May 12, 2018

Mëshira, bijë bastarde e etërve dinakë! Hidri, i shtati minator që humb jetën në galeritë e Bulqizës

Një 62 vjeçar humbi jetën nën një masiv gurësh në një nga galeritë e nxjerjes së kromit në Bulqizë paraditen e së premtes. Viktima e radhës në minierën e Bulqizës quhet Medi Hidri dhe sipas policisë “ishte duke kontrolluar frontin, (kur) është shembur një masiv shkëmbor i cili i ka shkaktuar vdekjen”.

Policia nuk bëri me dije në njoftimin paraprak, ashtu si edhe në raste të tjera, se cila nga kompanitë e menaxhonte galerinë- nga më shumë se 100 të tilla që operojnë në Bulqizë. Sipas saj, aksidenti ka ndodhur sërish në Zonën D. Policia thotë se “vijojnë hetimet në vendngjarje dhe po punohet të zbardhen shkaqet”.

Hidri është i shtati minator që humb jetën në galeritë e zonës së Bulqizës brenda 7 muajsh. Ndërkohë, megjithë pretendimet e autoriteteve për hetime, BIRN gjeti në disa shkrime të mëparshme se në shumicën dërrmuese të rasteve, faji u lihej viktimave dhe në pak të tjera kolegëve të tyre minatorë.

Gjatë dekadës së fundit, rreth 300 minatorë kanë humbur jetën në të gjithë vendin si pasojë e aksidenteve në miniera. Por pavarësisht bilancit tragjik të viktimave, asnjë drejtues kompanie nuk është ndjekur penalisht gjatë tre viteve të fundit nga Prokuroria e Dibrës.
Nga informacionet mësohet se kjo galeri administrohet nga Sajmir Mane, i cili në vend që të rrisë standardet e sigurisë shfaqet sikur bën bamirësi.

“Varfëria nuk është natyrore, ajo është e krijuar nga sistemi ku jetojmë i cili na detyron që parajsa e Samirit të jetë ferri jonë. Bamirësia jo vetëm që të varfëron po të çon në mizerje pasi të mbyll gojën për të kërkuar drejtësi me një pako makarona dhe krijon idenë që varfëria po zhduket, ndërkohë që ajo vetëm sa po thellohet.

Sot e vetmja mënyrë që mjerimi të zhduket është ORGANIZIMI, ku të gjithë bashkë t’i marrim privilegjet Samirit dhe t’i kthejmë në të drejta duke ndërtuar një shoqëri ku zhvillimi yt të jetë edhe zhvillimi jonë dhe anasjellta.

Sot në zonën D të minierës së Bulqizës është vrarë në punë minatori Medi Hidri. Kjo është fytyra e vërtetë e kapitalizmit dhe jo kjo foto.
Mëshira, bijë bastarde e etërve dinakë!”, shkruan aktivisti Kristjan Zoto.

Mëshira, bijë bastarde e etërve dinakë! Hidri, i shtati minator që humb jetën në galeritë e Bulqizës Read More »

E panjohura e grupit të Kananit, “Eskobari nr.2” që kishte klientë yjet e showbis-it: si funksiononte rrjeti dhe lidhjet me politikën

Një rrjet perfekt që funksiononte nga Shkodra në Sarandë, me degë thuajse në çdo bashki të vetën dhe me “konsullata në Itali, Gjermani, Belgjikë, Hollandë dhe mbi të gjitha në ishujt grekë, nga ku bëhej lidhje me celulat në resortet turistike turke të Marmarisit dhe Bodrumit.

Grupi i Met Kananit, i mbiquajturi “Escobari nr.2” dhe për të cilin ambasadori amerikan Donald Lu tha që në fillim që është një “peshk i madh”, tashmë është i shthurrur totalisht.

Janë kapur kapitenët kryesorë, shefat e regjimenteve që blenin hashashin, heroinën dhe kokainën dhe e shpërndanin sipas porosive të “pikave të shitjes me pakicë”.

Grupi i Met Kananit është një prej bandave më të rrezikshme dhe klientela e saj ka qenë ajo e “klasit të parë”. Që do të thotë: droga shitej për piacën e lartë të miliarderëve dhe yjeve që frekuentonin resortet superluksoze të rivierës turke të Bodrumit, ishujve grekë të Egjeut dhe natyrisht miliarderëve në qytetet kryesore të Europës.

Një rrjet perfekt që pë disa vite i solli këtij grupi një fitim gjigandesk, shifrat e të cilit mbahen sekret, pasi në llogaritë e fshehura dhe në investimet e kryera fshihen “peshq edhe më të mëdhenj”.

Një burim diplomatik bën të ditur se DEA amerikane ka arritur të interceptojë biseda shumë të fuqishme me njerëz me pushtet në Shqipëri, madje edhe në politikën e lartë.

