfitimin e licencës është regjistrimi i kompanisë në Shqipëri, me një kapital jo më pak se 40 milion lekë ose rreth 400 mijë euro.

Subjekti aplikues ose, të paktën, njëri prej aksionarëve të tij duhet të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të Bashkimit europian ose vendeve anëtare të OECD dhe për jo më pak se 3 vjet.

Po ashtu subjekti aplikues ose të paktën njëri nga aksionarët duhet të ketë gjeneruar në vitin e fundit financiar të paktën 2 dy miliardë lekë, ose rreth 20 milion euro xhiro nga aktiviteti në fushën e lojërave të fatit.

Sipas projektligjit, Bastet sportive on-line do të luhen nëpërmjet pajisjeve elektronike apo kompjuterike si smartphone, tabletëve, Ipad-ëve, laptop-ëve, por pa u kufizuar vetëm në to, në faqet zyrtare të internetit, aplikacionet e subjekteve të licencuara për ushtrimin e këtij aktivitetit.

Loja do të zhvillohet vetëm nëpërmjet programeve apo platformave të autorizuara nga Komisioni i Licencave. Projekt ligji i qeverisë që rikthen bastet sportive, në formatin on-line pritet të futet në kalendarin e punimeve te kuvendit sesionin e ardhshëm që nis në shtator.

Me afat 10 vjeçar/ Rikthimi i basteve sportive, qeveria 10 licenca kombëtare Read More »

Aksident i rëndë, del nga rruga makina e agjencisë turistike, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Një aksident është raportuar pranë fshatit Shen Vasil, në Himarë. Bëhet me dije se fuoristrada e një agjencie turistike ka dalë nga rruga duke rënë 20 metra poshtë rrugës.

Shoferi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur 2 pasagjerë. Viktimë ka mbetur 40-vjeçari Renato Bushi, banues në Sarandë.

BalkanWeb mëson se personat në automjet ishin anglezi 31-vjeçar Eduard Holand, 26-vjeçari Kevin Rama dhe bashkëshortja e shqiptarit Marika Zagori.

Sakaq 31-vjeçari, Holand do të niset drejt Tiranës për mjekim pas plagëve të marra, ndërsa Marika Zagori gjithashtu ka pësuar dëmtime nga aksidenti.

Himarë/Informacion paraprak

Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B. Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjekësore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.

Aksident i rëndë, del nga rruga makina e agjencisë turistike, 1 viktimë dhe 2 të plagosur Read More »

Pasojat e mos rinovimit të marrëveshjes së drithërave, rriten ndjeshëm çmimet e grurit

Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths tha se tërheqja e Rusisë nga nisma e Detit të Zi ka shkaktuar rritjen e çmimeve të grurit.

Duke folur një konferencë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ai tha se grevat e vazhdueshme i kanë penguar fermerët të korrin të korrat e tyre dhe t’ua dorëzojnë ato shpërndarësve.

“Çmimet e grurit u rritën këtë javë si rezultat. Kjo nuk është për t’u habitur, pasi ishte parashikuar dhe ndodhi”, u shpreh Griffiths.

Pasojat e mos rinovimit të marrëveshjes së drithërave, rriten ndjeshëm çmimet e grurit Read More »