Aurora

Jetojmë me djersën e ballit, kjo është e vërteta e pasurisë tonë’.Deklarata e fortë e vëllait të ‘Eskobarit’ të Ballkanit

Vëllai i Klemend Balilit, Bashkim Balili në një intervistë për Ora News, deklaron se hoteli i sekuestruar nga Policia, Santa Quaranta, është ndërtuar sipas tij me lekë të pastra dhe akuzon politiken se po e perdorin per interesat e tyre.

Pyetje: Ju kanë sekuestruar hotelin Santa Quaranta në Sarandë, 2.8 ha tokë, 36 apartamente, njësi shërbime me sipërfaqe 2178 metër katëror, këto pasuri janë tuajat apo ka pjesë edhe vëllai juaj Klement Balili?

Bashkim Balili: Klement Balili nuk ka pjesë në këtë pasuri. Kjo pasuri është e Bashkim Balilit. Që të qartësohen politikanët, analistet dhe mediat të cilët deri tani kanë disiformuar të vërtetën. E vërteta e kësaj të vërtete është: Unë jam Bashkim Balili dhe kam filluar aktivitetin që në vitin 1994 dhe kam provat që jam subjekt dhe ushtroj aktivitetin konform rregullave dhe ligjit të shtetit shqiptar. Nuk kam filluar në 2015 sic pretendohet dhe imponohet për të marrë masa ekstreme. Unë kam marrë pjesë në ankandin e zhvilluar për shitjen e pasurive nga transparenca. Me ofertën ekonomike më të madhe nga të gjithë ofertuesit e tjerë jam shpallur fitues pa asnjë ndikim. Kjo pasuri është blerë nga Bashkim Balili që jam unë.

Pyetje: Me çfarë para është blerë kjo pasuri, kjo pronë?

Bashkim Balili: Kjo është blerë me të ardhurat e firmës. Të ardhurat e firmës time nga 1994 deri në 2001 në bazë të bilanceve, vlera e blerjes së objektit është 84 milionë e 60 mijë lekë. Të ardhurat e subjektit në bazë të bilanceve të deklaruara në tatime janë 85 milionë që janë më shumë sesa vlera e objektit dhe kjo pasuri është blerë me para të pastra të rrjedhura nga biznesi. Në kohën kur unë kam filluar biznesin vëllai im ka qenë adoleshent, nuk kishte moshën për të qenë në biznes dhe për tu marrë me biznes dhe me këto shpifje.

Pyetje: Pra ju po thoni që këto pasuri janë të justifikuara sipas ligjit, po pse keni pritur deri tani, pse nuk dolët më parë për ti justifikuar?

Bashkim Balili: Unë nuk dola sepse thashë që ja lashë drejtësisë të bëntë punën e vet. Drejtësia e çalë, jo vetëm që nuk bëri punë , por e ndërtoi në një arenë shpifjesh të cilën e shfrytëzuan politikanët për interesa të ndryshme. Të gjithë këta politikanë që dalin dhe tundin letra, ose këta të medias që janë të desinformuar, a mund të më venë në dispozicion ndonjë letër sepse unë jam i hapur dhe bashkëpunues me të gjitha institucionet shtetërore, të vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e duhur të cilët ta vërifikojnë të kalojnë në filtra dhe ta shikojnë nga kanë ardhur këto para? Kanë ardhur nga biznesi apo kanë ardhur nga shpifjet që thonë këta?! Prandaj unë ja kam lënë drejtësisë, por drejtësia nuk e ka bërë punën e saj dhe nuk po e bën sepse ka 1.5 e gjysëm që ngeli në fokus të mediave, Klemend Balili, Balilajt. Kush janë këta Balilajt? Ne jemi njerëz të thjeshtë, punojmë dhe rrojmë me djersën e ballit dhe po të them dhe njëherë kam vlerat të nxjerra nga eksperti kontablë, dhe të ballafaqohemi me këta politikanët.

