Aurora

Parashikoi gjëra të frikshme, ja dy ngjarjet që parashikon Baba Vanga për 2018-n

Thuhet se ka parashikuar sulmet e 11 shtatorit, një cunam dhe Brexit, gjithashtu besohet se ka parashikuar edhe dy ngjarje të rëndësishme që do të ndodhin në vitin 2018.

Baba Vanga, që vdiq në vitin 1996, në moshën 85 vjeçare, pretendonte se kishte aftësi mbinatyrore që i lejonin të parashikonte fatkeqësi natyrore dhe ngjarje të tjera të mëdha.

Supernaturalistët thonë se para vdekjes, Baba Vanga parashikoi të ardhmen deri në shekullin e 51-të – kur tha se bota do të përmbyset, shkruan “Daily Mail”.

U quajt edhe ‘Nostradamus nga Ballkani’, e thuhet se parashikoi që në vitin 2018 Kina do të kalojë Shtetet e Bashkuara për t’u bërë superfuqia e ardhshme në botë.

Ajo gjithashtu pohoi se ‘një formë e re e energjisë’ do të zbulohet në Venus.

Ata që besojnë tek parashikimet e kësaj gruaje thonë se Baba Vanga mund të ketë të drejtë, të paktën në një prej rasteve.

Parashikoi gjëra të frikshme, ja dy ngjarjet që parashikon Baba Vanga për 2018-n Read More »

Fet daja i Florencit: U rrah nga dy policë, nuk pranojnë të na japin

Bashkim Hasani, daja i 23-vjeçarit Florenc Beqiraj shprehet se vdekja e nipit të tij në Francë është e veshur me mister.

Nisur nga informacione që familja dhe ai kanë marrë nga shqiptarë që njihnin Florencin, ai shprehet se nuk e besojnë që i riu të ketë kryer vetëvrasje.

Sipas tij, një prej shokëve të Florencit ka treguar se, 23- vjeçari është dhunuar nga dy punonjës policie pasi ishte përfshirë në një konflikt me disa persona nga vendet arabe.

“Nuk e kuptoj se si mund të dërgohet një azilant në një burg të sigurisë së lartë. Pastaj e morën dhe e hedhin si lopë në spital dhe nuk e marrin përsipër që e kanë bërë ata. Djali shkoi për një jetë më të mirë dhe na kthehet i vdekur. Kërkojmë nga shteti shqiptar që të zbardhet sa më parë ngjarja. Ku janë të drejtat e njeriut? Nuk kishte arsye që të vriste veten. Ai kishte shenja dhune në dorë dhe pas veshit. Telefonata e fundit ka qenë me nënën, së cilës i ka thënë po kthehem. Sipas saj që na ka thënë një prej bashkëvuajtësve shqiptar në burg, e kanë rrahur për vdekje dy punonjës policie me ngjyrë. Avokati shqiptar ka kërkuar kamerat e sigurisë, por nuk ia japin. Këtu duket qartë se ka diçka”, shprehet Hasani.

Fet daja i Florencit: U rrah nga dy policë, nuk pranojnë të na japin Read More »

Berisha takon ‘Berishën’

Aktori Drilon Hoxha, pjesë e kastit të “Dance With Me” ka zhvilluar një bisedë shumë interesante me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Përgjatë gjithë spektaklit ai e ka imituar me batutat e tij deputetin e Partisë Demokratike dhe në finalen e madhe, Driloni e ka takuar “sozinë” në zyrën e tij.

Ish-Kryeministri ka uruar të gjitha shqiptarët për festa, si dhe të gjithë publikun e “Dance With Me”.

“Në radhë të parë doja të uroja të gjithë spektatorët e “Dance With Me” si dhe të gjithë shqiptarët. Dyshe si kjo s’ka parë bota, u shpreh lideri historik i së djathtës.

Berisha takon ‘Berishën’ Read More »

Per shendetin e mire te trurit,gjakut dhe kockave ja ushqimet qe duhet te perdorni

Vitamina K është një vitaminë që luan një rol të rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe të zemrës.

Pamjaftueshmëria e vitaminës K në organizëm mund të shkaktojë trombozë, gjakderdhje dhe probleme serioze me kockat.

