Votime Sondazhe

Ori Nebijaj dorëzon ‘Formularin e Vetëdeklarimit’, pranon mandatin e deputetes së PD

Prezantuesja e njohur televizive Oriela Nebijaj së shpejti do të jetë deputete e Partisë Demokratike. Këtë të martë, 15 nëntor, ajo ka njoftuar se nesër do të dorëzojë formularin e vetëdekarimit në KQZ dhe ka shprehur gatishmërinë për të marrë mandatin.

Nebijaj, dikur krah Lulzim Bashës, nuk arriti të futej dot në Kuvend në zgjedhjet e 25 prillit pasi mandati i kaloi Vangjel Dules. Madje, qytetarët nënshkruan dhe një peticion online dhe bën fushatë të madhe, që në vend të tij deputete të shkonte Ori Nebijaj.

Megjithatë, pas pak më shumë se një viti, moderatorja e njohur do të rikthehet në Kuvend, këtë herë në vend të Grida Dumës. Një rokadë mes të dyjave, sepse Grida Duma vendosi të lërë politikën për të shkuar në televizionin Top Channel ku është moderatore dhe Nebijaj.

Siç shihet dhe nga foto, Oriela Nebijaj ka vendosur të pranojë mandatin dhe të shkojë në Kuvend. Pas verifikimeve përkatëse nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, në Kuvend do të mbahet ceremonia e betimit të saj.

Ori Nebijaj dorëzon ‘Formularin e Vetëdeklarimit’, pranon mandatin e deputetes së PD Read More »

Figura e njohur publike shpall kandidaturën për Tiranën (emri,foto)

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti është një nga emrat më të përfolur si kandidat në Primaret e PD-së për bashkinë e Tiranës.

Në një kohë ku në PD, kanë nisur ethet e Primareve, Alimehmeti pritet të shpallë kandidaturën ditën e sotme.

Deri më tani, kandidaturën për Primaret e Tiranës, e kanë shpallur Belind Këlliçi dhe Gerti Bogdani.

Më herët Alimehemti u shpreh në ABC se ishte i gatshëm të shpallte kandidaturën nëse do të kishte indicie nga PD.

Figura e njohur publike shpall kandidaturën për Tiranën (emri,foto) Read More »

Elisa Spiropali merr postin e rëndësishëm në qeveri

Pas Edona Bilalit, Elisa Spiropali ka marrë rolin e drejtueses politike të Partisë Socialiste të Shkodrës, ndërsa për ta prezantuar e ka shoqëruar Damian Gjiknuri.
Për mediat, Gjiknuri dhe Spiropali thanë se ky pozicion është me rëndësi dhe se Shkodra nuk është nga qarqet e thjeshta për PS-në.

Gjiknuri gjithashtu shtoi se do ishte më mirë për të ardhmen e Shkodrës nëse kjo bashki do votonte për Partinë Socialiste por zgjedhja u takon qytetarëve.

“Unë jam i bindur që Elisa me eksperiencën e saj si drejtuese politike, me eksperiencën politike të saj të gjatë dhe si ish-drejtuese FRESH-it, do të jetë në gjednje ta ngrejë edhe më fort punën e Partisë Socialiste në Shkodër dhe PS të rikthehet në rekordet më të mira historike që ka pas në të kaluarën dhe unë kam bindjen që Elisa me zotësinë e saj do t’ia arrijë”, u shpreh Gjiknuri.

Elisa Spiropali merr postin e rëndësishëm në qeveri Read More »

Rikthehet Topalli në PD. Kush do e drejtojë aksionin e ri politik në qarqe

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike janë caktuar grupet e punës, të cilët do të ndjekin aksionin politik të Partisë Drmokratike.

Ajo që bie në sy është emri i Jozefina Topallit, e cila di të kryesojë grupin e punës në Lezhë.

Ndërkohë Tirana do të ndahet në pesë zona dhe grupet e punës në Tiranë do drejtohen nga; Belind Kellici, Agron Shehaj, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edi Paloka

Kryetarët e Grupeve të Punës që do të drejtojnë dhe ndjekin në bazë aksionin politik të Partisë Demokratike:

Qarku Kukës – Isuf Çela.
Qarku Dibër – Xhelal Mziu.

Qarku Shkodër – Bardh Spahia.

Qarku Lezhë – Jozefina Topalli.

Qarku Durrës – Oerd Bylykbashi.

Qarku Tiranë i ndarë në 5 zona.

Zona 1 – Kryetar Grupi Edi Paloka dhe përfshin degët 1, 2, 3, 4

Zona 2 – Kryetar Grupi Agron Shehaj dhe përfshin degët 5,7,12

Zona 3 – Kryetar Grupi Belind Këlliçi dhe përfshin degët 6,13,14,15,16

Zona 4 – Kryetare Grupi Albana Vokshi dhe përfshin deget 8, 9,10,11.

Zona 5 – Kryetar Grupi Flamur Noka dhe përfshin degët, Kamëz, Paskuqan, Vorë , Kavajë dhe Rrogozhinë

Rikthehet Topalli në PD. Kush do e drejtojë aksionin e ri politik në qarqe Read More »

Majlinda Bregu Presidente? Spiropali tregon prapaskenat se çfarë ndodhi në mbledhje

Elisa Spiropali u shpreh se Majlinda Bregu u propozua, por theksoj se s’është etike ta diskutojmë kështu në mbledhje.