Pyetje: Pra ju po thoni që politika ju ka përdorur për qëllime politike, cilat janë këto arsye, për çfarë qëllimesh ju kanë përdorur dhe ju keni përfituar ndoshta nga politika për ngritjen e këtyre bizneseve?

Bashkim Balili: Në mënyrë absolute jo, nuk kam përfituar nga politika dhe le të dalë një njeri të thotë që Bashkim Balili ka trokitur në dyert e politikanëve. Unë nuk kam përfituar nga politikanët. Jam shtetas shqiptar, shkoj në votime se është detyrim, kamë bindjet e mia, sic kanë qenë njëherë tek X, njëherë tek Y dhe njëherë te Z-ta.

Pyetja: Atëhere pse po ju përdorin?

Bashkim Balili: Këtu politikanët më përdorin pa më njohur mua për të mbuluar interesat e tyre. Duke e ndjerë se brenda vetes kanë atë krizën e tyre, e nxjerrin lajm kryesor, “Eskobarin” e Ballkanit. Pra për interesa të tyre për të mbuluar krizën e tyre kanë filluar të gjithë politikanët e të gjitha ngjyrave të përdorin këtë “eskobar, eksobar, eskobar”

Jetojmë me djersën e ballit, kjo është e vërteta e pasurisë tonë’.Deklarata e fortë e vëllait të ‘Eskobarit’ të Ballkanit Read More »

Doni t’ju ecë mbarë gjatë Vitit të Ri? Bëni këto rituale dhe do ju sjellin fat dhe para

Nata e Vitit të Ri është kulmi i ditëve festive për shqiptarët, që i impenjon në çdo gjë, duke filluar që nga punët e shtëpisë deri në gatime të shumta dhe fishekzjarrët.

Shumë prej nesh besojnë në bestytni të trashëguara ose të dëgjuara. Disa veshin rroba të kuqe gjatë ndërrimit të viteve, e të tjerë gatuajnë pjatat e preferuara dhe bëjnë rituale të ndryshme që viti t’ju ecë mbarë.

Por në vende të ndryshme të botës, Viti i Ri pritet me rituale të ndryshme në mënyrë që të jetë më i mirë dhe më i suksesshëm.

Sipas shije.al, shumë kultura ndjekin këto tradita të cilat nëse i besoni duhet t’i praktikoni:

1-Mbajini paratë poshtë tapetit

Nëse dëshironi të keni më shumë para vitin që vjen, ndiqni të njëjtën taktikë që populli romun ndjek. Ata besojnë se nëse i vendosni paratë poshtë tapetit kur ora shkon 12 Viti i Ri do t’ju sjellë më shumë të ardhura financiare. Për të pasur akoma më shumë fat ju këshillojmë të vishni të brendshme të kuqe ose të thyeni gotat natën e vitit të ri.

2-Ndizni furrën dhe muzikën

Në shumicën e rasteve paratë vijnë kur fitohen me djersë. Prandaj nëse dëshironi që Viti i Ri të jetë i mbarë shumë njerëz në Trinidad dhe Tobago besojnë se çelsi është që të keni një shtëpi të pastër dhe të mblidhni familjarët tuaj duke gatuar gjëra të shijshme për ata. Ëndrrat do ju bëhen realitet nëse gatuani fasule të zeza për ditën e vitit të ri.

3-Hani mirë.

Populli afgan rekomandon se nëse kombinoni natën e Vitit të Ri, frutat e thata si bajamet, lajthitë , arrat, qershitë, kajsitë dhe rrushin e thatë fati i mirë do ju ndjekë gjatë gjithë vitit tjetër.

4-Thuajini lamtumirë fatit të keq

Në Brazil njerëzit vishen me të bardha sepse besojnë se Viti i Ri në këtë mënyrë do t’ju sjellë paqe dhe qetësi mendore. Ata rekomandojnë se Viti i Ri duhet t’ju gjejë në ujë dhe sapo t’ju afrohen dallgët duhet të hidheni sa më lartë të mundeni.