Disa prej shenjave dhe simptomave të mungesës së vitaminës K përfshijnë lehtësitë në nxirje të lëkurës, rrjedhje të gjakut prej hundëve ose mishrave të dhëmbëve,  gjakderdhje në sistemin tretës..

Njerëzit që vuajnë nga kequshqyerja kronike, varësia ndaj alkoolit apo problemet shëndetësore që kanë të bëjnë me paaftësinë e përthithjes së vitaminave, janë më të rrezikuar ndaj pamjaftueshmërisë së vitaminës K.

Kjo vitaminë e rëndësishme gjendet në shumë burime natyrale. Kryesisht te barishtet si kale, spinaqi, pazia, gjethet e rrepave dhe te perimet si lakrat e vogla, lulelakra, brokoli, shpargu, majdanozi dhe sallata jeshile.

Burime të tjera të vitaminës K janë qepët e njoma, kumbullat, kastraveci, mëlçia e viçit, çaji jeshil, peshku, vezët, borziloku i thatë, krundet e grurit dhe produktet e fermentuara të bulmetit si kosi dhe djathi.

Kundër mpiksjes së gjakut

Një nga funksionet primare të vitaminës K është të stabilizojë mpiksjen e gjakut, një fenomen që kërkon vazhdimësi të molekulave që qarkullojnë në gjak.

Vitamina K luan një rol kyç në procesin e mpiksjes që ndodh gjatë lëndimeve fizike ose çarjes së damarëve.

Vitamina K ndihmon në transportimin e kalciumit në gjak, një mineral i nevojshëm për mpiksjen e gjakut.

Përmirëson shëndetin e kockave

Kjo vitaminë e rëndësishme luan një rol kryesor në përmirësimin e shëndetit të kockave dhe ulur rrezikun e frakturave të tyre.

Vitamina K është veçanërisht e rëndësishme për femrat pas menopauzës të cilat rrezikohen nga osteoporoza. Organizmi ka nevojë për vitaminë K për të transportuar kalciumin, aq shumë i dobishëm për formimin e kockave.

Sasitë e mjaftueshme të vitaminës K, veçanërisht të asaj K2 janë të dobishme për aktivizimin e osteocalkinës. Ajo është një proteinë që qarkullon në gjak dhe që ndërlidh jonet e kalciumit me strukturën e kockës. Kjo proteinë i bën kockat më të forta.

Mbështet shëndetin e zemrës

Vitamina K është e mirë edhe për shëndetin e zemrës. Pikë së pari, ajo ndihmon në uljen e tensionit të gjakut duke parandaluar akumulimin e mineraleve në enët e gjakut. Kjo e ndihmon zemrën të pompojë gjak më lehtë.

Vitamina lufton inflamacionin dhe mbron qelizat përbërëse të damarëve, venave dhe arterieve. Një gjë e tillë pakëson gjasat e një arresti kardiak ose ataku në zemër.

Zgjeron ndjeshmërinë ndaj insulinës

Vitamina K është e vlefshme për të përmirësuar rezistencën ndaj insulinës dhe pakësuar rrezikun e shfaqjes së diabetit.

Mbështet funksionet e trurit

Kjo vitaminë lufton inflamacionin dhe mbron trurin ndaj stresit oksidues që shkaktohet nga radikalet e lira. Stresi oksidues mund të dëmtojë qelizat e trurit dhe të shkaktojë sëmundje të ndryshme si Alzhaimeri, Parkinsoni e të tjerë

Per shendetin e mire te trurit,gjakut dhe kockave ja ushqimet qe duhet te perdorni Read More »

Dafina dhe vlerat e saj surprizuese

Që në lashtësi, besohej se Perënditë kishin derdhur një lumë bekimesh mbi dafinën duke e bërë atë mbretëreshën e shëndetit të mirë. Lëngu i dafinave është padyshim një tonik i mrekullueshëm dhe i pakrahasueshëm me një ndikim të fortë në stomak, kyçe dhe muskuj.

