Mbrëmjen e sotme është nata finale e Eurovizionit dhe mjaft shqiptarë janë pushtuar nga emocionet. Veç Eugent Bushpepës, zëri ynë zyrtar në Festivalin Europian e Këngës, edhe dy bashkëkombës të tjerë, Eleni Fureira me flamurin e Qipros dhe Ermal Meta me atë të Italisë, përcjellin vlerat e tyre në skenën e Altice Arena.
E në pritje të Finales së Madhe, nuk kishte sesi mungonin diskutimet për favoritet e këtij viti. Ekspertët britanikë kanë krijuar një listë me koeficientet e secilit shtet pjesëmarrës.
Sakaq kandidatja më e mundshme për të triumfuar sot në Portugali sipas këtyre eksperteve, duke iu vendosur edhe koefiçentin më të ulët, është Foureira.
Kurse e dyta në listë renditet Netta Barzilai e Izraelit me këngën super ritmike: Toy Boy, të evidentuar që në fillim si një prej favoriteve të qarta të konkurrimit.
Eugent Bushpepa ndërkohë renditet në vendin e 25-të, i pasuar vetëm nga Serbia. Këtë mbrëmje, ai do të ngjitet në skenën e Eurovizionit i 12-ti, pas Gjermanisë.
Eurovision është praktikisht konkurrimi më i gjatë i përvitshëm ndërkombëtar në Televizion. Fillesat e tij janë në 1956-ten, ndërsa formatin e ka të frymëzuar nga festivali italian i Sanremos.
Opinion nga Ediviol Kulluri ne lidhje me protesten e do zhvillohet neser ne date 13 Maj 2018 ne Uren e Izvorit ne Orikum:
Nga Edviol Kulluri:
Se pari Partifasada Pseudodemokratike nuk ka surrat e moral per te protestuar kunder dickaje te cilen e ben vete rregullisht sa here qe eshte ne pushtet. Sepse edhe gomari e di qe anetaret e kesaj partifasade protestojne jo se u intereson Krahina, por sepse duan te grumbullojne kapital politik per te ndenjurat e tyre para partise dhe per partine e tyre para popullit. Nuk kane qellime te sinqerta pro krahinore ndaj te rrine urte e te mos na cajne derrasat duke bere sikur ju eshte keputur shpirti per Krahinen se na kane bere gjyqin kur ne zgjodhem Krahinen para partise.
Se treti protesta eshte shume me vend dhe cdo bashkekrahinor duhet te dale e te protestoje per te drejtat e tij dhe te Krahines jo vetem sot por gjithmone, duke perfshire ketu edhe mbeshtetesit e partise ne pushtet, sepse duhet kuptuar qe partite duhet te jene ne sherbim te individit dhe te shoqerise e kur ato nuk e kryejne funksionin e tyre, protesta kunder tyre duhet te vije si fillim nga vete perkrahesit e asaj partie e me pas nga i gjithe komuniteti. Boll më me servilizëm pro partisë vetëm per te ruajtur ca interesa mikroegoiste personale.
Sipas njerit prej punetoreve qe kane bere bazamentin e bustit Zotit Agim Xhuveli, ky bust eshte vendosur ne vitin 1969 me rastin e 25 vjetorit te renies se heroines Zonja Curre.
Gjithsej kane qene dy punetore te cilet kane bere themelet dhe bazamentin e bustit Agim Xhuveli dhe Abaz Gjoni i cili nuk jeton me.
Pas perfundimit te bazamentin, busti eshte sjelle i gatshem dhe eshte vendosur ne lulishten tek Rrepet e fshatit.
Fjala nene
Peshon rende
Eshte e arte
Eshte e argjende.
Forca qe te mban ne kembe
Qe ndricon si drite, si hene
Qe i mban lidhur te tere!
Vlera qe s’nderron ne shekuj
Gjithnje dashuri pa reshtur
Dhe kur iken nuk ka vdekur
Brenda teje gialle ka mbetur
Une jam hieja
Ajo eshte drita
Ti largon frikat te gjitha
Une jam…faji..
Jam fjale ashpra
Ajo buzeqeshja
Ajo….Sacra!!!