5-Mbusheni shtëpinë tuaj me para dhe fruta të rrumbullakëta.

Ndërsa në Filipine nuk është e nevojshme t’i drejtoheni detit në vend të saj ata veshin rroba me pika dhe hidhen aq sa kanë mundësi në mesnatë. Për t’ju sjellë akoma më shumë fat ata rekomandojnë të hidhni disa monedha nëpër dhomat e shtëpisë kur ora shënon 12. Gjithashtu mbajini dritat ndezuar gjatë natës dhe mbusheni tavolinën e Vitit të Ri me fruta të rrumbullakta të madhësive të ndryshme.

6-Hani disa kokrra rrush dhe bëni gati valixhen

Frutat janë protagonistët kryesor në traditat e Amerikës Latine: Në Venezuelë ose Bolivi, njerëzit për të pasur sa më shumë fat hanë ekzaktësisht 12 kokrra rrushi në mesnatë. Për ata që 2018-ta do t’i gjejë duke udhëtuar botën ja një truk fatsjellës që mund të bëni: Merrni valixhen dhe bëni disa xhiro me të rreth shtëpisë, kjo do ju rrisë mundësitë që të shikoni vënde të reja gjatë Vitit të Ri.

Doni t’ju ecë mbarë gjatë Vitit të Ri? Bëni këto rituale dhe do ju sjellin fat dhe para Read More »

Dhurata e Erdoganit për Shqipërinë, drejt përfundimit xhamia më e madhe në Ballkan

“Dhurata” e Erdogan për Shqipërinë është drejt përfundimit.

Në një artikull nga “TornosNews” kushtuar ndërtimit gjigand në Tiranë, thuhet se projekti i ndërtimit të Namazgjasë së Xhamisë së Madhe në kryeqytet po ecën me ritme më të shpejta nga çfarë ishte parashikuar.

E inauguruar në vitin 2015 nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe homologu i tij shqiptar, Bujar Nishani, ky projekt do të jetë xhamia më e madhe në Ballkan.

Xhamia që kushton rreth 30 milionë euro është financuar nga Presidenca Turke e Diyanet ‘Çështjeve Fetare’ dhe do të ketë hapësirë ​​të mjaftueshme që 5,000 njerëz të falen njëkohësisht.

Me një sipërfaqe prej 20,000 metra katrore kjo xhami u mundëson myslimanëve që në ditë festash luteshin jashtë, tashmë të falen brenda dyerve të xhamisë.

Xhamia do të jetë pjesë e një kompleksi islamik në zemër të qytetit, brenda së cilit do të vendosen sallat e konferencave, ekspozitave, bibliotekave dhe muzeve.

Gjatë çeljes së punimeve Ergodan theksoi:

Kjo xhami do të ndërtohet me kontributin dhe ndihmën e popullit turk. Afërsia e kësaj xhamie me kishën dhe prania e muzeut të bashkëjetesës, që do të ndërtohet përveç kësaj xhamie, tregon diversitetin dhe harmoninë që ekziston në Shqipëri.”

Dhurata e Erdoganit për Shqipërinë, drejt përfundimit xhamia më e madhe në Ballkan Read More »

Djali me fuqi “mbinatyrore” zbulon diçka të frikshme: Njerëzimi di shumë pak! Sekretet fshihen tek

Ky djalë rus pretendojet se pak muaj pasi lindi nisi të fliste, teksa kur mbushi 2 vjeç, habiti mjekët dhe prindërit e tij me aftësinë për të shkruar, lexuar dhe vizatuar më mirë se një i rritur.

Sot ai rikthehet me një pretendim akoma më të bujshëm. Tashme 20-vjeç, Boriska Kipriyanovich vazhdon të këmbëngulë se kjo në Tokë është jeta e tij e dytë dhe se të parën e ka jetuar si marsian, por përveç kësaj, shton se njeriu di akoma shumë pak për hapësirën dhe veten e tij.