Vlerat shëndetsore të dafinave përfshijnë: aftësinë për të pastruar organizmin, ngadalësuar plakjen, përshpejtuar shërimin e plagëve, mbrojtur trupin nga bakteret, menaxhuar diabetin, përmirësuar shëndetin e zemrës, zbutur inflamacionin, zgjidhur problemet me frymëmarrjen dhe gjallëruar tretjen.

Përgatisni lëngun tuaj të dafinave në shtëpi, duke përfituar maksimalisht prej vlerave të tonikut.

Vlerat shëndetsore të dafinës

Shëndeti tretës

Gjethet e dafinës kanë një ndikim të fortë në sistemin tretës duke nxitur urinimin dhe si rrjedhojë duke ulur nivelin e toksinave në trup.

Dafina stimulon të vjellat në rastet se mund të jeni helmuar nga ushqimi. Përmbajtjet organike të gjetheve të dafinës ndihmojnë me tretjen dhe qetësojnë stomakun apo zorrët e trazuara.

Problemet me frymëmarrjen

Vaji i gjetheve të dafinës mund të përdoret për të lyer kraharorin për të kuruar disa nga problemet me frymëmarrjen. Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë.

Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes. Femrat shtatzënë nuk duhet ta përdorin vajin e dafinës.

Përmirëson shëndetin e flokëve

Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin e flokëve dhe të hiqni zbokthin atëherë përdorni gjethe dafine. Lagini gjethet në ujë dhë fërkoni skalpin e kokës pas larjes. Përbërësit kimikë të dafinës do të heqin zbokthin dhe zbusin lëkurën e thatë.

Kundër inflamacionit

Një nga vlerat më të çmuara të dafinës është aftësia për të pakësuar inflamacionin në organizëm. Gjethet kanë në përmbajtjen e tyre një element unik të njohur si parthenolide që redukton irritimin në kyçe ose në zona të caktuara që mund të jenë prekur nga artriti.

Shëndeti i zemrës

Gjethet e dafinës përmbajnë acid kafeik dhe rutin, dy substanca që i përmirësojnë shëndetin e zemrës. Rutini forcon kapilarët e gjakut në zemër ndërkohë që acidi kafeik largon kolesterolin e keq nga sistemi kardiovaskular.

Ankthi dhe stresi

Dafina ka një efekt lehtësues dhe qetësues. Së bashku me trumzën, borzilokun dafina ka në përmbajtjen e saj linalool një substancë që ul hormonet e stresit në organizëm.

Hormonet e stresit që çlirohen në një përiudhë afatgjatë janë të dëmshme për trupin. Ndaj gjethet e dafinës të ndihmojnë të qetësoheni edhe në momentet më stresuese.

Kundër diabetit

Gjethet e dafinës kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Konsumimi i rregullt i gjetheve ul gjasat e shfaqjes së episodeve diabetike.

Dafina dhe vlerat e saj surprizuese Read More »

Nënshtetësia shqiptare për Janullatos, reagon Robert Ndrenika: Më në fund po bindem që …

Vendimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta për t’i dhënë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Anastas Janullatos, ka sjellë reagime pozitive menjëherë në opinionin publik.

Menjëherë pas njoftimit në faqen e Presidencës për lajmin në fjalë, të shumtë kanë qenë qytetarët që e kanë përgëzuar Presidentin Meta për vendimin, duke e cilësuar të duhurin dhe të vonuar madje.

Mes komenteve të shumta, është edhe ai i aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika. Ky i fundit ka komentuar duke nënvizuar se “kur sheh të tilla vendime, e bën të ndjehet qytetar europian.”

Aktori Ndrenika falenderon Presidentin Meta duke e cilësuar këtë një lajm që i nderon të gjithë shqiptarët.

“Më në fund! Po bindem që jemi Europiane! Faleminderit zoti President! Ky lajm i nderon të gjithë!” shkruan aktori i njohur.

Nënshtetësia shqiptare për Janullatos, reagon Robert Ndrenika: Më në fund po bindem që … Read More »

Sekreti që fsheh ishulli më i frikshëm në botë, shkenctarët habisin me zbulimin e tyre

Një zbulim i papritur është njoftuar nga një grup shkencëtarësh, të cilët kanë gjetur një “kontinent humbur” nën ishullin Mauritius në Oqeanin Indian.