Nena eshte njelloj ne bote
Ngjyra e saj, cilado qofte
Me shikimin qe te qesh,
Me zemren e saj qe flet
Pa pushuar dite e bere
Te jep uje Dhe ne Deserte
Te jep fryme, ste le te vdec
Preferon..te ikij vet
Femijet ti shoh te qete
Ti heq dhembjet e dyshimet
U kerkon vetem gezime
Ajo eshte per ty mburoja
Ajo behet he jorgani
Behet zjarr e ty te ngroh
Kur fryn e te grin acarri
( Nenes time)
Kur ndaloja e te shihja
Ne syte e tu fotografoja
Nje liqen shume te kalter
Ku Brenda tij une lundroja
Nene!!!
Ne syte e tu ka gjithnje drite
Ne zemren tende jeton shpresa
Ti behesh1000 here gli
Qe femijeve ,tu cel jeta
Krahet e tu s” u lodhen kurre
Dhe osé nje tufe femije kishin mbajtur
E ” qete Dhe kur ishin semure
Dhe pse ishe zemer _ plasur!!!
Bukuria e Nenes
Rrezaton ne bote
Dhe artisti me i madh
Ngjyrat e shpirtit
S” ja gjen dot
Sa here kam nevoje
O dicka per te thene
Une hap zemren time
Dhe te gjej Aty o nene
AQ sa ke munguar,
AQ shume me ke dhene
Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik 2018. Celja zyrtare e sezonit turistik në Vlorë ishte menduar edhe si një koncert rinor me emra të njohur të muzikës shqiptare,ndërsa fishekzjarret e shumta në qiellin e Vlorës kanë konfirmuar nisjen zyrtare të këtij sezoni turistik,me shpresën dhe besimin se Vlora do të jetë sërish epiqendra e turizimit shqiptar.
Në lungomare Vlora i ka dhënë nisjen sezonit të këtij viti,duke besuar se Vlora do të jete padyshim epiqendra e turizmit këte verë. Nje koncert me emra te njohur te muzikes si Era Rusi grupi Nrg Band apo Alban Skenderaj si Vlonjat na nderoi me ardhjen e tij ,ndërsa aktivitetet per sezonin kanë nisur ditë më parë.
Përshendetja ka ardhur edhe nga kryebashkiaku Dritan Leli ,por edhe ministrat Damian Gjiknuri e Blendi Klosi,të cilët e kanë cilesuar Vlorën si pjesa më e rëndësishme e zhvillimit të vendit mes turizimit dhe resurseve të jashtëzakonshme që ajo ka.
Koncerti rinor ka vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes,ndërsa Vlora ka startuar kështu sezonin turistik të këtij viti,për të vijuiar gjatë këtyre ditëve edhe me aktivitete te tjera të rëndesishme si Aulona Folk Festival,apo edhe kampionati i fluturimeve të lira.
Në kuadër të turit “Puna për Shqipërinë që Duam, llogaridhënia publike e qeverisë”, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe Ministri për Turizmin Blendi Klosi zhvilluan dëgjesa publike në Bashkinë e Vlorës. Gjatë takimit me qytetarë në Teatrin Petro Marko, ministri Gjiknuri u ndal tek projektet në infrastrukturë ndërsa prezantoi edhe planin për ndërtimin e rrugës së re Orikum-Himarë si pjesë e paketës “1 miliard për rindërtim”. “Vlora ka përspektivë zhvillimi nëse ka investime të këtij karakteri që unë po ju them.
Ne jemi duke punuar për ti dhënë zgjidhje përfundimtare edhe problemit të mbetjeve në Vlorë, një investim që do të fillojë shumë shpejt nga qeveria shqiptare. Gjithashtu, bashkia ka sjellë një projekt për trajtimin e ujërave të zeza.
Shumë shpejt do të lidhet kontrata për lotin e dytë të rrugës së Lumit të Vlorës dhe do pasohet me kontratën e tretë për të lidhur Selenicën me pjesën Levan-Tepelenë por dhe Qeparoin me pjesën e Kuçit”, u shpreh Gjiknuri. Ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh optimist që këtë sezon turistik Vlora do të mirëpresë më shumë vizitorë.
