Irina

Roza Lati rrëfen periudhën e depresionit: ‘Qaja në çdo cep të shtëpisë’

Roza Lati njihet si një natyrë e hapur dhe pa komplekse.

Ajo ka bërë një rrëfim pa doreza së fundmi. E ftuar në “Natën me Aulonën”, moderatorja foli për një periudhë gjatë të cilës tha se kishte qenë në depresion.

Roza u shpreh se në 2016 kishte mbetur pa punë dhe këtë fazë e kishte kaluar shumë keq, duke shtuar se qante në çdo cep të shtëpisë.

“E gjitha ka nisur në 2016 kur unë kalova vitin tim të depresionit kur ngela pa punë. Isha te “Dance with me” dhe pasi mbaroi emisioni mu bllokua një sezon televiziv. Ngela pa punë, nuk kisha ku të shkoja sepse ishin zënë të gjitha vendet, ishin pozicionuar të gjitha emisionet. Unë sapo kisha marrë një shtëpi me qira, kisha marrë makinën me kredi. E përjetova shumë keq, më vinte turp t’i kërkoja lekë mamit. Rita më ka qëndruar afër, më pagoi kredinë dhe më ka mbajtur shumë mirë. Por, unë e kam përjetuar shumë keq dhe filloi me ankthin, me rrahje zemre. Qaja shumë, qaja përditë. Vija në shtëpi e thoja: “Sot qava në divan, dje qava në krevat, po tani ku do qaj?” kam qarë në çdo cep të shtëpisë.”-tha ajo.

Roza Lati rrëfen periudhën e depresionit: ‘Qaja në çdo cep të shtëpisë’ Read More »

Nis ‘furtuna’, Rama shkarkon Delina Ibrahimajn

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj është shkarkuar nga detyra e saj gjatë një mbledhjeje urgjente të qeverisë.
Kështu bëjnë me dije burimet, teksa një arsye mbi këtë shkarkim ende nuk ka publikisht.
E gjitha ndodh vetëm pak orë përpara fillimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila pritet të zhvillohet pasditen e 26 korrikut, ku do të ketë edhe një fjalim të posaçëm të kreut të selisë rozë dhe ku pritet po ashtu të ketë ndryshime strukturore.

Nis ‘furtuna’, Rama shkarkon Delina Ibrahimajn Read More »

14-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksidentin e frikshëm

Policia amerikane ka identifikuar viktimën e një aksidenti tragjik që ndodhi të premten në mëngjes në Waterbury. Autoritetet amerikane thonë se bëhet fjalë për 14-vjeçaren Adrijana Mina, me origjinë shqiptare.

Mina ishte një prej katër adoleshentëve që ndodheshin në një Hyundai Sonata të vjedhur kur u përplas me një Ford Escape. Përplasja ishte shumë e fortë.

Mina ka dalë jashtë mjetit si pasojë e impaktit ndërsa pavarësisht se u dërgua në spital, plagët ishin shumë të rënda dhe humbi jetën. Policia thotë se makina ku udhëtonin adoleshentët kaloi rrugën me të kuqe dhe në kryqëzim u përplas me Fordin qënë videon më sipër është në ngjyrë të bardhë.

Dy 15-vjeçarë të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë si pasojë e kësaj ngjarje. Një vajzë 15-vjeçare mori lëndime më të lehta dhe u lirua nga spitali të premten.

Shoferi i Fordit ka dalë po ashtu nga spitali. Të gjithë adoleshentët ishin nxënës të shkollës në Waterbury. Mina la pas babain e saj, Gabiel A. Mina dhe nënën Albulena Rizvani. Në SHBA, ajo kishte edhe gjyshërit.

Ceremonia mortore për 14-vjeçaren do të zhvillohet të martën në qendrën Shqiptaro-Amerikane Kulturore dhe Islamike në Waterbury. Siç raportojnë mediat amerikane, varrimi do të kryhet sipas traditave shqiptare në Varrezat Myslimane Shqiptare në Waterbury./tvklan.al

14-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksidentin e frikshëm Read More »

Gazetari i njohur zbulon shumën e frikshme që Ronaldo Sharka fiton në një muaj

Gazetari i njohur, Bledi Mane, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”,

ku ka zbuluar se sa aktiv janë ish-banorët e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.

Sipas tij, një personazh mjaft aktiv është Ronaldo Sharka.

