Irina

Diola Dosti: ‘Burrat ma kanë frikën, sepse jam e realizuar, unë kam makinën time’

Diola Dosti është një ndër ish-banoret më të përfolura të sezonit të dytë të “Big Brother VIP”.

Teksa ishte në shtëpi, publiku u njoh me jetën e saj si një grua e divorcuar, nënë e 3 vajzave. Diola foli shpesh për vështirësitë që kaloi gjatë ndarjes me bashkëshortin e saj, me të cilin thotë se kanë ende raporte të mira.

E ftuar së fundmi në një intervistë Diola tha se është e gatshme të përjetojë dashurinë për herë të dytë, por sipas saj meshkujt e kanë frikë.

“Një fushë që ndihem budallqe është fusha e dashurisë. Nuk e kam përjetuar dashurinë për herë të dytë, besoj se do ta përjetoj. Nuk kam kohë. Jam e fokusuar në karrierën time. Padyshim që ka individ që aforhen. Më duket se më kanë frikë. Sepse jam një vajzë e realizuar. Në momentin kur më afrohet dikush, mua nuk më bën përshtypje nëse vjen Bentley me një apo me Golf 2. Sepse unë i kam vetë gjërat, e kam vetë makinën time.”

Diola Dosti: ‘Burrat ma kanë frikën, sepse jam e realizuar, unë kam makinën time’ Read More »

‘Vlora Marina Residences’ sjell hotelin me 5 yje Marriott, i pari në bregdetin shqiptar

Vlora Marina Residences dhe Marriott International nënshkruan marrëveshjen që i hap rrugën hotelit me 5 yje të certifikuar ndërkombëtarisht në Vlora Marina. Investimi mbi 100 milionë euro parashikon ngritjen dhe menaxhimin e hotelit Vlora Marriott Hotel si dhe prezantimin e një koncepti të ri për Shqipërinë dhe rajonin që janë apartamentet e branduara.

Hoteli i ri do të vendoset në zemër të Vlorës dhe do të jetë pjesë e investimit në Vlora Marina, projektit urban miks, i cili përfshin një marinë të klasit botëror me 438 vende për ankorim të jahteve dhe mega-jahteve, apartamente Premium me pamje nga deti, njësi shërbimi dhe zona argëtimi.

Vlora Marriott Hotel parashikon zhvillimin harmonik të peizazhit të qytetit duke sjellë ekselencën e një përvoje të gjatë të hotelerisë me 5 yje dhe rezidencës së branduar, një koncept i ri, i cili i shton një tjetër dimension këtij projekti.

Marrëveshja me Marriott International shënon një fillim të rëndësishëm për Vlorën dhe për standardet më të larta që Shqipëria po përvetëson në fushën e turizmit dhe mikpritjes. Si hoteli me 150 dhoma ashtu edhe apartamentet e brandura (branded apartments) do të manaxhohen nën të njëjtën strehë nga i njëjti ekip Marriott, duke garantuar cilësinë dhe standardet më të larta ndërkombëtare.

Në fjalën e saj, që i parapriu nënshkrimit të marrëveshjes, Ardiana Sokoli, Zv.Presidente për Pasuritë e Paluajtshme e Grupit BALFIN tha se ky bashkëpunim dhe standardet e parashikuara për t’u implementuar aty, ndryshojnë tërësisht rregullat e lojës në industrinë e hotelerisë në Shqipëri.

“Sot, qëndrojmë këtu me partnerët tanë nga Marriott të bashkuar në vizionin dhe përkushtimin tonë për ta bërë Vlora Marriott Hotel një shembull të shkëlqyer ekselence në hospitality. Ne besojmë shumë se Vlora do të kthehet në një nga qytetet më të rëndësishme mesdhetare dhe flamuri i ekonomisë blu shqiptare.

Së bashku me partnerët tanë vendas dhe ndërkombëtarë, po prezantojmë koncepte inovative në arkitekturë dhe objekte urbane që do të transformojnë zonën aktuale duke përmirësuar ofertën e Vlorës si destinacion turistik, duke nxitur ekonominë vendase dhe duke krijuar më shumë mundësi punësimi.”
Ndërsa përfaqësuesit e Marriott, Silvija Lovreta, Drejtoreshë për Evropën Jug-Lindore, Marriot International e cilësoi këtë marrëveshje një përmbushje të kërkesës që vendi ka për brande të tilla në shërbimin e hospitality.

“Ky është një koncepti që po e sjellim për herë të parë në Shqipëri dhe jemi shumë krenar për këtë. Kjo marrëveshje përforcon kërkesën që ne po shohim në vend për praninë e brandeve ndërkombëtare. Ne jemi të kënaqur për këtë bashkëpunim me Vlora Marina duke forcuar praninë tonë në Shqipëri”

Për Julien Laloye, Drejtor për Zhvillimin e Hapësirave Mikse, Marriott International, ky është hoteli i parë Marriott në bredgetin shqiptar dhe projekti i parë sa i takon rezidencave të branduara. “Kemi punuar me ekipin më të mirë sa i përket projekteve të hoteleve dhe ambienteve të tjera. Ky është projekti jonë i parë në Shqipëri sa i përket rezidencave. Kemi shumë besim që do të jetë një sukses i vërtetë”.