Boriska mundohet të përshkruajë jetën “e parë” të tij. Ai thotë se qytetërimi atje u shkatërrua nga një luftë nukleare, megjithatë shton se nuk është shuar plotësisht.

“Marsianët janë mbi dy metra. Disa jetojnë ende atje, por nën sipërfaqen e planetit dhe organizmi i tyre nuk ka nevojë për oksigjen, por për dioksid karboni. Ata nuk plaken. Rriten deri në moshën 35-vjeçare dhe më pas gjithçka ndalon për ta”, thotë ai.

Me Tokën, marsianët i lidh qytetërimi i lashtë egjiptian.

“Njerëzimi duhet të studiojë më shumë, sidomos qytetërimin e lashtë egjiptian, që bart shumë sekrete ”, thotë ai.

Djali me fuqi “mbinatyrore” zbulon diçka të frikshme: Njerëzimi di shumë pak! Sekretet fshihen tek Read More »

Ndryshon moti, ja si do jetë ditët në vazhdim

Të mërkurën, datë 27 dhjetor 2017, në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në veri mesatare, deri lokalisht intensive në qarkun e Shkodrës.

Në jug, Vlorë dhe Gjirokastër, ato priten lokalisht mesatare. Në lartësi të mëdha, reshjet do të jenë në formën e borës.

TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 °C / 14 °C
në vendet e ulëta: 6 °C / 14 °C
në vendet malore: 1 °C / 7 °C.

ERA
Era ajo do të forcohet sidomos në bregdet, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 40km/orë

Ndryshon moti, ja si do jetë ditët në vazhdim Read More »

Një lajm i mirë për familjen e Florenc Beqiraj

Disa ditë pas vdekjes së Florenc Beqirajt, 23 vjeçarit i cili preku zemrat dhe shpirtin e të gjithë shqiptarëve, një lajm i mirë ka ardhur nga qyteti i tij i lindjes, për familjen e të ndjerit.
Këshilli Bashkiak i qytetit ka vendosur që të gjitha shpenzimet për ceremoninë mortore të Florencit, ti kryejë e mbulojë financiarisht vetë Bashkia. Vendimi ka ardhur në mbledhjen e fundit të Bashkisë së Shkodrës dhe vota ka qenë unanime.

Vendimi është mirëpritur nga shkodranët, të cilët po ashtu sikundër në Tiranë, kanë dalë në protestë kundër mungesës së reagimit të qeverisë dhe instancave të shtetit për rastin e Florenc Beqirajt.

Deri më tani mbetet ende e veshur nga një tymnajë mister shkaku dhe mënyra sesi Florenci humbi jetën, duke nisur që nga momenti kur trupi i tij u gjet pa ndjenja dhe me shenja në repartin e strehimit të azilantëve në Francë, e deri tek momenti kur të riut shqiptar i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë në spital. Hetimet kanë nisur tashmë dhe pritet që së shpejti e vërteta të dalë në pah.

Kush ishte Florenc Beqiraj:

Florenc Beqiraj ishte i biri i Gëzim dhe Laureta Beqiraj, i datëlindjes 27 shtator 1994 nga Lagja Iliria, Shkodër, vëlla i vetëm i familjes Beqiraj. Ai kishte tre vjet që ndodhej në Francë dhe ishte në proçedura për azil.

Sipas Press Independent Florenci kishte filluar punë si kamerier në një lokal në Marsejë.

Ai është ndaluar nga policia franceze për një mjet identifikimi, dhe për shkak të mungesës së tij ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Një lajm i mirë për familjen e Florenc Beqiraj Read More »

Kujdes kur zgjidhni mish te kuq.Sigurohuni te zgjidhni produkt Shqiptar

Nëse mishi i viçit duhet të jetë patjetër pjesë e tavolinave të ndërrimit të viteve, duhet të tregoni kujdes që të paktën të jetë produkt shqiptar.