“Është më aktivi i aktivëve. Nuk toleron, nuk bën tangërllëqe.

Lufton me ironi, debate, meme dhe me reklamat. E dashuron lekun dhe i ka vënë qëllim vetes.

Ai ka ulje dhe ngritje, por në muaj mund të fitojë 20 milionë lekë të vjetra”, tha gazetari i njohur.

Gazetari i njohur zbulon shumën e frikshme që Ronaldo Sharka fiton në një muaj Read More »

Rekord në rajon: 60% e shqiptarëve nuk mund të përballojnë as një javë pushime

Shqipëria është bërë si asnjëherë tjetër këtë vit mikpritëse e turistëve nga e gjithë bota, duke shënuar hyrje rekord të shtetasve të huaj, që kanë “pushtuar” gjithë vendin, nga jugu në veri.

Çmimet relativisht të lira që ofron vendi në raport me shtete perëndimore, apo dhe publikimet e shumta në mediat e huaja për bukuritë e vendit kanë nxitur italianë, spanjollë, nordikë, çekë, polakë etj, krahas shtetasve të Kosovës, që kanë qenë gjithnjë “besnikë”.

Por, në kahun tjetër, vetë shtetasit shqiptarë e kanë të vështirë që të përballojnë pushimet. Barometri i fundit i Ballkanit, një publikim i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) gjeti se 60% e shqiptarëve nuk janë në gjendje që të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë.

Kjo peshë është e njëjtë me vitin e kaluar dhe mbetet më e larta në rajon, me 15 pikë përqindje mbi mesataren rajonale. Vetëm 39% e shtetasve shqiptarë janë në gjendje që të përballojnë një javë larg nga shtëpia, më e ulëta në rajon.

Të dytët pas Shqipërisë janë malazezët, me 50% të të anketuarve që kanë pohuar se nuk janë në gjendje të përballojnë një javë pushime jashtë vendit. Për Maqedoninë e Veriut ky tregues është 47% dhe për Serbinë 45%

Shtetasit e Kosovës, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve i kalojnë pushimet në Shqipëri mendojnë se janë në gjendje të përballojnë pushimet, shumë më tepër sesa shqiptarët. 38% e tyre kanë pohuar se nuk kanë mundësi të përballojnë pushime, ndërsa 58% e tyre mund t’i përballojnë ato.

Më shumë mundësi për të përballuar pushimet në rajon janë banorët e Bosnjë Hercegovinës. 31% e tyre nuk kanë mundësi, ndërsa 67% deklaruan se janë në gjendje të ikin një javë për tu argëtuar.

Në Shqipëri, pamundësia për të përballuar pushimet lidhet me përdorimin e parave për shërbime më të domosdoshme. Psh 25% e të anketuarve thanë se kishin pasur të paktën një herë gjatë vitit të fundit vështirësi për të paguar faturat e drita dhe energji, nga 19% që është mesatarja rajonale.

19% kishin pasur probleme me pagesën e kësteve të kredisë; 52% kishin probleme që të mbanin shtëpinë të ngrohë (nga 24% që është mesatarja rajonale); 21% nuk kanë mundësi të përballojnë furnizimet bazë si ushqime, apo veshje (nga 17% mesatarja rajonale);

Për të nëntën herë radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal publikon rezultatet e Barometrit Ballkanik – sondazhi vjetor i realizuar me gjashtë mijë qytetarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë mbi opinionet e tyre rreth bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE, besimit tek institucionet publike dhe media, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimi, ndryshimet klimatike, siguria, jeta digjitale, transporti, sundimi i ligjit, udhëtimet, etj. MONITOR

Rekord në rajon: 60% e shqiptarëve nuk mund të përballojnë as një javë pushime Read More »

Aksidenti tragjik i merr jetën 14-vjeçares shqiptare në SHBA

Policia amerikane ka identifikuar viktimën e një aksidenti tragjik që ndodhi të premten në mëngjes në Waterbury. Autoritetet amerikane thonë se bëhet fjalë për 14-vjeçaren Adrijana Mina, me origjinë shqiptare.

Mina ishte një prej katër adoleshentëve që ndodheshin në një Hyundai Sonata të vjedhur kur u përplas me një Ford Escape. Përplasja ishte shumë e fortë.

