Në vigjiljen e Krishtlindjes dhe natën e Krishtlindjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj “e mbyti” me prezencën e tij në televizionet kombëtare.
Plotë pesë herë u shfaq Veliaj gjatë tre ditëve, në emisione televizive me audiencë të lartë.E nisi me emisionin e Ermal Mamaqit të shtunën, vijoi me “Të dielën shqiptare” të Ardit Gjebreas dhe të hënën doli tek emisioni “Top Story” i Sokol Ballës. Ndërkohë u shfaq edhe tek një emision muzikor në TV Klan, “Dance With Me”. Teksa ishte edhe tek Pasditja e Vizion Plus te henen.
Pra, Veliaj në të njëjtë kohë ka “pushtuar” dy televizionet kombëtare, Top Channel dhe TV Klan duke u shfaqur në të njëjtë kohë.
Më herët në një takim me gazetarët, TPZ rikujton se ai ka thënë: Kam menduar të mos dal shumë në televizion, sepse ka patur ngjarje politike. Dua të mbaj një profil pak më të tërhequr”.
Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak një tjetër anëtare e LSI-së iu shkëput kësaj partie dhe bashkoi votat me PS-në për të votuar buxhetin për Tiranën. Bora Panajoti është një nga katër këshilltarët që Veliaj i ka marrë LSI-së në pak muaj. Pse votova Pro buxhetit të Tiranës?
Së pari, votova buxhetin sepse detyra ime si këshilltare ishte që me datë 21 Dhjetor, në mbledhjen më të rëndësishme të vitit, të isha në sallën e këshillit bashkiak dhe jo në protestë për të mbështetur deputetët. Mbrëmjen e datës 20 u njoftova me mesazh që grupi i këshilltarëve kishte vendosur të mos shkonin në mbledhje me motivacionin që nuk kishin pasur kohë të bënin dëgjesat publike e të lexonin materialet e buxhetit për shkak të situatës politike. Kjo është papërgjegjshmëri duke qënë se materialet na kishin ardhur brenda afateve dhe sepse detyra parësore e secilit prej këshilltarëve është të jenë zëri dhe dora e qytetarëve në këshill. Për këtë na kanë votuar, kjo është detyra jonë.
Së dyti, unë në Këshillin Bashkiak hyra me votat e zonave rurale “ish komunave”. Buxheti që unë votova është një buxhet ku i jepet përparësi zhvillimit të këtyre zonave. Për 1 vit rrjesht, në cdo fjalë që kam mbajtur, kam kërkuar me ngulm të bëhej rruga e Krrabës e ura e Qehasë në Petrelë. U bënë! Si mundem unë të dal para atyre që më votuan dhe t’i them që unë bojkotova buxhetin e tyre, që bojkotova rikonstruksionin e rrugës Agallarët në Farkë, shkollën e re që do bëhet në fshatin Mihajas, rikonstruksionin e shkollës së Bërzhitës? Nuk munda dot. Edhe 100 herë të vihem para një vendimarrje të tillë, të 100 herët do zgjedh qytetarët dhe jo lojrat politike.
Së fundmi, dua t’i drejtohem ish kryetares sime, znj. Kryemadhi për t’i kujtuar që unë nuk jam “ajo goca”, unë jam Bora që ti, deri dje, u thoje qytetarëve nëpër takime që isha studentja e shkëlqyer dhe që dëshiroje që edhe Bora vajza jote, të bëhej si unë.
Dua të të jap një këshillë që e ka shprehur aq bukur populli “Mos i mat të tjerët me metrin tënd”. Mua nuk me intimidon dot me deklaratat e tua për një arsye të vetme sepse unë hyra në rrugën e politikës për t’i shërbyer sadopak vendit tim. Mua nuk më blen dot askush as me lekë e as me karrige se kam që nga mosha 17 vjeç që nuk e kam lënë për asnjë ditë punën e njëkohësisht shkollën me rezultate të larta. Karrierën time e shoh në profesionin tim, ajo është pika ime e fortë. Por e kam edhe unë një të metë. E meta ime është se nuk eci dot në rrugën e një lideri që nuk më inspiron e nuk është një shembull i mirë për mua.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka qene sot per nje vizite ngushellimi ne familjen e Florenc Beqiraj, te riut nga Shkodra qe gjeti vdekjen ne spitalin francez, pasi u dergua aty pa shenja jete, teksa mbahej ne burg.