I përshtatshëm si për ata që udhëtojnë për biznes, ashtu dhe për turistë, Vlora Marriott Hotel, parashikon të ketë 150 dhoma dhe suita si dhe mbi 100 apartamente për shitje nën emrin e Vlora Marriott Residences. Hoteli përfshin pishinë të brendshme dhe të jashtme, katër restorante dhe bare, një plazh privat me një beach bar, spa, një qendër fittnesi dhe një hapësirë moderne për biznes dhe takime.

Gjithashtu do të sigurohet edhe një qendër socio-argëtuese për vizitorët dhe qytetarët e Vlorës 24 orë në 24. Rezidencat janë planifikuar të jenë nga 75 deri në 220 m² me një, deri në katër dhoma gjumi, duke u ofruar banorëve akses në palestër private si dhe facilitete të përzgjedhura të hotelierisë.

Marriott International përfshin një portofol prej më shumë se 8,500 pronash nën 31 marka kryesore që përfshijnë 138 vende dhe territore të ndryshme. Marriott operon dhe jep ekskluzivitet të menaxhimit të hoteleve në të gjithë botën. Me afro 600 hotele dhe resorte në mbi 65 vende dhe territore anembanë botës, Marriott Hotels vazhdon të përsosë ekselencën në artin e mikpritjes.

‘Vlora Marina Residences’ sjell hotelin me 5 yje Marriott, i pari në bregdetin shqiptar Read More »

Lajm i fundit/ Mes 15 urdhër-arresteve dhe emri i Behar Bajrit, personazhi i frikshëm që vrau në gjumë të fejuarën 15-vjeçare

Zbardhet një tjetër emër që është mes 15 persona vepër të cilët është lëshuar urdhër-arresteve me urdhër të SPAK. Bëhet fjalë për Behar Bajrin, një emër i njohur nga policia.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Po ashtu nuk është konfirmuar nëse janë arrestuar apo jo disa anëtarë të grupit Bajri.

Po ashtu, një tjetër detaj nga megaoperacioni i Policisë së Shtetit, të shtrirë në disa qytete, është fakti se Xhevahir Lita ka qenë prokuror në Shkodër kur dyshohet se kanë ndodhur ngjarjet kriminale që mendohet se këta personazhe i lidhin me njëri-tjetrin.

Duke u kthyer te Bajri, ky i fundit është një emër i njohur për policinë, i konsideruar si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri. Behar Bajri akuzohet se ka vrarë në gjumë partneren e tij 15-vjeçare, Fabiola Bajri dhe shtetasin Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002.

Lajm i fundit/ Mes 15 urdhër-arresteve dhe emri i Behar Bajrit, personazhi i frikshëm që vrau në gjumë të fejuarën 15-vjeçare Read More »

Mashtrimet me call center, policia jep emrat: Kush janë personat e arrestuar

Ekzekutohen 14 masa sigurie për shtetas të implikuar në veprimtarinë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike.

Sekuestrohen pajisje të ndryshme kompjuterike, aparate celulare, USB dhe pajisje të tjera për prodhimin e Bitcoin, të gjetura gjatë kontrolleve të ushtruara në disa banesa.

Gjatë operacionit u angazhuan 60 forca Policore të DVP Tiranë, të komisariateve në varësi të saj dhe të DVP Fier.

Në kuadër të procedimit penal nr.121/2021 të Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është përfshirë në hetime në bazë të autorizimeve të Prokurorisë, ku gjatë këtyre hetimeve janë aplikuar metoda speciale të hetimit.

Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i mundur identifikimi i plotë i të gjitha subjekteve të hetimit.

Më konkretisht, më datë 25 tetor 2022, është bërë identifikimi i subjektit dhe pas autorizimit të marrë për lejimin e ushtrimit të kontrolleve të vendit, së bashku me Njësinë “C” të Krimit Kibernetik të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe partnerët e Policisë italiane, është ndërhyrë në subjektin call center, në rrugën “Dritan Hoxha”, ku janë kryer të gjitha veprimet hetimore procedurale.

Në vijimësi të këtij procedimi, pas ekspertimit të pajisjeve elektronike të sekuestruara, ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale janë të implikuar disa shtetas.

Më datë 26.07.2023, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në funksion të vendimit nr. 92 të datës 21.07.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, janë ekzekutuar 9 masa sigurie, nga të cilat 5 “Arrest në burg”, dhe 4 “Arrest në shtëpi”.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasit Hamit Dobi, Erion Kastrati, Aldo Pasku, Gjin Shelnishta, dhe Mojsi Zuna.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për shtetasit Greta Gjoci, Olta Toci, Rezarta Ibrahimi dhe Silvana Veliu.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit B. Ç., O. C., B. GJ., A. M., dhe F. B.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi B. Ç., ka dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë më datë 23.07.2023 nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë, ndërsa shtetasja A. M., më datë 27.10.2022, nga Pika e Kalimit Kufitar Rinas.

