Loading...

Fet daja i Florencit: U rrah nga dy policë, nuk pranojnë të na japin

Bashkim Hasani, daja i 23-vjeçarit Florenc Beqiraj shprehet se vdekja e nipit të tij në Francë është e veshur me mister.

Nisur nga informacione që familja dhe ai kanë marrë nga shqiptarë që njihnin Florencin, ai shprehet se nuk e besojnë që i riu të ketë kryer vetëvrasje.

Sipas tij, një prej shokëve të Florencit ka treguar se, 23- vjeçari është dhunuar nga dy punonjës policie pasi ishte përfshirë në një konflikt me disa persona nga vendet arabe.

“Nuk e kuptoj se si mund të dërgohet një azilant në një burg të sigurisë së lartë. Pastaj e morën dhe e hedhin si lopë në spital dhe nuk e marrin përsipër që e kanë bërë ata. Djali shkoi për një jetë më të mirë dhe na kthehet i vdekur. Kërkojmë nga shteti shqiptar që të zbardhet sa më parë ngjarja. Ku janë të drejtat e njeriut? Nuk kishte arsye që të vriste veten. Ai kishte shenja dhune në dorë dhe pas veshit. Telefonata e fundit ka qenë me nënën, së cilës i ka thënë po kthehem. Sipas saj që na ka thënë një prej bashkëvuajtësve shqiptar në burg, e kanë rrahur për vdekje dy punonjës policie me ngjyrë. Avokati shqiptar ka kërkuar kamerat e sigurisë, por nuk ia japin. Këtu duket qartë se ka diçka”, shprehet Hasani.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com