Aurora

Nëna e Florenc Beqirit: Ata e mbytën, sapo burri doli për të dhënë një intervistë

Nëna e 23-vjeçarit Florenc Beqiraj, tregon se djalit të saj i kanë hequr aparaturat që e mbanin në jetë sapo bashkëshorti i saj ka dalë jashtë spitalit për të dhënë intervistë për mediat franceze. Gjithashtu, 42-vjeçari thekson se i biri ka shkuar në spital me shenja dhune, ndërsa përjashton pistën e vetëvrasjes. “Një djalë kam dhe e di Zoti si e kam rritur. Florenci nuk iku kot, por për një jetesë më të mirë që të bënte pak para sa për të jetuar

Ata e mbytën, sapo bashkëshorti doli për të dhënë një intervistë jashtë spitalit, duke i hequr tubat e oksigjenit pa lejen dhe pa firmën e tij. Ku e morën lejen doktorët, si mund ta bënin këtë punë? E burgosën, sepse ishte pa dokumentacion dhe për këtë pjesë dakord, por pse s’ma kthyen të gjallë në shtë- pi, por e mbytën vetë ata në burg. Edhe spitali pa lejen e bashkëshortit i ka hequr oksigjenin dhe pa firmosur asgjë bashkëshorti im. Sa kanë hequr oksigjenin, djali dha shpirt”, tregon nëna e të ndjerit për panorama.

“Shkoi djali gjallë për një jetesë më të mirë në Francë. Shikoni se çfarë gjendje të vështirë kemi edhe në shtëpi. Ma lanë të vdiste djali im. E di që nuk e kanë mbajtur në azil, e kanë kapur pa letra, por ta kishin sjellë në Shqipëri dhe jo të bënin atë që bënë, duke e vrarë. Vetë Policia e ka dërguar në spital Florencin në gradë të fundit”, shton ajo.

Nëna e 23-vjeçarit tregon dhe telefonatën e fundit me të, më datë 8 dhjetor, dhe bisedën me një punonjës policie që u tregoi për ngjarjen e rëndë. “Kam folur me numrin e një polici aty brenda në burg. Atëherë nuk kemi folur më. E kemi marrë pas pak ditësh sërish tek numri i këtij policit dhe polici u përgjigj vetë dhe tha pa u dridhur fare se Florenc Beqiri ka vdekur dhe e kemi dërguar në spital. I thamë si ka vdekur, sepse ishte në dorë të Qeverisë Franceze dhe jo mes të katër rrugëve, por në burg. Polici mbylli telefonin dhe nuk na ktheu asnjë përgjigje”, thotë Laureta.

Motra e Florenc Beqirit, Florenca, tregon se ka komunikuar me dy policë francezë lidhur me ngjarjen, të cilët i kanë dhënë dy versione të ndryshme. “Më 8 dhjetor kam folur unë për herë të fundit. Më tha, motër jam pa dokumente dhe më kanë futur në burg. Për dy-tre ditë do të më kthejnë. Kemi pritur dy ditë, por nuk është bërë i gjallë. Atëherë, më 15 dhjetor e kam marrë sërish te numri i policit që më kishte marrë më 8 dhjetor. Polici tha vetëm kaq, se Florenc Beqiri ka vdekur dhe e kemi dërguar në spital. Pastaj, kemi folur edhe frëngjisht me një polic tjetër. Ky polici i dytë tha, se është në gjendje kritike për jetën dhe ndodhet në spital, sepse ka tentuar të bëjë vetëvrasje. Ajo që kërkojmë, pas gjithë kësaj që ka ndodhur, është që të paktën trupi i Florencit të vijë sa më parë, që të kemi se ku ta qajmë, ashtu siç i kërkojmë shtetit shqiptar që të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarje dhe të dimë se përse e vranë Florencin dhe se kush e vrau”, shprehet 25-vjeçarja.

Biseda e fundit e 23-vjeçarit me nënën Laureta Beqiraj, nëna e 23-vjeçarit që humbi jetën në rrethana të paqarta në Francë, tregon se, në bisedën e fundit me djalin, ai i kishte treguar se do të kthehej brenda 2-3 ditësh. “Herën e fundit që folëm tha, jam i burgosur dhe pres që pas dy-tre ditësh do të na dërgojnë drejt Shqipërisë. Ju duhet të dini se djali ka shenja dhune. Është i prerë në fyt me tel dhe në mishin e tij, në trup bashkëshorti i ka gjetur copa teli, që do të thotë se e kanë shpuar dhe dhunuar. Edhe pasaportën ia kanë fshehur Florencit, sepse nuk e ka, ndërsa rrobat ia kanë hedhur në banjë dhe aty i ka gjetur bashkëshorti im, dhe telefonin nuk e ka”, shprehet Laureta.