Gazetari i “Panorama”, raporton se ne kete vizite, Bushati ka qene i shoqeruar nga deputeti Luan Harusha. Ne biseden e zhvilluar me nenen dhe familjare te tjere te viktimes, Ministri Bushati i shprehu ngushellimet dhe garantoi se ceshtja do te hetohet deri ne fund.
“Prokuroria franceze ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes”- tha Bushati. Nderkohe qe zyra per shtyp e Bushatit ben me dije se ministria ka deklaruara para familjareve se “Qeveria merr persiper shpenzimet per transportin e trupit te viktimes dhe sjelljen ne atdhe”.
Bushati ka theksuar se “Kemi ne kontakt te panderprere me autoritet Franceze, min.brendshme dhe te jashtme. Te presim perfundimin e hetimeve, te respektojme vdekjen”.
Cilat ushqime të vijnë ndër mend kur mendon për mëngjesin? Zakonisht, një filxhan kos, një filxhan kafe dhe lëng i freskët portokalli plotësojnë pritshmëritë bazë për një mëngjes perfekt në dukje.
Për fat të keq, të paktë janë ata që janë të ndërgjegjshëm mbi pasojat që disa ushqime lënë në stomakun tonë kur konsumohen me të hapur sytë.
Ja udhëzimi, që do t’ju udhëheqë në lidhje me ushqimet që duhen konsumuar me stomakun bosh dhe ato që duhen shmangur.
Ushqimet që nuk duhen ngrënë në mëngjes
Brumërat
Gatimet që përmbajnë maja irritojnë shtresat e stomakut dhe shkaktojnë fryrje.
Ëmbëlsirat
Sheqeri rrit nivelet e insulinës, e cil nga ana tjetër shton barrën që rëndon mbi pankreasin e sapozgjuar. Një barrë e tillë ushqimore shkakton diabet.
Kosi dhe produktet e tjera të fermentuara
Nëse konsumoni kos me stomakun bosh, veçanërisht kur është i thartë, atëherë acidi hidroklorik që formohet në stomak shkatërron bakteret e acidit laktik. Ngrënia e këtyre produkteve në mëngjes nuk është e mirë për organizmin.
Domatet
Domatet përmbajnë sasi të larta të acidit tanik që rrit aciditetin në stomak, duke shtruar rrugën e formimit të ulçerës gastrike.
Trangujt dhe perimet e tjera të gjelbra
Perimet e pa gatuara janë burime të pasura amino acidesh, megjithatë ato mund të shkaktojnë urth, fryrje dhe dhimbje sidomos kur konsumohen me stomak bosh.
Erëzat pikante
Ushqimet pikante dëmtojnë dhe irritojnë mukozën gastrike dhe rrisin prodhimin e acidit në stomak. Një gjë e tillë shkakton probleme dhe çrregullime në sistemin tretës.
Pijet e ftohta të gazuara
Pijet e gazuara dëmtojnë membranën e stomakut dhe pakësojnë furnizimet me gjak në stomak duke shkaktuar urth dhe rritur rrezikun e gastritit dhe ulçerës.
Ushqimet që duhen konsumuar në mëngjes
Tërshëra
Ajo krijon një shtresë mbrojtëse në stomak dhe parandalon çlirimin e acidit hidroklorik që është mjaft i dëmshëm për muret e stomakut. Tërshëra përmban fibër të tretshme që është mjaft e mirë për uljen e kolesterolit në organizëm.