Mina ka dalë jashtë mjetit si pasojë e impaktit ndërsa pavarësisht se u dërgua në spital, plagët ishin shumë të rënda dhe humbi jetën. Policia thotë se makina ku udhëtonin adoleshentët kaloi rrugën me të kuqe dhe në kryqëzim u përplas me Fordin.

Dy 15-vjeçarë të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë si pasojë e kësaj ngjarje. Një vajzë 15-vjeçare mori lëndime më të lehta dhe u lirua nga spitali të premten.

Shoferi i Fordit ka dalë po ashtu nga spitali. Të gjithë adoleshentët ishin nxënës të shkollës në Waterbury. Mina la pas babain e saj, Gabriel A. Mina dhe nënën Albulena Rizvani. Në SHBA, ajo kishte edhe gjyshërit.

Ceremonia mortore për 14-vjeçaren do të zhvillohet të martën në qendrën Shqiptaro-Amerikane Kulturore dhe Islamike në Waterbury. Siç raportojnë mediat amerikane, varrimi do të kryhet sipas traditave shqiptare në Varrezat Myslimane Shqiptare në Waterbury.

Aksidenti tragjik i merr jetën 14-vjeçares shqiptare në SHBA Read More »

Balla takon kryeprokurorin Olsian Çela: Dua mbështetjen e Prokurorisë në goditjen e ‘të fortëve’ dhe rrjeteve të shpërndarësve të drogës

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela. Balla dhe Çela për dy orë me radhë kanë diskutuar lidhur me rritjen e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë me fokus intensifikimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Balla i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme mbështetjen në goditjen e “të fortëve” dhe rrjeteve të shpërndarësve të drogës. Bashkëpunimi i ngushtë u vlerësua nga të dyja palët si parakusht dhe çëlësi i suksesit për realizimin e objektivave të përbashkëta.

Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Brendshëm vunë gjithashtu theksin edhe tek nevoja e rritjes së cilësisë së hetimeve dhe një qasje proaktive në monitorimin dhe procedimin e “të fortëve” në lagje, në sheshe e qendra të banuara në të gjithë vendin, me qëllim goditjen dhe parandalimin e fenomeneve kriminale që prekin nga afër qytetarët. Në takim ishin të pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela dhe Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu.

Balla takon kryeprokurorin Olsian Çela: Dua mbështetjen e Prokurorisë në goditjen e ‘të fortëve’ dhe rrjeteve të shpërndarësve të drogës Read More »

U akuzua se negocioi me rrëmbyesit e Sulovarit dhe ‘Koçoles’ për t’i dhënë vilën me qira, gjykata liron të riun

Lirohet nga burgu 28-vjeçari Sofokli Baxheri, i cili u akuzua se bëri negociata për t’i dhënë me qira vilën në fshatin Nivicë, personave të dyshuar të rrëmbimit dhe vrasjes së Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Vendimi u dha nga Gjykata e Sarandës. Familjarët dyshojnë që dy 46-vjeçarët janë vrarë, pasi nuk kanë kontakt me ta.
Mësohet se ndaj të riut, është caktuar masa “detyrim paraqitje”, ndërkohë që ai do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.

Policia e Sarandës ka kryer disa kontrolle banesash, përfshirë edhe zyrtarëve apo ish-zyrtarëve. Kontrollet janë kryer për çështje tokash, por nuk dihet nëse është një procedim i veçuar apo hetimi për zhdukjen e dy 46-vjeçarëve ka nxjerrë në skenë ngjarje të tjera në Sarandë. Dyshimet janë se dy 46-vjeçarët janë ekzekutuar dhe janë groposur.

Dy të zhdukurit rezultojnë me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, si dhe për vepra të tjera të rënda. Thodhori, 46-vjeç i njohur si “Koçole” rezulton i dënuar disa herë, i dyshuar si pjesëmarrës në masakrën e Qafë-Gjashtës në 1997, ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ai u arrestua për “moskallëzim krimi”. Disa vite më vonë u prangos sërish për “vjedhje” dhe “mashtrim”. Ka qenë i proceduar edhe për “trafik droge”. Për një sërë akuzash rezulton i proceduar edhe i zhdukuri tjetër, Fatmir Sulovari. Ka vuajtur dënimin për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. Ai u arrestua edhe në prill të 2022 në Lushnje, pasi në mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi kanabis e ndarë në doza gati për shitje.

U akuzua se negocioi me rrëmbyesit e Sulovarit dhe ‘Koçoles’ për t’i dhënë vilën me qira, gjykata liron të riun Read More »