Nëna e Florenc Beqirit: Ata e mbytën, sapo burri doli për të dhënë një intervistë Read More »

Shqiptarët tregojnë ç’heqin në Francë: 8 vetë në qeli, 36 orë pa ushqim

Shqiptarët denoncojnë gjendjen e mjeruar ku ata jetojnë në kampet e autoriteteve franceze.

Të izoluar, pa shërbime dhe duke fjetur në tokë, kjo është gjendja që mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. Por kjo nuk është më e keqja…

Shqiptarët në kampin e Calais sikurse dëshmojnë se kanë plot 36 orë pa ushqim. Madje, kjo është kërkesa kryesore që ata kanë ndërsa dëgjohen edhe teksa ironizojnë me mungesën e bukës.

“Ja si na trajtojnë në Francë kur na kapin! Na lëne pa bukë dhe 8 veta në një qeli. Duke fjetur ne tokë! Na kapën duke kaluar për në Angli dhe na trajtojnë si kafshë! Dhe arriti deri në atë pikë sa na e vranë vëllanë tonë nga Shkodra!” – shkruan djali shqiptar duke iu referuar rastit të Florenc Beqirajt.

I pyetur për vdekjen tragjike të Beqirajt se cilat janë dyshimet që ata kanë për vdekjen, denoncuesi përgjigjet: “Po ç’rëndësi ka! E vërteta është që vdiq në Francë dhe Policia po të kishte bërë punën tamam nuk do kishte shkuar kështu! Mjer nëna e tij se askush nuk ia di dhimbjen!

Më vjen shumë keq se vdekjen e Florencit, PD po e përdor politikisht. Dhe ju mediat po e përdorni për klikime! Por megjithatë dua që video që ju nisa të dali dhe ta shofin shqiptarët dhe ta kuptojnë se Evropa nuk është fushë me lule! Dhe po të punojnë në Shqipëri, e kanë më mirë!” – përfundon denoncuesi.

Shqiptarët tregojnë ç’heqin në Francë: 8 vetë në qeli, 36 orë pa ushqim Read More »

Fruti qe ben mrekullira ne trupin tuaj

Çdo ditë e më shumë po ndërgjegjësohemi për rolin e të ashtuquajturve “super ushqime” që zbulohen rregullisht, por që është vështirë t’i gjesh në treg.

I tillë është rasti i Aronias, një hyrje e re në listën e ushqimeve që bëjnë mrekullira për organizmin tonë.

Aronia është një frut ngjyrë vjollcë, i vogël, por shumë i fuqishëm. Kjo kokërr e vogël ka një shije të veçantë që të rrudh qiellzën dhe që të kujton thartësinë e rrushit të verës.

Në ndryshim me frutat e tjerë, kokrrat e Aronias mund të blihen dhe të hahen të gjalla, por edhe në formën e lëngut dhe të ekstraktit.

Ato mund t’i përdorni si në rastin e boronicës, si lëng, me krepa, me tërshërë, në formën e salcës, me kos ose të gjalla.

Bimët e Aronias kanë filluar të mbillen edhe në Shqipëri, pasi kërkesa është në rritje dhe vetë Aronia mbetet një lloj fruti, i cili nuk është kultivuar më parë dhe as nuk gjendet gjerësisht në formë të egër.

Kokrrat e freskëta të Aronias përdoren për në pregatitjen e lëngjeve të ndryshmeve, shurupit, reçelit dhe verës.

Kokrrat e thata të Aronias gjenden në shumë dyqane organike dhe mund t’i kombinoni me ëmbëlsira, musli apo biskota.

Në shumë vende të ndryshme të botës, kokrrat e thata të Aronias përdoren për pregatitjen e çajrave bimorë të pasur me antioksidantë.

