Ministri i Mbrojtjes Niko Pelesh ka publikuar pamjet nga aksioni për shuarjen e zjarreve në Fier e Vlorë.
42 trupa dhe 13 mjete janë angazhuar prej orësh në aksionin për shuarjen e zjarreve të ndezura në Peshtan të Fierit dhe fushën e mbetjeve në Vlorë.
Efektivët e Repartit të Poshnjes po punojnë në terren në zonën e pyllëzuar dhe tejet të vështirë në Peshtan, ndërsa helikopteri Cougar vijon ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë.
Një aksident i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një fshat në Përmet i ka marrë jetën operatorit të emisionit Stop, Gert Hoxha, në moshën 45-vjeçare.
Ai ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, ndërkohë që përveç se një profesionist dhe detajit i kamerës, ai ka qenë dhe themelues i shoqatës së Vespës në Shqipëri. Në lidhje me vdekjen e tij kanë reaguar dhe kolegët, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruhet:
Qofsh në dritë Gert Hoxha.
Një aksident tragjik dje në mbrëmje ndërpreu në mes jetën e njërit prej operatorëve më të talentuar dhe kurajozë të emisionit “Stop”. Gert Hoxha u nda nga të dashurit e zemrës, miqtë, të afërmit e bashkëpunëtorët, të cilëve u mësoi si të jetonin e ta dashuronin cdo ditë.
Jetoi me shpejtësi e po me aq shpejtësi nxitoi të prekë Parajsën. Gerti punoi prej më shumë se 20 vjetësh në media dhe në formatet investigative në Top channel, Agon channel e së fundi në Tv Klan. Mjeshtër i kameras, i këmbënguljes e pasionit në cdo gjë që bënte, Gerti do të mbetet në zemrën e atyre, që e deshën dhe memorien e atyre, që e njohën.
Stafi i emisionit “Stop” i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të Gertit dhe i gjendet pranë në këtë humbje të pazëvendësueshme! Gert! Shijo parajsën sic thithe cdo grimcë të jetës!
Ndërkohë në reagimin e shoqatës së Vespave thuhet:
Me hidherim te thelle bej nje lajmerim qe sdo te doja ta beja me kurre! E gjithe bota e vespizmit Shqipetar eshte ne zi ! Ka nderruar jete ne nje aksident me vespa GERT HOXHA (ÇOMI) ! Vespist shume i apasionuar dhe themelues i Vespa Club Tirana. Mos mungoni te marrim pjese te gjithe ne xhiron e tij te fundit!
Një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik ditën e djeshme në Ravenna të Itlisë.
Shqiptari ishte duke udhëtuar me një motor tip ‘Yamaha R1’ kur u përplas me një makinë tip ‘Mitsubishi’, që drejtohej nga një grua 53-vjeçare e cila u dërgua në spital me lëndime të lehta.
Ajo që e bën më tragjike këtë rast është se të gjithë ngjarjen e ka ndodhur në sytë djalit të viktimës. Ky i fundit ishte me një tjetër motor pas të atit kur ndodhi aksidenti.
Rruga në fjalë u bllokua për t’i dhënë hapësirë hetimeve. Deri më tani mbeten të paqarta arsyet e këtij aksidenti.
Është publikuar foto e autorit të ngacmimit seksual ndaj një vajze të re në qytetin e Pogradecit, ngjarje kjo e ndodhur të shtunën.
Një 25 vjeçare punonjëse në një subjekt privat është çuar pa ndjenja në spitalin e Pogradecit. Pas referimit të ngjarjes nga mjekët në polici, kjo e fundit ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje vajzën pasi ajo ka marrë veten.
Nga deklarimet e vajzës rezultoi se ajo ishte ngacmuar seksualisht në vendin e saj të punës nga shtetasi Arian Mema dhe për pasojë kishte humbur ndjenjat, e gjithë ngjarja kishte ndodhur teksa Mema ka qenë duke montuar dushe në subjektin ku vajza punonte si pastruese.