Por këto janë pjesa tjetër e hetimit pas shkatërrimit të grupit, i cili ndodhi me arrestimet e djeshme, ku falë zbërthimit të të arrestuarve në Turqi, janë kapur të gjithë krerët e “zyrave” të një prej bandave më të fuqishme të trafikut të drogës në Shqipëri.

Përveç Fierit, aty ku grupi ka qendrën më të madhe, rrjeti i Kananit ishte i shtrirë në të gjithë jugun si Vlorë, Sarandë Gjirokastër, Korçë etj., si dhe në Shkodër në veri, e në Tiranë e Kavajë në Shqipërinë e Mesme.

Grupi i Met Kananit është njohur në mjediset e trafiqeve si “furnitori me bar”, heroinë dhe kokainë, i yjeve të kinematogafisë, muzikantëve të rock-ut, biznesmenëve të nivelit të lartë, e mbi të gjitha modeleve, rrjetit të modës dhe industrisë gjigande dhe fitimprurëse të eventeve.

Në fund, të paktën deri tani ata që ideuan dhe morën pjesë në operacion theksojnë se kanë arritur sukses pasi kanë dorëzuar në duart e prokurorëve prova që nuk e nxjerr më nga burgu bandën e Kananit.

Ajo që pritet në fazën e dytë është sekuestrimi dhe gjetja e pasurive të investuara e të fshehura.

Burime nga një agjenci ligjzbatuese bëri të ditur se edhe për këtë fazë është zbuluar gjithçka. Pritet vetëm zbatimi në ditët e ardhshme. /tesheshi.com/

E panjohura e grupit të Kananit, “Eskobari nr.2” që kishte klientë yjet e showbis-it: si funksiononte rrjeti dhe lidhjet me politikën Read More »

“Një vend shumë kot, njerëz kot”! Ish-legjenda angleze nuk paska lënë gjë pa thënë për Shqipërinë

Ish-ylli i kombëtares angleze Paul Gascoigne, tashmë 50-vjeç, në një event rreth futbollit të mbajtur në Canock, Angli, ka folur rreth eksperiencës së tij duke rrëfyer shumë histori interesante nga jeta dhe karriera e tij.

Lajmi i parë i mirë që dha ish-legjenda ishte lënia e alkoolit, teksa tha që tani po shijon jetën.

E mes gjithë rrëfenjave të tij, Gascoigne komentoi edhe vizitën e tij në Shqipërinë prill të vitit 1989, ku asokohe ishte pjesë e ekipit U21 të “3 luanëve”.

Paul Gascoigne tha:
“Kur shkova në Kupën e Botës, ishte pjesë e kombëtares U21, dhe isha edhe në Shqipëri. Ai ishte një vend shumë kot, keni qenë ndonjëherë atje? Akoma më keq edhe se këtu në Canock.”

“Një vend shumë kot, njerëz kot”! Ish-legjenda angleze nuk paska lënë gjë pa thënë për Shqipërinë Read More »

Kini shumë kujdes në jeni “rrugëve” sot! Pasditja rrezik i madh për këto zona

Kthjellime e vranësira kalimtare do ketë veriu dhe pjesërisht zonat qendrore, ndërsa vranësira më të shpeshta dhe shira sjell mesdita në zonat jugore.

Edhe pasditja vijon me rrebeshe shiu në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër, por shira të izoluar do të ketë në veri, ndërsa thuajse pa shira i gjithë bregdeti.

Priten reshje të dobëta në të gjithë territorin por ato do të jenë lokalisht mesatare në qarqet Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes e mesditë ndërsa ekstremumet luhaten nga 9 në 27 gradë celcius.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 26 °C

në vendet e ulëta: 14 / 28 °C

në vendet malore: 9 / 22 °C

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 23km/h nga perëndimi ndërsa në det krijohet dallgëzimi i ulët.

Kini shumë kujdes në jeni “rrugëve” sot! Pasditja rrezik i madh për këto zona Read More »

Takimit me banorët e Orikumit, në kuadër të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam” (Foto)

Gjatë takimit me banorët e Orikumit, në kuadër të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam”.

Takimi me banore te Orikumit Min. D. Gjiknuri i shoqeruar nga deputet e Vlores, prefekti Mamaj dhe Kreu i Bashkise Leli …

Ja disa foto te bera gjate takimit …

Fotografia e ONETV VLORA

Fotografia e ONETV VLORA

Fotografia e ONETV VLORA

Takimit me banorët e Orikumit, në kuadër të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam” (Foto) Read More »

Super-projekti i rrugës Orikum-Himarë. Publikohet video-projekti 3D !

Video projekti i rruges dhe tunelit Orikum – Himare :

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka prezantuar projektin për ndërtimin e rurgës Orikum-Himarë. Siç mund ta shihni dhe në video, është një super-projekt për këtë rrugë mjaft të rëndësishme, që lidh një sërë zonash në jug. Gjithashtu, ministri Gjiknuri foli dhe për Aeroportin e Vlorës, duke premtuar se brenda disa muajsh do të nisë ndërtimi i këtij aeroporti.