Vetitë e Aronia

1. BURIM ANTIOKSIDANTËSH

Kokrrat e Aronias kanë burimin më të lartë të antioksidantëve të pranishëm në një frut. Antioksidantët mbrojnë qelizat nga dëmet e radikaleve të lira. Duke qenë se Aronia është e pasur me antioksidantë kjo kokërr ka një aftësi marramendëse (më të madhen mes frutave) për përthithjen e oksigjenit dhe për të neutralizuar radikalet e lira.

2. PËRMIRËSON QARKULLIMIN E GJAKUT DHE FORCON ENËT E GJAKUT

Kokrrat e Aronias përmirësojnë qarkullimin e gjakut, duke i bërë enët e gjakut më të forta dhe duke zvogëluar rreziqet që vijnë nga sëmundjet e zemrës.

Radikalet e lira janë shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve në organizëm, dhe kokrrat e Aronias parandalojnë formimin e këtyre radikaleve, rrjedhimisht duke shmangur sëmundje si diabeti apo simptoma të tjera kardiovaskulare.

Kokrrat e pjekura të Aronias përmbajnë një sasi të lartë fenolës që disinfektojnë gjakun, ndihmojnë në përshpejtimin e shërimit të plagëve, largojnë toksinat, ulin inflamacionit dhe i bëjnë enët e gjakut më elastike.

3. BALANCOJNË NIVELET E TENSIONIT TË GJAKUT

Kokrrat e Aronias mbajnë tensionin e gjakut në nivele normale. Këto kokrra me pigment të errët, parandalojnë spazmat tek enët e gjakut dhe mbajnë tensionin e gjakut larg zonës së rrezikut. Lëngu ose çaji i Anorias rekomandohet për njerëzit që kanë problem me tensionin e gjakut dhe qarkullimin e tij.

4. PARANDALON DHE NDIHMON ME TRAJTIMIN E DIABETIT

Kokrrat e Aronias janë studiuar në lidhje me rolin e tyre në parandalimin e sëmundjes së diabetit. Një prej studimeve arriti në konkluzionin që konsumimi i këtij fruti nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak, madje e ul atë. Aronia është plot përfitime për njerëzit që duan të parandalojnë diabetin dhe duan ta mbajnë atë nën kontroll.

5. NDIKON NË SISTEMIN TRETËS

Kokrrat e Aronias ndihmojnë stomakun të përballet me ulçerën gastrike dhe diarenë. Studiuesit tregojnë që Aronia është një kurë natyrale për problemet me stomakun tek njerëzit. Kokrra e thatë e Aronias përbën një kurë fantastike jo vetëm për problemet me stomakun, por edhe ato të veshkave.

6. LUAN ROL KUNDËR INFLAMACIONIT DHE VIRUSEVE

Nëse ju konsumoni kokrrat e Aronias në mënyrë të rregullt, atëherë duhet të jeni të bindur që do të mbani larg të ftohtin dhe gripin. Përbërësit e saj luftojnë bakteret dhe viruset dhe forcojnë sistemin imunitar.

7. MBRON SYTË

Kokrrat e Aronias luajnë një rol mbrojtës për sytë. Ato përmbajnë sasi të mëdha karoteni që mbron qelizat nga dëmet dhe sytë nga katarakti. Ato janë gijthashtu të pasura me flavonoidë si luteina dhe zeaksanthina.

8. MBRON SHËNDETIN E TRAKTIT URINAR

Nëse konsumoni Aronia, atëherë trakti urinar do të jetë i shëndetshëm. Infeksionet urinare janë të zakonta mes njerëzve si rrjedhojë e bakterit Escherichia coli. Simptomat e këtyre infeksioneve përfshijnë: nevojën immediate për të urinuar, ndjesinë e urinimit, dhe urinën e turbullt. Boronica e kuqe është e mirë për të luftuar këto infeksione, por edhe kokrrat e Aronias janë pesë deri në 10 herë më efektive për shkak të dozës së lartë të acidit kuinik që parandalon këto baktere

9. MBAN PESHËN NËN KONTROLL

Së fundmi, por jo nga rëndësia, këto kokrra ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të peshës. Aroniat parandalojnë akumulimin e shëndetit të tepërt në pjesën e barkut. Për më tepër, Aroniat ndihmojnë në përmirësimin e niveleve të kolesterolit dhe lipideve. Ato e shtyjnë trupin të prodhojë më shumë kolesterol të mirë.