Mësohet se ky ishull tropikal u formua nga llava e vullkaneve 9 milion vjet më parë.

Pas një sërë kërkimesh së bashku me një ekip gjeologësh, u zbulua se ishulli ishte në të vërtetë maja e një “super-kontinenti” të pazbuluar  200-milion-vjeçar .

Kontinenti i  “Gondëana” u nda për të formuar Jugut, Afrikën, 2 Amerikat, Antarktidën, Indinë dhe Australia rreth 180 milion vjet më parë.

Por duket se ai qënka “fshehur” poshtë ishullit Mauritus, i cili gjendet 2,000 kilometra nga bregu juglindor i Afrikës, pranë Madagaskarit, shkruan “The Independent”.

Ai të krijon përshtypjen se rrethohet nga një ujëvarë gjigante, por bëhet fjalë për depozitat lokale të rërës dhe rrjedhat që kalojnë nëpër zonë dhe ndryshojnë ngjyrën e ujit në mënyrë që të duket si një ujëvarë që shkon drej thëllësisë së oqeanit.

Duket se ky ishull i jashtëzakonshëm, paska fshehur një sekret të madh.

Autori kryesor i studimit,  Lewis Ashwal  shprehet se:

Toka është e përbërë nga dy pjesë , kontinentet, që janë të vjetra, dhe oqeanet, që janë të rinj.

Në kontinente mund të gjesh shkëmbinj që janë më shumë se katër miliardë vjet të vjetër, por nuk mund të gjesh asgjë të tillë në oqeane, pasi aty janë formuar shkëmbinj  e rinj.

Kohët e fundit studiuesit kanë gjetur një mineral miliarda vite të lashtë në shkëmbinjtë që gjenden në ishullin e Mauritiusit.

Ai është një ishull, ku gjenden shkëmbinj 9 milion vite të vjetër.

Megjithatë, duke studiuar shkëmbinj e ishullit, kemi gjetur kore që datojnë para miliard vjetësh”.

10-Fascinating-All-Natural-Illusions-that-Will-Blow-Your-Mind-10auto_auto_mauritius-tripadvisor14912123521503835785auto_auto_Underwaterwaterfall14992583031503835938auto_mauritius-in-picturesa1503835779 (1)maur-2underwater-waterfall-trench-le-morne-mauritius-1

Sekreti që fsheh ishulli më i frikshëm në botë, shkenctarët habisin me zbulimin e tyre Read More »

Meta postoi foton ku donte të tregonte harmoninë fetare, detaji skandaloz në foto e nxjerr blof

Fotoja që ka postuar presidenti Ilir Meta në faqen e tij zyrtare në Facebook për të njoftuar dhënien e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopit të Shqipërisë Janullatosit, po bën xhiron e rrjetit.

Shumë pak persona mund ta kenë kuptuar se Meta për të shprehur harmoninë fetare me anë të fotos, ka bërë zgjedhjen e gabuar.

Detaji që bie në sy është se i vetmi që është ende gjallë në foto është vetë Janullatos.

Ish-kreu i përfaqësuesve bektashinj Reshat Bardhi, ish-kreu i besimit katolik shqiptar Rrok Mirdita dhe ish-kreu i myslimanëve Selim Muça, janë ndarë nga jeta.

Meta shkruan në statusin e tij:

Të dashur miq,

Në vigjilje të Krishtlindjeve, kam kënaqësinë të bëj publik vendimin tim për t’i dhënë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Jannullatos.

Kontributi dhe përkushtimi i tij në 25 vite i ka shërbyer jo vetëm ringritjes kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe arsimimit e përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë por edhe afirmimit ndërkombëtar dhe njohjes së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë kudo në botë.

Fortlumturia e Tij ka dhënë, në bashkëpunim të ngushtë me udhëheqësit e tjerë të besimeve fetare në Shqipëri, një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare, kësaj pasurie kombëtare të popullit tonë.

Bekuar qoftë harmonia dhe bashkëjetesa fetare mes shqiptarëve!

Meta postoi foton ku donte të tregonte harmoninë fetare, detaji skandaloz në foto e nxjerr blof Read More »