Një 36-vjeçar është plagosur me mjet prerës sot në Durrës, ndërkohë që në pranga ka rënë një 41-vjeçar.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. L., 41 vjeç.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë të DVP Durrës arrestuan shtetasin E. L., 41 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. V., 36 vjeç, i cili në kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”, tha ai.
Nga Elda Zavalani Kur do ndalet e keqja? Kur do gjejmë pak paqe e pak qetësi? Kur do t’i vijë fundi çmendurisë? Kur do pushojë lufta? Kur ata miliona refugjatë do kthehen ne vendin e tyre? Kur do gëzohen fëmijët? Kur do thahen lotët? Kur do dëgjohet vetëm muzikë dhe jo krisma? Kur do pastrohet ajri dhe qielli nga tymi? Kur do ringjallet shpresa dhe do lulëzojë jeta?
Ka vetëm një përgjigje:
Kur ne ta ndjejmë njëri-tjetrin, ta duam njëri-tjetrin, ta ndihmojmë e ta shpëtojmë njëri-tjetrin, t’ja lehtësojmë dhimbjen njëri-tjetrit.
Vetëm dashuria dhe dhembshuria do ta shpëtojnë këtë botë të trazuar.
Në këtë 1 mars kam një lutje në vend të urimit:
“Zot, jepju njerëzve edhe nga një zemër tjetër, të duan më shumë, të ndjejnë më shumë, të përpiqen më shumë, të mendojnë më shumë, ëe japin me shumë !”
Pas më shumë se 40 vitesh shërbim në spitalin Infektiv në Tiranë, mjeku Tritan Kalo është njoftuar përmes një shkrese nga QSUT për daljen e tij në pension, dhe rrjedhimisht ndërprerjen e kontratës së punës.
Në një postim në rrjetet sociale, Kalo shkruan se Ministria e Shëndetësisë ishte shumë e zënë për të treguar së paku një mirënjohje për vitet e gjata të punës në Infektiv, ku në jo pak raste ka rrezikuar edhe jetën e tij, për shkak të kontaktit të vazhdueshëm me sëmundje të rrezikshme.
Postimi i Kalos:
20.07.2023…..Dy ditë pas daljes në pension e ke kohën e mjaftë të lexosh me kujdes shkresën e ardhur nga Burimet Njerzore të Drejtorisë së QSUNT-së, me anë të së cilës ti njoftohesh për daljen përfundimtare në pension…..ASGJË jo normale jashtë praktikës burokratike të njoftimeve në raste të ngjashme…..
AJO që më befasoj ishte rreshti i fundit i shkresës, ku “shprehej e koncentruar MIRËNJOHJA INSTITUCIONALE”, për kontributin tim 42 vjeçar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT-së, në lidhje me Ofrimin e Përkujdesit Mjeksor sa më cilësor për mijra e mijra të sëmurë, në kushte shpesh të rrezikshme edhe për vetë jetën time, nisur nga natyra kontagioze jetëlënduese dhe jetëmarrëse e shumë e shumë Sëmundjeve Infektive…..”DORA E NGROHTË E PUSHT-SHTETIT” ishte e lodhur për të shprehur diçka më shumë për PUNËN, PROFESIONALIZMIN dhe PËRKUSHTIMIN tim ndaj popullit dhe vëndit tim…..
MSHMS nga ana e saj kishte shumë e shumë obligime të tjera, për të evidentuar punën dhe të kontributin e të gjithë atyre, që “sapo kanë filluar të cicërojnë” në “kopështin e madh të Përkujdesit Shëndetsor Kombëtar”, sa nuk e gjeti të mundëshme të përcillte në faqen e saj zyrtare së paku një foto e një mesazh falenderues për kontributin 42 vjeçar të një individi “kenedian” si unë, i cili në çdo kohë e rrethanë KURRË nuk pa se çfarë bëri Atdheu për të, përkundrazi me mish e me shpirt u përpoq të bëj më të mirën për vëndin e për popullin e tij…..
Vetëm KM u kujdes që urimi i tij i përvitshëm për ditëlindje të mos mungojë…..ZEMËRNGROHËS ishte fakti se së paku ndjenjat e respektit e të mirënjohjes së një populli të tërë ndaj punës e kontributit tim, u shprehën më bukur e më fuqishëm se kurrë ndonjëherë…..Together forever!!!
Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Gerti Shehut, i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022, ditën kur në Tiranë mbahej samiti i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
Shkak është bërë papërgjegjshmëria mendore e 31 vjeçarit. Gjithashtu gjykata ka urdhëruar caktimin e masës mjekim të detyruar në një institucion mjekësor.
Gjyqtari Gert Hoxha vendosi pushimin e çështjes penale ndaj Gert Shehut dhe shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik pasi nga ekspertizave rezultoi i papërgjegjshëm, informon gazetarja Keti Banushi.