Në kuadër të këtij procedimi janë kontrolluar 12 banesa dhe janë sekuestruar pajisje të ndryshme kompjuterike (telefona, laptopë, USB dhe pajisje për prodhimin e Bitcoin), të cilat kanë kaluar për ekspertim kompjuterik në laboratorin pranë Sektorit të Ekzaminimeve Kompjuterike në Prokurorinë e Posaçme./tvklan.al

Mashtrimet me call center, policia jep emrat: Kush janë personat e arrestuar Read More »

Del foto e shqiptarit që u vra në Greqi

Personi në foto është shqiptari që mbeti i vrarë në Greqi. Ai është Erald Jonuzi i datëlindjes 1988, 35 vjeç, me origjinë nga Korça. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të natës në zonën Evozmo të Selanikut.

Policia thotë se viktima ishte duke parkuar automjetin poshtë banesës se tij në kohën që persona ende të pa njohur hapen zjarr duke e lënë të vdekur ne vend.

Ndërsa deri më tani pista që po hetohet është larje hesapesh, pasi Jonuzi ishte edhe person problematik. Rezulton se për Jonuzin ka precedentë penale në vitin 2009 në Korçë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim dokumentesh.

Në vitin 2008 është thirrur si dëshmitar lidhur me vrasjen e Pëllumb Çollakut, shokut te tij të fëmijërisë të ekzekutuar nga Mjallaq Pergjika.

Del foto e shqiptarit që u vra në Greqi Read More »

Kjo është gruaja që u gjet e pajetë pranë portit të Vlorës, dyshohet se…

Policia e Vlorës ka dalë me nje njoftim zyrtar në lidhje me trupin e pajetë të një gruaje që u gjet mbrëmjen e sotme në zonën e portit. Sic njofton policia trupi i përket një 71-vjeçareje, e cila vuan nga probleme të shendetit mendor.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Familjarët e 71-vjeçares kishin bërë në mëngjes denoncim në polici për zhdukjen e saj.
Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në zonën e Portit, në ujë është konstatuar e pajetë shtetasja M.M, 71 vjeçe, banuese në Vlorë.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Për këtë shtetase mëngjesin e sotëm kanë bërë kallzim në Polici, familjarët e saj për largim nga banesa.

Shtetasja M.M vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Kjo është gruaja që u gjet e pajetë pranë portit të Vlorës, dyshohet se… Read More »

Zbardhen vendimet e Asamblesë, Rama shkarkon të gjithë Sekretariatin e PS, do të zgjidhen në shtator

Asambleja e Partisë Socialiste ka marrë sot disa vendime të rëndësishëm.

Kryesocialisti Edi Rama ka shkarkuar të gjithë sekretarinë e Partisë Socialiste. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se është ‘shkrirë’ sekretaria e PS-së.

Po ashtu mësohet se kjo strukturë drejtuese e PS do të plotësohet në shtator, që me shumë mundësi Rama do të thërrasë sërish Asamblenë për të votëbesuar sekretarët e rinj. Vetëm Damian Gjikuni është zëvendësuar dhe postin e tij si sekretar i Përgjithshëm e ka marrë Blendi Klosi.

Sekretarët e shkarkuar:
1-Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi
2-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji
3-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj
4-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti
5-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
6-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj
7-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
8-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj

Zbardhen vendimet e Asamblesë, Rama shkarkon të gjithë Sekretariatin e PS, do të zgjidhen në shtator Read More »

Lajm i fundit/ 5 vatra zjarri aktive në Shqipëri

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë një bilanc mbi situatën e zjarreve në vend. Përmes një postimi në facebook, shefi i Mbrojtjes bën me dije se këtë të mërkurë janë aktive 5 vatra zjarri në të gjithë teritorin e vendit.

Sipas Peleshit për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura,13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar.

Ai shton se më problematike janë vatrat e zjarrit në fshatrat Peshtan Plyk, Kraps, Kreshpan, njësia administrative Frakull, të Fierit.

POSTIMI I PLOTË

5 vatra aktive zjarri janë evidentuar gjatë ditës së sotme në territorin e vendit.

Për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura, 13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar.

Po punohet me intensitet për mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatrat Peshtan Plyk, Kraps, Kreshpan, njësia administrative Frakull. Ndërsa u kërkua ndërhyrja e helikopterit në pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz, pasi ndërhyrja me mjete dhe forca nga terreni është e pamundur. Po punohet ndërkaq edhe në një vatër zjarri në fshatin Hekal, bashkia Mallakastër.

Po vijon gjithashtu operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në bashkinë Vlorë.

Në fshatin Buz, në bashkinë Memaliaj po vijon puna nga terreni për izolimin e vatrës së zjarrit.

Është bërë e munduar shuarja e vatrës së zjarrit në fshatin Skrevan, bashkia Dimal, ku aktualisht ka vetëm prezencë tymi.

Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Gjallicës, njësia administrative Shtiqën, bashkia Kukës.

Lajm i fundit/ 5 vatra zjarri aktive në Shqipëri Read More »