Vezët
Shkencëtarët kanë zbuluar që ngrënia e vezëve në mëngjes jep energji dhe njëkohësisht pakëson nivelin e kalorive ditore në mënyrë të ndjeshme. Ndaj ju do të ndjeheni të lehtë gjatë gjithë ditës.
Boronicat
Studime të kohëve të fundit tregojnë se ngrënia e boronicave në mënyrë të rregullt dhe veçanërisht në mëngjes përmirëson kujtesën dhe rregullon tensionin e gjakut dhe metabolizmin.
Arrorët
Arrorët duhen ngrënë për mëngjes sepse përmirësojnë sistemin tretës dhe normalizojnë pehashin në stomak. Kujdes me sasinë.
Mjalti
Mjalti zgjon organizmin dhe i jep atij forcë dhe energji. Aktiviteti i trurit përmirësohet dhe nivelet e serotoninës, hormonit të humorit të mirë rriten.
Janë thesare të maleve të Shqipërisë. Shije dhe vlera unike që rigjenerojnë trupin dhe vitalizojnë organizmin. Janë tre çajra unikë që Shqipëria ka fatin t’i ketë.Cajin më i shijshëm dhe mirëbërës, një kombinim i çajit t&eeuml; malit, rigonit të kuq dhe sherebelës. Do të flasim për vlerat fantastike të këtyre bimëve për shëndetin dhe mënyrën si të përgatisni këtë çajin magjik.
Çaji i malit
Çaji shqiptar i malit përftohet nga gjethet e bimës së varietetit Sideritis Raeseri. Ky çaj bimor i maleve të Shqipërisë është konsumuar prej shekujsh falë vlerave të tij shëndetësore.
Çaji i malit është natyralisht pa kafeinë. Studiuesit kanë zbuluar se ekstraktet e çajit të malit ulin nivelet e tensionit të gjakut dhe qetësonin enët e gjakut.
Studimet gjithashtu konfirmuan rolin pozitiv të kësaj bime për shëndetin e zemrës. Inflamacioni dhe toksiciteti ulen për një periudhë afatgjatë si pasojë e aftësive mbrojtëse të çajit shqiptar të malit.
Rigoni i Kuq
Rigoni i kuq është me famë si rigoni më i rrallë dhe me aftësi të mrekullueshme. Karakteristika e veçantë e tij është se kur bie në kontakt me ujin e nxehtë, aroma që lëshon është unike dhe nuk ka të krahasuar me rigonin e zakonshëm.
Studimet kanë treguar që në një gram rigon gjenden 42 herë më shumë antioksidantë se në një gram mollë, 30 herë më shumë antioksidantë se në një gram patate, 12 herë më shumë se në një gram portokalle dhe 4 herë më shumë se boronicat.
Të dy varietetet e rigonit janë të pasur me hekur, mangan dhe minerale të tjera të rëndësishme për shëndetin e njeriut.
Çaji i rigonit ose çaji alpin ndihmon kundër të ftohtit, virozës, temperaturës, mungesës së tretjes, problemeve në stomak.
Sherebela
Në Shqipëri sherebela është një kulturë me shumë rëndësi.
Natyra na ka bekuar me këtë bimë medicinale endemike, duke e pasur me bollëk kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe, aq sa dhe e eksportojmë në shumë vende të botës.
Çaji i sherebelës është për këtë arsye një burim i fuqishëm me antioksidantë, që sipas burimeve AgroWeb.org ndihmon për t’i mbajtur larg efektet shkatërruese të radikaleve të lira.
Përbërësit fenolikë të sherebelës sigurojnë vlera antioksidante, të cilat mbrojnë ADN-në nga dëmtimet.
Efektet antioksiduese të çajit të sherebelës përmirësojnë funksionet jetësore të mëlçisë. Çaji i sherebelës ndihmon në reduktimin e ankthit dhe në përmirësimin e humorit.
Çaji i sherebelës është shumë i mirë për uljen e temperaturës dhe të ftohtët, për zbutjen e acarimit të fytit, dhimbjen e kokës si dhe për problemet e tretjes.