Aso kohe, kreu i Rithemelimit akuzoi kryeministrin dhe qeverinë Rama se kishte gisht në këtë sulm ndaj tij. Ndonëse, kjo retorikë u pasua edhe nga mbështetësit e tij. Mjeku i 31 vjeçari e konfirmoi qysh më 6 dhjetor se Gert Shehu vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Studentët e mjekësisë, ashtu siç kishin paralajmëruar, kanë nisur protestën para Kuvendit, ndërsa sot pritet të votohet gjatë seancës plenare ligji që i detyron ata të punojnë 5 vite në vend dhe më pas do të diplomohen.
Me megafon, studentët kanë bërë thirrje në kor, përmes disa vargjeve kundër qeverisë.
“Parlamentit i bëjmë thirrje; ne studentët duam zgjidhje, nuk pranojmë në internim
Koston e mban veç prindi im
Mos u dehni nga marria,
lini të vendosë drejtësia!
Nuk kam borxhe për të larë,
s’jam i ulët e as tradhtar
Nuk do të ngrihem për të ikur,
por për shpresën që na keni fikur!”, thuhet në vargjet që përsëritën disa herë në kor studentët e mjekësisë.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar me zv.kryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn, duke i thënë asaj se është e përfshirë në aferën e inceneratorëve.
Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha tha se Felaj ka ndalur hetimin tatimor ndaj Klodian Zotots në prag të zgjedhjeve.
“Këto janë përdorur për të mbushur xhepat e Ramës, Ëngjëll Agaçit dhe të tjerëve.
Ju zonjë keni ndaluar hetimin tatimor ndaj Klodian Zotos në prag të zgjedhjeve.
Ju jeni e zhytrur në aferën e djegësave dhe jeni anëtare besnike e organizatës kriminale. Do të lexoj vetëm firmëtarët e marrëveshjes. Valbona Ballxhini, drejtore e përgjithshme e shërbimeve mbështetëse.
Erion Murataj, specialist në Antrako, taulant Tusha, Etleva Konti etj, ky komision ka vendosur dhe këtij i ka qëndruar qeveria. Unë kërkoj nxjerrjen jashtë rendit të ditës të ligjit për studentët, ligjit për kanabisin dhe ligjit për akademinë. Nuk mund të kalojë ligji për kanabisin sepse është rrezik madhor, rrit potensialin e krimit nga Shqipëria në rajon dhe më gjerë”, është shprehur Berisha.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është shprehur se 3 njerëz në arrati marin para nga buxheti i shtetit.
Komentet Bardhi i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke etiketuar ish-ministrin Arben Ahmetaj dhe biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.
“Zonja drejtuese e seancës, unë i bashkohem asaj që ju thatë, respekt maksimal për cunat e gardës që janë këtu, por nuk ka asnjë nevojë për prezencën e tyre këtu. Ata duhet të veprojnë vetëm me urdhër të kryetares së Kuvendit. Hajdutët zakonisht fshihen nga frika.
Vetëm në një dosje si ajo e inceneratorëve, ka dalë gjysma e qeverisë. Kemi kërkuar prezencën e kryeministrit. Çfarë nevoje ka kryeministri të fshihet pas Elisës, Oltës, etj. Pse duhet ky njeri që sjell ligjet e Klodian Zotos, të fshihet pas votës së kolegëve të maxhorancës. Si ka mundësi, kemi 3 njerëz sot në arrati, Arben Ahmetajn, ka marrë rrogën sot ai, sot merr 200 mijë lekë. Nga ana tjetër kemi 2 mafjozët e inceneratorëve që jetojnë në Vjenë dhe marrin 80 mijë euro në ditë.
BE e ka kapur Ramën dje në vjedhje, ky i jep mend BE-së se çfarë duhet të bëjë me Kosovën. Të vijë këtu të japë llogari. Të japë llogari për pezullimin e fondeve të bujqësisë. Zonjë ti ki kujdes, bëhet fjalë për periudhën që ke drejtuar AZHBR-së dhe hetimet janë në vijim. Por nuk është përgjegjësia juaj. Pezulloni seancës, thirreni Ramën sepse më kanë thënë që prapë ka shkuar në plazh, boll është nxirë nga horrlliqet…”, është shprehur Bardhi.
Gjithashtu Bardhi ka propozuar edhe dyfishimin e pagave për punonjësit e Gardës së Republikës. Ky propozim është mbështetur edhe nga ish-gardisti, deputeti i PS, Denis Deliu.
“Zonja kryetare, në emër të Grupit të PD-së unë e shpreha respektin për gardën, por kolegët nëse kanë respekt për gardën, hajde fusim një rend dite t’i dyfishojmë rrogën punonjësve të Gardës. Për të mos i lënë me veshjet që kanë. Një projetkligj për t’i dyfishuar rrogën punonjësve të gardës, sille ligjin këtu. Ata nuk kanë nevojë të qëndrojnë në këmbë se nuk kemi ndërmend të sulmojmë askënd fizikisht”, ka thënë Bardhi në Kuvend.