Gjiknuri i bëri këto deklarata gjatë turit për llogaridhënien publike të qeverisë në Bashkinë Vlorë, ku zhvilloi dëgjesa publike së bashku me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi.

Gjatë takimit me qytetarë në Teatrin Petro Marko, ministri Gjiknuri u ndal te projektet në infrastrukturë, ndërsa prezantoi edhe planin për ndërtimin e rrugës së re Orikum-Himarë si pjesë e paketës “1 miliard për rindërtim”.

“Vlora ka perspektivë zhvillimi nëse ka investime të këtij karakteri që unë po ju them. Ne jemi duke punuar për ti dhënë zgjidhje përfundimtare edhe problemit të mbetjeve në Vlorë, një investim që do të fillojë shumë shpejt nga qeveria shqiptare. Gjithashtu, bashkia ka sjellë një projekt për trajtimin e ujërave të zeza. Shumë shpejt do të lidhet kontrata për lotin e dytë të rrugës së Lumit të Vlorës dhe do pasohet me kontratën e tretë për të lidhur Selenicën me pjesën Levan-Tepelenë por dhe Qeparoin me pjesën e Kuçit”, u shpreh Gjiknuri.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh optimist që këtë sezon turistik Vlora do të mirëpresë më shumë vizitorë.

“Ajo që kemi bërë gjatë gjithë këtyre kohëve është përgatitja për sezonin turistik. Janë disa arritje në këtë fushë dhe pot ë krahasohet me numrin e turistëve gjithnjë e më tepër shtohet numri. Sot në darkë mbërrin charteri i parë nga Finlanda. Është një arritje në fushën e turizmit në Shqipëri, janë 30 mijë turistë që vijnë për herë të parë në Shqipëri. Duhet që këtë vit sezoni turistik të jetë i mirëmenaxhuar”, nënvizoi Klosi.

Ndërkaq, në takimin me banorë të Novoselës, ministri Gjiknuri foli edhe për aeroportin e Vlorës si një vepër e cila do të nxisë ekonominë dhe punësimin në zonë.

“Po avancojmë edhe me Aeroportin e Vlorës që siç ju e dini do të ndërtohet në Akërni. Shpresoj që për disa muaj ne ta përfundojmë edhe kontratën dhe pastaj ne të fillojmë procesin e lejeve dhe ndërtimin e aeroportit. Ky investim do të sjellë shumë zhvillim dhe jo vetëm punësim për njerëzit këtu pasi do të ketë shumë shërbime. Do të ketë edhe një rrugë të re që të ketë një lidhje më të mirë të aeroportit me autostradën”, u shpreh Gjiknuri.

Në Njësinë Administrative të Orikumit, Gjiknuri ju përgjigj interesimit të qytetarëve për çështjet që kishin të bënin me investimet në energjetike dhe në infrastrukturë.

“Mbaruam linjën 110 kilovolt, mbaruam dhe nënstacionin. Po shikojmë për disa fonde edhe nga OSHEE që brenda një viti ky problem të zgjidhet për gjithë zonën tuaj. Siç zgjidhëm atë të madhen ku janë 3 milion euro të investuara, po bëjmë edhe një projekt për pjesën e Shëtitores, pra pjesa e Radhimës përfshirë dhe rrugën e re drejt Llogarasë”, theksoi Gjiknuri.

Super-projekti i rrugës Orikum-Himarë. Publikohet video-projekti 3D ! Read More »

Deklaratë bombë nga Kryetari i Shoqatës “Tragjasi” për protestën e së Dielës-Dukati dhe Tragjasi ka shumë burra të mencur, largoni…

I pyetur nga orikuminews ne lidhje me qendrimin qe ka Shoqata Atdhetare Kulturore Tragjasi per protesten qe do te zhvillohet neser ne date 13 Maj 2018 e organizuar nga banoret e krahines dhe e mbeshtetur nga Partia Demokratike Orikum dhe opozita, Kryetari i Shoqates “Tragjasi” Zoti Zace Sejdi ka konfirmuar se “Shoqata Kulturore Atdhetare Tragjasi eshte nje shoqate jo politike . Ajo mbeshtet cdo protest qe behet per rritjen e mireqenejes dhe te ekonomise te popullit por distancohet nga cdo protest qe behet per karriget partive politike”.

Me tej ne nje koment ne orikuminews ai i ka ashpersuar qendrimin duke theksuar se ” Tragjasi dhe Dukati ka shume burra dhe gra te zgjuar te ditur,te formuar qe japin mendje botes dhe nuk kane mbetur te udhehiqet nga ai qe thote 7.7 jane 42 largoni militantet dhe protesta do kete besushmeri”.

 

Deklaratë bombë nga Kryetari i Shoqatës “Tragjasi” për protestën e së Dielës-Dukati dhe Tragjasi ka shumë burra të mencur, largoni… Read More »