“Majlinda Bregu ka qenë një propozim i deputetëve të Partisë Socialiste. Rama moderoi de batin sot në kryesinë e Partisë Socialiste dhe nuk ndërhyri. Mua më pëlqeu de bati që u bë sot në kryesi”, u shpreh Spiropali.

Arian Çani: Shiko si e shikon. Më thuaj tani Elisa se kush nuk do e shikonte këtë foto, nuk e mendon se mund të ishte kjo favoritja e Ramës, prandaj na zhgënjeu Rama të gjithëve.

Elisa Spiropali: Nuk ka lidhje, njerëzit kapen në momente të posacme kur janë në një tryezë afër, fotografi. Është vetëm efekti i fotografisë dhe po e them që emrat që janë diskutuar sot në kryesinë e PS, përfshirë edhe emri i zonjës Bregu sepse nuk është më sekret, ishte dinjitoz dhe i vlefshëm për president të Republikës.

Arian Çani: Pra ti thua se mënyra si e shikon Rama-Bregun nuk ka ndonjë gjë të veçantë?
Elisa Spiropali: Nuk komentoj mbi shikimet. Është mbledhja e Komitetit të Integrimit dhe kur je me persona pranë, patjetër që edhe i sheh.

Arjan Curi: Rama i jep rëndësi dimensionit estetik të bashkëpunëtorëve të tij. Nuk e ka fshehur se zgjedh njerëz të bukur në pozicione të larta. E shikon me një lloj endjeje, nuk ka asgjë të keqe.

Elisa Spiropali: Nuk është e hijshme që të diskutohet mbi fotografi të njerëzve. Nuk do të ishte kandidate prej kësaj fotoje, por prej cilësive të tjera. Më duket zvogëluese për pozicionin e zonjës dhe diskutimi këtu është i pavend.

Majlinda Bregu Presidente? Spiropali tregon prapaskenat se çfarë ndodhi në mbledhje Read More »

Berisha mban fjalimin e fitores: E zbukuruat këtë moment të veçantë!

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti mbrëmjen e sotme fjalimin e parë pas 9 vitesh si kryetar i Partisë Demokratike.

Fjalimin e tij ai e nisi duke kujtuar momentin kur u pyet pikërisht nëse do vinte një ditë e tillë, kur të merrte sërish drejtimin e PD-së.

Berisha shprehu mirënjohje për demokratët që e kanë mbështetur dhe përshëndeti në mënyrë të veçantë dhe kundërshtarin e tij në zgjedhjet e sotme, ish kreun e PD-së dega Kukës Ibsen Elezi.

Ai fitoi bindshëm pozicionin e kryetarit të partisë më të madhe opozitare në vend, me 93.45% të votave, fitues në plot 108 qendra votimi në vend.

Berisha: Më kujtohet si sot në 13 qershor të një viti më parë kur isha në cep të kësaj salle dhe pasi votova gazetarët më pyetën nëse do të rikthehem ndonjëherë në krye të PD.

Ju falenderoj ju të gjithë që e zbukuruat këtë fitore të PD-së. Një përshëndetje të veçantë për Ibsen Elezin, rivalin tim, i cili si demokrat i vërtetë me integritet zhvilloi një garë të qytetëruar.

Berisha mban fjalimin e fitores: E zbukuruat këtë moment të veçantë! Read More »

Sali Berisha zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike me 93% të votave

Publikohet rezultati final i zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike.

Sali Berisha është zgjedhur kryetari i ri i PD-së me 93% të votave apo 40,820 vota.

Ndërsa Ibsen Elezi ka marrë 5.8% të votave, apo një total prej 2,532 votash.

“Kanë votuar 43680 demokratë, ndër të cilët 40820 kanë votuar për Sali Berishën, 93.45% të votave, Ibsen Elezi 2532, 5.8% të votave”, konfrimoi kryetarja e Komisionit të Operacioneve në PD, tha Albana Vokshi.

Sali Berisha zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike me 93% të votave Read More »

Berisha nga Vlora fton demokratët të marrin pjesë në zgjedhje

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim me qytetarët në Vlorë u shpreh se misioni i vërtetë i opozitës është t’i garantojë votën demokratëve kudo ku ndodhen.

Ndër të tjera ish-kryeministri theksoi se PD do të mund të vijë në pushtet vetëm nëse nxjerr në krye të lëvizje të rinjtë e vendit.

“PD do mund të vijë në pushtet nëse nxjerr në krye të kësaj lëvizje të fuqishme të rinjtë vendit. Shqipëria duhet shndërruar në një vend shpresëplotë, për veten të ardhmen. Ju ftoj ju demokratëve të Vlorë dhe mbarë Shqipërisë të marrim pjesë dhe të votojmë të lirë sipas vullnetit dhe ndërgjegjes tonë. Pjesëmarrja është shumë e rëndësishme për PD dhe misionin e saj për të ardhmen e këtij vendi”, tha më tej Berisha.

Berisha u ndal te emigrantët shqiptarë, ndërsa u shpreh se janë të vetmit që nuk votojnë, duke shtuar se misioni i opozitës është të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi aktual.

“Misioni ynë është ti garantojmë votën demokratëve kudo që ndodhen. Emigrantët shqiptarë janë të vetmit që nuk votojnë. Ne duhet ta shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim. Nuk e kam dëgjuar Ramën të thotë duhet të punojmë për të rinjtë, jo asnjëherë. Por ne duhet të dyfishojmë forcën tonë dhe unë jam i bindur që do t’ja dalim”, tha Berisha.

Berisha nga Vlora fton demokratët të marrin pjesë në zgjedhje Read More »