Fruti qe ben mrekullira ne trupin tuaj Read More »

Vlore:Merren masa te sigurta nga Policia Vlorë për garantimin e rendit e qetësisë publike për festat e fundvitit.

Masat e marra nga Policia Vlorë për garantimin e rendit e qetësisë publike për festat e fundvitit.

Policia Vlorë ka marrë masa shtesë për të siguruar mbarëvajtjen e festave të fundvitit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe të jashtëzakonshme, rritjen e sigurisë në komunitet dhe në akset rrugore, bashkëpunimin me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për krijimin e kushteve të zhvillimit normal të aktiviteteve që do të zhvillohen në territorin e qarkut Vlorë përgjatë këtyre ditëve. Ne komunikim me median kreu i policise Gentjan Shehaj tha se :

Masat e marra:
》Do të ketë një shtim të shërbimeve të Policisë Rrugore në linjat ndërqytetëse dhe ato të trafikut, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, disiplinimin e mbajtjen nën kontroll të trafikut rrugor, si dhe ndërhyrjen e menjëhershme në rast të ndodhjes së ngjarjeve automobilistike.

》Sigurimin e qarkullimit rrugor normal, parandalimin e trafikut të rënduar të automjeteve në rrugët kryesore dhe dytësore brenda qyteteve dhe veçanërisht në qendrat kryesore ku do të ketë aktivitete festive.

》Do të zhvillohen kontrolle në të gjithë teritorin e qarkut për respektimin e rregullave të magazinimit, shitjes së lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale e me pasoja për qytetarët.

》Do të ketë shtim të numrit të patrullave policore me qëllim kontrollin e teritorit, rritjen e prezencës policore, kontrollin e zonave të nxehta, forcimin e masave për ruajtjen e sigurimin e objekteve të rëndësishme duke ngritur pika kontrolli, për kontrollin e elementeve me precedent e atyre që mbajnë armë pa leje.

》Do të ushtrohen kontrolle në ambientet që dyshohet se frekuentohen nga personat me precedent kriminal e penal, si edhe kontrollin e automjeteve që kanë në përdorim.

》Strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike që frekuentohen nga numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive etj.

》Janë evidentuar dhe organizuar shërbime, në vende e objekte private, banka, zyra të këmbimit valutor, tregje, lokale të lojërave të licencuara të fatit dhe objekte ku administrohen vlera monetare e materiale, për të parandaluar ngjarje kriminale.

Këshillohen prindërit të kenë nën kujdes fëmijët e tyre gjatë përdorimit pakriter të fishekzjarrëve me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale me pasoja.

Lidhur sa më sipër kërkohet mirkuptimi, ndihma dhe bashkëpunimi i qytetarëve.

Të kontaktohet me Policinë për çdo problem, shqetësim apo informacion në numrat e kontaktit : 129, 0694110242, 0694118392.

Vlore:Merren masa te sigurta nga Policia Vlorë për garantimin e rendit e qetësisë publike për festat e fundvitit. Read More »

Disa nga yjet shqiptarë që uruan Krishtlindjet

Pas meshës që mbahet për nderë të Krishtlindjeve në ora 00:00, urimet kanë nisur edhe nga yjet e showbizit shqiptarë.

Disa nga ta kanë zgjedhur që përmes postimit të një fotografie të urojnë të gjithë miqtë e tyre, transmeton Indeksonline.

Madje dikush ka zgjedhur të publikojë edhe diçka nga dekorimi i shtëpisë për të uruar ndjekësit që kanë në këto rrjete sociale./Indeksonline/

 

Disa nga yjet shqiptarë që uruan Krishtlindjet Read More »

Ja pse të martuarit janë më të kënaqur se beqarët

Njerëzit e martuar kanë më shumë arsye të jenë të kënaqur: ata mund të ndajnë shpenzimet, mund të jetojnë lirshëm pa frikën e vdekjes dhe të kalojnë kohë duke u përkushtuar ndaj njëri – tjetrit.

Sipas një studimi të ri, individët që janë të martuar i gëzohen më shumë kënqaësive të ndryshme në jetë.

Në një letër të botuar në “Journal of Happiness Studies”, hulumtuesit mblodhën të dhëna nga dy anketime në Mbretërinë e Bashkuar për të shqyrtuar përfitimet e martesës dhe miqësisë martesore.

 

Ja pse të martuarit janë më të kënaqur se beqarët Read More »