Pas të gjitha deklarimeve të 25 vjeçares me origjinë nga Trebinja e Mokrës, policia ka vënë në pranga 54 vjeçarin.
Arian Mema është i njohur për policinë pasi për një ngjarje të tillë është akuzuar edhe në 2020, vit kur punonte si inspektor tatimesh në Drejtorinë e Tatimeve të Korçës. Pas arrestimit të atëhershëm ai u shkarkua nga puna dhe punonte në sektor privat me shitje dhe montim dushesh diellorë.
Tashmë pas 3 vitesh ai bie sërish në prangat e policisë sërish me të njëtën akuzë atë të ngacmimit seksual.
Mësohet se ai është shoqëruar në paraburgimin e Korçës nga ku më pas do të njihet në vazhdim me masën e sigurisë nga gjykata.
Ndërkohë e reja dyshohet se vuante nga epilepsia, çka ka bërë që ajo të humbasë ndjenjat kur është përballur me Memën.
Për ngjarjen reagoi edhe policia: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 25-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Fusha e mbetjeve urbane në Vlorë është përfshirë sërish nga flakët.
Flakët kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane të qytetit. Siç shihet në pamje, si tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin, duke ditur përbërjen dhe kimikatet që çlirohen nga djegia e mbeturinave.
s
Forca të shumta zjarrfikës por dhe punonjës se bashkisë janë duke punuar për te izoluar flakët, por era që fryn ka përkeqësuar situatën duke bërë që zjarri të afrohet tek banesat dhe të rrezikojë ato. Situata është tepër e rënduar.
Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e së dielës në fshatin Resulaj në Vlorë, ku Eqerem Zykaj 80 vjeç dhe gruaja e tij, Mynyre Zykaj 75 vjeçe, teksa ishin duke ujitur në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.
Disa nga fqinjët e tyre kanë folur për mediat, të cilët theksuan se teli i energjisë elektrike ishte i këputur.
Është këputur teli që dje, iu thashë merr elektriçistin se do të zejë korenti. Nuk di gjë tjetër, dje kam ardhur në orën 12.
Sot u nisa, shkonim ditë për ditë te njëra-tjetra, më tha do vij sot dhe nuk erdhi. Një grua dhe një burrë në punën e tyre, të vdesin nga korenti, nuk e di, kjo lagja jonë është e vdekur.
Ne vuajmë për drita, pa rrugë, pa ujë, pa drita. Kemi qenë 3 ditë pa drita, kemi marrë në telefon, e lidhim me alumin atë, një masë të bëjë, këputet. Ne çdo ditë jemi pa drita, shprehen ata.
Dy anëtarë të familjes Zykaj në fshatin Resulaj të Selenicës, burrë dhe grua Qerem Zykaj dhe gruaja e tij raportohet ti ketë zënë korenti në shtëpi.
Të dy kanë ndërruar jetë, Policia dhe ambulanca janë nisur drejt banesës, pas njoftimit të dhënë nga të afërmit e dy viktimave.
Mësohet se dy bashkëshortët kanë qenë duke punuar në bahçen e shtëpisë së tyre kur kanë rënë në kontakt me një kabllo të energjisë elektrike, kontakti me të cilën ka qenë fatal.
Vlorë/Informacion paraprak Në fshatin “Resulaj”, Vlorë, rreth orës 18:45, shtetasit E.Z 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja M.Z, 75 vjeçe, duke ujitur në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kastriot Periku është gjetur pa shenja jete në rajonin e policisë në Kalkidha, 70 km në veri-lindje të Athinës. Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës të së enjtes (20 korrik).
Sipas njoftimit për shtyp të drejtorisë së policisë të Kalkidhës, shqiptari ishte ndaluar prej policisë dhe mbahej në qeli për tu dërguar në gjykatë për masë sigurie. Ai u gjet i varur me një çarçaf në kangjellat e qelisë.
Më pas ai u dërgua në spital por mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Lidhur me incidentin prokuroria ka hapur një hetim ndërsa policët dhe oficeri i rojës janë marrë të pandehur nën akuzën e shkeljes së rregullave të shërbimit.