Shqipëria ka kohë që ka lëvizur nga boshti i prodhimit vendas dhe tani renditet si një vend kryesisht importues i mishit, qoftë i mishrave të kuq, por edhe atyre të bardhë.

Shkak kryesor padyshim është edhe kosto më e ulët e mishit të importuar kryesisht nga Brazili dhe Argjentina.

Në krahasim me mishin vendas, kosto e një kilogrami mishi të importuar është të paktën dyfish më e lirë sipas vëzhgimeve të tregut.

Por mishi i importit sidomos ai brazilian vjen me probleme të tjera që gjatë viteve të fundit kanë dëmtuar jo pak imazhin në të gjithë tregjet evropiane.

Problemi i fundit me mishin e viçit nga Brazili lajmërohet nga Italia fqinje ku vetëm disa ditë më parë doganat italiane refuzuan shkarkimin në portet e tyre.

Një sasi e madhe mishi viçi fileto me origjinë nga Brazili rezultoi i pushtuar nga mikro-organizma shigatoksine që prodhojnë baktere Escherichia Coli.

Në datën 21 Dhjetor 2017, autoritetet italiane të kontrollit doganor paralajmëruan të gjitha vendet e Bashkimit Evropian që kanë bllokuar dhe sekuestruar ngarkesa me mish viçi brazilian.

Kjo pasi analizat treguan nivele agresive të bakterieve të dëmshme E. Coli në masën STX1+ për 25 gramë mish.

Më poshtë njoftimi i Sistemit të Alarmit të Komisionit Europian.

Njoftimi i Komisionit Europian i datës 21 Dhjetor 2017

Çfarë rreziku sjell bakteri Escherichia Coli?

Bakteri i Escherichia Coli pasi depërton në organizëm prodhon helme të fuqishme që zhvillohen në zorrët e njeriut.

Nëpërmjet mukozës së zorrëve, helmet kalojnë në gjak dhe godasin veshkat duke shkaktuar probleme tejet serioze.

Pasoja më e rrezikshme që përmendin mjekët është bllokimi i plotë i veshkave në disa persona dhe nevoja e menjëhershme për dializë.

Zakonisht bakteri E coli nuk shkakton simptoma, pavarësisht se mund të ndodhet në zorrët tuaja.

Në raste të tjera më të përkeqësuara ai shkakton diarre, e cila brenda pak orësh bëhet hemorragjike. Diarreja e shkaktuar nga bakteri E coli zgjidhet brenda 4-5 ditëve.

Në rast se helmi qarkullon më gjatë, ai mund të shkaktojë anemi dhe insuficiencë renale.

Serumet dhe dializa për të shmangur problemet afatgjata të veshkave bëhen të nevojshme për të shpëtuar nga prania e Escherichia Coli në organizmin njerëzor.

Nëse blini mish të kuq të importuar, këshilla më e mirë  është ta zieni shumë mirë para se ta gatuani

Por sigurohuni të blini mish vendas, sado më i shtrenjtë të jetë ai.

Jo vetëm që mishi vendas është shumë herë më i freskët, por si rezultat i fermave të reja të hapura në vend, cilësia dhe siguria e mishit shqiptar është e një niveli shumë të mirë.

Kujdes kur zgjidhni mish te kuq.Sigurohuni te zgjidhni produkt Shqiptar Read More »

Kush jane ushqimet e perpunuara qe sjellin rrezik per diabet

Ushqimet e përpunuara mund të jenë të përballueshme dhe të volitshme për shumë njerëz.

Nga ana tjetër, ato përmbajnë shumë yndyrna, kripë dhe sheqer.

Diabeti dhe ushqimet që nuk duhen konsumuar

Yndyra, kripa dhe sheqeri, të treja janë armiqtë e organizmit dhe sidomos të atyre që vuajnë nga diabeti.

Po cilat janë ushqimet e përpunuara të rrezikshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti? Lexoni listën e përgatitur nga AgroWeb.org.