Përgatitja e çajit magjik të ngrohtë ose të ftohtë
Përgatitja e këtij çaji kërkon përdorimin e luleve, kërcenjve dhe gjetheve të plota të të gjithë bimës.
Ju nevojiten 2-3 kercenj të shkurtër të çajit të malit nga rreth 3-4 cm, 5-6 gjethe sherebele dhe gjysmë luge rigon të kuq pluhur, ose 5-6 gjethe të thara të bimës.
Hidhini në ujë të nxehtë duke mundësuar zierjen e lëngut për pesë deri në 10 minuta.
Shija e këtij çaji është tokësore, por nëse përdorni lulet, do të ndjeni edhe aromën e tyre.
Këtij çaji mund t’i shtoni mjaltë, qumësht ose limon sipas dëshirës.
Mungesa e tij në këngën festive të fundvitit ra në sy kur Top Channel publikoi në datën 24 dhjetor, këngën ku personazhet kryesore të televizionit dhe stafi që punon pas kuintave, këndojnë dhe realizojnë një klip që i dedikohet publikut.
Kënga e përzgjedhur e 2017-ës ishte “Tren për Prizren” dhe ndërsa ishin gjithë personazhet e njohur të televizionit, ra në sy mungesa e gazetarit Sokol Balla.
Zakonisht Balla ishte i pari që hapte këngën e fundvitit, por pasi u hoq si Drejtor i Informacionit, duket se nuk do jetë më as moderator i “Top Story” në Top Channel .
Burime pranë këtij televizioni tregojnë për Dritare.net se ish-Drejtori i Lajmeve pati probleme me drejtuesit e kompanisë, menjëherë pasi realizoi emisionin me Saimir Tahirin, në shtëpinë e tij, emision që u prit keq për shkak të mënyrës si u realizua.
Ndërkohë vendin e Ballës në Top Channel e ka zënë gazetari i njohur Endri Xhafo i cili, mesa duket, që nga janari, do të drejtojë edhe “Top Story”, një emision i Top Channel, që për disa vite u drejtua nga Balla.
Ditëlindja e 50-të e Samir Manes ka qenë një ditëlindje VIP-i është pak të thuhet. Një festë e argëtim madhështor, me bosat dhe me luksin që e karakterizon më së miri këtë pjesë të shoqërisë shqiptare.
I ftuar në ditëlindjen e njeriut të cilësuar si më i pasuri në Shqipëri, ka qenë edhe një ndër bosat më të mëdhenj, praktikisht njeriu i dytë më i pasur në vend, Shefqet Kastrati. Bëhet fjalë për pronarin e kompanisë së karburanteve “Kastrati”, njëkohësisht edhe pronar i “Autostar Albania”, e shumë kompanive të tjera që janë në emrin e tij.
Kastrati është një ndër të pasurit shqiptarë që shfaqen rrallë në media dhe daljet e tij në publik janë shumë të pakta, për të mos thënë që janë thuajse zero.
Ai nuk kishte si të mungonte në këtë ditëlindje madhështore, ndërsa në foton që po qarkullon gjerësisht në rrjet, shihet përkrah dy moderatorëve të televizionit “Klan”, Blendi Fevziu i “Opinion” dhe Ermal Mamaqi i “Xing me Ermalin”.
Të shumtë kanë qenë VIP-at e ftuar në këtë ditëlindje jashtë vendit, mes të cilëve edhe trashëgimtaret e familjes Hoxha, Vjollca dhe dy vajzat e mëdha, Sara dhe Lori.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk është i vetmi që mban veshur bluzën ku janë të stampuar drerat dhe një slitë.
Një bluzë të ngjashme me të Veliajt e mban veshur edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.
Të dy janë shfaqur publikisht me një bluzë të tillë në këto ditë festash, ndoshta në një përpjekje për t’i dhënë vetes së tyre tipare të babagjyshit i cili shpërndan dhurata me slitë…