“Ajo që kemi bërë gjatë gjithë këtyre kohëve është përgatitja për sezonin turistik. Janë disa arritje në këtë fushë dhe pot ë krahasohet me numrin e turistëve gjithnjë e më tepër shtohet numri. Sot në darkë mbërrin charteri i parë nga Finlanda.
Është një arritje në fushën e turizmit në Shqipëri, janë 30 mijë turistë që vijnë për herë të parë në Shqipëri. Duhet që këtë vit sezoni turistik të jetë i mirëmenaxhuar”, nënvizoi Klosi. Ndërkaq, në takimin me banorë të Novoselës, ministri Gjiknuri foli edhe për aeroportin e Vlorës si një vepër e cila do të nxisë ekonominë dhe punësimin në zonë.
“Po avancojmë edhe me Aeroportin e Vlorës që siç ju e dini do të ndërtohet në Akërni. Shpresoj që për disa muaj ne ta përfundojmë edhe kontratën dhe pastaj ne të fillojmë procesin e lejeve dhe ndërtimin e aeroportit. Ky investim do të sjellë shumë zhvillim dhe jo vetëm punësim për njerëzit këtu pasi do të ketë shumë shërbime.
Do të ketë edhe një rrugë të re që të ketë një lidhje më të mirë të aeroportit me autostradën”, u shpreh Gjiknuri. Në Njësinë Administrative të Orikumit, Gjiknuri ju përgjigj interesimit të qytetarëve për çështjet që kishin të bënin me investimet në energjetike dhe në infrastrukturë. “Mbaruam linjën 110 kilovolt, mbaruam dhe nënstacionin. Po shikojmë për disa fonde edhe nga OSHEE që brenda një viti ky problem të zgjidhet për gjithë zonën tuaj. Siç zgjidhëm atë të madhen ku janë 3 milion euro të investuara, po bëjmë edhe një projekt për pjesën e Shëtitores, pra pjesa e Radhimës përfshirë dhe rrugën e re drejt Llogarasë”, theksoi Gjiknuri
Aktorët e shfaqjes së re “Lufta dhe Paqja…pa Pilaf” që do të shfaqet premierë në Teatrin “Migjeni” në Shkodër”, ishin të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” mbremjen e te premtes.
Në mesin e aktorëve që luajnë në këtë shfaqje, janë edhe dy artistët e famshëm Zef Deda dhe Gëzim Kruja, ku mes tyre ka nisur një debat se kush kishte më shumë vite në skenë.
Gëzim Kruja ka shprehur pengun e zemrës së tij që nuk e ka marrë akoma titullin “Nder i Kombit” kur ai ka më shumë vite në skenë se Deda.
Për këtë gjë, Arian Çani ka nxituar të marrë në telefon Presidentin Ilir Meta, por ky i fundit nuk është pëgjigjur.
Në replikë të deklaratës së Krujës, Zef Deda ka bërë një deklaratë të fortë: “Mua m’i kanë dhënë titujt, nuk i kam kërkuar, ama mora vesh se Donald Trump ma ka bo një titull, faleminders”.
Është hera e parë që ndodh që tre shqiptarë të ngjiten të performojnë në finalen e madhe të “Eurovizion”-it, edhe pse secili përfaqëson shtete të ndryshme.
Finalja e madhe sot, të shtunën e 12 majit në Lisbonë të Portugalisë dhe në faqen zyrtare të “Eurovizion”-it ka dalë lista e radhës që do të kenë konkurrentët mbrëmjen e nesërme.
Eugent Bushpepa do të këndojë “Mall” dhe do të jetë i 12 në radhë, ndërkohë që Eleni do të performoi e 25-ta dhe i fundit në radhë do të jetë Ermali, i cili do të performojë i 26-i, e që do të mbyllë garën.
“Neser ne mbremje ne naten finale te Eurovisionit Shqiperia konkuron e 12 ne rradhe . Te gjithe Shqiptaret qe ndodhen jashte kufijve te shqiperise kane te drejte te votojne per Eugentin.
Ju lutemi shperndajeni sa me shume kete foto qe te perhapet dhe ne miqte tuaj jashte Shqiperise”, shkruan Eurovizion Albania.