Orizi i bardhë

Orizi i bardhë është i lirë dhe gatuhet shpejt.

Por siç ndodh rëndom me ushqimet e tjera të përgatitura nga mielli i rafinuar (buka e bardhë dhe makaronat) edhe orizi i bardhë është i zhveshur nga çdo ushqyes i rëndësishëm.

Për më tepër, ai rrit nivelin e sheqerit në gjak.

Rekomandohet oris kaf elbi, bullguri, kuinoa apo buka me drithëra të plota.

Mund të kërkojnë shumë kohë për t’u gatuar, por janë më të shëndetshëm dhe me vlera.

Patatet e skuqura

Patatet e skuqura minojnë përpjekjet tuaja për të ruajtur peshën optimale dhe mbajtur nën kontroll diabetin.

Ato nuk kanë asnjë vlerë shëndetsore dhe vetëm rrisin nivelin e sheqerit ne gjaknë gjak.

Konsumoni më shumë patate të pjekura.

Zgjidhni pataten e ëmbël.

Prijeni në feta dhe piqini në furrë.

Mos blini patate të ngrira në supermarket sepse janë të mbushura me përbërës artificialë.

Frutat Konservë

Ngrënia e frutave dhe perimeve të freskëta u bën shumë mirë njerëzve që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Frutat konservë bëjnë të kundërtën.

Ato janë të mbushura me shurup të ëmbël të përpunuar.

Nëse këto fruta ju pëlqejnë shumë, më mirë shpëlajini me shumë ujë përpara se t’i hani.

Patatinat

Patatinat dhe produkte të ngjashme mund të minojnë përpjekjet tuaja për të mirëmbajtur peshën.

Ato shtojnë kaloritë, kripën dhe substancat kimike, por nuk ofrojnë as fibër as ndonjë ushqyes të rëndësishëm.

Pijet e gazuara

Pijet e gazuara, madje edhe ato që reklamohen si pa sheqer janë të rrezikshme për peshën dhe diabetin.

Zëvëndësojeni këtë pije me ujë me gaz me pak lëng limoni ose limoni jeshil.

Hidhni frutat në ujë bashkë me borzilok e limon dhe kështu keni krijuar një pije të shëndetshme që shuan etjen.

Ushqimet me sheqerna të shtuara

Sheqernat e shtuara janë përbërësit bazë të çdo ushqimi të konservuar siç janë biskotat, salcat e ndryshme, ëmbëlsirat, salcat e sallatave, drithërat e të tjerë.

Mjekët thonë se gratë nuk duhet të konsumojnë më shumë se 6 luge caj me sheqerna në ditë ndërsa meshkujt nuk duhet të konsumojnë më shumë se 9 lugë çaji.

Mishrat e përpunuar

Mishrat e përpunuar mund të mos përmbajnë sheqer por ato kanë shumë yndyrë, kripë dhe substanca të tjera shtesë që rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2.

Hiqni dorë nga sallamet, proshutat, salçicet, donerët e të tjerë dhe zgjidhni mish të mirë në gjendje natyrale të papërpunuar.

Hamburgerët

Ushqimet e shpejta janë një faktor rreziku

Sipas ekspertëve, njerëzit që hanë hamburgerë ose sufllaqe më shumë se dy herë në ditë kanë më shumë gjasa të preken nga diabet.

Zgjidhni sanduiçët me mish pule dhe perime më mirë.

Idealja është t’i përgatisni vetë ato në shtëpi.

Drithërat e ëmbël

Drithërat e mëngjesit me ngjyra e çokollatë gjenden në çdo shtëpi.

Ato janë të mbushura me sheqer dhe nuk kanë fibër.

Zgjidhni drithëra që përmbajnë 5 gramë ose më shumë fibër dhe më pak se 7 gramë sheqer për racion.

Kush jane ushqimet e perpunuara qe sjellin rrezik per diabet Read More »